Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Nje Pergjigje Per Pirro Dhimen

    Te gjithe e dime fjalimin e Pirro Dhimes ne parlamentin grek para disa javesh dhe lotet ne syte e tij kur na permend gjoja femijerine e dhimbshme e varferine e madhe qe ka kaluar (megjithese pushti i pushtave ishte sportist me nje alamet trajtimi e hante e pinte sa fryhej) dhe qe nuk do qe kjo te perseritet per femijet e tij ne Greqi. Sa per te rifreskuar kujtesen, ja lajmi i dhene neper mediat shqiptare mbi 1 muaj me pare:


    Pirro Dhima: Jam kundėr ‘shqiptarizimit’ tė Greqisė

    Kampioni Olimpik grek me origjinė nga Shqipėria, Pirro Dhima, pėrmes njė shkrimi nė profilin e tij nė Facebook, ėshtė shprehur kundėr shqiptarizimit tė shoqėrisė greke.

    Dhima i referohet me kėtė term periudhės sė sundimit komunist nė Shqipėri, ku veē tė tjerash, vendi kaloi edhe njė kolaps ekonomik.

    Duke e krahasuar atė kohė me situatėn aktuale nė tė cilėn po kalon Greqia, Pirro Dhima shprehet kundėr kthimit tė Greqisė nė njė vend si Shqipėria e Enver Hoxhės.

    “Nuk dua qė fėmijėt tanė tė qėndrojnė nė radhė pėr njė kg djathė, apo 10 kokrra vezė me njė tollon nė dorė ēdo muaj, ashtu siē qėndrova unė. Shumica prej jush qė mė shani, nuk e keni jetuar, shpresoj ta imagjinoni, por mos ta provoni kurrė”, pėrfundon Dhima./ABC
    Me pas vjen intervista e tij e turpshme ne SkyTv ku na mbush syte me lote

    Ky eshte i njejti plehre qe ndersa ngrinte shtangen dhe merrte titullin kampion bote, bertiste Per Greqine. Ketu me poshte eshte nje pergjigje publike qe i behet Pirro Dhimes nga Prof. Dr. LLUKA HEQIMI


    Emri:  Screen-Shot-2015-07-04-at-12.28.58-AM.jpg

Shikime: 994

Madhėsia:  26.9 KB


    Pirro ta duash Greqinė, por ne s‘tė kemi asnjė borxh, pėrkundrazi. Nė Shqipėri qave e qeshe pėr herė tė parė, u rrite u bėre i famshėm. Mos i hiq vetes pjesėn mė tė bukur tė fėmijėrisė dhe rinisė. Mos harro! Shqipėria tė lau me flori, nuk ishin pak 15 medaljet e arta si peshėngritės, tė bėri Mjeshtėr Europe. Ndjehem i detyruar t’i pėrgjigjem Pirro Dhimės, ndoshta pėr njė arsye tė thjeshtė njohjeje, si mjek sportiv, ku ai kaloi disa herė pėr tu vizituar dhe analizuar si sportist. Prej teje Pirro ruaj kujtime tė mira. Ti ishe peshėngritės i madh i Shqipėrisė. Kur kohėt ndryshuan dhe ti u pėrpoqe pėr njė jetė mė tė mirė, u shndėrrove si ajo bima qė transportohet nė kubikė. Pra ishe formuar kėtu, nė vendlindje. Mos harro se ke marrė 15 medalje ari pėr Shqipėrinė, disa prej tė cilave atje nė Greqi. Ke zėnė vendin e katėrt nė Europė pėr tė rritur dhe u bėre Mjeshtėr i Europės, pėr peshėngritjen shqiptare.Nė Litohoro (Piereias) 25 km. nga Katerini, nė kėmbėt e malit Olimp u njohe edhe me shoqen e jetės, Anastasinė. Lindėt 4 fėmijė, vajzėn tani 17 vjeēe, djalin 14, vajzėn 12 dhe tė voglin e pleqėrisė 3 vjeē. Nė kėtė drejtim je treguar shqiptar i vėrtetė.
    Ty Pirro nuk tė ngatėrron asnjė kėtu tek ne me minoritarin, sepse ti je himarjot i lindur nė Tiranė dhe po tė gėrmosh historinė, do tė gjesh nė Himarė emrat e veriut tė Shqipėrisė, tė njėjtat zakone kėngė dhe valle. Himarjotėt para se tė mėsonin greqisht dinin shumė mirė latinisht dhe italisht tė paktėn kėshtu thotė historia.Nė njė shkollė “Lykeio” Litohoro, mundet nga viti 1997, kur ishe kthyer njė peshėngritės i famshėm i Greqisė, “si nga fshati i gruas” u pėrpoqe tė nxish ēdo realitet tonin.

