Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Ide Toksike, Kadare,Qosja,Hoxha,

    Njerėz si Kadare dhe Rugova popujt e vegjėl nxjerrin nė dritė njė herė nė pesė shekuj. Qosja do tė madhėrojė, jo vetėm Titon, por edhe Enver Hoxhėn, qė kishte vrarė disa mijėra shqiptarė, disa mijėra internuar. Do tė mburret me vrasėsin e shumė vetave, pa pikė emaptie: „E para, s’ka zot qė tė mė bėjė tė shkruaj… kundėr Enver Hoxhės… dhe e kuptoj adhurueshėm prijėsin e saj Enver Hoxhėn

    Nuk ka asnjė dyshim se Qosja ėshtė i madh. Nuk ka asnjė dyshim se nė kohėn e Jugosllavisė ishte kryefjala intelektuale shqiptare, siē nuk ka asnjė dyshim se pas vitit 2000, u shndėrrua nė Kallėzues kryesor, pra nė denoncues. Nuk ka asnjė dyshim njė pjesė e veprės sė tij do tė lexohet edhe mė vonė. Nuk ka asnjė dyshim se nė ēerekun e fundit tė shekullit tė kaluar, ka qenė ndėr personazhet kryesore tė Kosovės. Nuk ka asnjė dyshim se ka kontribuar mė herėt nė emancipim kombėtar edhe me ateizėm komunist. Mirėpo nė veprėn e tij, kryesisht nė publicistikėn e tij, ka ide qosjane me vlerė tė madhe, por ka edhe shumė paralogjizma qosike tė shprehura nė afekt. Qosike sepse ka shumė ide toksike nė publicistikėn e tij. Shumė gjykime subjektive dogmatike. Pėr Qosjen i lejoj vetes tė shkruaj sepse ėshtė ndėr autorėt, qė e kam lexuar dhe ēmuar mė shumė, por me senilitetin, ose pėr shkak tė shembjes sė komunizmit, braktisi edhe parimet e veta dhe u shfaq me njė program tė ri.

    Edhe ky shkrim nuk do t’iu pėlqejė shumė vetave; ata qė e thėrrasin “baba i kombit”, mund tė pezmatohen, por asnjė profet nuk ka ditur tė shkruajė pėr tė gjithė, edhe pse pikėrisht kėtė kanė synuar, rrjedhimisht, nuk duhet pritur prej askujt. Aq mė pak prej meje. Kjo sprovė ėshtė vetėm perceptim vetjak, pėrjetim vetjak gjatė ngritjes sė Rexhep Qosjes nė njė iluminist shqiptar nė shekullin e kaluar dhe rrėshqitjen e tij nga smira patologjike nė njė Kuazimodo tė Victor Hugos, nga fillimi i kėtij shekulli. Qosja nė shumė qėndrime ėshtė ambivalent. Shumė teorema tė tija mund tė hidhen nė fushėn e doksave siē quheshin mendimet subjektive, qė nuk rezistonin njė shqyrtim tė thellė logjik apo filozofik nė kohėn e Platonit. Pėr ta bėrė tė qartė gjykimin qosik, mund tė ilustrohet me kėtė shembull: thuhet se ka vende tė Lindjes dhe Perėndimit. Tė gjithė e besojmė. Nėse shikohet nė njė hartė, lokalizojmė edhe shtetet. Nėse shikohet Toka e rrumbullakėt dhe rrotullimi i pėrhershėm, atėherė emėrtimi Lindje dhe Perėndim ėshtė i palogjikshėm. Meqenėse Toka ėshtė e rrumbullakėt dhe sillet, atėherė Lindje dhe Perėndim ka kudo. Shumė tė vėrteta qosike janė tė kėsaj natyre. Nė lexim tė parė, jo, nė tė dytin, po. Pra mendimet e tij, nuk shndėrrohen nė epistema, nė tė vėrteta qė i rezistojnė kohės dhe shqyrtimit, por janė shprehje mllefi, qė pastaj njė grup i pėrtyp si produkt tė gatshėm pa vėnė gjė nė dyshim.

    Dikur e kam bėrė edhe unė kėtė. Nėpėr shkrimet e tij, nėpėr deklaratat e tij, shihet se i ka mbetur besnik mendimit folklorik shqiptar dhe nga kėndi pozitiv sheh vetėm trimėrinė dhe sakrificėn. Ky qėndrim ėshtė certifikatė e shoqėrive tribale, qė mburren me flijimet e huaja dhe ato idealizohen aq shumė, sa shndėrrohen nė mite. Sa me vdekjet e huaja identifikohen pėr tė treguar guximin e vet tė munguar. Si nė kėngėt kreshnike. Madje edhe motivojnė sakrificėn. Bėjnė pėrmendore pėr njė njeri qė ėshtė vrarė nė ikje e sipėr, por njė invalid lufte e shikojnė me pėrbuzje, pse ka mbijetuar, pse nuk ka vdekur qė ta ngrinin nė qiell. Jeta aty ėshtė faj dhe himne pėr vdekjen, shkruajnė ata, qė me vetėdije tė plotė kanė refuzuar flijimin. Albert Camus kur flet pėr pėr shoqėritė postheroike nė Europė, thotė se frika nga lufta, ėshtė prurje e madhe e shekulli tė kaluar. Frika pra i shpėton njeriut jetėn, siē i ka shpėtuar Rugovės, siē i ka shpėtuar Qosjes. Siē u ka shpėtuar miliona vetave.
    Shumė mendime qosike janė sipėrfaqėsor sepse me fakte rrėzohen. Ai ėshtė mirėpo shumė elokuent, retorika tij ėshtė karakteristikė e tė gjitha librave, pa marrė parasysh zhanrin letrar, por gjykimet nuk kanė gjithmonė thellėsinė, objektivitetin, sinqeritetin dhe pėrfundimin racional. Ai do ta quajė Ibrahim Rugovėn tradhtar, pse ai ishte anėtar i Lidhjes Komuniste tė Jugosllavisė.

    Anėtar i LKJ ishte edhe Rexhep Qosja. Prania e Rugovės nė LKJ bėn atė tradhtar, por prania nė LKJ e Qosjes, bėn atė patriot. Kjo domethėnė nėpėrmjet paradokseve, tė arrijmė tek e vėrteta sipėrfaqėsore, formale, tek e vėrteta e pėrkohshme. Qosja nuk pranon faj tė vetin aty, edhe pse i shkroi elozhe “shokut” Tito, por satanizon Rugovėn, edhe pse ishin koleg partiak. Konstatim qosik: Tito ėshtė i shkėlqyeshėm, por prania e tjerėve nė partinė e Titos ėshtė tradhti nacionale. Ai do ta shajė Ismail Kadarenė si stalinist, edhe pse Rexhep Qosja stalinistin Enver Hoxha konsideron tė adhurueshėm tė vetin. Pra, Kadare qenka stalinist, por jo Qosja qė adhuron kryestalinistin e Europės, Enver Hoxhėn. Atė qė ai i lejon vetes, tjetrit ia ndalon, ose e shpall sakrilegj, ose e pėrkufizon si mungesė etike. Konstatimi Qosik: Quod licet Iovi, non licet bovi! Qosja do ta quajė tradhtar Rugovėn pėr shkak tė pranisė nė strukturat e shtetit ekzistues, ēfarė pas leximit tė dytė, rekomandon heshtur tė quhet tė tillė edhe dhjetėra funksionar shqiptarė tė LKJ-sė ose edhe Ismail Qemali, Hasan Prishtina dhe shumė tė tjerė, qė kanė qenė pjesėtarė tė mexhlisit osman. Qosja do ta quajė Ibrahim Rugovėn tradhtar, por jo Fadil Hoxhėn, qė bėnte pjesė nė elitėn jugosllave, por qė kishte mbrojtur Qosjen, derisa ai shkruante trimėrisht, ndėrkaq, tė rinjtė, burgoseshin mizorisht pėr parullėn “Kosova Republikė.”

