Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    "Gangsterja’’ shqiptare i bërtet shoferit italian ‘’Këtu komandoj unë’’



    Një ‘’gangstere’’ shqiptare, vetëm 16 vjeç ka kërcënuar një shofer Italian, duke i thënë se në autobusin e tij komandonte ajo. Vajza me origjinë shqiptare, por banuese në Itali I ka kërkuar shoferit ta çonte deri në shtëpi, pasi ai e kishte ndalur autobusin për shkak të kërcënimeve që kishte marrë nga disa të rinj, pak minuta më parë.

    “Tani më lër të zbres. Ti nuk e di se kush është babai im. Do ta lajmëroj menjëherë’’, këto janë fjalët që I tha shoferit e reja shqiptare shoferit të linjës 132 Conegliano-Pieve di Soligo.” Në këtë moment vajza pasi i bërtiti shoferit, ‘’Më ço në shtëpi” dhe e kërcënoi me ndërhyrjen e të atit, ka shtyrë burrin dhe I ka marrë me dhunë telefonin, i cili ishte duke u lidhur me policinë, raportojnë mediet italiane për ngjarjen në Conegliano, Treviso.

    E gjithë historia e kërcënimit kishte nisur pasi shoferi I kërkoi të riut në grupin ku ishte edhe adoleshentja shqiptare që të paguante biletën prej 1 euro e gjysmë.

    Ky gjest ka nxitur dhe pasagjerët e tjerë, të cilët deri në atë pikë po qëndronin të qetë dhe nuk kishin guxuar të hynin mes bandës dhe shoferit. Nuk dihet nëse e reja shqiptare ishte kapobanda, por me siguri që kishte shumë guxim për të bërë kërcënime të tilla.
    globnews.al
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: "Gangsterja’’ shqiptare i bërtet shoferit italian ‘’Këtu komandoj unë’’

    ca lajm leshi eshte ky? perdite ne bote ka probleme te tilla adoleshentesh me shoferet e autobuseve.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •