Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Mazhoranca aprovon ligjin për Arsimin e Lartë, injoron kërkesat e akademikëve

    Miratimi i Ligjit të Arsimit të Lartë në Parlment është një hap përpara në reformimin e Universiteteve dhe shkollave të larta, është një hap i domosdoshëm për tu ndarë nga e kaluara dhe për të ndërtuar një strukturë universitare me standarte bashkëkohore e të njëjta me universitetet publike dhe private të BE.
    Arsyeja që më bëri të rishkruaj edhe një herë në përkrahje të Ligjit të ri për Asimin e Lartë është për të spjeguar se përse kundërshtimet ndaj këtij Ligji nga ana e disa pedagogëve nuk janë aspak profesionale, por në fakt kanë një prapavijë që synon mbajtjen e një status quo-në korruptive që vazhdon për një kohë të gjatë, pikërisht sepse ligji i vjetër jo vetëm ishte me mangësi të theksuara dhe i ndryshuar disa herë në mënyrë klienteliste, por edhe se përfituesit-klientë që në fakt janë po këta pedagogë e profesorë,- kanë vite të tëra në drejtim të universiteteve dhe kanë shkelur me të dy këmbët çdo aspekt ligjor dhe nënligjor, duke dëmtur rëndë nga ana akademike katër elemtentë bazë të arsimit të lartë:
    -cilësinë e mësimdhënies (mungesa në leksione, leksione të cunguara, programe difektoze
    dhe aspak të standartizuara, tekste mesimore të pamiratuara nga një Këshill botuesi universitetit),
    -laboratorët (për shkak të mungesës së projekteve cilësore për përmirësimin e laboratoreve aktuale dhe për krijimin e laboratorëve të rinj),
    -Praktikat mësimore dhe profesionale (për shkak të mungesës së Marëveshjeve ndërministërore
    për realizmin e këtyre praktikave),
    -mungesa e autonmisë universitare për shkak të drejtimit autokratik të Rektorëve, Dekanëve dhe
    P.Departamenteve që kanë qëndruar më shumë sa afatet kohore të përcaktuara me ligj pikërisht sepse u manipulua me ligjin e kaluar.
    Nga pikpamja politike, kundërshtimi i Ligjit të Arsimit të Lartë nga ana e opozitës është gjithashtu jo korrekte, pikërisht se ka qënë kjo opozitë dikur në pushtet që ka ndryshuar apo më mirë përmirësuar Ligjin e vjetër të 2007 rreth 3 herë, dhe pikërisht duke bërë dy gabime të rënda politike , gabime të cilat kanë dëmtuar rëndë drejtimin e Universiteteve Publike sepse me zgjatjen artificiale dhe klienteliste të qëndrimit në drejtim të drejtuesve aktualë, i kthyen këta drejtues (që janë aktualisht ë drejtim akoma), praktikisht në pronarë privatë të këtyre Universiteteve Publike, dhe duke dëmtuar rëndë autonominë Universitare.
    Së dyti nga ana politike po kjo opozitë, nëpërmjet bërjes së ligjit të vjetër më 2007 dhe tre përmirësimeve (ndryshimeve) deri në 2013, me bërjen e nën ligjeve dhe udhëzimeve të paqarta dhe kontradiktore kanë shkaktuar jo pak probleme në drejtimin e Universiteteve, në fitimin e titujve akademikë pa kritere, në mungesën e projekteve, në mungesën e kontrollit dhe të marrjes së masave nga ana e M.A.SH-it ndaj Universiteteve publike, etj.
    Pra miratimi i Ligjit të Ri për Arsimin e Lartë është pritur jo vetëm me interes por edhe me shpresë për të dalë nga bataku i shkeljeve të vazhdueshme dhe të keqmanaxhimit të drejtuesve aktualë të universiteteve publikë (sepse universitetet privatë kanë të paktën një manaxhim shumë më të mirë se sa publiket, dhe kanë qënë nën një kontroll më të rreptë financiar dhe akademik).
    Është pritur me interes dhe me shpresë nga shumica e pedagogëve , kjo nuk ka dyshim, sepse për herë të parë u realizua një ligj i cili priti 18 muaj për tu miratuar në Parlamentin shqiptar, pasi u konsultua, u morën vërejtjet përkatëse, u përzgjodhën sygjerimet më të mira dhe u plotësua për tu miratuar një Ligj i cili na afron shumë të paktën nga ana teorike (sepse do të shohim zbatimin), me standartet e vëndeve të BE, Anglisë dhe SHBA-ve, duke krijuar mundësitë më të mëdha për një reformë cilësore në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, përmirësimin e laboratorëve, realizimin e projekteve përkatëse dhe më të dobishme në mënyrë që studentët të kënë një mundësi më të madhe për tu aftësuar dhe përtë marrë informacionet më të përditësuara për programet dhe kurrikulat për të cilat ata kanë përzgjedhur.
    Probleme të mëdha të ngelura nga e kaluara mbetej dhe mbetet akreditimi i universiteteve publike dhe atyre private, si dhe shpërndarja më e mirë e studentëve fitues si në programet e universiteteve publike ashtu dhe në ato private, sepse deri tani studentët më të mirë shkonin në Universitetet publike.
    Pikërissht këtu duhen parë arsyet se përse disa individë pedagogë vazhdojnë të cysin dhe të thonë të pavërteta për Ligjin e Ri duke natemuar apo duke luajtur rolin plakave magjistare në paralajmërimet e kobshme dhe aspak profesionale.
    Dihet që neni 112 për problemin e shefave të shërbimit mjekësor duhet të rregulluar duke e ndarë shefin e shërbimit nga Përgjegjësi i Departamentit, por këto mund të bëhen me Udhëzime, ndërsa përshkrimi specifik i punës së shefit të shërbimit dhe i përgjegjësit të departamentit duhet të bëhet përkatëisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit.
    Përa i përket Kapitullit 12 nuk kam se çfarë të them më tepër se sa Kyreministri i vendit, duke patur parasysh se ky kapitull është cilësor të cilin e kundërshtojnë disa nga këta pedagogë vetëm për shkak të raportit të përqindjes në Komisionin përkatës në favor të komisionerëve nga ana e administratës se sa ato pedagogëve. Por kjo mendoj se nuk përbën një problem për të cilën duhet anatemuar.
    Sidoqoftë arsyet se përse disa nga këta pedagogë kanë një kohë të gjatë që bërtasin dhe ulurasin madje duke bërë dhe shkrime me tituj aspak të denjë për një pedagog, është se këta njerëz i kanë patur mundësitë të japë sugjerimet dhe vërejtjet e tyre por nuk i kanë bërë ose kanë dalë në tv private dhe kanë bërë kritika aspak profesionale; gjithashtu vetëm janë mjaftuar me kritika të aspektit të justifikimit politik, gjë që nuk sqarohet aspak problematika në diskurset e ndonjërit nga këta pedagogë.
    I vetmi argument që mund të justifikojë kundërshtimet e tyre ndaj Ligjit të ri, që mund të justifikojë përfshirjen e disa studentëve me disa parrulla qesharake para parlamantit, që mund të justifikojë shkrimet aspak profesionale por vetëm dis-informuese, që mund të justifikojë përpjekjet për të detyruar median dhe publikun për drejtësinë e argumenave të tij, është - varësia dhe servilizmi politik ndaj Opozitës, asaj opozite e cila dje i ka dhënë plot poste dhe lëshime këtyre pedagogëve gjatë qeverisjes së saj.
    Detyrimi për të folur pa argumente, për të debatuar me imponim, kjo ka qënë detyra kryesore e këtyre pedagogëve të përkëdhelur nga politika e djeshme që është në opozitë sot.
    Servilizmi politik i disa pedagogëve të cilët si qaramanë për të kaluarën nga e cila përfituan por që nuk kthehet më, në vënd që të flasin në mënyrë profesionale, vjellin vrer dhe përpiqen të dis informojnë për Ligjin e Ri ë sapo miratuar.
    Pikërisht, është ky servilizëm politik ai që Ligji i Ri i miratuar kërkon të rregullojë, janë pikërisht ato shkelje, abuzime, klientelizma, korrupsine, autokratizma, fitime të parregullta titujsh akademikë, të cilat mbrohen nga këta pedagogë të favrizuar nga Ligji i kaluar- por që kërkon të rregullohen nga Ligji i Ri i miratuar.
    Në përfundim mund të shpreh keqardhjen për këta kllounë të politikës të cilët derdhin lotë krokodili për të kaluarën nga e cila përfituan, por që kundërshtojnë me forcë e me keqdashje çdo ndryshim dhe reformë që shërben për të përmirësuar gjëndjen katastrofike të Arsismit të lartë, gjendje e cila ka mbetur e përkeqësuar nga ndërhyrjet pa kriter të politikanëve të djathte e të majtë të së kaluarës.
    Asnjë Ligj i Arsimit të Lartë nuk është konsultuar kaq gjërësisht brënda dhe jashtë vëndit se sa ky Ligj që mendoj se është i arrirë, për gjëndjen në të cilëm është Arsimi i Lartë sot.
    Mbetet zbatimi, i cili pas miratimit do ti japë një nxitje positive pëmirësimit të gjëndjes aktuale në Arësimin e Lartë.

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Miratimi i Ligjit – një sukses për Arsimin e Lartë

    Cfare thote ligji i vjeter i arsimit te larte?
    Cfare thote ligji i ri i arsimit te larte?
    Nga krahasimi i 2 ligjeve te shohim se cfare eshte ndryshuar.
    Kush ankohet per ligjin e ri dhe cili eshte ekzakt argumenti qe ligji i ri ka probleme??
    Postit te pare i mungojne faktet kryesore se cfare thone te dy ligjet dhe pse eshte kundershtuar ky ligj
    nga disa politikane dhe pedagoge universitetesh???
    Nje pjese e madhe e problemeve qe kane sot universitetet nuk lidhet shume me ligjet ne fuqi,por me
    paaftesine e drejtuesve te universiteteve ne drejtim dhe organizim te operacioneve administrative dhe financiare..
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 24-07-2015 më 21:41
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Miratimi i Ligjit – një sukses për Arsimin e Lartë

    Nqs ky ligj do te quhej sukses personal i Çilit & co, le ta etiketonim si te tille (Sukses)...

    Ne fakt ky ligj ka shume paqartesi dhe abuzime flagrante mbrenda tij! Me teper sesa per nje reforme e mirefillte ne arsimin e larte, ai demton rende universitetet shteterore. Eshte nonsens qe universitetet private te kene hapesiren per tu deklaruar si publike duke perfituar fonde per kerkime shkencore, apo duke marre leje per godina te reja duke i justifikuar ato me ngritjen e kuotave!
    Nga ana praktike eshte i paperballueshem financiarisht nga studentet! Me keto lloj rritje tarifash, bachelori do te kushtoje 1000€uro, kurse masteri 2000€uro. Nderkohe qe dhjetra mijera familje, gjejne veshtiresi ne shlyerjen e detyrimeve energjitike qe nuk i kalojne ne disa raste as 20 mije leke te vjetra, Shqiperia sot ka vendosur tarifa per arsimin e larte, qe jane 2-3 here me te kushtueshme se ne shtetet prestigjioze perendimore...

    Nuk mund te justifikohet e gjithe kjo masaker qe po i behet arsimit te larte vetem nje emri: KLINTELIZMIT!

    Nejse, çfare ka bere sagllam Rama ne keto dy vjet qeverisje, qe mos ta menderoste edhe me arsimin do thoni ju?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 25-07-2015 më 09:43
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Miratimi i Ligjit – një sukses për Arsimin e Lartë

    Asnje reforme nuk do kete sukses po nuk u vendos baza e arsimit;meritokracia falas.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Miratimi i Ligjit – një sukses për Arsimin e Lartë

    Si rripen pedagoget qe rrjepin studentet.Nga Artan FUGA

    Aq cope – cope eshte financimi i universiteteve publike nga buxheti saqe vetem nga mbyllja e shkollave doktorale ne keto dy vitet e fundit, krejt akt i paligjshem, jane humbur qindra milione leke, aq sa ne disa raste fondi per pagat mbulon vetem 9 muaj rroge per pedagoget, kurse gjoja fondet per kerkimin shkencor jane vetem disa therrime per te ushqyer minjte dhe ato shperndahen pa asnje transparence dhe ne menyre klienteliste, pa kritere te njohura, pa transparence dhe pa analize.

    Pagat e pedagogeve te thjeshte, atyre qe mbajne mbi kurriz ngarkesen ne auditore, jane kaq te uleta sa pedagogu i ndershem me te nuk blen dot asnje liber, nuk abonohet dot ne asnje reviste, nuk ndermerr dot asnje udhetim pune, nuk shkon dot as per nje konference shkencore, nuk abonohet dot as ne site online shkencore, me nje fjale nuk shtyn vecse jeten e perditshme si nje varfanjak i mjere.
    Poqese lihen te lira tarifat e shkollimit, keto mund te “rregullohen” vetem duke i fut duart ne xhepat e familjeve te studenteve.

    Doni arsim qena? Paguani qimet e kokes : Do te haje njeriu njeriun…

    Kurse ka private qe me leket e studenteve blejne toka, risorte, financojne fushata elektorale, etj.
    Edhe poqese ben nje liber a tekst, absurde, nuk quhet pune e shperblyeshme as e matshme. Dhe as te mos presi te marre ndonje lek sepse librat piratohen duke u fotokopjuar.

    Pastaj pedagogu i padenje, pasi ka humbur besimin te cdo shperblim i drejte, nis e imponon me dhune tekstin e tij dhe nis plagjiaturat per tekste surrogato sepse rruge tjeter nuk i kane lene.
    Vidh per te jetuar.

    Kjo eshte drama qe ligji i ri i arsimit as e prek e as e sheron.

    Po ju them fakte, nuk ju rrefej perralla :

    Ne dy vitet e fundit kam qene i detyruar te financoj me rrogen time personale botime shkencore ne departamentin qe drejtoj perndryshe do te kishin mbet ne mes te rruges.

    Ka deshmitare.

    Ja ky eshte financimi i kerkimit shkencor sot.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Miratimi i Ligjit – një sukses për Arsimin e Lartë

    I beni nje propozim per Grant Sorosit qe e keni afer me zyrat ne Tirane te financoje
    per rrogat e pedagogeve dhe punen kerkimore shkencore per te pakten 10 vjet.
    Kjo mund te rrise kualitetin e mesimdhenies sepse rroga e mire do i nxise pedagoget
    per cilesi te larte ne leksione praktika dhe aksesori mesimore,si materiale video/audio,power point
    apo udhetime per qellime te mesuari te nje subjekti ne nje leksion.
    Mund ti behet thirrje nga Ministria e Arsimit te gjithe bizneseve te medha
    ne Shqiperi qe te dhurojne para,te sponsorizojne per rrogat
    e pedagogeve dhe punen kerkimore.
    Ne shkembim te sponsorizimit shteti t'ja ule pak taksen ketyre bizneseve.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Mazhoranca aprovon ligjin për Arsimin e Lartë, injoron kërkesat e akademikëve


    Ligji i Arsimit të Lartë, i debatuar mjaft nga politika dhe akademikët do të jetë pjesë e diskutimeve që presidenti Bujar Nishani do të zhvillojë me pedagogë dhe akademikë.

    Sipas burimeve zyrtare të Presidencës, takimi konsultues është parashikuar të zhvillohet në Presidencë ditën e hënë.

    Tashmë, ligji i Arsimit të Lartë, pas miratimit në Kuvend i është dorëzuar kreut të shtetit për dekretim. Takimi vjen pikërisht në kuadër të kundërshtimeve që akademikët dhe pedagogët kanë kundër ligjit.

    Seanca e posaçme maratonë e së martës u shoqërua me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës.

    Qeveria mbron ligjin duke deklaruar se ai rrit cilësinë, përgjegjshmërinë dhe konkurrencën.

    “Risia e ligjit është dija cilësore që ofron, konkurrenca e ndershme dhe përgjegjësia e re që vjen pas një mënyrë të matshme treguesish performancash dhe sigurisht edhe skema e re e financimit”, deklaronte të enjten në Top Story, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

    Por opozita thotë se ligji është klientelist, shkatërron autonominë e universiteteve dhe rrit tarifat për studentët duke u hequr të drejtën e arsimimit shtresave në nevojë.

    / Top Channel
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Mazhoranca aprovon ligjin për Arsimin e Lartë, injoron kërkesat e akademikëve

    Seanca maratonë, ligji për Arsimin e Lartë miratohet me 78 vota. Opozita braktisi votimin

    Deputetët e opozitës dhe të maxhorancës kanë diskutuar deri në orët e vona të mëngjesit për nismën Ministrisë së Arsimit.

    Deputetët e opozitës e kanë quajtur projektligjin e arsimit të lartë si antikombëtar dhe që do të cenonte rëndë arsimin e lartë në vend. Në seancën e djeshme kanë folur rreth 40 deputetë të të dy kampeve politike, ndërkohë që Kryeministri Rama dhe ishkreu i qeverisë Berisha kanë replikuar me njëri-tjetrin për rreth dy orë rresht.

    Rama dhe Berisha janë thumbuar gjatë seancës për godinën e Kryeministrisë, artikullin e “Financial Times” dhe rritjen ekonomike.

    Deputetja Topalli e ka kundershtuar ligjin duke thene: “Refuzojeni këtë ligj. Sepse një milion të papunët nuk kanë 3 apo 4 mijë euro për të paguar universitetin. Në këtë tarifë nuk përfshihen librat, transporti. Refuzojeni këtë ligj, sepse ky është ligji që u thotë të rinjve, ikni. Ky kryeministër ka zgjedh të bëjë tregti diplomash”,-deklaroi Topalli.

    Ndërkohës, sipas ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, reforma në arsimin e lartë krijon një vizion të ri për Universitetet në Shqipëri.

    Ndërsa përfaqësues të maxhorancës kanë deklaruar se nisma është hartuar nga një ekip specialistësh. Sipas ministres së Arsimit, reforma në arsimin e lartë krijon një vizion të ri për Universitetet në Shqipëri.

    Panorama

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mazhoranca aprovon ligjin për Arsimin e Lartë, injoron kërkesat e akademikëve

    Projektligji për arsimin e lartë, akademikët: Grevë nëse s’ndryshon

    Forumi për Liritë Akademike dhe Autonominë Universitare ka dalë kundër projektligjit të qeverisë për arsimin e lartë.

    Gjatë një takimi të mbajtur dje, anëtarë të këtij forumi kanë argumentuar pikat për të cilat nuk bien dakord. Ata kanë paralajmëruar nisjen e një greve përgjatë këtij muaji, nëse projektligji dërgohet në Kuvend i pandryshuar, në variantin e bërë publik në media. “Kemi vendosur që t’i përgjigjemi ndryshe.

    Presim që drafti i ri i projektligjit të dalë dhe në momentin që del, në qoftë se vazhdon përpjekja për të cenuar liritë akademike dhe autonominë universitare, ne pastaj do t’i përgjigjemi me të gjitha mjetet demokratike që kemi në dispozicion dhe që lejon Kushtetuta, deri në grevë”, tha koordinatori i forumit, Mark Marku.

    KUNDËRSHTITË
    Akademikët kanë argumentuar se projektligji për arsimin e lartë që është hartuar nga Ministria e Arsimit cenon rëndë autonominë universitare. Veç kësaj, profesorët thanë se në sajë të skemës së financimit që parashikohet në këtë draft, nuk favorizohen universitet shtetërore, por ato private.

    “Forumi konstaton se po paraqitet një projektligj pa koherencë me variantet tashmë të debatuara. Në vend të një mekanizmi tregu, edhe ai i konceptuar keq, na paraqitet ekstremi tjetër, etatist dhe që ceon në thelb liritë universitare duke i vendosur nën thundrën e administratës”, thuhet në deklaratën për shtyp të Forumit për Liritë Akademike dhe Autonominë Universitare.

    Sipas sociologut Zyhdi Dervishi, agjencitë e ngritura në këtë draft nuk janë gjë tjetër veçse një kontroll i Qeverisë ndaj universiteteve. “Një masë për të mbuluar ushtrimin e pushtetit nga Qeveria. Me keqardhje e them që aty duket më shumë sikur ky ligj është bërë për arsimin universitar, jopublik”, tha Dervishi. Akademikët pjesëmarrës në takim vlerësuan se koha e vënë në dispozicion për shqyrtimin e projektligjit është e reduktuar. Ata kërkuan që Ministria t’u japë më tepër kohë universiteteve për shqyrtimin në mënyrë të detajuar të projektligjit.

    KËRKESAT
    Forumi për Liritë Akademike dhe Autonominë Universitare ka dalë me disa kërkesa. Akademikët kanë kërkuar që drafti për arsimin e lartë të mos politizohet, por të marrë gjithë kohën e mundshme për diskutim me të gjitha grupet e interesit. “Forumi, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave qytetare që ky projektligj cenon seriozisht kërkon: Të jepet një periudhë të paktën prej disa javësh që jo vetëm profesorati të arrijë të bëjë kritikën nen për nen të projektligjit, por edhe të ketë mundësinë të ndërtojë propozime alternative për Kuvendin e Shqipërisë”, thuhet më tej në deklaratë.

    Brenda kësaj hapësire kohore mund dhe duhet që të gjitha instancat e njohura nga ligji, sikurse janë Akademia e Shkencave, Konferenca e Rektorëve, këshillat dhe qeveritë studentore të japin vlerësimet dhe propozimet. Akademikët kanë kërkuar që të zhvillojnë diskutim me ministren Nikolla mbi këtë draft, si edhe të thirren për seancë dëgjimore në Kuvend.

