Miratimi i Ligjit të Arsimit të Lartë në Parlment është një hap përpara në reformimin e Universiteteve dhe shkollave të larta, është një hap i domosdoshëm për tu ndarë nga e kaluara dhe për të ndërtuar një strukturë universitare me standarte bashkëkohore e të njëjta me universitetet publike dhe private të BE.
Arsyeja që më bëri të rishkruaj edhe një herë në përkrahje të Ligjit të ri për Asimin e Lartë është për të spjeguar se përse kundërshtimet ndaj këtij Ligji nga ana e disa pedagogëve nuk janë aspak profesionale, por në fakt kanë një prapavijë që synon mbajtjen e një status quo-në korruptive që vazhdon për një kohë të gjatë, pikërisht sepse ligji i vjetër jo vetëm ishte me mangësi të theksuara dhe i ndryshuar disa herë në mënyrë klienteliste, por edhe se përfituesit-klientë që në fakt janë po këta pedagogë e profesorë,- kanë vite të tëra në drejtim të universiteteve dhe kanë shkelur me të dy këmbët çdo aspekt ligjor dhe nënligjor, duke dëmtur rëndë nga ana akademike katër elemtentë bazë të arsimit të lartë:
-cilësinë e mësimdhënies (mungesa në leksione, leksione të cunguara, programe difektoze
dhe aspak të standartizuara, tekste mesimore të pamiratuara nga një Këshill botuesi universitetit),
-laboratorët (për shkak të mungesës së projekteve cilësore për përmirësimin e laboratoreve aktuale dhe për krijimin e laboratorëve të rinj),
-Praktikat mësimore dhe profesionale (për shkak të mungesës së Marëveshjeve ndërministërore
për realizmin e këtyre praktikave),
-mungesa e autonmisë universitare për shkak të drejtimit autokratik të Rektorëve, Dekanëve dhe
P.Departamenteve që kanë qëndruar më shumë sa afatet kohore të përcaktuara me ligj pikërisht sepse u manipulua me ligjin e kaluar.
Nga pikpamja politike, kundërshtimi i Ligjit të Arsimit të Lartë nga ana e opozitës është gjithashtu jo korrekte, pikërisht se ka qënë kjo opozitë dikur në pushtet që ka ndryshuar apo më mirë përmirësuar Ligjin e vjetër të 2007 rreth 3 herë, dhe pikërisht duke bërë dy gabime të rënda politike , gabime të cilat kanë dëmtuar rëndë drejtimin e Universiteteve Publike sepse me zgjatjen artificiale dhe klienteliste të qëndrimit në drejtim të drejtuesve aktualë, i kthyen këta drejtues (që janë aktualisht ë drejtim akoma), praktikisht në pronarë privatë të këtyre Universiteteve Publike, dhe duke dëmtuar rëndë autonominë Universitare.
Së dyti nga ana politike po kjo opozitë, nëpërmjet bërjes së ligjit të vjetër më 2007 dhe tre përmirësimeve (ndryshimeve) deri në 2013, me bërjen e nën ligjeve dhe udhëzimeve të paqarta dhe kontradiktore kanë shkaktuar jo pak probleme në drejtimin e Universiteteve, në fitimin e titujve akademikë pa kritere, në mungesën e projekteve, në mungesën e kontrollit dhe të marrjes së masave nga ana e M.A.SH-it ndaj Universiteteve publike, etj.
Pra miratimi i Ligjit të Ri për Arsimin e Lartë është pritur jo vetëm me interes por edhe me shpresë për të dalë nga bataku i shkeljeve të vazhdueshme dhe të keqmanaxhimit të drejtuesve aktualë të universiteteve publikë (sepse universitetet privatë kanë të paktën një manaxhim shumë më të mirë se sa publiket, dhe kanë qënë nën një kontroll më të rreptë financiar dhe akademik).
Është pritur me interes dhe me shpresë nga shumica e pedagogëve , kjo nuk ka dyshim, sepse për herë të parë u realizua një ligj i cili priti 18 muaj për tu miratuar në Parlamentin shqiptar, pasi u konsultua, u morën vërejtjet përkatëse, u përzgjodhën sygjerimet më të mira dhe u plotësua për tu miratuar një Ligj i cili na afron shumë të paktën nga ana teorike (sepse do të shohim zbatimin), me standartet e vëndeve të BE, Anglisë dhe SHBA-ve, duke krijuar mundësitë më të mëdha për një reformë cilësore në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, përmirësimin e laboratorëve, realizimin e projekteve përkatëse dhe më të dobishme në mënyrë që studentët të kënë një mundësi më të madhe për tu aftësuar dhe përtë marrë informacionet më të përditësuara për programet dhe kurrikulat për të cilat ata kanë përzgjedhur.
Probleme të mëdha të ngelura nga e kaluara mbetej dhe mbetet akreditimi i universiteteve publike dhe atyre private, si dhe shpërndarja më e mirë e studentëve fitues si në programet e universiteteve publike ashtu dhe në ato private, sepse deri tani studentët më të mirë shkonin në Universitetet publike.
Pikërissht këtu duhen parë arsyet se përse disa individë pedagogë vazhdojnë të cysin dhe të thonë të pavërteta për Ligjin e Ri duke natemuar apo duke luajtur rolin plakave magjistare në paralajmërimet e kobshme dhe aspak profesionale.
Dihet që neni 112 për problemin e shefave të shërbimit mjekësor duhet të rregulluar duke e ndarë shefin e shërbimit nga Përgjegjësi i Departamentit, por këto mund të bëhen me Udhëzime, ndërsa përshkrimi specifik i punës së shefit të shërbimit dhe i përgjegjësit të departamentit duhet të bëhet përkatëisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit.
Përa i përket Kapitullit 12 nuk kam se çfarë të them më tepër se sa Kyreministri i vendit, duke patur parasysh se ky kapitull është cilësor të cilin e kundërshtojnë disa nga këta pedagogë vetëm për shkak të raportit të përqindjes në Komisionin përkatës në favor të komisionerëve nga ana e administratës se sa ato pedagogëve. Por kjo mendoj se nuk përbën një problem për të cilën duhet anatemuar.
Sidoqoftë arsyet se përse disa nga këta pedagogë kanë një kohë të gjatë që bërtasin dhe ulurasin madje duke bërë dhe shkrime me tituj aspak të denjë për një pedagog, është se këta njerëz i kanë patur mundësitë të japë sugjerimet dhe vërejtjet e tyre por nuk i kanë bërë ose kanë dalë në tv private dhe kanë bërë kritika aspak profesionale; gjithashtu vetëm janë mjaftuar me kritika të aspektit të justifikimit politik, gjë që nuk sqarohet aspak problematika në diskurset e ndonjërit nga këta pedagogë.
I vetmi argument që mund të justifikojë kundërshtimet e tyre ndaj Ligjit të ri, që mund të justifikojë përfshirjen e disa studentëve me disa parrulla qesharake para parlamantit, që mund të justifikojë shkrimet aspak profesionale por vetëm dis-informuese, që mund të justifikojë përpjekjet për të detyruar median dhe publikun për drejtësinë e argumenave të tij, është - varësia dhe servilizmi politik ndaj Opozitës, asaj opozite e cila dje i ka dhënë plot poste dhe lëshime këtyre pedagogëve gjatë qeverisjes së saj.
Detyrimi për të folur pa argumente, për të debatuar me imponim, kjo ka qënë detyra kryesore e këtyre pedagogëve të përkëdhelur nga politika e djeshme që është në opozitë sot.
Servilizmi politik i disa pedagogëve të cilët si qaramanë për të kaluarën nga e cila përfituan por që nuk kthehet më, në vënd që të flasin në mënyrë profesionale, vjellin vrer dhe përpiqen të dis informojnë për Ligjin e Ri ë sapo miratuar.
Pikërisht, është ky servilizëm politik ai që Ligji i Ri i miratuar kërkon të rregullojë, janë pikërisht ato shkelje, abuzime, klientelizma, korrupsine, autokratizma, fitime të parregullta titujsh akademikë, të cilat mbrohen nga këta pedagogë të favrizuar nga Ligji i kaluar- por që kërkon të rregullohen nga Ligji i Ri i miratuar.
Në përfundim mund të shpreh keqardhjen për këta kllounë të politikës të cilët derdhin lotë krokodili për të kaluarën nga e cila përfituan, por që kundërshtojnë me forcë e me keqdashje çdo ndryshim dhe reformë që shërben për të përmirësuar gjëndjen katastrofike të Arsismit të lartë, gjendje e cila ka mbetur e përkeqësuar nga ndërhyrjet pa kriter të politikanëve të djathte e të majtë të së kaluarës.
Asnjë Ligj i Arsimit të Lartë nuk është konsultuar kaq gjërësisht brënda dhe jashtë vëndit se sa ky Ligj që mendoj se është i arrirë, për gjëndjen në të cilëm është Arsimi i Lartë sot.
Mbetet zbatimi, i cili pas miratimit do ti japë një nxitje positive pëmirësimit të gjëndjes aktuale në Arësimin e Lartë.
Krijoni Kontakt