    A ėshtė faji i pleqėrisė tek kjo diskordancė kongnitive dhe mungesė koherencė, nuk dihet, por mund thellėsisht tė besohet. Nėse thuhet po, atėherė shkrehet njė e vėrtetė qosike, por kjo e vėrtetė, ėshtė e sulmueshme, rrjedhimisht e pėrgėnjeshtrueshme. Sidoqoftė ėshtė akademiku i vetėm nė Europė ateist, qė pėrqafohet herė me popė, herė me imamė, herė magjepset me Papa Franēeskon. Ky ėshtė ateisti i vetėm nė botė, qė falėnderon klerik radikalė pėr kontribut kombėtar obskurantist, gjersa adhuron ēmendurisht Enver Hoxhėn. Enver Hoxhėn, qė kishte ndaluar religjionin, qė kishte dėbuar zotin nga Shqipėria dhe zhbėrė dhe zhdukur klerikėt, qė sot krekosen si gjela mbi pleh. Konstatimi qosik: Mirė ua ka bėrė Enver Hoxha, por unė ju adhuroj. Qosja do tė pengojė ndarjen e shtetit nga religjioni, siē ėshtė pėrjashtuar nga shteti nė Europė dhe me propagandėn, me qėndrimet e tij, do tė ndihmojė depėrtimin e radikalėve nė pushtet. Ai do ta quajė edhe Hashim Thaēin stalinist, edhe pse ata dy, nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt. Simpatia e madhe e Qosjes ndaj Erdoganit – edhe pse Orhan Pamuku i pėrkujton atij 30.000 kurdė tė vrarė dhe gjenocidin armen- ndikoi nė shndėrrimin e gati tė gjitha partive shqiptare nė fraksione tė AKP-sė. Me njė pėrjashtim. Qosja kur shfaqet pėr tė thėnė mendimin, ėshtė i bindur se gjithė tė tjerėt po gabojnė dhe ja tani del nga zyra, siē shfaqej dikur njė zėdhėnės nga Vatikani dhe pėrfundonte njė ēėshtje, njė pėrleshje, njė mospajtim, me sintagmėn: “Papa locuta, causa finita!”, pastaj tėrhiqej pa shpjegime tjera, sepse kishte folur autoriteti hyjnor!

    Sedra serbe, sedra gjermane dhe mungesa e sedrės nacionale: maskarallėku shqiptar

    Ai do tė pėrpiqet tė bėhet romansier si Kadare, por nuk do tė mundet, edhe pse Kadare do ta ndihmojė pėrkthimin e tij nė Francė dhe do t’i shkruajė parathėnien. Fakt mirėpo ėshtė se edhe nė romanet e tij, narracioni ka ngjashmėri me publicistikėn. Serbėt do ta fshehin edhe sot racizmin e Ivo Andriqit, saqė asnjė akademik serb, nuk do tė shkruajė pėr shovenizmin e nobelistit tė tyre. Qosja do ta quajė Kadarenė racist pėr tė penguar shpėrblimin e tij me “Ēmimin Nobel” dhe do tė alarmohet kundėr dy gazetarėve francez, dhe do t’i qortojė ata pse propozojnė Kadarenė pėr Nobelin: I them Filanit, qė punon si kasap dhe ka mbaruar vetėm tetė vite shkollė:„Kėtė vit do tė fitojė Kadare „Ēmimin Nobel.“ Ai mė thotė: “Ishalla…se gazum mrena, po gazum edhe jashtė…” Telefonoj Fistekun, qė ka mbaruar shkollėn fillore dhe punon nė ndėrtimtari dhe i them tė njėjtin mendim. Ai mė pėrgjigjet:”Oh shyqyr bre…!“ Telefonoj Filanin, qė ėshtė afarist dhe ka tė mbaruar njė shkollė tė lartė dhe i pėrsėris lajmin. Ai mė thotė:” Oh, lumi na, jam tut se des pa marrė vesh kėt lajm…” Qė tė tre me mė shumė se njėzet vite nė Gjermani. Qė tė tre kuptojnė ē’do tė thotė imazhi dhe sedrėn kombėtare. Qė tė tre dėshmojnė vetėdije tė lartė qytetare dhe shprehin kėnaqėsi pėr dinjitetin nacional shqiptar.

    Po ēfarė shkruan Kallėzuesi me titullin akademik? “…. i vetmi shkrimtar komunist, qė i shėrben regjimit, i propozuar pėr Ēmimin Nobel! Ēudi, vėrtet, ēudi teorike dhe etike se si dy gazetarė francezė nuk thonė se Ismail Kadare jo vetėm se i nėnshtrohet dogmės sė realizmit socialist nė romanet e tij mė tė ēmuara nė Shqipėri “Dimri i Madh” dhe “Kėshtjella”, por ėshtė zėdhėnės teorik, ideologjik dhe politik i realizmit socialist nė Shqipėri.“

    E lexuat? Ky ėshtė Qosja! Kėsaj i thuhet shqip: “Mė vdektė djali pėr inat tė resė!” Pyetja qė duhet shkruar ėshtė kjo: pse i duhet njė akademiku njė denoncim i tillė nė biografi? Me shpėrthime tė tilla inferioriteti, i kamufluar me dashurinė ndaj tė vėrtetės, nuk dėmtohet vetėm Kadare, por kultura shqiptare nė pėrgjithėsi. Konstatimi qosik: Enver Hoxha ishte krenaria jonė, por Ismail Kadare ėshtė turp i kombit pse paska respektuar komunizmin e Enverit tė Qosjes. Mendoni se nuk ka pasur gjerman, qė ka ditur pėr praninė e nobelistit Günter Grass nė rininė fashiste? Besoni vėrtetė?!! Besoni vėrtetė se nuk dinte askush? Natyrisht se dinin, por njė intelektual gjerman kujdeset pėr sedrėn gjermane, pėr imazhin nacional dhe nuk ėshtė naiv, qė ēdo gjė qė sheh, hedh nė publik. Nuk ka asnjė dyshim se dinin, por edhe gjermanėt, si edhe serbet, ruanin interesin kombėtare nga degradimi dhe damkosja jashtė. Me kėtė mund tė dėmtohej edhe imazhi nacional dhe Grass, nuk do ta kishte fituar kurrė atė Ēmim, me atė biografi.