    “Sa më sipër bëjnë pjesë në kërkesa minimale që na lindin nga të drejtat tona qytetare, prandaj mosrealizimi i tyre konsiderohet prej nesh si një cenim i njëanshëm i këtyre të drejtave dhe lirive, çka na sjell detyrimin po aq qytetar për të kërkuar respektimin e tyre duke përdorur të gjitha të drejtat dhe liritë që na njeh ligji, si edhe në respekt të të gjitha detyrimeve tona morale dhe profesionale përpara studentëve, prindërve dhe shoqërisë. Nëse kjo nuk ndodh, ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha këto mjete demokratike dhe kushtetuese, përfshi këtu edhe mjetin më ekstrem demokratik, grevën”, mbyllet deklarata e akademikëve.

    PROJEKTLIGJI
    Ministria e Arsimit ka hartuar projektligjin për arsimin e lartë, i cili është kontestuar edhe nga senati i Universitetit të Tiranës. Por sipas ministres Nikolla, kemi të bëjmë me një draft i cili nuk ka marrë ende formën përfundimtare. Më herët, Nikolla ka bërë me dije se do të mirëpresë të gjithë vërejtjet dhe rekomandimet që do të bëhen nga universitet dhe profesorët në adresë të përmirësimit të projektligjit.

    Panorama

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mazhoranca aprovon ligjin për Arsimin e Lartë, injoron kërkesat e akademikëve

    UT, Kule kundërshton ligjin për arsimin, dekanët heshtin

    Universiteti më i madh në vend, ai i Tiranës, ka dhënë të tjera sugjerime për hartuesit e reformës në arsimin e lartë. Në dëgjesën e një dite më parë Komisioni i Medias diskutoi propozimet e reja që ky universitet mendon se duhet të ndryshohen përpara se ligji të kalojë për miratim në Parlament. Pasi vlerësoi përmirësimet në draft, rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, shprehu disa sugjerime që lidhen me krijimin e institucioneve publike të pavarura, mënyrën e funksionimit të agjencisë së financimit dhe bordit të akreditimit, si dhe ciklet e studimit. Veç këtyre, ai kërkoi kthim të këshillave të fakulteteve, sistemit part-time të shkollimit dhe bllokimin e transferimit të studimeve nga degë të ndryshme brenda një universiteti. Ndërkohë gjatë seancës dekanët pavarësisht pyetjeve të deputetëve nuk kanë preferuar të shprehen as pro, as kundër projektligjit.

    PROPOZIMET

    Universiteti i Tiranës vijon të kundërshtojë kapitullin XII për krijimin e institucionit publik të pavarur, model që sipas tij nuk gjendet në asnjë vend të Europës. “Nëse do të ketë institucione të tilla nga e mirë publike ato degradojnë në të mirë private dhe humbet përmbajtja e institucioneve të arsimit të lartë”. Vërejtjet e tij vijuan me Agjencinë Kombëtare të Financimit, duke kërkuar që buxheti i universiteteve të mos varej nga ky mekanizëm, por direkt nga Parlamenti. “Në ligj parashikohet që universitetet në varësi të skemës së financimit të tyre bëjnë marrëveshje 3-vjeçare me Ministrinë se si do të jetë përqindja e financimit të tyre. Si mund të dalë një agjenci të ndryshojë një marrëveshje që e kanë bërë universitetet me Ministrinë.

    Do të sugjeronim që kjo të hiqet e të mbetet në kompetencë të ministrit ose Parlamentit”. Bordin e administrimit rektori Kule e cilësoi një risi pozitive duke ndarë menaxhimin nga drejtimi akademik, por problem mbetet përbërja dhe kompetencat e tij. “Në ligj parashikohet që në varësi të përqindjes së buxheteve nga të ardhurat e vetë universitetet krahasuar me të ardhurat nga buxheti i shtetit do të jetë anëtarësia në bord. Më i interesuar është ai që ka më shumë fonde nga buxheti i shtetit, pa rëndësi nëse do të ketë 3 apo 4 anëtar në bord. Ndërkohë është parashikuar pakica bllokuese nga Ministria”, vuri në dukje Kule, duke shtuar se ky bord nuk mund të ketë kompetenca akademike.

    Panorama

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Nishani dhe Marrëzia e tij e Fundit: rikthimi në Kuvendi i Ligjit për Arsimin e Larte

    Nishani dhe Marrëzia e tij e Fundit: rikthimi në Kuvendi i Ligjit për Arsimin e Larte

    Vazhdon serialin e marrëzive të rikthimit në Parlament presidenti ynë i nderuar Nishani i cili ktheu edhe Ligjin për Arsimin e Lartë sot.
    Janë disa Ligje që kur ka ardhur Maxhoranca në Pushtet që Presidenti ynë i nderuar vazhdon të rikthejë falë, aftësive të tij dhe saktëisht Ai nuk ka dekretuar deri tani:
    -Ligjin për Shërbimin e Jashtëm,
    -Ligjin për autoritetet për Forcat e Armatosura,
    -Ligjin për Shkollën e Magjistraturës,
    -Ligjin për Gjykatën e Lartë,
    -dhe sot Ligjin për Arsimin e Lartë.
    Ç’po ndodh kështu me Presidentin tonë të nderuar? Përse ky karshillëk obsesiv ndaj disa ligjeve të rëndësishëm të Maxhorancës? A mos ndoshta rikthimi i këtyre ligjeve vjen nga që Maxhoranca prej 85 deputetësh nuk është profesionale në krahasim me stafin e tejprofesional të Presidentit? Apo mos ndofta vetë Presidenti ynë i nderuar ka rastisur me një iQ (kooficient inteligjence) mbi normën? Apo mos lepuri fshihet diku në lidhjet e tij me partinë në të cilën ka milituar që pas dështimit në ngjarjet e dikurshme në ish Shkollë e Bashkuar në Tiranë?
    Kuptohet vetvetiu se detyrimi që ka Presidenti ynë i nderuar ndaj atyre që e vendosën President të vendit (pa ndonjë kriter bindës bazuar në hierarkinë profesionale dhe moshën) se ai ishte më i duhuri duke u votuar me 71 vota para 4 vitesh, duhet të jetë i madh. Dhe kjo po dëshmohet me anë të rikthimit të Ligjeve që bën një Shumicë Parlamentare plebishitare në krahasim me atë shumicë parlamentare kur u zgjodh si president, Presidenti ynë i nderuar.
    Sikur të vihej në kandar rikthimi i ligjeve në Kuvend duke peshuar argumentat e shëndoshë ligjorë të stafit të Presidentit tonë të nderuar, me detyrimet që ka Presidenti ynë i nderuar dhe Stafi i tij ndaj PD që sot është në opozitë, atëhere pa ndonjë dyshim kandari i pa-anshëm i logjikës së shëndoshë do të anonte plotësisht ndaj detyrimeve. Dhe këto detyrime ndaj PD, e kanë futur Presidentin tonë të nderuar jo vetëm në një qorrsokak ligjor por edhe shoqëror.
    Ligjor sepse Projekt ligjet e miratuara janë tërësisht të konsultuara me juristë profesionistë sipas profilit dhe mos miratimi dhe vonesat që shkakton ri kthimi tyre në parlament i kushton shumë shtetit ligjor.
    Shoqëror sepse tymnaja që përpiqet të përhape stafi i Presidentit dhe vetë Presidenti i cili na paska gjetur disa ‘yçkla’ prej të cilave ligjet nuk mund ti dekretojë dot Presidenti ynë i nderuar, po shkakton (pikërisht atë që kërkojnë disa koka të ndezura dhe që kanë frikë se mos dëmtohen nga ligji) - destabilitet, nëpërmjet të cilit të krijohet përshtypja se Parlamenti nuk po punon mirë, Qeveria nuk po punon mirë, se ‘dyshja Rama-Meta, ka maru, ka maru’..., etj, etj.
    Le të kthehemi tek ri-kthimi i fundit i Ligjit Për Arsimin e Lartë. Ky rikthim i ka vënë kapakun të gjitha ri-lthimeve të ligjeve për disa arsye të veçanta:
    -sepse ky ligj është ndodhta i vetmi ligj në 25 vite që është konsultuar, sugjeruar, për 18 muaj jo vetëm nëpër Universitetet Publike dhe Private, në stafet e tyre akademike por edhe nga pedagogë të veçantë të cilët kanë dërguar sugjerimet e tyre nëpërmjet e-amileve, diskutimeve në fakultete. Si i tillë ky Ligj mendoj se mbetet nga ligjet më të rrahur dhe të korrigjuar para se të konsultohej edhe nga ndërkombëtarët.
    - sepse nëpërmjet këtij ligji mund të reformohet Arsimi i Lartë, ligjet e mëparshëm të të cilit kishin mangësi të theksuara dhe boshllëqe të rënda ligjore të cilat masakruan Arsimin e lartë nën pretekstin e rritjes së përqindjes së studentëve në Arsim i cili sipas ish kryeministrit të asaj kohe Shqipëria mbetej prapa vëndeve të tjera të cilët e kishin 55/1000 banorë ndërsa ne e paskëshim shumë më pak. Ky ish Kryeministër harronte që në atë shifër bota fuste edhe dy vitet e fundit të shkollës së mesme, prandaj shifra e dhënë nga ai ishte e pasaktë.
    -Sepse kundërshtimet për ligjin erdhën vetëm nga një i ashtuquajtur Profesor me mbiemrin Fuga i cili mori përsipër të kritikojë ligjin duke ngatërruar profesionalizmin dhe rolin e tij si akademik me politikën. Kundërshtimet e tij janë të njohura dhe të kritikuara nga ana ime në dy shkrime të fundit tek gazeta SOT.
    Sidoqoftë një nga gaffat juridike me të cilat është kundërshtuar ligji mbetet .. aluzioni i marrëzishëm Presidentit tonë të nderuar se...Ligji qënka për shtetin dhe jo për universitetet???!!! Po universitetet dhe studentët i nderuar President nuk janë në këtë shtet? Nejse për këtë problem Presidenti është e nevojshme të konsultohet me akademikun Nard Ndoka.
    Të gjashtë argumentat e Presidentit tonë të nderuar nuk janë të vlefshme për disa arësye:
    Argumenti i Parë….’’duhen shmangur qasjet etatiste të cilat qënkan mëshiruar në Arsimin e Lartë’’?! Një argument me të vërtetë sa për tu gjëndur ‘Kola në punë’ , pra për hir të porosisë sipas ‘His Master Voice’, Presidenti e gjeti një pseudo-argument për të kundërshtuar ligjin. Kjo ‘shmangie etatiste’ është në fakt një absurditet.
    Argumenti i dytë…’’kushtëzohet e drejta për arsimin e lartë nga kriteri i pagesave’’??!! Po ç’janë këto sofizma që ka vendor në dekret ky Presidenti ynë i nderuar, për të përligjur ri-kthimin e Ligjit? A nuk e di ai se tarifat vendosen jo nëpërmjet Ligjit por nëpërmjet Udhëzimeve? E Përse napaska kushtëzuar të frejtën për në Arsim të Lartë? Sepse kërkon lritere si nota për tu futur në Shkollë të Lartë? Gabim i rëndë i nderuar President , për Ju dhe për stafin tuaj.
    Argumenti i tretë…’’ky ligj nuk garanton Autonomine e institucioneve dhe Lirinë Akademike’’. sepse… ligji kufizokërka fondet publike për shkak të financimit të pjesëshëm....???!!!! Mesa duket stafi i tij nuk e ka òlexuar mirë ligjin sepse të ardhurat që vijnë në Universitete përdoren nga Universitetet, pra Ligji konfirmon dhe nxit lirine akademike dhe shtimin e të ardhurave dhe jo e kundërta. Pra duket që është një argument fals.
    Argumenti i Katërt…..’’kundërshton formimin e Agjensive Autonome’’….. ky argument tregon edhe njëherë se sa larg BE dhe SHBA është Presidenti ynë i nderuar dhe stafi i tij i lodhur. Dihet që Universitetet kanë dhe kontrollohen nga Agjendsi Autonome të vendit ose të huaja për problem specifike me qëllim që të mos shmangen nga kriteret akademike standarte.
    Argumetni i Pestë….Autonomia e Universiteteve është cënuar nga ndikimi i Egzekutivit në përbërjen e Bordit të Administrimit… Ja dhe një marrëzi juridike e Presidentit tonë të nderuar dhe e Stafit të tij të lodhur. Dihet se Universitetet publike janë të varura nga shteti dhe nuk mund të jenë tërësisht të pavarura dhe kjo ndodh në çdo vënd të botës, të ardhurat, fondet janë dhe duhet të jenë të kontrolluara nga shteti, sepse nuk janë të pakta rastet kur Universitetet publike janë kthyer ashtu si dhe tani që po flasim në Universitete Publlike .. me Pronar Privat, që bën çtë dojë me fondet dhe njerëzit.
    Argumenti i gjashtë….’’përmban dispozita në lidhje me mbarimin e mandatit të strukturavedrejtuese dhe rregulla për kufizimin e mandatit’’….. Ja ku qënka fshehur Lepuri… Presidenti kërkon që nëpërmjet ri-kthimit të Ligjit të përjetësojë apo të paktën të mbajë në detyrë këta drejtues të tanishëm duke pretenduar se qënkan shkelur të drejtat e drejtuesve???!!! OU. Bravo i nderuar President, Po përse i nderuar edhe sa kohë kërkon të lësh në drejtim të Universiteteve publike këta drejtues të korruptuar që janë në drejtim që nga vitet 2000 ?
    Apo harruat se ishit ju që konfirmuat amandamentet e Ligjit të vjetër i cili i amendua disa herë gjatë drejtimit të maxhorancës PD vetëm e vetëm për të lënë në drejtim të njëjtët njerëz në universitete, të cilët në fund të fundit mbajnë përgjegjësi për ç’ka ka ndodhur dhe po ndodh në Arsimin e lartë në të cilin aktualisht është dëmtuar rëndë nga:
    Nepotizmi i drejtuesve,
    Korrupsioni galopant,
    Rënia e cilësisë së mësim dhënies,
    Marrja e titujve pa kriter
    Klientelizëm i pashoq në futjen në punë
    -etj
    Në përfundim, mendoj se rikthimi i këtij ligji i cili mbetet një nga ligjet më profesionalë për nga formulimi dhe përmbajtja, dhe gjithashtu më reformatori, është një njollë e zezë e Presidencës drejtimin e Presidentit të nderuar Nishani, dhe duke përfshirë dhe 4 ligjet e tjera, kjo përbën një karshillëk të paparë ndonjëherë në historinë e politikës shqiptare ku një president i ardhur me ‘mik’ pengon punën e egzekutivit dhe të shtetit vetëm e vetëm se mendoj se ka marrë urdhër nga Partia nga e cila ka ardhur.

  12. #12
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Nishani dhe Marrëzia e tij e Fundit: rikthimi në Kuvendi i Ligjit për Arsimin e

    etatiste????? sofizma?????***-shillik????obsesiv????
    Artikull mizerabel.Mbushur me shprehje pordhe per konfuzion,lol.
    Ja perse Nishani nuk firmos nje tufe pallavrash.
    Mesoni si te shkruani shqip dhe ne rrjedhe llogjike te argumentave.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  13. 2 antarët më poshtë falenderuan benseven11 për mendimin e shprehur në këtë postim:

    murik (18-08-2015),pirro10 (15-08-2015)

  14. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Nishani dhe Marrëzia e tij e Fundit: rikthimi në Kuvendi i Ligjit për Arsimin e

    pse per konfuzion i nderuar ben seven?
    Mos e ke fjalen per argumentat e Presidentit Nishani i cili npermjet stafit te tij ka dekretuar nje rikthim pa asnje baze logjike. vetem e vetem sepse ka marre urdher nga PD.
    Perkundrazi, nese njeh ndopak se cpo ndodh ne Arsimin e Larte do te me jepje te drejte.
    Sidoqofte, eshte e pamundur te luftosh me Din Pakun sepse sa me pak te dish aq me shume mendon se di. Keto jane problemet e diskutimeve.
    Me thuaj nje argument ku ai ka te drejte he une do tju argumentoj me saktesi se perse gabon.

  15. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Nishani dhe Marrëzia e tij e Fundit: rikthimi në Kuvendi i Ligjit për Arsimin e

    Edhe nje sugjerim i nderuar ben shtata: mos komento per gjera qe nuk merr vesh se tregon injorancen tende.

  16. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Nishani dhe Marrëzia e tij e Fundit: rikthimi në Kuvendi i Ligjit për Arsimin e

    nuk mevjen cudi qe 11 injorante te kane falenderuar. e meriton.

  17. #16
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Nishani dhe Marrëzia e tij e Fundit: rikthimi në Kuvendi i Ligjit për Arsimin e

    Ligji per arsimin e larte, nga do qe ta analizosh, vetem reforme ne avantazh te arsimit nuk mund te jete! Presidenti Nishani do njolloste figuren e tij nqs do e dekretonte!
    Ky ligj shkon ne favor te Henri Çilit dhe ndonje sharlatani te ngjashem qe ka ngrene pershesh me te gjitha qeverite.

    Mirepo kur mendon se kush e ka hartuar te bihen te gjitha çudite: nje zonje si kjo ministria e arsimit, e cila akoma sot e kesaj dite, olimpin e CV-se se saj, ka masterin e Kristalit, qe e mbylli me firmen e saj si jo-efektiv! Shto ketu edhe sugjerimet e Babilon Rromes, skicatori qe s'ka shitur asnje skice ne jeten e tij, dhe del kjo pahçavure skandaloze qe pritet te votohet nga mazhoranca...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  18. #17
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Nishani dhe Marrëzia e tij e Fundit: rikthimi në Kuvendi i Ligjit për Arsimin e

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Edhe nje sugjerim i nderuar ben shtata: mos komento per gjera qe nuk merr vesh se tregon injorancen tende.
    Shkrimi jot reflekton konfuzion dhe injorance.
    Ti s'di te strukturosh fjalite si duhet.
    Kjo tregon cfare shkolle muti ke bere lol.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar benseven11 për postimin:

    murik (18-08-2015)

  20. #18
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Nishani dhe Marrëzia e tij e Fundit: rikthimi në Kuvendi i Ligjit për Arsimin e

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    pse per konfuzion i nderuar ben seven?
    Mos e ke fjalen per argumentat e Presidentit Nishani i cili npermjet stafit te tij ka dekretuar nje rikthim pa asnje baze logjike. vetem e vetem sepse ka marre urdher nga PD.
    Perkundrazi, nese njeh ndopak se cpo ndodh ne Arsimin e Larte do te me jepje te drejte.
    Sidoqofte, eshte e pamundur te luftosh me Din Pakun sepse sa me pak te dish aq me shume mendon se di. Keto jane problemet e diskutimeve.
    Me thuaj nje argument ku ai ka te drejte he une do tju argumentoj me saktesi se perse gabon.
    Rikthim pa baze llogjike?????
    Nga e di ti qe eshte pa baze llogjike?
    Projektligjet qe i dergohen Presidentit per firmosje jane material i shkurter se si duhet te jete ligji
    qe jepet per tu firmosur.Por ketyre projekteve u mungojne detajet.
    Ne keto raste se bashku me projekt ligjin nga parlamenti,presidentit i dergohet edhe nje raport shoqerues ne
    lidhje me projektligjin.Fakti qe presidenti s'ka firmosur tregon
    1.Mundet qe raporti te jete jo i plote,ose jo i qarte,ose jo bindes,ose te kete gjykim shume te ceket te problemit,ose
    te kete ceshtje per te cilat presidenti nuk eshte dakort.Ne kete rast Presidenti e kthen projektligjin per tu rishikuar dhe jep
    rekomandime se cfare duhet ndryshuar,cfare duhet futur,cfare duhet hequr, etj.
    2.Projektligji i ri nga menyra se si eshte shkruar bie ne kundershtim me interesat, lirite dhe aspiratat e studenteve,bie ne kundershtim
    me lirine e krijimit, progresit shkencor,ka efekt kufizues per arsimin e larte.....
    3.Aspekte te projekt ligjit bien ne konflikt me ligje te tjera ekzistuese qe mund te sjellin probleme serioze me vone.Nje tjeter shkak qe e frenon
    Presidentin te firmose.Kjo nuk eshte ndonje cudi per aq kohe sa ne parlament projekt ligji hartohet nga deputete amatore si Taulant Balla, nje i korruptuar dhe hajdut.
    4.Vizioni i Presidentit eshte shume here me i gjere se sa vizioni dhe interesat e grupimeve te caktuara si grupimet
    e pedagogeve dhe akademikeve,apo interesat e grupeve studentore apo interesat partiake.
    Vizioni i presidentit eshte qe te nxise progresin dhe produktivitetin e institucioneve te arsimit te larte ne nje nivel akoma me te larte, ne edukim dhe progres shkencor.Eshte nje vision qe te kenaqe interesat e politikaneve,por edhe te pedagogeve dhe studenteve.
    Sipas presidentit qellimi i nje ligji te ri eshte qe te kenaqe te gjitha palet qe kane interesa ne kete mes dhe jo te jete i nje anshem,te kenaqe vetem pedagoget dhe t'jua fuse studenteve sepse njeanshmeria nuk eshte drejtesi dhe nuk i sherben aspak progresit ne arsimin e larte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 15-08-2015 më 20:39
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  21. #19

    Për: Nishani dhe Marrëzia e tij e Fundit: rikthimi në Kuvendi i Ligjit për Arsimin e

    Edhe te ishte nje president i PS, do bente te njejten gje me ligje te aprovuara nga PD. Nuk po ben ndonje gje te papare ndonjehere.

  22. #20
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Nishani dhe Marrëzia e tij e Fundit: rikthimi në Kuvendi i Ligjit për Arsimin e

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Edhe te ishte nje president i PS, do bente te njejten gje me ligje te aprovuara nga PD. Nuk po ben ndonje gje te papare ndonjehere.
    Edhe po te kishte qene alien dhe qeverine ta kishin marsianet, presidenti nuk duhej ta dekretonte kete ligj! Merru me thelbin e çeshtjes dhe jo banalizimin e saj...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •