Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 5 prej 5
  1. #1
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime

    Ekziston testamenti i Skėnderbeut

    Une nuk mbaj mend qe ky lajm te jete postuar ne forumin tone dhe nuk e mbaj mend as ta kem lexuar me pare se sot. Nuk e kuptoj sesi ka mbetur pa u transmetuar ketu nje lajm i tille. Bera nje search ne gjithe forumin dhe nuk gjeta asnje teme te ngjashme.


    Testamenti i Gjergj Kastriotit ekziston.

    Fjalimi i Papės Paolo VI me rastin e 500-vjetorit tė Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastriotit (tė enjten, mė 25 prill tė vitit 1968) e zbulon kėtė fakt.

    Heroi ynė qė ishte pėrveē strateg, ushtarak, politikan, poliglot, ka qenė dhe largpamės.

    Dashuria pėr atdheun tonė ka qenė nė qendėr tė vėmendjes sė tij. Ai edhe mbas vdekjes donte qė toka dhe populli shqiptar tė kishte atė qė me tė vėrtetė meritonte dhe i takonte. Ajo ishte dėshira e tij dhe e la dhe me testament, i cili gjendet nė Vatikan.

    Unė mendoj se mundet edhe pėr arsye gjeopolitike, ky testament nuk ėshtė shpallur akoma publikisht, por jam i sigurt qė njė ditė ai do tė zbardhet nė mes tė dritės dhe pėrpara gjithė botės.

    Ky dokument qė ėshtė publikuar nga Vatikani, dėshmon qė testamenti i Gjergj Kastriotit, ka qenė gjithmonė njė shtyllė e pashmangshme pėr tė gjithė dhe qė nuk mund tė harrohet apo tė injorohet.


    Bota Sot
    ------------------------------------


    Ky eshte lajmi. Nuk gjej dot burim zyrtar nga Vatikani apo ndonje institucion studimor shqiptar prandaj shpresoj qe ne te ardhem do marrim me shume informacion.

  2. #2
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime

    Pėr: Ekziston testamenti i Skėnderbeut

    Arrita te gjeja fjalimin e Papes te perkthyer ne shqip ne kohen kur eshte mbajtur si fjalim. Eshte ne gegerisht. Sipas tekstit qe i referohem vijon si me poshte:

    Ma poshtė, asht fjalimi i Papa Palit VI, drejtue bijve tė Shqipnisė, me rastin e 500-vjetorit tė Skėnderbeut. Pėrkthimi asht i Vatikanit, i tė njajtit vit




    Fjalimi i Palit VI

    nė qindvjetshin e V tė Heroit Kombėtar tė Shqipnisė

    E Ejte, 25 Prill 1968


    Bij fort tė dashun Shqipėtarė.

    Po Ju sjellim juve nji mirėseardhje tė veēantė, mbassi qenkeni mbledhun pėr tė kujtuem Pesėqindvjetoren e Gjergjit Kastriot Skanderbegut, fatosit tė Kombit t’uej e tė Krishtenimit, pėranė kėsajė Selije Apostullike, tė cillėn mund e njehni si shtėpinė t’uej.

    Na po ju shohim me tė kėnaqun, sepse e diejmė se shpirti me tė cillin ju e kujtoni ketė rasė āsht se asht shpirti i hershėm i fisit t’uej, i cilli gjith here pėrmi ēdo interres ka vum vėlernat e trashigueme tė besės, tė nderės e tė burrnķsė.

    Tė tilla virtyte i ka bam nji me vehten e vet fatosi Skanderbeg, e juve ju a ka lanun trashigim; bashk me lidhėninė e pandame me miqt e vjetėr tė Atdheut t’uej, ndėr tė cillėt kjo Seli Apostullike gėzohet tue u radhitun, mbassi njehet ndėr ata qi gjalėn kurr nuk ju a luejtėn.

    Kėto virtyte Gjergj Kastrioti ju i ka lanun amanet nė Atdhe, edhe nė kurbet e nė mergim.

    Mirė se historija ju ka pam tė shtypum e tė shpėrndam, por dora e dashun e Perendisė ka bam qi ju e gjith gjaku i juej i shprishur, me gjallni qi keni me tė lem, e me tė njoftuna tė fitueme, u bāt urė miqasish e bashkpunimesh, ku keni dalun parardhėsit e ekumenizmit modern.

    Urimi i ynė nė ketė rase, pra, pėr ju e pėr gjith Shqipėtarėt, asht qi vujtja tė bashkohet nė ju pėrherė me shpirtin t’uej heroik qi keni nga tė Parėt e tė ju japė resė tė shėrbeni porsi element bashkkuptimi e pagje mes fisesh e gjuhėsh tė ēame ndėr veti.

    Do t’vėrtetohet kėshtu testamendi i Skandėrbeyut, e do tė shkėlqejė me meritime tė reja Atdheu j juej tė cillin na e kemi kaq shum pėr zemėr dhe e bekojmė me gjith shpirt.

  3. #3
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime

    Pėr: Ekziston testamenti i Skėnderbeut

    Me pelqeu shume piktura qe kane vendosur ne Katedralen Nene Tereza ne Prishtine



    Papa Piu II me Gjergj Kastriotin dhe Imzot Pal Engjellin

    Bravo i qofte katolikeve te Kosoves qe nderojne e kujtojne figurat me te ndritura qe ka nxjerre kombi yne.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:

    jarigas (26-09-2015)

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,470
    Faleminderit
    170
    183 falenderime nė 149 postime

    Pėr: Ekziston testamenti i Skėnderbeut

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Me pelqeu shume piktura qe kane vendosur ne Katedralen Nene Tereza ne Prishtine



    Papa Piu II me Gjergj Kastriotin dhe Imzot Pal Engjellin

    Bravo i qofte katolikeve te Kosoves qe nderojne e kujtojne figurat me te ndritura qe ka nxjerre kombi yne.
    Ndoshta ke qene ne Stubell,gjathashtu gjen piktura te mrekullueshme te cilat perkujtojne Martiret Shqiptar te viteve 1846-1848...Ne rarste se nuk ke qene,po te rastis puna andej nga Gjilani,te sygjeroja te vizitosh Kishen e Stublles,dote mahnitesh prej pikturave te Saj,vertete flasin shume..

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,074
    Faleminderit
    2
    38 falenderime nė 34 postime

    Pėr: Ekziston testamenti i Skėnderbeut

    Se pari te falenderoj Darius per temen. Eshte interesante ta dime testamentin sepse na tregon shume se kush ishte vertete Skenderbeu. Nga ana tjeter dua te te kujtoj se ekzistojne shume leterkembime te Skenderbuet te cilat besoj shume pak ndodhen ne Shqiperi. Para ca vitesh ne Spanje u be nje ekspozite me leterkembimet midis Skenderbeut dhe mbretit te Spanjes. Ne Stamboll besoj gjenden ato me Sulltanet. Ne Vatikan me Papet. Nuk e di sa mund te arrijme ti gjejme dixhitale por do ishte mire qe ky forum ti kishte.
    La verita' ti rendera' libero!

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •