Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Minatorët, PD: Rama i ka braktisur, as nuk i ngushëllon

    Albana Vokshi mban fjalim.

    Pas ngjarjes së rëndë në Bulqizë, të ndodhur paraditen e së hënës, ku humbi jetën një minator, ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila ka akuzuar kryeministrin e vendit, Edi Rama, se jo vetëm ka braktisur minatorët, por nuk gjen kohë as për ngushëllime.

    Pasi shprehu keqardhjen në emër të PD-së për vdekjen e minatorit Mehmet Dardha, gjatë ditës së sotme në Bulqizë, si dhe ngushëlloi familjarët e tij, deputetja Vokshi ka denoncuar nga selia blu neglizhencën dhe braktisjen totale të minatorëve nga qeveria e sotme, një kategori që siç tha ajo punon vazhdimisht në kushte ekstreme për të mbajtur me bukë familjet e tyre.

    “Prej dy vitesh, numri i minatorëve që kanë humbur jetën në galeritë e nëntokës ka arritur në nivele të frikshme dhe, megjithëse ngjarjet e rënda po përsëriten, qeveria dhe Edi Rama vazhdojnë të tregojnë mungesë ndjeshmërie, mungesë masash për siguri e kushte të mira pune, duke i lënë minatorët në harresë”.

    Deputetja Vokshi e ka konsideruar madje hipokrizi të kryeministrit dhe njerëzve përreth tij, sjelljen e dikurshme në opozitë, kur siç tha nxitonin të përfitonin politikisht për çdo vdekje minatori dhe përbetoheshin për ndryshimin e gjendjes së tyre me të ardhur në pushtet.

    “Sot ka përkeqësim dhe për dy vite ka 23 jetë të humbura nëpër galeri, më shumë se në dy dekada së bashku. Ndërsa Edi Rama nuk gjen kohë as për të shprehur ngushëllime”, deklaroi Vokshi.

    / Top Channel
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Thumbs down Për: Minatorët, PD: Rama i ka braktisur, as nuk i ngushëllon

    Kane memorje te dobet ne PD,se hipokrite dihet me kohe!
    E kush ben moral???
    http://shqiptarja.com/m/aktualitet/a...ma-233981.html
    Te bejme tashti matematike se sa....phhhhhhhhhhhhhhhh!
    Ja GLASA politike skipetare!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Minatorët, PD: Rama i ka braktisur, as nuk i ngushëllon

    Nje pyetje kot,ka miniera ne Shqiperi qe jane shteterore ? Si jane dhene,jane privatizuar apo jane dhene me kontrate kohore ?

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Minatorët, PD: Rama i ka braktisur, as nuk i ngushëllon

    Ç'kemi andej nga Gerdeci ?

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Wrangler për postimin:

    martini1984 (29-07-2015)

  6. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Minatorët, PD: Rama i ka braktisur, as nuk i ngushëllon

    Albana duhet te shkoje vete ne miniere te beje takim dhe marre informacion
    se si jane kushtet e minieres brenda.
    Sa eshte rreziku ne miniere cilat jane kushtet e sigurise.
    A jane plotesuar te gjitha kushtet teknike qe ta bejne minieren te
    sigurte per jeten.
    Vdekja mund te kete si shkak, nje gabim fatal te vete minatorit,
    ose mund te kete si shkak kushtet shume te keqia per sigurine e jetes
    brenda minieres.
    Nqs Albana merr informacion negativ per kushtet e minieres ajo duhet te
    nderhyje te kryeministri dhe Ministri i industrise dhe shendetsise qe te dergojne
    nje grup ekspertesh qe te inspektojne minieren komplet dhe krijojne nje raport se bashku me pamje imazhesh dhe video.Nje kopje e raportit ti kaloje Rames 1 kopje ministrave te shendetsise dhe ministrise se minierave dhe nje kopje e raportit ti kaloje prokurorise per te nisur hetimet dhe gjetur personat pergjegjes per situaten e keqe.
    Nqs raporti i eksperteve eshte bloze fare i zi qe flet per kushte skandaloze brenda te minieres
    rrezik shume i larte per jeten,atehere Rama duhet te dale me vendim dhe jape urdher
    qe miniera te mbyllet.Te hartohet nje plan i detajuar per te permirsuar kushtet brenda minieres,behen zgjerimet e nevojshme
    perforcime strukturash,ajrosje,futen ashensore te shpejte,ndricim optimal, etj qe miniera te jete ambjent i sigurte per jeten
    dhe aksidente te tilla te mos perseriten me.
    Dikush vdiq ne miniere.A eshte njerezore qe hetusi prokurori nuk nisin hetimet me themel dhe te gjejne origjinen pse ndodhi ky aksident???
    Duhet te hapen hetime dhe te vihen perpara pergjegjsise ligjore drejtues dhe manaxhere qe mund te jene fajtore qe nuk kane krijuar kushte pune
    pa rrezik dhe te sigurta per jeten e punetoreve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 01-08-2015 më 19:52
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •