Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Shthurja e Policisë së shtetit

    ne foto Edi Paloka.


    Partia Demokratike është e shqetësuar për këtë nivel pasigurie, dhe për këtë arsye, ne kemi denoncuar që në fillim, rënien e dobësimin e policisë nga njëra anë, dhe forcimin e krimit dhe kriminalitetit nga ana tjetër. Për cfarë na duhet qeveria, policia, dhe politika, nëse nuk i ofrojmë qytetarëve, shërbimin kryesor, më të qënësishmin, që është rendi dhe siguria publike

    Tirana është gdhirë sot nën pluhurin e tritorit dhe ankthin e shpërthimeve të njëpasnjëshme.

    Aktet e rënda kriminale janë shprehje e pikës më të ulët ku ndodhet rendi dhe siguria publike.

    Shthurja e Policisë së shtetit, largimi prej saj i profesionistëve, përdorimi i kësaj strukture më urdhëra politikë dhe për propagandë qeveritare, ka lënë terren të lirë për bandat më të rrezikshme e për shfaqjen më të rrezikshme të krimit, sic janë shpërthimet me tritol.

    Njerëzit e tritolit dhe të krimit kanë lehtësi sot, derisa persona të inkriminuar janë futur në polici, dhe oficerë të policisë janë anëtarësuar në banda.

    Në asnjë kryeqytet të botës, edhe atje ku ka gjendje lufte, nuk ndodh një manifestim i tillë kriminal që e ka goditur rëndë sigurinë e qytetarëve.

    Partia Demokratike i kërkon Porkurorisë të hetojë me shpejtësi dhe energji, mbi motivet e shpërthimit tek familjarët e Ministrit të Brendshëm. Motivet janë të rëndësishme për të kuptuar lojërat dhe aleancat politike me krimin.

    E sigurtë është një pistë, se ky nuk është reagim i malavitës ngaqë ndjehet e frikësuar prej Tahirit. Prej ditës së parë të detyrës, edhe më parë madje kur u aktivizua në politikë, Tahiri është në një dyshim publik, për shkak se ka jo pak dëshmitarë të shoqërimit të tij me emrat më të njohur të krimit të organizuar në vend.

    Sot kufijtë mes policisë dhe bandave kriminale nuk janë të dallueshëm, ndaj vetëm Prokuroria ka kreditet e duhura për të hetuar e zbardhur ngjarjet.
    Partia Demokratike është e shqetësuar për këtë nivel pasigurie, dhe për këtë arsye, ne kemi denoncuar që në fillim, rënien e dobësimin e policisë nga njëra anë, dhe forcimin e krimit dhe kriminalitetit nga ana tjetër.

    Për cfarë na duhet qeveria, policia, dhe politika, nëse nuk i ofrojmë qytetarëve, shërbimin kryesor, më të qënësishmin, që është rendi dhe siguria publike.

    Kur krimi godet shtetin, e vazhdon të godasë në mes të Tiranës tregon se sa thellë ka depërtuar ai brenda tij. Pasiguria ndjehet sot kudo anembane vendit.

    Përplasje me armë, shpërthim tritoli kërcënime rrembim personi kjo është situata e rendit sot.
    globnews.al
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Shthurja e Policisë së shtetit

    o ben qe kur na paska qen e thurur me pare policia e paska filluar te shthuret sot
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Shthurja e Policisë së shtetit

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    o ben qe kur na paska qen e thurur me pare policia e paska filluar te shthuret sot
    Arikullin nuk e kam shkruar une....

    benseven 11 kur shkruan i ben analize problemeve, jo si ky artikulli I PD-se.
    Ideja qe don te percjelle Edi Paloka eshte kjo,
    Kur PD ja ka qene ne pushtet policia ka qene ne rregull, nen pushtetin e ligjeve dhe disiplines,kurse sot
    policia eshte shume e shthurur, kaotike me probleme serioze ne drejtim dhe organizim qe
    ka cuar ne rritjen e shkalles se krimit,renien e eficiences ne luften kunder krimit dhe rritjen e pasigurise.
    Sipas artikullit,Edi Paloka don qe publiku te besoje dhe te krijoje konkluzionin qe PD-ja eshte shume here
    me e mire dhe me kompetente se sa PS-ja ne drejtimin e shtetit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 12-08-2015 më 18:23
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Shthurja e Policisë së shtetit

    policia shqiptare eshte si puna e asaj foshnjes se bushtres qe pasi e kane perdorur, rrahur e kane flakur ne rruge dhe tani nese do mund edhe te rimekembet.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •