Pėrkrah komunizmit

Pozicioni i disa intelektualėve tė famshėm “progresist” kundrejt Revolucionit tė Tetorit dhe regjimeve komuniste.

Pėr shumė, tej mase shumė dekadash, lavdėrimi i pakushtėzuar i mitit tė Revolucionit Rus tė 1917 dhe tė sistemeve komuniste nė pėrgjithėsi, ėshtė bėrė pjesė, nėse kėshtu mund tė thuhet, e ndėrgjegjes kolektive tė miliona personave, tė bindur rreth drejtėsisė sė “luftės sė klasave” marksiste dhe tė metodave tė pėrdorura nė shumė vende. Kjo ethe masive, qė pėr rreth 70 vjet, nga viti 1917 deri mė 1989, ėshtė pėrhapur nė Evropė dhe nė botė e ndihmuar dhe rėnduar nga sjellja e njė pjese tė madhe tė intelektualėve tė cilėt nėpėrmjet veprave dhe pohimeve tė tyre morėn pjesė nė mbajtjen gjallė tė mitit mė tragjik dhe tė eksperimentit kulturor, politik dhe socio-ekonomik mė tė dėshtuar tė epokės bashkėkohore.
Pas kaq vitesh ėshtė interesante tė rilexojmė ē’kanė shkruar dhe deklaruar njerėz tė njohur tė mendimit, duke mbėshtetur dhe thurur elozhe pėr sistemet marksiste, duke u nisur nė radhė tė parė nga ai moskovit. Qė nė vitin 1919, Albert Matheiz historian i Revolucionit francez, justifikoi regjimin e terrorit tė instaluar nė Rusi, duke e krahasuar (nėse ky mund tė quhet kompliment) Lenin me Robespierin. Njė tjetėr francez nė vitin 1931, poeti Luis Aragon (1879 – 1982) nė “Prélude au temps des cerises” i pėrkushtoi vargje rrėngjethėse GPU-sė (e pamėshirshmja polici politike bolshevike): “Kėrkoj nj GPU pėr tė pėrgatitur fundin e botės / Rroftė GPU-ja kundėr papės dhe morrave / Rroftė GPU-ja kundėr nėnshtrimit ndaj bankave / Rroftė GPU-ja kundėr familjes”… dhe kėshtu me radhė. Pėrtej oqeanit ishte shkrimtari Epton Sinclair qė lidhur me kolektivizimet sovjetike nė bujqėsi shkruante: “Nė Rusi bolshevikėt pėrzėnė fshatarėt e pasur nga tokat dhe i dėnojnė me punė tė detyrueshme… Gjithė kjo do tė shkaktojė ndoshta njė milion tė vdekur, ndoshta pesė milionė… Por nė fund tė fundit nė historinė e njerėzimit nuk ėshtė regjistruar asnjė ndryshim i rėndėsishėm social pa tė vdekur”. Ndjeshmėri tė veēantė dhe shpirt humanitar shfaqi edhe shkrimtari me zė Maksim Gorki (1869 – 1936), i cili nuk pati skrupuj kur lėshoi thirrjen e tij patriotike “Shfaroseni pa mėshirė armikun”; thirrje qė faktikisht do tė shėnonte vėrshimin e spastrimeve staliniste.

Lista e tė mėdhenjve dhe tė urtėve, apologjetė tė komunizmit vijon me filozofin Maurice Merleau-Ponty qė nė vitin 1947, duke polemizuar me shkrimtarin Koestler, justifikoi Terrorin e Madh stalinian si “parakusht i nevojshėm pėr ndėrtimin e njė shoqėrie tė re proletare”. Por duhet tė mbėrrijmė te Bertolt Brecht-i (1898 – 1956) pėr tė parė tė shprehur, ndoshta, nė formėn mė tė plotė shpirtin politik tė intelektualėve marksistė apo filomarksitė tė perėndimit. Regjisori i famshėm nė mars tė 1953 e vajtoi vdekjen e Stalinit me fjalėt: “Tė shtypurit e tė pesė kontinenteve ndjenė njė shtrėngim nė zemėr kur mėsuan lajmin e vdekjes sė Stalinit. Ai ishte mishėrimi i shpresave tė tyre dhe tona”. Nuk mbaron kėtu. Nė qershor tė 1953, me rastin e revoltave tė punėtorėve tė Berlinit, qė u shtypėn nga tanket ruse, Brecht-i i shkroi presidentit tė RDGJ-sė, Ulbricht, pėr ta pėrgėzuar dhe pėr tė ripohuar vlerėsimin ndaj regjimit komunist nė gjermani. “Elementė fashistė tė shtyrė nga Perėndimi – theksoi intelektuali – u pėrpoqėn tė shfrytėzonin pakėnaqėsinė e popullit (lapsus qė tė bėnė tė mendosh se bash populli gjerman nė lindje nuk ėshtė se po e shtynte dhe aq mirė nėn regjimin komunist) pėr tė arritur qėllimet e tyre tė ulėta dhe gjakatare… Por falė ndėrhyrjes sė shpejtė dhe tė pėrpiktė tė trupave sovjetike kjo pėrpjekje u eliminua. Sigurisht, forcat e armatosura ruse nuk u morėn me punėtorėt, por me kėtė turmė fashistėsh luftėnxitės tė pėrbėrė bashibozuk tė rinj qė kishin pushtuar Berlinin”. Nga deliret tragjikomike brehtaniane kalojmė te njė tjetėr personazh tė nderuar tė plejadės sė intelektualėve marksist, hungarezi György Lukacs (1885 – 1971). Nė njė intervistė pėr New Left Review tė korrik-gusht 1971, Lukacs pa mėdyshje (dhe ndjesi tė qesharakes) pohoi se: “mė i keqi i regjimeve komuniste ėshtė gjithmonė mė mirė se mė i miri i regjimeve kapitaliste”. Nuk i shpėtoi groteskut as komediografi irlandez George Bernard Shaw (1856 – 1950), i cili nė vitin 1931, gjatė njė udhėtimi nė BRSS, “admiroi realizmin e Stalinit”, duke pohuar se “Rusia nuk kishte asnjė problem ushqimor… dhe se kishte njė sistem burgjesh model”. Duke shtuar: “nė Angli njė shkelės i ligjit hyn nė burg si njeri normal dhe del kriminel, ndėrsa nė Rusi ai hyn qė tashmė ėshtė kriminel dhe del i rilindur… Deri nė atė pikė sa shumė tė burgosur, pėr tė pėrmirėsuar vetveten, zgjasin vullnetarisht dėnimin”. Sikur mos t’i mjaftonte, Shaw, e mbyllte kėshtu: “Stalini i ka mbajtur tė gjitha premtimet; krijoi njė shoqėri tė drejtė dhe pėr rrjedhojė heq kapelėn para tij”. Mė tė pėrmbajtura duken vėzhgimet e shkrimtarit H. G. Wells, lidhur me “parajsėn e punėtorėve”. Nė vitin 1931, pas njė takimi me Stalinin, pranoi me njė siklet shqetėsues “mungesėn e qenėsishme tė lirisė nė BRSS”, por duke e justifikuar me “pėrpjekjet e Sovjetit pėr tė krijuar njė shoqėri racionale”. Nė 1935 mbeti i dashuruar me marksizmin dhe filozofi dhe matematikani Ludwig Wittgenstein. Vizitoi BRSS dhe pėr disa vite rresht mendonte tė transferohej aty, i bindur se ai vend paraqiste njė alternativė tė vlefshme dhe tė nevojshme kundrejt dekadencės sė Perėndimit. “Tirania komuniste – pohonte me njė sintetizėm matematikor – nuk mė indinjon… BRSS-ja ėshtė njė vend i ashpėr por i drejtė”. Nė fillim tė viteve ’30 ekonomisti John Maynard Keynes studioi sistemin e bujqėsisė sovjetike, duke vėnė re zitė e frikshme tė bukės shkaktuar nga planet pesėvjeēare. Gjithsesi pėr hir tė dashurisė sė idealeve, parapėlqeu tė heshte.

Njė kapitull tė veēantė meritojnė deklaratat dhe shkrimet e tė mbivlerėsuarit filozof ekzistencialist Jean-Paul Sartre (1905 -1980), i cili pasi qetėsisht punoi dhe deri diku u pasurua, nė vitet 1940 – 44, nėn regjimin kolaboracionist tė Vichy-s, ju fut me kokė ēėshtjes komuniste. Ndėrmjet viteve 1947 – 1951, ai u kthye nė njė stalinist tė flaktė, deri sa prishi marrėdhėniet me mė kritikėt dhe tė kujdesshmit si Raymond Aron, Arthur Koestler dhe Maurice Merleau-Ponty. “Nuk pranoj – polemizoi i neveritur Sartre – tė ndjek ish miqtė e mi nė dėnimin e stalinizmit”. Nė vitin 1952, Satre u prish edhe me Albert Camus, i cili kritikonte metodat shtypėse dhe gjakatare tė Stalinit (“Duke mos qenė ne anėtarė tė Partisė, nuk ishte detyra jonė tė flisnim pėr kampet e punės sovjetike”, shpjegoi babi i ekzistencializmit , duke dhėnė prova tė larta dialektiko-akrobacie). Nė vitin 1952, filozofi mori pjesė nė Konferencėn e Lėvizjes pėr Paqe organizuar nga komunistėt nė Vjenė dhe nė vitin 1954, pas njė udhėtimi nė Rusi, me njė seri artikujsh pėr Libération i thuri lavde, pa mėdyshje, gjithė sistemit marksist: “Nė BRSS – pohoi Sartre – liria e kritikės ėshtė e plotė… Qytetarėt sovjetik kritikojnė qeverinė e tyre mė haptas dhe nė mėnyrė mė efikase se sa ne. Gjendja social-ekonomike e popullit sovjetik ėshtė nė pėrmirėsim tė vazhdueshėm… Tė gjithė janė tė ushqyer dhe strehuar nė mėnyrė tė admirueshme… Ata nuk dalin jashtė shtetit jo sepse nuk e lejon qeveria, por sepse nuk kanė asnjė dėshirė pėr tė dalė… Nė sistemin sovjetik interesi i individit dhe i shoqėrisė pėrputhen plotėsisht… BRSS marshon drejt sė ardhmes”. Nė vitin 1956, filozofi francez arriti tė mos pranonte raportin sekret tė Kruscev-it mbi masakrat e Stalinit, duke deklaruar: “Ėshtė e papranueshme ekzistenca e kampeve tė pėrqendrimit, por edhe trajtimi qė shtypi borgjez i bėn ėshtė i papranueshėm… Kruscev-i e denoncoi Stalinin pa dhėnė shpjegime tė mjaftueshme, pa kryer analizė historike, shkujdesur”.

Lidhur me gjyqet e shumta tė Moskės dhe torturat ndaj tė burgosurve, shkrimtari francez André Malraux (1901 – 1976) lozi me analogji tė papranueshme historike: “Ashtu si Inkuizicioni nuk shkatėrroi dinjitetin themelor tė krishterimit, ashtu edhe gjyqet e Moskės nuk kanė zbehu dinjitetin themelor tė komunizmit”. Denoncimet e vazhdueshme lidhur me ekzistencėn e “gulagėve” nuk prekėn aspak besimin e shumė intelektualėve “progresist” perėndimor. I vetmi pėrjashtim ėshtė André Gide, i cili nė vitin 1939 vizitoi BRSS-nė duke ngelur i neveritur. Me t’u kthyer nė Francė, Gide guxoi tė fliste pėr shtypjen staliniste, por menjėherė u izolua. Nga ana e vet, filozofi Roger Garaudy i ironizoi “zėrat lidhur me gulagėt” dhe fituesi i ēmimit Nobel Frédéric Juliot-Curie dėshmoi “se rusėt janė njė popull i lumtur qė mbėshtet regjimin e vet”. Nuk mbaron kėtu. Nė vitin 1972 Pablo Neruda (1904 – 1973) – fitues i Nobelit pėr letėrsinė nė 1971, por dhe fitues i ēmimit grotesk pėr Paqen “Lenin” – problemet e Aleksandr Solgenistsyn-it dhe tė intelektualėve tė tjerė tė shquar rusė tė internuar nė gulag, i vlerėsoi “plotėsisht personale” duke shpjeguar: “se nuk kishte dėshirė tė kthehej nė vegėl tė propagandės antisovjetike”. Nė vitet ’70 u bė pėrsėri i gjallė Sartre, i cili pasi bekoi lėvizjet studentore tė ’68, nisi sulmin duke lartėsuar veprimet e grupeve terroriste italiane, gjermane dhe palestineze. “Terrorizmi ėshtė arma legjitime e tė vobektit”, pohoi, duke justifikuar masakrėn e Munihut, kryer nga terroristė palestinezė gjatė Olimpiadės. Asgjė e ēuditshme. Qė nė vitet ’60 ai kishte bėrė apologjinė e sjelljes sė dhunshme “antiborgjeze dhe antiimperialiste”. Nė parathėnien e Tė mallkuarve tė botės (1961) tė Franz Fanon, filozofi ekzistencialist kishte nėnvijėzuar: “tė vrasės njė evropiano-perėndimor do tė thotė tė arrish njėkohėsisht dy qėllime: eliminimin e shtypėsit dhe tė njeriut qė ėshtė fryt i kėsaj shtypjeje”. Nė vitin 1968, nga mikrofoni i Radio Luksemburgut, nė kėtė mėnyrė Sartre e justifikoi revoltėn studentore dhe dhunėn si njė reagim tė drejtė: “Dhuna ėshtė e vetmja gjė qė ju ka ngelur studentėve qė ende nuk kanė hyrė nė sistemin e krijuar nga etėrit e tyre… Nė vendet tona tė lodhura perėndimore, studentėt pėrbėjnė tė vetmen forcė proteste tė majtė… E pėrkryera qėndron nė vendet marksiste dhe veēanėrisht nė Kinė dhe nė Kubė”. Nė pranverėn e 1970, Sartre pranon tė bėhet pjesė e grupit maoist “E majta proletare”, duke u bėrė dhe drejtor pėrgjegjės i gazetės La Cause du Peuple (organ nė faqet e tė cilit u bėhej thirrje militantėve tė merrnin peng dhe ti kyēnin nė “burgjet e popullit” drejtorėt e fabrikave dhe tė linēonin deputetė e ministra).

Mbyllim paradėn e intelektualėve perėndimorė, tė marrosur me komunizmin, me Noam Chomsky, i cili nė fund tė viteve ’70, pėrveē se thurte lavde pėr sistemin maoist, pėrkrahu me entuziazėm ēėshtjen e khmerve tė kuq kamboxhian, duke mohuar masakrat e frikshme tė miliona njerėzve, kryer nga lideri i tyre Pol Pot. Nė vitin 1977, gjuhėtari amerikan i cilėsoi mizoritė e khmerve dhe tė vietkongėve si“histori tė shpikura nga reaksionarėt perėndimor” ndėrsa dėshmitė e refugjatėve kamboxhian dhe vietnamez (tė ashtuquajturit boat people), qė i kishin shpėtuar persekutimit tė “xha” Ho Chi Minh-it, si “absolutisht tė pabesueshme”. Pėrfundojmė kėtė parakalim tronditės me liderin e vjetėr radikal, amerikanin Scott Nearing (apologjet i BRSS-sė nė vitet ’30) qė nė 1982 himnizonte “tė ndriturin” Pol Pot dhe satrapin komunist shqiptar Enver Hoxha: “Bėhet fjalė pėr dy gjeni tė vėrtetė tė politikės revolucionare; dy njerėz qė bėn gjithēka pėr tė bėrė tė lumtur popujt e tyre”.

No coment.

Alberto Rosselli

Burimi: MVSK https://8mvsk.wordpress.com/2015/06/...ah-komunizmit/