Hymni Arvanitas

Nga Kolec Traboini




Emri:  11947673_1083491664996564_3434011497549444878_n.jpg

Shikime: 722

Madhėsia:  42.4 KB



Neve jemi Arvanitė
trima na njeh historia
dhe tė bukur qė s’ka bota
Marko Boēar djalėria!

Nė Mesolongj bėhej beteja
dridhej fusha, dridhej mali
krejt nė zjarr Suli, Moreja
Odise Andruēo djali.

Erdh Bajroni nga Europa
perėnditė sikur shikon
Arvanitėt janė si zotat
shqipe nė qiell qė fluturon.

Deti i ngre dallgėt lart
kush anijen komandon
Bubulina me luftėtarėt
si rrufe nė qiell gjėmon.

Kush po vjen nga Shqipėria
pėrmbi kalė vetėtimė
nė betejė nė ballė, me shpatė
Gjergj Karaiskaqi prin.

Nė komande Kollokotroni
kush armiqtė krejt e zhguli
luftėtarė si Kriezoti
admiral Andre Miauli.

Kėshtu na njohu historia
burra gra tė gjithė nė kėmbė
bashkė me ne erdhi liria
hanim hekurin me dhėmbė

Mblidhuni tė kėndojmė shqipe
kėnga tė ngrihet nė re
neve jemi Arvanitė
ndėrtuam Greqinė e re.

Ku janė trimat arvanitė
qindra vite tash qė shkuan
nėpėr varre po pushojnė
apo qajnė se i harruam?

Arvanitė, Arvanitė
jemi popull luftėtar
fryma ne na vjen nga zotat
nga rrėnja jemi shqiptar.

Neve jemi Arvanitė
trima na njeh historia
dhe tė bukur qė s’ka bota
Marko Boēar djalėria!




© Kolec Traboini 2015