    Qėndrimi intelektualėve serb dhe intelektualėve gjerman flet pėr vetėdije tė lartė shtetėrore, qytetare, nacionale dhe pėrgjegjėsia individuale pėr tėrėsinė. Nė fund, tregoi Grass vet, por nuk u denoncua nga asnjė intelektual gjerman. Akademik tė tillė nuk ka nė Gjermani. Denoncuesin e tillė, gjermanėt do ta kishin parė me sy tė keq dhe me pėrbuzje. Qosja jo vetėm se shkalavesh imazhin tonė, por ndėrsen edhe tė tjerėt, pastaj lėēitet nė laboratorin e tij. Duke u bazuar nė gjykimet e tij, do tė ngrihen kundėr Kadaresė edhe njė shtresė sharlatanėsh, qė as dy fjalė shqip nuk janė nė gjendje t’i shprehin pa gabime, por, do tė kėrcėnohen pa keqkuptime pėr t’u pėlqyer nga denoncuesi i madh, nga mbreti i tyre si Kuazimodo, qė disa e quajnė edhe kolos. Kolos qė e njohim gati vetėm ne, tė cilit njė profesor i Prishtinės u pėrpoq t’i mbushė edhe mendjen, se mund tė fitojė Nobelin me njė roman tė pėrkthyer.

    Qosja do tė pėrpiqet me drama tė shpėrthej jashtė Ballkanit, por nuk do ta kapėrcejė as Kosovėn. Do tė pėrpiqet me roman, por do tė ngelet brenda kombit. Suksesin me tė cilin mund tė mburret Qosja, ėshtė historian i letėrsisė, publicist dhe polemist i madh. Jo polemist koherent dhe parimor, por rrėnues dhe selektiv. Do tė pėrpiqet tė asgjėsojė ēdo intelektual shqiptarė, qė vėren se po ngrihet mbi tė, por ata qė i konsideron mė tė vegjėl, as nuk do t’i lexojė. Pėr fat tė mirė ka shumė publicistė dhe shkrimtarė tė rinj nė Kosovė, qė me shkrimet e tyre dėshmojnė pjekuri mė tė madhe intelektuale, maturi mė tė madhe, objektivitet mė tė madh dhe horizont mė tė gjerė, me pėrfundime mė logjike pėr ardhmėrinė e vendit, se sa tė Qosjes.

    Numrat qė flasin tė vėrtetėn absolute

    Pesha e shkrimeve tė tij ėshtė nacionale, si e Nolit pėr shembull. Se kjo ėshtė e vėrtetė tregojnė numrat: Kadare ėshtė pėrkthyer nė mė shumėse dyzetė gjuhė, Qosja nė shtatė gjuhė dhe shumica nė gjuhė tė ballkanasve. Nėse bazohemi tek “wikipedia” pėr tė parė popullorėsinė e Qosjes nė botė, atėherė na shfaqet kjo shemė: pėr Rexhep Qosjen shkruajnė pesė autorė tė enciklopedisė sė lirė, edhe atė nė pesė gjuhė: nė shqip, nė anglisht, nė suedisht, nė polonisht dhe njė gjuhėn volapyk. Pėr Ali Podrimjen nė shtatė.

    Pėr Dritėro Agollin nė nėntėmbėdhjetė. Pėr Ismail Kadarenė shkruhet nė dyzetėenėntė gjuhė. Pra dhjetė herė mė shumė se pėr RQ. E si mund tė bėjnė pesė gjuhė dhe dyzetenėntė dy veta kolosė? Shprehur me gjuhėn politike: Kadare na rezulton superfuqi si NATO, Rexhep Qosja superfuqi si San Marino. Domethėnė pėr elitėn letrare botėrore, do t’ ishte mungesė kulture tė mos njohin Kadarenė, por tė mos njohin Rexhep Qosjen, ėshtė mė se normale. Arsyeja ėshtė e thjeshtė: mesatar nė narracion. Nė letėrsi kosovare Qosja ka mė shumė vlerė letrare se Sinan Hasani, por mund tė thuhet se ėshtė publicisti mė i madh shqiptar, kjo ėshtė arsyeja pse me mish e shpirt ėshtė pėrpjekur tė imponohet si monopolist i sė vėrtetės. Atė qė nuk arriti nė letėrsi, u pėrpoq ta kompensojė nė publicistikė dhe tek njė shtresė e vogėl e popullsisė, qė nuk lexon, besohet pastaj edhe si romansier i madh.

    Tė shohim se sa ėshtė i njohur “tradhtari” Ibrahim Rugova, pėr pasardhėsin e tė cilit kukat Qosja dhe shprehet si plakat: “kuku ēfarė na gjet”, duke aluduar nė koalicionin LDK-PDK dhe nė tradhtinė e pa provuar nga njė gjykatė tė Isa Mustafės. Sikur Qosja tė jetonte nė Perėndim dhe tė shpallte njerėzit tradhtarė, ashtu siē i pėlqen, atėherė do t’ ishte sorollatur korridoreve tė gjykatave, sepse askujt nuk i lejohet cenimi i dinjitetit, derisa njė gjykatė e pavarur nuk sjell prova. Ai sillet si i admirueshmi i vet, Enveri, qė prodhonte vazhdimisht armiq duke qortuar dhe sharė botėn. Nga mendjemadhėsia, narcizmi i tejtheksuar, ka shpallur veten polic, prokuror dhe gjykatės. Ai bėn denoncim, shndėrrohet nė prokuror dhe merr vendime si gjykatės, edhe atė, nė mėnyrė demagogjike nė emėr tė sė vėrtetės. T’i kthehemi krahasimit. Ishte fjala pėr shkallėn e popullorėsisė sė Rugovės. Nė “wikipedia” pėr Ibrahim Rugovėn ėshtė shkruar nė dyzetė gjuhė tė botės. Pėr RQ nė pesė.

    Gjuha e pestė ėshtė volapyk, njė gjuhė artificiale e krijuar nė shekullin 19 dhe ndoshta e flasin njė duzinė njerėzish.

    Tetė herė mė pak i njohur se Rugova. Atė qė nuk arriti me romane dhe me politikė, pėrpiqet ta rrumbullakojė me publicistikė duke u pėrpjekur me zjarrmi tė shfaqet si alfa dhe omega e mendimit shqiptar. Pėr tė ėshtė me rėndėsi tė rreshtohet nė anėn e kundėrt tė Kadaresė dhe Rugovė, meqenėse jo me vepra, atėherė me tamė-tamė shpreson tė dėshmojė epėrsinė. Nėse Kadare do tė kishte qenė osmanofil, Qosja do t’ ishte bėrė antiosman, prandaj arsyeton ēdo populizėm tė Erdoganit dhe ėshtė bėrė zėdhėnės i tij, duke shpėrfillur verbėrisht nacionalizmin osman, ēfarė arabėt, sipas medieve gjermane, as qė e marrin seriozisht. Nė media gjermane kritikohet vazhdimisht pėr despotizmin, pėr religjionin bashkangjitur politikės dhe ky qėndrim, ėshtė e kundėrta e rrugės dhe normave europiane. Konstatimi qosik: unė jam mė i madh se Kadare dhe Rugova. Njėri ėshtė stalinist, tjetri tradhtar.

    Pashko Vasa pat falur popullin njė moto pėr tė tejkaluar dallimet, kėtė e rrėzoi ai. Do ta quajnė rilindės i fundit, gjersa rrėnon parimet themelore tė Rilindjes. Ambasadat e shteteve kryesore qė ndihmojnė Kosovėn do tė pėrshėndesin arrestimin e klerit radikal, qė merrje me predikimin e urrejtjes dhe rekrutime, ky do tė shfaqet pa pėrfunduar hetimet, do tė shfajėsojė ata dhe thotė: “…janė arrestuar pėr delikt verbal.”, thua se indoktrinimi dhe rekrutimi bėhet me heshtje, jo verbalisht.

    Ai do tė ankohet pse i ndėrtohet pėrmendore Nėnė Terezės si katolike, por jo Ferid Murattit dhe do tė nxjerrė njė konkluzion krejt tė gabueshėm (por edhe kėtu do tė ndėrsejė shumė mediokritete, qė kanė nevojė pėr tutor psikik) se kėtij tė fundit, nuk i ndėrtohet pse ėshtė mysliman, edhe pse Ferid Murati thotė nė biografi, se i takon kishės episkopale. Pėr gabimin nuk do tė pendohet, as nuk do tė kėrkojė kurrė ndjesė. Siē nuk kėrkoi ndjesė pėr madhėrimin e Titos. Siē nuk u kėrkoi ndjesė viktimave tė Enver Hoxhės, pse ua adhuron xhelatin. Publicistika e tij ka shumė subjektivizėm, inat dhe fjalė rrumbullake.

    Njerėz si Kadare dhe Rugova popujt e vegjėl nxjerrin nė dritė njė herė nė pesė shekuj. Qosja do tė madhėrojė, jo vetėm Titon, por edhe Enver Hoxhėn, qė kishte vrarė disa mijėra shqiptarė, disa mijėra internuar. Do tė mburret me vrasėsin e shumė vetave, pa pikė emaptie: „E para, s’ka zot qė tė mė bėjė tė shkruaj… kundėr Enver Hoxhės… dhe e kuptoj adhurueshėm prijėsin e saj Enver Hoxhėn. “Kadare nuk ka pėrfituar nga diktatura, edhe paratė nga librat e shitur nė Perėndim, pėrfundonin nė arkėn e shtetit dhe Kadare, nuk posedonte makinė dhe shtėpi me mermer si tė “Hotel Grandit”, siē kishte Rexhep Qosja nė kohėn e Titos nė Prishtinė. Pra, Qosja pėrfitonte nga diktatori komunist jugosllav, por sulmon Kadarenė pse nė arkėn e shtetit, derdheshin honorarėt e tij. Duke shpurdhur do tė pėrpiqet tė dėrgojė mesazhe pėr qėndrim burrėror, duke kėrkuar nga tė tjerėt vetėflijimi si tė Giordano Brunos, por ai kishte pasur guxim tė shkruajė duke u mbrojtur nga Fadil Hoxha, tė cilin nuk e konsideron tradhtarė edhe pse ishte nė krye tė LKJ-sė, por tradhtar konsideron Rugovėn, qė ishte nė periferi tė saj.

    Si student e pėrjetoja si iluminist, si Voltaire. Pata shkuar edhe nė ligjėratat e tij, por dalė jashtė se nė tė folur, nuk kishte atė fuqi ekspresive, qė shpėrthente nė publicistikė, kryesisht kur lexonte shkrimet e tij Radio Tirana. Edhe profesorėt nė Prishtinė kishin frikė tė polemizonin me tė. Madje njėri prej tyre mė pat folur pėr njė plagjiat, qė paska bėrė Qosja, por nuk ka pasur guximin tė shkruajė kundėr tij. Qosja nuk polemizon me mendimin e tjetrit, ai merret me shkatėrrimin e kundėrshtarit duke u futur edhe nė jetėn private. Nė mes studentėve flitej se kishte analizuar horizontalisht dhe artistikisht shoqen e Filan Fistekut dhe nuk harroj kurrė reagimin tim naiv: “…mirė ia ka bėrė, gjenive u duhet mė shumė seks pėr frymėzim se sa njė njeriu normal. I duhej Dantes, Perarkės, Benit Barbar e tė tjerėve…” Kadare, Rugova dhe Qosja janė tre personalitet shqiptare, qė kanė dominuar pėrafėrsisht ēerekun e fundit tė shekullit njėzet dhe hija e tyre do tė pėrplaset tutje, por jo e ēdo njėrit me largėsi apo shtrirje tė barabartė. Kadare ka lindur nė vitin 1936, Qosja nė vitin 1936 dhe Rugova katėr vite pas tyre. Kadare lindet nė Shqipėri nė kohėn e fashizmit italian.

    Qosja nė Mbretėrinė Serbe, Kroate dhe Sllovene. Rugova nė kohėn e luftės sė Dytė Botėrore, gjatė pushtimit fashist. Kadare jeton nė Shqipėri dhe Francė, Qosja nė Kosovė, kurse Rugova ka ējetuar. Vdes vetėm ai qė nuk ka lėnė asnjė vepėr tė mirė pėr brezin e ardhshėm. Veprat e mėdha nuk vdesin. Qė tė tre si vokacion tė pėrbashkėt kanė letėrsinė, kulturėn shqiptare ēfarė edhe ka ndikuar nė formimin e tyre. Qosjen e kemi kuptuar mirė sepse nuk pėrfaqėson njė mendim filozofik shqiptar, por njė potere folklorike, denigruese, ekskomunikuese publicistike. Mungesėn e koncepteve filozofike ia dėshmon me kompetencė profesori i filozofisė nė Prishtinė. Qosja do ta konsiderojė Rugovėn frikacak. Kėtė gabim tepėr tė madh ka bėrė sepse nuk njeh lėvizjet pacifiste. Nuk ka dyshime se me rrugė paqėsore nuk do tė ēlirohej Kosova nga Serbia, por me rrugė paqėsore, iu imponua Rugova atyre qė kuptonin kėtė filozofi. Nuk ka asnjė dyshim se Buda, Krishti, Mandela, Gandi dhe Dalai Lama do tė vepronin mu si Rugova. Tė hidhet njė popull nė luftė, ėshtė puna mė e lehtė qė mund tė bėjė njė udhėheqės, por a fitohet ajo luftė, kjo ėshtė krejt ēėshtje tjetėr. UĒK u shfaq nė kohėn e duhur dhe shfrytėzoi me menēuri famėn, imazhin dhe rezultatin e Rugovės, qė kishte pėrhapur pėr ne nė botė si popull i qytetėruar.

    Rugova nga qėndrimi nė Sorbonė, kishte tė qartė se si duhej pėrfituar miqtė shekullorė serb dhe e bėri me sukses. Ky sukses ka mjaftuar pėr njė jetė njeriu. Punėn qė nuk kanė mundur ta bėjnė as dy Akademi shqiptare, e bėri Rugova vet. Pėr imazhin tonė, kanė ndikuar edhe Nėnė Tereza dhe Kadare. Di shumė mirė se ēfarė flisnim ne nėpėr tubime tona nė Perėndim nė vitet e 90 dhe me kė mburreshim. Ata tre njihte Perėndimi dhe bazohej tek ta kur fliste pėr ne. Njė popull i tėrė nuk mund tė njihet, por disa pėrfaqėsues, e nė bazė tė tyre, krijohet njė bindje e pėrgjithshme. Tibetianėt nuk i njeh Perėndim, por ka njė emapti shumė tė madhe duke u bazuar vetėm tek Dalai Lama. Dalai Lama qė refuzon luftėn kundėr Kinės, por nuk shpallet tradhtarė pse nuk rrezikon jetėn e popullit.

    Qosja iluminist, Qosja obskurantist

    Qosja do tė jetė mbėshtetės i lėvizje dhe motivues i saj. Do tė ndriēojė popullin rreth njė ideje. Pas luftės do ta bėjė tė kundėrtėn: nga keqardhja do tė merret me shpartallim dhe ndihmojė implozionin. Nėse e vėshtrojmė nga viti 2200, atėherė do tė numėrohet si publicist tepėr i madh. Romanet do tė mbijetojnė, por kush do tė lexonte libra publicistikė tė kėtij shekulli? Nė fakt dhe shumė libra tė tij i ngjajnė fjalimeve. Retorikės dialektike. Do tė jetė nė libra shkollorė, por pas njė kohė nė masė tepėr tė reduktuar. Romani tij “Vdekja mė vjen prej syve tė tillė”, do tė ngelet si lekturė shkollore, vepra tjetėr, nuk do tė ketė rrezatim tė pėrgjithshėm, por do tė jetė interesante si figurė mė shumė pėr ata qė studiojnė letėrsinė shqiptare. Ai pasi tė ketė denoncuar Kadarenė nė tė gjitha rrafshet nacionale dhe ndėrkombėtare, fetare dhe politike, do tė shprehet se ėshtė i gatshėm tė pajtohet me tė. Ky ėshtė Rexhep Qosja. Ky ėshtė qėndrim qosik. Pajtim pa kėrkuar ndjesė.

    Qosja duke dashur tė shpallet “pater patriae”, do tė pėrpiqet me tė gjitha metodat pėr tė rrėnuar Kadarenė dhe Rugovėn. Ai ėshtė i bindur se ėshtė numėr njė dhe kushdo qė i afrohet, do t’i nėnshtrohet gozhdimit tė tij. Ai polemizon rregullisht vetėm me ata qė pranon se kanė mė shumė peshė se ai. Sikur tė kishte vdekur Kadare nė burg, do tė kishte folur pėr tė nė sipėrore, edhe nėse nuk e kishte merituar, por pėrsėri, nuk do ta kishte zėvendėsuar dashurinė e tij platonike enveriane me njė tjetėr, sepse ai adhuron Enverin dhe adhuron tė vdekurit nga Enveri. Ai ka nevojė pėr idhujtar, tani adhuron Erdoganin. Ai adhuron diktaturėn e huaj. Qosja adhuron tė vdekurit edhe me pak vepra, por jo tė gjallėt qė tejkalojnė atė. Me dimensionin filozofik tė Ukshin Hotit, as nuk mund tė krahasohet, por si LDK, edhe Qosja, duruan qė ai tė pėrfundojė jetėn nė burg, sepse ishte njė konkurrencė tepėr e madhe intelektuale dhe politike.

    Analizat duken tė njė niveli akademik, por pas leximit tė dytė, rrėzohen dhe pėrplasen nė nivelin ballkanik rural, folklorik. Me ide folkloriste do ta kundėrshtojė edhe ndryshimin e himnit, himnin mizogjinė, pėr tė cilin dinte se ishte plagjiat. Shumė herė do tė pėrzihet edhe nė ēėshtje aq private tė njerėzve, ēfarė asnjė akademik nuk ia lejon vetes nė Perėndim. Ai do tė bėjė apel tė mos i ndryshojnė emrat apo religjionin, madje pėr kėtė tė fundit, i trishton duke u thėnė se traumatizohen. Faktet empirike dėshmojnė se nė Gjermani kanė kaluar intelektual nė budizėm apo zenbudizėm, por asnjėri nuk ka folur pėr trauma psikike. Traumat mund tė ndodhin vetėm kur religjioni imponohet me dhunė, jo mirėpo kur ėshtė vendim vetjak, nga bindja e braktisjes sė njėrės fe dhe bindja e pranimit tė tjetrės. Religjion tė ri pranojnė vetėm ata qė kanė braktisur tė vetin.

    Tek hundfutja e ndėrrimit tė emrave, qė e kishte bėrė temė edhe nė roman, i lejon vetes pėr tė depėrtuar nė sferėn private nė rendin demokratik, saqė njeriu mendon, t’i drejtohet edhe pėr kėshilla tė kėsaj natyre: cilėn nuse tė marrė, ēfarė makine tė blejė, ēfarė kėpucė, kur tė bėhem synet? Njerėzve ua lejon ligji tė ndėrrojnė religjionin dhe emrin nėse nuk ndjehen tė lumtur. Qosja me kėtė bėn apel kundėrkushtetues. Njė intelektual, njė akademik konsideron sferėn private tė shenjtė tė individit, por Qosja duke mos pasur kohė tė jetė baba i fėmijėve tė vet si dhe sa duhet, do tė pėrpiqet tė bėhet baba i popullit, domethėnė i askujt. Nė njė rend demokratik njė pėrzierje paternaliste ėshtė tipar i njė karakteri bulevardesk, polarizues dhe ngucakeqi, trazovaēi, qė ka bindur veten se ėshtė Aristoteli i gjykimit dhe rezonimit. Se ka karakter bulevardesk do tė tregojė kur flet pėr Rugovėn dhe pėr ta bėrė tė urrejtshėm tek fetarėt, thotė: “Rugova ka pirė uiski tė pėrzier me verė.” Merreni me mend ju lutem se sa ėshtė me rėndėsi pėr mendimin shqiptar, pėr letėrsinė shqiptare, pėr historinė shqiptare tė dimė se a pin Rexhep Qosja dhallė apo dhallė tė pėrzier me ujė mineral, ose dhallė tė pėrzier me fasule?!! Ai ka pėrfolur madje edhe kostumin e Kryetares Jahjaga…Merreni me mend se nė ēfarė derexhe bie njė akademik shqiptar duke u munduar plot ethe, plot grip, plotė teshtimė ta dėmtojė njė kundėrshtar, pse me shpėrfillje e ka dėnuar. Pse i ka dėshmuar me numra se politikisht ėshtė i pavlerė dhe ka fituar njė pėrqind, sa do tė kishte fituar edhe njė Kuazimodo nė mesjetė.

    Nuk do tė pendohet pėr ato lajle e lule kushtuar Titos, ēfarė duhej pritur, ai nė kundėrshtim me faktet historike do tė pėrligj kohėn e Titos, se shqiptarėt kishin pėrparuar. Edhe pse dihet se pikėrisht nė atė periudhė u dėbuan qindra mijėra shqiptarė. Pėr tė drejtat nė Luginė, Mal tė Zi e Maqedoni, as tė mos flasim. Pėrjashtim bėjnė vetėm shtatė vite nė Kosovė: 74 – 81. Ai do ta ngre Titon nė qiell, duke shpėrfillur dėbimet masive, diskriminimin nė Jugosllavi dhe nė vend tė pendimit, ēfarė do ta kishte kuptuar edhe lexuesi dhe konsideruar burrėri, ai do ta rikonfirmojė mendimin e vet. Duke parė se Rugova po ngrihej nė njė piedestal kombėtar me njė lėvizje paqėsore, qė i mundėsoi Kosovės tė profilizohej si njė popull me kulturė tė madhe, qė depėrtoi nė kancelaritė kryesore botėrore, ai pa pasur alternativė tė sigurt, do tė nisė rrėzimin e tij. Rugova do t’i ofrojė edhe postin e Kryeministrit. Ai nuk do tė pranojė sepse kritika do t’ ishte mė e lehtė se sa ndėrtimi i politikave. Mė herėt do t’i ofrohet edhe posti i kryetarit tė LDK-sė, nuk do ta pranojė. Ishte kohė e rrezikshme. Mu atė vit tregohej guximi. Aty nuk do tė kishte mundur ta mbrojė as Fadil Hoxha. Kur bėhet diferencimi i famshėm nė Kosovė, ai do tė ikėn tek nėna e vet nė Mal tė Zi, por ata qė kishin shkuar nė tubime partiake, jo atėherė, tani do t’i kritikojė apo nxjerrė nė dritė ditarėt denoncues, qė nuk ka pasur guxim t’i publikojė kur kanė pasur vlerė dhe protagonistėt ishin tė gjallė, por pas vdekjes sė tyre.

    Do tė kėrkojė nga Kadare dhe Rugova qėndrim prej Giordano Bruno, por vet do tė futet nė banjė, rruhet mirė e mirė, do tė vesh fustanin e rrudhur tė plakave, do tė veshė brekėt e plakave dhe do tė ikėn nė Maqedoni si plakarushe dhe do tė pritet atje si trim. Kėtė akt trimėrie do ta pėrjetėsojė Ali Podrimja, tė cilin Qosja nuk e konsideronte poet – e urrente qysh nė vitet e 80 – nė poezinė e tij me titull “Mes dy gurėve, Bllacė 1999” dhe do ta skalisė aktin qosik me kėto vargje:

    “…Donkishoti ynė qeth e rruar nė zero

    nė rroba femre vesh

    nė karro plehu kalon kufirin Shq-Shq…”

    Pėrpiquni ju lutem tė imagjinoni sa pamflete do tė kishte shkruar ai, sikur Rugova dhe Kadare tė ishin arratisur me fustane? Sa sharje, sa etikeme, sa urrejtje? Ai do tė thirret me megafon nė Bllacė dhe dėrgohet tek miqtė derisa t’i rritet mjekra, edhe pse ata qė braktisnin Kosovėn njė ditė mė herėt, i pat quajtur tradhtarė, por tė nesėrmen, u arratis ai zi e mė zi. Sidoqoftė fustani, shamia dhe donet (brekėt e gjata) e grave, kanė realizuar detyrėn e vet dhe as nga Rugova, as nga Qosja nuk mund tė kėrkohet flijimi. Nuk duhet kėrkuar atė qė nuk jemi nė gjendje ta bėjmė vet. E as nuk mund tė mburremi me flijimet e huaja. Lehtė rrezikohet jeta e tjetrit, por e jona, na motivon tė bėhemi edhe transvestit. Mendimin demagogjik, qė pėrsėrit vazhdimisht duke menduar se ky popull po han barė ėshtė ky: “Rugova ka regjistruar LDK nė Beograd.“Akademikut duhej shtruar kėtė pyetje: Ku duhej regjistruar LDK si parti? Nė Shqipėrinė e Ramiz Alisė? Apo tė vepronte nė ilegalitet dhe izolonte veten nga bota? Pse nuk regjistroi RQ njė parti tė veten nė Tiranė, kur dinte mė mirė se si duhej bėrė?

    Ai ėshtė mbėshtetės dhe bashkėndėrtues i meritokracisė nė Kosovė. Meritokracia e Kosovės publikoi kompletin e librave tė tij dhe ai qepi gojėn me vite. Meritokracia nuk kishte baza intelektuale tė forta, jo e tėra, por pasion nacional. Sikur tė kishte pasur mundėsi ai, sikur ta kishte njohur gjermanishten, do ta kishte lexuar edhe kancelarin e parė gjerman pas LDB, i cili thoshte: “nuk do ta derdhim ujin e pistė, deri sa nuk kemi ujė tė mjaftueshėm tė pastėr.” Pra nė shtet ishin tė pranishėm edhe nazistė, por shtetit i duhet edhe njerėz tė dijshėm, edhe ekspertė, jo vetėm guerilė. Ai do tė habitet nė njė shkrim tė tij, pse Kadare respektohej nė diktaturė dhe pse duhej respektuar edhe nė demokraci. Shkrimtari i madh nuk ėshtė ēėshtje rendi, mode, por ēėshtje arti universal. Qosja ka frikė nga shfronėsimi, por edhe nėse shkruan dhjetėra morfologji tė fushatės apo anatomi tė kulturės, atė askush nuk mund ta vendosė nė vendin e parė.

    Polemikat mund tė prodhojnė iluzione tė pėrkohshme, por shkrimtar sa Kadare, nuk e bėjnė kurrė. Ai nuk do tė ndalet, madje do tė kritikojė Thaēin pse ka shkuar tek varri i Rugovės. Rugovės do t’i trishtohet edhe i vdekur, edhe pse ky i fundit nuk ėshtė marrė kurrė me Qosjen. Ai duke menduar se kishte ndikimin aq tė madh, krijoi edhe partinė pėr tė rrėnuar atė tė Rugovės, por katapultoi veten tek dėshtak mė tė mėdhenj politik nė historinė e Kosovės. Nėse Rexhep Qosja deri nė mbarim tė luftės ishte ideologu shpirtėror i ēlirimit tė Kosovės, pas luftės do tė shkatėrrojė kohezionin brendakombėtar. Nė vend se tė bėjė apel pėr pajtim nė Kosovė, pėr kremtim tė pėrbashkėt tė fitores, ai do tė merret me denigrime dhe pėrēarje nė nivelin e lartė, sa agjentėt e Serbisė, do tė vazhdojnė punėn tė papenguar, sepse inteligjencia kosovare po merrej me kultivimin dhe skicimin e tradhtarėve pas ēlirimit dhe, e kryesonte Qosja. Qosja duke quajtur Rugovėn tradhtar, do tė rrėnojė edhe kuptimin dhe pėrkufizimin semantik tė tradhtisė. Rugova, sipas publikimeve tė fundit tė dokumenteve sekrete tė SHBA-sė, nė vitin 95 do tė kėrkojė nė Uashington pavarėsi dhe bashkim me Shqipėrinė. Qosja do ta quajė kėtė Rugovė tradhtar. Clinton do ta quajė avokatin mė tė madh tė popullit Rugovėn, Qosja do ta quajė tradhtar. Pėr ceremoninė mortore do tė pėrkulet plot respekt bota nė Prishtinė, ai jo vetėm se nuk do tė marrė pjesė, por do ta shpallė ish-Kryetarin e Kosovės tradhtar, edhe atė, mė tė madh se Rrahman Morinėn.

    Nėse fetarėt e devotshėm meritėn pėr ēlirimin e Kosovės do t’i atribuonin zotit, pėr tė degraduar ndihmėn humanitare amerikane dhe pėr ta zhdukur meritėn e Rugovės, intervenimin amerikan do ta reduktojė nė interesa strategjike amerikane. Aty ku SHBA ka interesa, reagon brenda jave, jo pas gati njė dekade. Reagimi i tyre vinte pasi Georg Bushi Plaku pat caktuar vijėn e kuqe dhe Clinton dhe Blair, patėn premtuar Rugovės se nuk do tė toleronin pėrsėritjen e Bosnjės. Kosova me dy milion banorė sa njė lagje e Nju Jorkut, jo se nuk u interesonte aq shumė, por ishte thjesht mbajtje e njė premtimi dhe njė intervenim humanitar. SHBA ishte e gatshme tė pajtohej edhe me njė autonomi nė fillim, sepse nuk kishte interesa ndaj Kosovės: as strategjike, as politike. Nuk duhet shtuar kėtu asnjė fjalė pėr imazhin e Kosovės nė Perėndim nė kohėn e Rugovės dhe pėr imazhin e Kosovės sot. Ai do ta pėrqafojė dhe falėnderojė edhe patriotin helen Janutallos, qė e propozuan patriotėt grek pėr kryetar tė Greqisė. Qosja ėshtė shėmbėlltyrė e sindromės shqiptare: “Ndėrto ditėn dhe rrėno natėn.”

    Nė kohėn derisa po ndėrtohej shteti fisnor nė Kosovė, ai do tė merret me Sali Berishėn, me identitetin shqiptar dhe do ta shpallė lindor vetėm pse islami vjen nga lindja, edhe pse nga lindja vjen edhe krishterimi. Do tė flasė pėr mendėsi orientale, edhe pse njė mendėsi e tillė, nuk ekziston. E vėrtetė se shumė popuj oriental kanė tė njėjtin religjion, por aspak e vėrtetė se kanė tė njėjtėn mendėsi. Jo vetėm shqiptarėt, por krejt Ballkani, kush mė shumė e kush mė pak, ka mendėsi osmane. Turqit dhe arabėt nuk kanė tė njėjtėn mendėsi, edhe pse kanė tė njėjtėn fe. Ai do tė arsyetojė dhe kremtojė deklaratėn e Erdoganit si pozitive se Kosova ėshtė Turqi, e Turqia Kosovė. Ai mendim populist nuk po bėnte vėrtet miliona turq nė shqiptarė, por siē dihet edhe nga takimet e tij me politikan kosovarė, i pushtuar nga neoosmanizmi, ka pėr qėllim tė rrisė patriotizmin osman dhe shpreson tė pėrfitojė shqiptarė. Kadare kundėrshton neoosmanizmin, prandaj pėrqafon Qosja atė ideologji dhe nuk ka asnjė vėrejtje. Turqia na duhet si partner, si mike, por jo si tutore. Kosovėn ushtarakisht nuk mund ta mbrojė Turqia, sepse pas vete ka Rusinė. Mbijetesėn e Kosovės garanton “Bondsteel“ dhe kėtu nuk duhet asnjė diskutim, qoftė pėr fėmijė, qoftė pėr akademikė.

    Nėse hapet zemra e Kadaresė, thotė Alain Bosquet, aty do tė gjendet Shqipėria. Krejt vepra e tij ka njė temė: Shqipėrinė. Ai ka mundur tė ikė nga Shqipėria dhe do ta kishte fituar “Ēmimin Nobel” nė vitet e shtatėdhjeta, kur e propozuan francezėt. Po ta kishte bėrė, Qosja do ta kishte sharė pse braktisi idhullin e tij, Enverin. Nė biseda me intelektual Kadare pėrmendet dhe ka ngjallur simpati pėr Shqipėrinė si askush tjetėr. Nė biseda me tė huaj pėrmendet edhe Rugova, por Qosjen jashtė shqiptarėve, pak kush e njeh. Ndoshta e njohin gazetarėt e huaj, qė shkruajnė kundėr Kadaresė dhe mund tė citojnė mendime e tij. Artikuj prozhmues kundėr Kadaresė shfaqen gjithmonė verės, pak muaj para se tė merret vendimi pėr “Ēmimin Nobel”, edhe atė, tash e disa dekada. Edhe kėtė vit ia kanė nisur. Nuk do tė ndalen derisa tė jepet lajmi pėr fituesin. Do tė ngrihet peshė, do tė ngrihet jerm pėrsėri edhe Qosja. Qysh si student pata krijuar pėrshtypjen se Rexhep Qosja nuk duron njeri mbi veten, por i besoja mė shumė se tė gjithė profetėve sė bashku. Ata qė kanė lexuar „Morfologjinė e njė fushate“, njohin stilin e tij dhe pėrpjekjet aberrative pėr tė shkokėluar, shkokėrdhuar dhe shkokėzuar kundėrshtarin. Nė publicistikėn shqiptare, mirėpo, ofendimi ėshtė pjesė e ligjėrimit publik, e kulturės, sa dallimi nė mes intelektualit tė madh dhe rrugaēit tė madh, spikatet deri diku vetėm tek pėrdorimi i gjuhės letrare. Nė kėtė ligjėrim kontribut tė madh ka dhėnė edhe Qosja.

    Pėr ata qė pėrcjellin mendimin qosik, sigurisht dinė se kanė vėshtirėsi pėr ta mbrojtur nga devijimi i gjykimeve nė gjetje tė sė vėrtetės, por kanė vėshtirėsi edhe ta kritikojnė. Ai vazhdimisht do tė pėrsėrisė se adhuron tė vėrtetėn, po jo si Platoni tė bukurėn, tė vėrtetėn dhe tė mirėn. Qosja nė universin e vet na shfaqet si personalitet i dyzuar. Kufijtė nė mes njėanshmėrisė tė pamoralshme dhe etikės janė fluide. Qosja botėrisht shprehet se ėshtė ateist, por pėrkulet para salafistėve. Njė dijetar i madh nė Europė, ateist, nuk mund tė imagjinohet me njė klerik, Qosja, po. Platoni do tė shkruajė apologjinė e tij tė famshme pėr tė mbrojtur Sokratin nga ekzekutimi me helm pėr shkak tė religjionit shetėror – nė fakt religjionet sa herė kanė pushtet politik, ose helmojnė, ose vrasin, ose gozhdojnė njerėz, ose djegin nė stiva me drunj, ose presin koka – kurse Qosja, do tė shkruajė procesverbale kundėr Kadaresė dhe bėjė denoncime kombėtare dhe ndėrkombėtare.

    Nė fakt Qosja nuk ėshtė ateist, ose ishte i tillė nė kohėn komuniste kur priste pėrfitime, por jo sot, kur mbrojtja e teologėve, mund tė sjellė pėrfitime. Siē u ngrit edhe kundėr Departamentit tė Shtetit Amerikan. Figura e Enver Hoxhės mund tė adhurohet nėse mburremi edhe me vrasjet e tij, ose nėse ato i fusim nė kllapa, por kjo nuk tregon se po adhurojmė tė vėrtetėn, por gėnjeshtrėn, dyfytyrėsinė, arbitraritetin, ekzekutimin dhe barbarinė. E pse? Enver Hoxha do tė vrasė diku 5.000 veta nė paqe dhe internojė edhe mijėra tjerė, por Qosja nuk brengoset, nuk e ndjenė tragjedinė e shkaktuar nė popull nga egoja e sėmurė e diktatorit pėr pushtet. Dashuria e tij ndaj Enverit ėshtė e ēuditshme, e pashpjegueshme. Nuk ka dyshime se Enver Hoxha ka dhėnė kontribut tė madh, por nuk kas asnjė dyshim se traumatizoi njė popull. Nė njė letėr qė i adhuruari i Qosjes i dėrgonte Stalinit, shkruante se kishte pushkatuar njėzet veta, por se ishte i bindur se fajtori nuk gjendej brenda tyre. Qosja kėrkonte burgosjen e Sali Berishės pėr vrasjen e katėr vetave, por Enver Hoxhės i falė licencėn pėr vrasje tė shqiptarėve, pse nuk dinin tė mendojnė siē priste Enveri apo Qosja prej tyre. Ky nuk ėshtė parim etik intelektual. Kjo ėshtė bashkėfajėsi nė krim. Ky ėshtė qėndrim qosik. Parim i denjė pėr njė Shantal apo pėr njė Esmerladė.

    Rexhep Qosja ka emrin “Korrik”, por ka lindur nė qershor. Ka mbiemrin „i pa qime nė faqe”, por fytyrėn e ka plot. Ai do ta shajė dhe qortojė Kadarenė pėr miqėsinė me diktatorin, por vetes do t’i lejojė Korriku i qershorit, ta quajė Enverin i “admirueshmi im.“ Nė qytetėrimin e sotshėm perėndimor, nuk ėshtė edhe aq normale tė adhurohet vrasėsi i tjerėve, nė shoqėri fisnore, po, mjafton tė mos e ketė pėsuar fisi tij, sepse aty jetohet nė njė periudhė heroike, ku vdekja bėhet sublime dhe krimineli shndėrrohet nė hero. Nė Perėndim nėse politikani vret vetėm njė njeri, nuk i falet. Pėr Qosjen jeta e shqiptarit nuk ka vlerė, vdekja po. Qosja do tė bėhet shkrimtar, por do ta shpėrfillė shoqatėn e shkrimtarėve dhe do ta gjuajė me gurė nga jashtė, jo ta ndėrtojė nga brenda. Ai do tė bėhet akademik, do ta bojkotojė Akademinė, jo ta rindėrtojė nga brenda, por do ta shajė nga jashtė. Ai do ngatėrrojė konceptet mbi tradhtarin sa nė Kosovė nuk do tė kuptohet mė kush ishte tradhtar e kush patriot. Ai do tė adhurojė sakrificat e huaja, por vet do tė jetė nėn mbrojtjen e Fadil Hoxhės. Ai do tė flasė vazhdimisht pėr burrėrinė, vet do tė arratiset me fustan. Ai do tė shkruajė romane mesatare, por do ta imagjinojė veten si Sartre apo Camus apo si Kadare. Ai do ta adhurojė Enver Hoxhėn, por do ta adhurojė edhe Titon. Ai shan njerėzit me stalinist, por vet adhuron stalinistin mė tė madh nė Europė. Ai do tė jetė shkrimtar, por pesha tij e madhe do tė jetė nė publicistikė. Ai nuk do tė pėrpiqet tė korrigjojė shoqėrinė, por me ide ekstremiste, do ta shkėrmoq atė. Ai do tė shfaqet edhe homofob tek morfologjia, ku Hysni Hoxhėn pėr shkak zėrit tė hollė, do ta quajė homoseksual. Ai do tė shajė Ali Podrimjen, Rexhep Ismailin, Hysni Hoxhėn e Ferid Aganin. Ai do tė mėsojė tė ruhet urrejtja, edhe pse mendimi filozofik perėndimor, ėshtė falja.

    Fakt ėshtė se Kadare vlerėsohet si njėri ndėr romansierėt mė tė mėdhenj nė botė. Me denigrimin e tij nuk janė marrė vetėm mediokritete, por me ekskomunikimin e tij tė nivelit histerik ėshtė marrė dhe Qosja. Akuzat e tij kanė qenė denigruese, pėrjashtuese dhe stigmatizuese. Njė humanist qė ka kritikuar ēdo anomali jetėsore nė Kosovė, qė ėshtė marrė edhe me gozhdimin e kolegėve duhej tė ishte mė i vetėdijshėm dhe tė kishte parasysh sedrėn kombėtar, si gjermanėt apo serbet pėr shembull. Nė kohėn e Titos Goli Otoku ishte mbushur me shqiptarė dhe nė kohėn e Titos shqiptarėt nuk kishin pasur tė drejtė tė pėrdorin as flamurin. Mirėpo, Qosja pėr tė treguar se ishte mė i moralshėm se Kadare, do ta shajė Kadarenė pėr konformizėm, konformizmin e vet me Titon, do ta quajė tė drejtė. Ndonjėherė njeriu ka pėrshtypjen se kemi tė bėjmė me njė ngucakeq kronik si Arthur Schopenhauer, qė nuk ishte pėrlarė vetėm me qenin e vet.

    Nė dy dekadat e fundit sa herė i afrohemi “Ēmimit Nobel”, njė grup shpreson ta fitojė Kadare dhe njė tjetėr mu nė kėtė ēast nisė me shkrimin e aktakuzave. Edhe ky vit ėshtė i tillė. Kundėrshtarėt e Kadaresė dhe armiqtė e letėrsisė shqiptare duhet tė pushojnė: pas gjithė atyre akuzave tė bėra kundėr tij, nuk mund tė pritet tė shpėrblehet Kadare, jo pse nuk e meriton nė fushėn letrare, por se moralisht e kanė dėmtuar. Nė maje tė gozhduesve dhe denoncuesve, gjendet Rexhep Qosja si Kuazimodo me njė zogori, qė e ka ushqyer, kultivuar dhe rritur pas vete.

    Kadare ėshtė nder i ēdo letėrsie nė botė dhe pėr kėtė flasin edhe ēmimet letrare qė Rexhep Qosjes, as nė ėndėrr nuk mund t’i shfaqen, e as t’i marrė me mend: disa herė i propozuar pėr “Ēmimin Nobel”, por i penguar edhe nga shqiptarė. Herėn e parė nga njė ambasador shqiptar nė Suedi, mė vonė stigmatizimet e Qosjes, ndėrsimet e tij dhe lukunia e ndikuar me letra Komitetit nė Suedi. Sidoqoftė Kadare ėshtė shqiptari i parė anėtar i Akademisė sė Shkencave Morale dhe Politike nė Francė, ku ka zėnė poltronėn e filozofit austriako–britanik, Karl Popper. Qosja ėshtė anėtar i Akademisė sė Kosovės, ku nuk shkon kurrė. Aq e madhe ėshtė vlera akademike e saj.
    Ēmimet e Kadaresė: “Prix Mondial Cino Del Duca”, “Man Booker International Prize”, Britani, “Premio Prķncipe de Asturias de las Letras”, Spanjė, “Jerusalem Prize”, Izrael dhe mė shumė se dyzetė ēmime, mirėnjohje, tituj tjerė me tė cilėt mund tė mbulohet edhe kulmi i shtėpisė sė Rexhep Qosjes dhe tė mos pikojė askund.

    Karakterin e Rexhep Qosjes e pėrkufizon besueshėm dhe nė mėnyrė pėrfshirėse Johannes Brahms: “Dhe nė qoftė se kam harruar tė fyej dikė, atėherė i lutem tė mė falė!“ Kushdo qė guxon tė synojė majėn, do ta takojė nė rrugė Qosjen hapareshur, ulur galuc, ose nė pritė. Mos mendoni se kam pasur kėnaqėsi pėr ta shkruar kėtė artikull, pėrkundrazi. Do tė dėshiroja ta fitonte Ēmimin Nobel edhe Qosja, do ta nderonte letėrsinė dhe popullin shqiptar, por pėr fat tė keq, janė shtatėmbėdhjetė tjerė tė nivelit tė Kadaresė qė janė nė pritje: Don DeLillo, Haruki Murakami, Milan Kundera, Salman Rushdie, Antonio Tabucchi etj., qė tok me Kadarenė, konsiderohen si pretendentė tė pėrhershėm. Megjithatė, pesha e brendshme kombėtare e Rexhep Qosjes ėshtė e madhe dhe nuk mund tė kontestohet. Smira, lakmia, mendjemadhėsia dhe keqdashja, janė pjesė e universit qosik
    Globnews.al
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar benseven11 pėr postimin:

    jarigas (15-08-2015)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Ide Toksike, Kadare,Qosja,Hoxha,

    Kadare, Qosja, Hoxha edhe pse te medhenj mbeten nxires te realitetit dhe i bejne jehone mongoleve(te forteve aziatike) te rinj deri ne brigjet e fundit te danubit gjerman apo hosteneve te lindjes.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •