Pershendetje miq,

Une quhem Besart Ēopa dhe jam nje student shqiptar 17 vjecar i cili studion be burse te plote ne Zvicer. Une dhe disa studente te tjere shqiptare kemi ndermarre nje nisme per te ndihmuar bashkekombasit tane per te shkuar dhe studiuar jashte vendit ne shkolla elitare internacionale, ashtu si dhe ne. Ne krijuam nje faqe ne FB ne menyre qe cdo nxenes, mesues ose prind te kete mundesine te na kontaktoje lehtesisht.

Kjo nisme eshte menyra jone e te kontribuarit ne zhvillimin e kombit, duke i dhene mundesine nxenesve te talentuar te vendit tone te aplikojne per te marre nje edukim elitar dhe te behen lidera te se ardhmes. Per me shume info shihni faqen: https://www.facebook.com/daquilae?ref=hl

Ju lutem nese keni femije, vellezer/ motra, te aferm ose shoke/shoqe rreth moshave 12-16 vjec te cilet ju mendoni kane potencialin te behen lidera te arteve, shkencave, sporteve dhe politikes se kombit tone; direktoini ke faqa jone dhe ne do te bejme te pamunduren qe ti ndihmojme ne rrugetimin e tyre akademik. Gjithashtu, do ju kerkoja ta ndanit kete faqe me sa me shume njerez qe fjala te marre fuqi.

Me shume respekt,
Besart Ēopa- DA.