Talentit shqiptar 11-vjeçar i bëhet ftesë nga Real Madrid

Emri:  EndriCelaj1.jpg

Shikime: 1441

Madhësia:  34.1 KB

Emri:  EndriCelaj2.jpg

Shikime: 1202

Madhësia:  50.7 KB

NGA ENRIK MEHMETI

Edhe pse vetëm 11 vjeç, një fëmijë shqiptar është pikasur nga teknikë që bëjnë përzgjedhjen e talenteve të reja. Endri Çelaj kishte shkuar në një Summer School në Spanjë, e cila organizohet nga klubi i mirënjohur i futbollit Real Madrid, së bashku me bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme të botës.

Në një testim nga teknikët e Realit për të gjithë të rinjtë në këtë Kamp, ai është parë si një talent, ndërkohë që është përzgjedhur si i vetmi shqiptar për të vazhduar kualifikimin së bashku me të rinj të tjerë nga vende të ndryshme.

Ai është vënë në provë, ku edhe pse fëmijë, teknika e tij është pëlqyer shumë.

Nga ana e teknikëve i është kërkuar familjarëve që ai të qëndrojë në Spanjë për të vijuar rrugën e Realit, ndërkohë që këta të fundit janë të lëkundur për shkak të moshës së re të talentit për të jetuar vetëm në një largësi të tillë.

Sipas familjarëve kjo lloj oferte i ka ardhur vetëm 11-vjevcarit, talenti i të cilit ka spikatur edhe në Shqipëri në klubin e fëmijëve ku ai luan në “Tirana Internacional”.

(b.e/BalkanWeb)