    – “Unė Pirro Dimas nuk kisha tė haja nė Shqipėri se isha grek” . Kėshtu pate thėnė nė atė shkollė, fjalėt pezmatuan jo vetėm shqiptarėt, arvanitasit por edhe grekėt vetė. Unė qė njoh mirė mensėn e “KS 17 Nėntori”, e di se sa mirė ju kanė mbajtur me ushqime, megjithėse vendi ishte nė krizė. Sepse vendet Pirro kalojnė kriza siē po kalon dhe Greqia tani. Ganimetin, “Momėn kuzhinjeren” shpirtmirė ti nuk e harrove, i solle njė “dhoro” tė vogėl, tė cilėn ajo e tregonte me lot nė sy, duke kujtuar me shumė mall Pirron e saj, ēamarokun.– Unė Pirro Dimas nuk mė jepnin shkollė se isha grek.

    Jo mor Pirro, nė kohėn qė kam pėrfunduar “Fakultetin e Mjekėsisė” ka patur disa djem tė mrekullueshėm tė minoritetit qė janė bėrė mjek tė zotė. Ti personalisht nuk je shquar nė mėsime, megjithėse po ta them siē e kam thėnė kudo, se gabuan me ty, duke mos tė pranuar nė ILKF “Vojo Kushi”. Ti mund tė zemėrohesh me disa shqiptarė, por kjo nuk tė lejon tė zemėrohesh me tė gjithė Shqipėrinė. Nė stacionin televiziv “Mega”, nė vitin 1992, tė panė shumė shqiptarė, tė cilėt kuptuan se truku grek kėrkonte qė trajnerin tėnd, Zef Kovaci ta bėnte trajner italian. Nė vend tė vėllait tėnd pėr tė pėrkthyer, kishte ardhur njė grek qė dinte italisht pėr ta pėrforcuar gėnjeshtrėn. Kaq inat na paskan, sa dhe emrin e Shqipėrisė nuk duan ta dėgjojnė? Ēudi!!! S`dimė tu kemi bėrė ndonjė tė keqe kujt. Pirro ti ke emrin e madh tė Pirro Burrit, Pirros tonė tė Epirit, Shqiptarit tė madh, por ti gabon kur kėrkon tė bėsh histori, sepse ti, kur flet pėr Epirin flet pėr atė politik ndėrsa nė tė vėrtetė duhet folur pėr Epirin gjeografik. Edhe Skėnderbeu ynė ėshtė quajtur Princi i Epirotėve. Shko e shikoje nė Vjenė, armaturėn e Heroit tonė Kombėtar. Nėse Greqisė ti i kujton Vorio Epirin, qė kėrkojnė disa qarqe greke ta sjellin nė vėmendje, e ke gabim. Po tė kujtoj se nė kohėn e Perikliut tė madh, Greqia ka qenė mė pak se 1/3 e asaj tė sotmes. Ne, fqinjėve tanė grek mund t’i kujtojmė Revolucionin pėr Pavarėsinė dhe filantropėt e mėdhenj shqiptarė, Ēamėrinė tonė, popullin e saj tė shumėvuajtur dhe heroik, marrėveshjen e Fanarit, mallkimet e gjuhės shqipe, ēkishėrimet, helmimet e misionarėve tė gjuhės shqipe dhe tė kishės sonė etj. Kėtė duhet ta dėgjojnė tė gjithė, se kėshtu shtypet e keqja dhe ruhet fqinjėsia e mirė qė dėshirojmė. Historia e Greqisė ėshtė e bukur, por mė e shumta ėshtė mitike ndėrsa ne shqiptarėt kemi histori me tė vėrtetė heroike.

    Mos tė harrojmė Vangjel Zhapėn rilindasin e “Lojėrave Olimpike”, qė grekėt e tu e duan shumė, por harrojnė qė ai ėshtė shqiptari qė ka ndėrtuar kisha, manastire, xhami e tyrbe. Pa mė thuaj Pirro a ka ndonjė grek qė bėn xhami? Nga ana tjetėr ēe shtyu kėtė njeri tė rilindė Lojėrat Olimpike? A mos ish thirrja e tė parėve tanė ilirė? T’ja lėmė kėtė historisė se ka shumė pėr tė thėnė pėr ne shqiptarėt. Kur erdha nė Greqi nė vitin 1992 me Ylli Shehun pėr njė ndėrhyrje kirurgjikale nė gju, ti na prite si miq. Mė shumė anoje nga ne, se nga grekėt tė paktėn kėtė pėrshtypje mė krijove. Kishe vuajtur, na the, nė atė shtėpi bodrumi, ku tubat e ujėrave tė zeza i kishe gati mbi kokė dhe qė shkarkoheshin me zhurmė kohė pa kohė. Na fole pėr punėn e rėndė nė ndėrtim dhe llaēin qė gatuaje me shumė mundime. Pėr tė gjitha kėto sakrifica dhe atė vendosmėri tė palėkundur pėr tė arritur diēka nė sport, u krenova me ty, tė admirova. Por pėr tu habitur, me kalimin e kohės ti njeri kaq i mirė dhe i famshėm, u bėre i ēuditshėm dhe i pakuptueshėm. Mendon se duhet tė bėsh politikė tė tillė, qė tė jesh deputet i mirė pėr Greqinė? Por ti s’ke qenė kurrė politikan dhe propozimin pėr deputet duhet ta kuptosh mirė. Nė kėto momente krize, politikanėt grek janė thuajse tė urryer nga populli i tyre. Elektorati thotė mė mirė Pirron, qė megjithėse nuk njeh politikėn, do tė jetė i drejtė dhe i mirė me ne, Pirron peshėngritėsin e shekullit, Pirron qė e kujton Londra me njė stacion tė metros, nga ku do tė hyhet nė sallėn e peshėngritjes, nė Olimpiadėn, Londėr 2012.

    Edhe Greqia duhet tė tė bėj monument dhe e meriton, se nė fund tė fundit nga monumentet e lavdishėm ėshtė bėrė dhe vetė ajo. Prit Pirro, prit i qetė dhe mos na “vringėlli armėt”. A nuk e kupton se tė ka ardhur koha e dilemės mė tė ligė nė jetėn tėnde? Pjesa mė e “keqe” e Greqisė, nuk tė duan pėr tė ngritur pesha sepse e dinė qė ti nuk mundesh dot tani, por tė duan qė tė jesh i besuar nė melodinė Vorio-Epiriote sepse ka shumė grekėr qė nuk e besojnė mė kėtė propagandė tė dalė – boje. Prandaj kur kėrkon tė flasėsh duke u kthyer nga ne, ėshtė mirė tu drejtohesh atyre. Ne e dimė se ēfarė ėshtė Vorio Epiri. Kjo daulle e ēarė, e riparuar shumė herė vazhdon tė bjerė duke lodhur mė kot daullexhinjtė. Pirro desha tė kujtoj se dhe nė ato kohė kur nuk kishim shtet dhe Greqia mund tė na uzurponte lehtė, ne shqiptarėt e kishin nga njė pushkė nė shtėpi. Kur duhet shqiptari nuk e turpėron veten pėr trimėri. Pra tė paktit grekė tė duan pėr tė turpėruar. Nuk ka as njė shpjegim tjetėr, duhet t’i kthesh me turp ato qė ke marrė me djersė. Tani meqė ke kohė qė je larguar nga Shqipėria po tė shkruaj njė vjershė tė Petro Nini Luarasit, tė freskohesh pak, tė bėsh politika mė tė mira dhe me minoritarin, tė kuptosh mė mirė se kush jemi, kemi qenė e do tė mbetemi ne shqiptarėt.

    Thonė s‘ditka Krishti shqip
    Dhe shqip - fjale s‘pret prej nesh,
    Vetėm nė gjuhė greqisht
    Tė dėgjon e tė mban vesh.

    Po dhe Krishti ndė na thėntė
    Se- “Jam grek, jakni pas meje”,
    Do t‘I themi: - Pa mblidh mėntė,
    Se Shqiptari s‘vjen pas teje!

    Gjuhėnė e kemi tėnė
    Tė vjetėrė dhe tė vlyer
    Nga perėndia ish thėnė
    Qė ta ruajm tė ēkėlqyer.
    Ironia e Petro Nini Luarasit
    nė poezinė “Kundėr mallkimit
    tė gjuhės shqipe”

  2. 3 antarėt mė poshtė falenderuan Darius pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    2043 (09-08-2015),jarigas (10-08-2015),martini1984 (09-08-2015)

  3. #2

    Pėr: Nje Pergjigje Per Pirro Dhimen

    Artisti i madh Nikolla Llambro i kthen ”bakshishin” deklaratave te Pirro Dhimes !





