Një kompani amerikane do të fillojë ndërtimin e një sistemi të ri transporti të quajtur Hyperloop, i cili do të transportojë pasagjerë nëpërmjet tunelesh çeliku që do të mundësojnë shpejtësi prej 1200 kilometra në orë.




Ky sistem mund të ndryshojë përgjithnjë transportin publik. Dirk Ahlborn, përfaqësues i kompanisë “Hyperloop Transportation Technologies”, tha se në fillim të vitit 2016 do të fillojë puna në Quay Valley, një qytet i ri që do të ndërtohet në Kaliforni.





Trajektorja e atjeshme do të jetë 8 kilometra”. Ekspertët thonë se qyteti Quay Valley do të funksionojë i gjithi me energji të rinovueshme. Aty do të vendoset edhe projekti i parë Hyperloop, një koncept transporti i paraqitur nga miliarderi Elon Musk.





Sistemi do të ketë kosto të ultë, nuk dëmton mjedisin dhe është shumë i sigurt. Ai do të funksionojë 100% me energji diellore.



Një udhëtim 4-orësh me makinë nga Los Angelos për në Las Vegas, do të bëhej për vetëm 30 minuta me “Hyperloop”.



Shqip