Komunizmi dhe letėrsia - Ismail Kadare*


(Shkėputur nga Konferenca e mbajtur nė Forumin Botėror tė Letėrsisė nė Munih, 22-III-1992)

Rendi komunist ishte ai qė mė shumė se ēdo rend tjetėr e mori seriozisht luftėn kundėr letėrsisė. Komunizmi dhe letėrsia e vėrtetė s’mund tė bashkėjetonin kurrė. Qėndrimi mohues ndaj letėrsisė nuk ėshtė deformim i mėvonshėm. Ai ėshtė nė gjenezėn e komunizmit. Paragrafėt e cekėt tė Marksit pėr letėrsinė antike ose pėr Shekspirin s’janė veē njė alibi pėr tė mbuluar krimin e mėvonshėm. Nė vizionin e tij tė botės sė ardhshme nuk ka vend pėr letėrsinė. Artikulli platformė i Leninit “Letėrsia e partisė dhe organizata e partisė” ishte aq barbar pėr nga pasojat e tij, saqė mund tė kishte poshtė nėnshkrimin e Xhingis Khanit. Por, nga artikulli i Leninit te pushkatimet e Stalinit, te urrejtja patologjike e Maos pėr shkrimtarėt, gjer te Pol Poti i Kamboxhias, qė i masakronte njėlloj, si ata qė shkruanin libra, dhe ata qė i lexonin ato, kalon si njė fill i kuq qėndrimi pėr letėrsinė.
Totalitarizmi kuptoi, gjithashtu, se shkatėrrimi i letėrsisė nuk mund tė bėhej vetėm me terror. Ai e kuptoi se jo asgjėsimi, por vetasgjėsimi i letėrsisė do tė ishte zgjidhje e plotė e problemit. Komunizmi totalitar nisi kėshtu njė nga aksionet mė kriminale tė tij: varrosjen e letėrsisė prej vetė shkrimtarėve. Vetėcensurėn, kėtė sėmundje shekullore, me tė cilėn letėrsia qe ndeshur edhe mė parė dhe qė nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr e kishte kapėrcyer, komunizmi u pėrpoq ta kthente nė murtajė.
Dhe ia arriti, nė njė farė mėnyre, ta bėnte kėtė. Mijėra shkrimtarė, kryesisht mediokėr, e rrethonin nga tė gjitha anėt tempullin e letėrsisė. Numri i tyre shtohej ēdo ditė nė atė masė qė numri i shkrimtarėve tė vėrtetė, tė atyre qė pėrpiqeshin tė mbanin gjallė zjarrin e shenjtė, sa vinte pakėsohej.
Asnjėherė letėrsia e gjysmės sė botės nuk kishte ndeshur me njė rrezik tė tillė. Shkrimtarėt u ndanė kėshtu mė dysh: nė atė qė tradhtuan tempullin dhe nė ata qė i qėndruan besnikė. Pyetja hyjnore qė mund t’u bėhej shkrimtarėve tė Lindjes “ē’bėre ti Adam?” do tė kishte nė kėtė rast dy pėrgjigje. E para: unė u degradova sipas ligjeve tė komunizmit. E dyta: unė vazhdova tė shkruaj normalisht, sikur komunizmi tė mos ekzistonte.
Ėshtė thėnė edhe herė tė tjera se, tė mendoje normalisht nė botėn e ēmendur komuniste, ėshtė, ndėrkaq, njė qėndresė e parė. Tė flisje normalisht, kjo ishte pothuajse heroike.
Komunizmi u shemb pa njėmendėsuar dot ėndrrėn e tij tė mbrapshtė. Ne arritėm nė fundin e kėtij mijėvjeēari pa tė. Ka tre mijė vjet qė letėrsia jeton nė botė. Mijėvjeēari i saj i parė ka qenė i pasur e plotė dritė. I dyti, pėr fat tė keq, ishte i varfėr. U duk sikur njerėzimi donte tė pushonte njė farė kohe, gjersa erdhi mijėvjeēari i tretė, ky qė po jetojmė, i cili prapė e ringjalli letėrsinė. Le tė shpresojmė qė mijėvjeēari i ri, i katėrti i saj, tė mos pėrsėritė, pėr njė simetri fatale tė dytin.

* Titulli i Redaksisė MVSK.

Burimi: Standard, 5-V-2015, f. 16. (MVSK)