    Nje pergjigje e sinqerte zotit Pirro Dhima (kampionit olimpik shqiptaro -grek, greko- shqiptar, per intervisten e dhene kohet e fundit ne lidhje me gjendjen e rende politiko – ekonomike te greqise , te popullit grek dhe emigranteve shqiptar qe jetojne ne Greqi.

    –Zoti Dhima ! Respektoj talentin , arritjet tuaja te medha , medaliet tuaja si kampion olimpik i pa diskutushem ne fushen e peshe –ngritjes.sinqerisht –bravo !. Atehere, ne kulmin e suksesit tuaj u ndjeva edhe une shume mire per medaliet tuaja qofte si minoritar (me nje prejardhje nga nje fshat i minoritetit), qofte si shqiptar i lindur i rritur dhe i ardhur nga Shqiperia ne token meme –Greqia! Lexova dhe degjova intervisten e “famshme” tuajen. Per gjendjen e rende ne te cilen ndodhet Greqia dhe tere populli, bashke atdhetaret tane shqiptar, apo tere emigrantet e tjere, qe jetojne e punojene aktualisht ne Greqi! Te them te drejten , jo vetem u befasova ,por me erdhi shume turp.

    Ju z. Dhima erdhet ne Greqi,si gjithe ne te tjeret. Ju dha mundesia ne saje te talentit tuaj te cani ,te kontriboni, te fitoni medalje dhe te beheni kamp. olimpik. Bravoooo!!…Sinqerisht bravooo…!!!..Deri ketu une bie dakort. Por duhet te dini se shume minoritare , apo shqiptare te talentuar erdhen cane fituan, tituj , medalje etj… etj…dhe qarqet, qeverite nder kohe, i shfrytezuan per momentin dhe pastaj i hodhen ne koshin e harese. Shume djem e vajza te tjere te talentuar grek, po ashtu. Por asnje nga ata kampion olimpik nuk u ul ne sallen e e parlamentit. Juve ju ngjiten larte , ne sferen politike , ju bene deputet. Bukur !.deri ketu , bukur!. Po a e kini pyetur ndonje here veten, pse?. Sigurisht qe jo. Nuk ju ka interesuar dhe as qe ju intereson. Puna juaj. Po ja u them une!– qarqeve te ndryshem, partise suaj ,” Pasokut” ,qe ju zgjodhi , oligarkise, ju i sherbyet me devotshmeri. Ku? Duke mohuar vendin ku u lindet , ku u rritet , ku u stervitet, ku u formuat si atlet, Shqiperine. Ne doni ta dini, ju siguroj se po te mos ishit ai qe vinte nga Shqiperia, po te ishit lindur ketu , sot mund te ishit nje puntor i thjeshte i ndonje fabrike, apo si i pa pune, si ata 1.5 milione te tjere.

    Pra z. Dhima ”Pasoku” juaj nuk ju beri deputet per aritjet tuaja shkencore apo ndonje mendje-ndritesi tjete, por ju futi ne parlament vetem se ju mohuat atdheun meme –Shqiperine! Sado te beni, sado ta mohoni, ta nenevleftesoni, sado qofte edhe ta poshteroni , po te shikoni pasaporten tuaj apo karten e identitetit greke( taftotiten) tuaj ,ajo thote shprehimisht: topos jenisios alvanias(vend lindja alvanias) sic thone tere kartat , pasaportat greke te te tere minoritareve. Po c’kini bere ju zoti Dhima per pop. grek , per ne minoritaret, per emigrantet shqiptar ne tere qenien tuaj si “politikan i ‘shquar”, si deputeti ‘Pasokut” ne parlament? Po ju a them une:– kini vegjetuar. Karriken,e cila ju siguronte ca mijra euro te ardhura pa bere asgje. E vetmja gje qe kini bere eshte se kini ngritur doren per te votuar ato programe (mnimoniot) kriminale varferie per tere shtetasit grek ose jo, te cilat ju a binte qeveria e z.Samara apo e z. Venizelos per te votuar verberisht. Dhe ne doni ta dini , sinqerisht jam i sigurt qe ju mund te mos i kini lexuar fare . ..

    Sot z. Dhima thoni qe s’doni qe femijte tuaj te rriten si ju ne Shqiperi ne kohen e Hoxhes! Kini te drejte! Asnje nga ata miliona grek e te tjere te pa pune, asnje nga ata miliona te varfer te popullit greke, e te tjere qe kerkojne ne kazanet e plehrave, qe rrine ne rradhe neper kisha apo bashki per nje pjato gjelle, ata mijra qe kane mbetur pa shtepi, e flene jashte, ju suguroj qe nuk e donin dhe nuk e duan, ndaj ngrihen e duan ti thone —“oxi!”—jooo! programit kriminal te kapitalit, te oligarkise evropiane! Pastaj z.Pirro, femijte tuaj nuk kane vuajtur dhe nuk do te vuajne, ne saje te vepres suaj “te shquar ” si deputet i partise se ”Pasokut”. C’kini bere ju ndonje gje per ne minoritaret ? Asgje! “Pasoku” dhe n.d. juaj na mbajti te “burrgosur’ me viza per dhjetra vjet me radhe duke shkelur te drejtat njerzore te minoriteteve , dhe tere marveshjet nd/kombetare. Femijte e mi erdhen ne Greqi ne moshen 10 dhe 13 vjec. Dhe e dini? U bene nenshtetas grek pas 20 e ca vjetesh , si dhe une. Pse s’ju degjuam te dilnit ne sheshe e te demostroni me force per heqjen e asistences se o.g a. se per pensonistet tane te mjere te prera nga i famshmi ish, ish, iiiish…krye/ min. samara. Jam minoritar i kulluar nga te dya anet, por s’kam mohuar, s’do te mohoj qe u linda , u rrita ne Shqiperi. Ndoshta per kete me vonuan 20 e ca vjet. Tani jam i pa pune prej 4-vjetesh , ime shoqe po hyn ne vitin e 7-te. S’kemi asnje te ardhur. Me thoni ne ”kini forcen’ “miresine” c’te votoj te dielen? Kurse ju kini ”kurajon”, “ndershmerine” te ngriheni e te beni dhe intervista. Mos eshte ca e turpeshme kjo z. Dhima? Eshte e drejta juaj te votoni si ta ndjeni, por s’kini asnje te drej te beni krahasime me fatet e nje populli qe ka vuajtur e po vuan sot me shume akoma, me Shqiperine!!!… Ne pragun e zgjedhjeve te kaluara, zyra e juaj propagantistike ” pati miresine” te kujtohej e te me mirte ne telefon per te marre te tju mbeshtesja me rastin e zgjedhjeve. Gjate tere koheve tuaja te “arta ” si deputet, s’ishte kujtuar njeri te na ftonte per ndonje takim, per te shprehur ndonje mendim, qofte edhe per te protestuar per te drejtat tona, per problemet qe na preokupojne. Sinqerisht me erdhi turp.
    z. Dhima! megjithse me vjen zor, por jam i detyruar ta ve ne dukje, babai im jetonte ne Athine edhe para lufte. Kur qeveria e atehereshme greke i tha musolinit : —jo dhe filloi lufta italo—greke, doli vullnetar dhe shkoi ne lufte. Kur u hapen kufijte , kishte nje vertetim nga min. e mbrojtjes si veteran vullnetar pjesmares ne luften italo –grek. Konsullata greke ne Gjirokaster e detyronte te rrinte ne radhe si gjithe te tjeret per te mare nje vize e per te ardhur ne token meme. E perseris: veteraneeeee!!!..ju c’i thoni kesaj?

    Pra z. Dhima ahtu si ju doni te thoni :–po!!..programit kriminal te varferise, skllaverise, humbjes se personalitetit, dinjitetit ,lirise time dhe te popullit , ashtu edhe une familiarisht do t’i them :”—jooooo…!! Se dua qe femijte e mi, niperit, mbesat te mos marrin arratine si stergjyshet , gjyshet ,baballaret .Dua qe une the bashkshortia ime te kemi nje pension nje libreze shendeti, nje cati ku te mbeshtesim koken e te mos i behemi barre njeriu.

  4. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Darius pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    2043 (09-08-2015),martini1984 (09-08-2015)

  5. #3
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Pėr: Nje Pergjigje Per Pirro Dhimen

    Ky eshte nga ata PLEHRAT se rruges se elbasonit....ka pasur shume!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  6. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Nje Pergjigje Per Pirro Dhimen

    Ja perse sistemi politik dhe ekonomik i Greqise eshte komplet dizaster,eshte komplet falimentim.
    Eshte falimentim sepse, ja kush futet dhe behet deputet parlamenti,rob 100% injorante si Pirro Dhima.....
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar benseven11 pėr postimin:

    murik (14-08-2015)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •