Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Balerina dhe koreografja Adela Muçollari: Të jesh një balerinë është një magji

    PERSONAZH/ Flet balerina dhe koreografja Adela Muçollari: Të jesh një balerinë është një magji

    -Unë jam një artiste profesioniste dhe kërcej në një tempull të shenjtë
    -Princi im do jetë ai që do më bëjë mua të ndihem princeshë në krahët e tij
    -Dashuria për mua është diçka qe kur ti zgjohesh je e lumtur
    -Karakteri dhe dinjiteti janë dy gjëra që duhet të ketë çdo femër


    Albert Z. ZHOLI

    Një balerinë dhe një koreografe që po paraqitet me dinjitet në të gjitha kompeticionet. Sipas saj “Të jesh një balerinë është një magji, një profesion që të jep një sodisfaksion të jashtëzakonshëm”.Aktivitetet e saj janë të shumta pasi ka një kalendar të ngjeshur në TKOB. Mund të përmendim së fundi baletet si “Inpackt & Table” “Coppelia” dhe premiera e fundit “Risvegiol Dell Umanita”....etj.

    -Si lindi dëshira për të konkurruar si balerinë?
    Në fakt ka qenë një ëndërr e nënës, pasi unë kam qenë 3 vjeç e gjysmë kur e kam nisur ketë rrugë. Ajo kuptoi talentin tim dhe dëshirën për të kërcyer.
    A nuk je paragjykuar në këtë profesion?
    Jo absolutisht që jo. Unë jam një artiste profesioniste dhe kërcej në një tempull të shenjtë si është Teatri Operës e Baletit. Të jesh një balerinë është një magji, një profesion që të jep një sodisfaksion të jashtëzakonshëm.
    -Kush ju mbështeti më shumë nëna apo babai?
    Nëna ime është gjithçka në jetën time. Ajo është krenaria ime, ajo më ka qëndruar çdo ditë të jetës sime pranë dhe më ka mbështetur çdo moment të jetës sime. Ajo është mbretëresha jetës sime.
    -Cila ishte shfaqja e parë dhe ku?
    Shfaqja e pare ka qenë në moshën 5-vjeçare kur unë kam kërcyer “Vdekjen e “Mjellmës” në spektaklin “Talentet e Reja”
    Si u ndjetë kur mbaruat shfaqjen e parë?
    Mbaj mend që zemra më rrihte fort. Kisha shumë emocione dhe isha sikur po fluturoja duke kërcyer në atë skenë.
    Cilat janë aktivitetet tuaja të fundit dhe çmimet?
    Aktivitet janë të shumta pasi unë kam një kalendar të ngjeshur në TKOB. Mund të përmend së fundi baletet si “Inpackt & Table” “Coppelia” dhe premiera e fundit “Risvegiol Dell Umanita”....etj
    - Sa role keni realizuar?
    Kam 6 -vite që jam pjesë e Teatrit të Operës e Baletit. Kam pasur shume role solistike në skenë si brenda dhe jashtë vendit..
    -Cili është baleti më i mirë që keni realizuar?
    Baleti më i mirë për momentin mendoj qe ka qenë baleti “Coppelia”. Pasi në atë balet kam marrë vlerësime maksimale nga shume profesionistë dhe kritikë arti.
    -Ku është vështirësia e të qenit balerinë?
    Te jesh balerinë është shumë e vështirë. Duhet ti kushtosh shumë kohë këtij profesioni. Ka orë të tëra të mbushura me punë në sallën e baletit. Duhet të arrish perfeksionin dhe kjo gjë kërkon shumë përkushtim që të jesh në majë.
    -Ky është një profesion me kufizim moshe, si e keni menduar të ardhmen?
    Po, është e vërtetë që baleti ka kufizim moshe, pasi të kem mbaruar karrierën time si prima balerin do jem një pedagoge shumë e përkushtuar për një faze të dytë të karrierës sime.
    -Jeni supersticioze dhe tek cilat numra, sende apo fenomene besoni?
    Jo nuk jam fare supersticioze. Besoj shumë në veten time dhe mbështetem te puna ime. Ajo nuk me ka zhgënjyer asnjëherë deri tani.
    -Njeriu ka dhe s’ka idhuj në jetë, ose më mirë të themi ka dhe udhërrëfyes të së mirës, ju keni të tillë. Apo cilat modele keni për zemër?
    Kam punuar me shumë maestro të baletit. Nga secili nga ata kam marre vlerat më të mira të profesionit. Gjëra të cilat më udhëheqin edhe sot në jetën time artistike dhe sot punoj me maestron Ilir Kerni. Ndërsa për sa i përket modelit si balerinë është Luccia Lacarra
    -Çfarë është më e shtrenjtë sot për një femër të emancipuar?
    Për mua gjëja më e shtrenjtë është familja ime dhe karriera ime.
    -Përveç baletit, keni ndonjë profesion apo hobi që ngjitet në nivelet e një talenti të dytë?
    Profesioni ime përveç baletit është dhe koreografia pasi unë kam studiuar për të qenë një profesion pak më vonë në jetën time
    - Jeni e dashuruar dhe ç’ është dashuria për ju?
    Po jam e dashuruar. Dashuria për mua është diçka qe kur ti zgjohesh je e lumtur..
    - Cilat janë lidhjet me muzikën dhe librin?
    Kam një lidhje shumë të ngushtë me muzikën. Më pëlqen ta dëgjoj në çdo moment.
    Librat zakonisht i lexoj në mbrëmje një moment për tu relaksuar. Libri që po lexoj është “Ana Karenina” Tolstoj (vëllimi 2)
    - Si e ideoni princin e kaltër?
    Princi i kaltër ekziston vetëm në përralla..haha. Princi im do jetë ai që do më bëjë mua të ndihem princeshë në krahët e tij
    - Kur çoheni në mëngjes në dimër?
    Mëngjeset e mija janë të njëjta, ora 7:20, pasi unë jam në punë çdo ditë e bëhem gati.
    -Mendimi juaj për operacionet plastike?
    Nuk është se jam kundra në momentet që njerëzit kanë nevojë për to pse jo mund ti bëjnë. Kështu do ndihen më të bukur ..hahaha
    - Më shumë ju pëlqen shoqëria me femra apo me meshkuj?
    Shoqërohem nga të dyja gjinitë dhe kam miq të mirë.
    -Ku i kaluat festat e fundvitit?
    Pranë familjes. Preferoj qe festat t’ia kushtoj familjes sime
    - Cila është gardëroba juaj?
    Ne gardërobën time gjen çdo gjë. Për çdo vend unë kam veshjen e duhur
    - Çfarë pëlqen më shumë tek një mashkull?
    Më pëlqen sinqeriteti dhe qëllimi për të qenë dikush për jetën e tij
    -Cila është arma më e fortë e femrës në jetë?
    Karakteri dhe dinjiteti janë dy gjëra që çdo femër duhet të ketë.
    -Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?
    Nuk mendoj qe femrat shqiptare kane probleme, thjesht mendoj që duhet të vlerësojnë veten dhe mos të jenë të varura në jetë.
    - A ndiheni e vlerësuar?
    Ndihem një femër shumë e vlerësuar dhe e kënaqur për jetën time deri më sot.

    Telegraf

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Balerina dhe koreografja Adela Muçollari: Të jesh një balerinë është një magji



    Balerini i vitit 2018 - Adela Mucollari

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •