KISHA E SHEN GJERGJIT NE KORCE
Kisha e Dėshmorit tė Madh Shėn Gjergj ka qenė nė atė vend ku sot ngrihet biblioteka e qytetit «Thimi Mitko».
Kjo ishte njė nga kishat mė tė vjetra tė Korēės. Njoftimet mė interesante pėr hershmėrinė e kėsaj kishe na i jep studiuesia Adela Izmirliadhu,
e cila shkruan se gjatė prishjes sė kishės sė vjetėr pėr ndėrtimin e kishės sė re, nė fund tė shekullit tė 19-tė, nuk i shpėtuan dot prishjes pikturat e vogla murale brenda saj,
tė cilat ishin tė shekullit tė 6tė - 7tė. Po ashtu mėsojmė se Thimi Mitko, i cili ka qenė njė nga studiuesit e parė tė kishave, shkollave dhe kodikėve tė Mitropolisė,
e daton kishėn e shėn Gjergjit, njė ndėrtim apo rindėrtim tė vitit 1253. Nga sa pėrmendėm mė sipėr, mund tė thuhet, se kisha e Shėn Gjergjit duhet t’i kėtė pasur fillimet,
qė nga mesjeta e hershme. Ekzistojnė njė sėrė dėshmish tė tjera tė vjetra pėr hershmėrinė e kėsaj kishe: Sė pari, pranė kėsaj kishe ka ekzistuar njė varrezė e madhe,
qė shtrihej deri afėr Bankės Kombėtare Tregėtare tė qytetit tė Korēės. Kjo varrezė ėshtė identifikuar qė nė kohėn e luftės sė II tėbotėrore,
kur italianėt ndėrtuan kėtu fortifikime ushtarake, por edhe nė vitet 1950, kur filluan ndėrtimet pėr pallatet e reja nga Optika deri tek Shėn Gjergji dhe sė fundi,
kur u hap kanali pėr postėn e re. Varret ishin me drejtimin Lindje - Perėndim. Pėr kėtė varrezė rreth kishės sė Shėn Gjergjit, nuk flet asnjė autor,
as kodiku 400 vjeēar i Mitropolisė sė Korēės e Selasforit, gjė qė tregon se kjo varrezė ka ekzistuar para pushtimit turk.
Edhe kodiku i Mitropolisė sė Korēės dhe Selasforit qė nė dokumentat e para tė tij, e pėrmend kėtė kishė. Nė dokumentin 64 tė kėtij kodiku, i cili daton vitin 1707,
pėrmendet kisha e Shėn Gjergjit. Nė dokumentin numėr 17tė
tė po kėtij kodiku, qė mban vitin 1710, nė tė cilin pėrmenden emrat e dhuruesve tė Mitropolisė sė Korēės, pėrmendet edhe emri i njė voskopojari, i quajtur Dhimo Bakalli,
i cili jep njė donacion pėr kishėn e Shėn Gjergjit, me kushtin qė kjo shumė tė pėrdorej kur kisha tė rindėrtohej duke na ēuar nė konkluzionin se kjo kishė ishte shumė e vjetėr;
dhe se Mitropolia e Shenjtė e Korēės ka patur njė plan pėr rregullimin apo ngritjen e njė kishe tė re mbi tė vjetrėn, qė nė atė kohė.
Por kjo nuk u realizua, pasi nė kėtė periudhė kemi trazira tė mėdha. Nė dokumentin 15, tė kodikut tė madh tė Mitropolisė, pėrmendet edhe rruga e Dėshmorit tė madh Shėn Gjergj,
sot bulevardi i Shėn Gjergjit, njė nga rrugėt mė tė vjetra tė Korēės, tė cilėn ryfeti (grupi i zejtarėve) i tabakėve tė Voskopojės e shtroi me kalldrėm prej Kishės sė Shėn Gjergjit deri nė Varosh,
nė fillim tė viteve 1700. Me rritjen e qytetit tė Korēės gjatė shekullit tė 19tė,
sidomos me lagjet e ndėrtuara pas kishės sė Shėn Gjergjit u bė domosdoshmėri, ndėrtimi ikishės sė re, tė cilėn kodiku e pėrmend si shumė tė nevojshme pėr qytetin.
Kėshtu nė vitin 1875 korēarėt e prishėn kishėn antike dhe e rrethuan me mure territorin mjaft tė madh qė zotėronte kjo kishė si pronė,
dhe e bėnė gati pėr ndėrtimin e kishės se re mbi themelet e kishės sė vjetėr. Mitropolia e Shenjtė e Korēės mblodhi ndihma, si dhe fonde,
nga pasuritė e saj dhe nė vitin 1881 filloi tė ndėrtojė kishėn e re tė madhe e tė bukur. Por papritur, ndėrtimi u ndėrpre, pėr akuzat qė ishin ēuar nė Portėn e Lartė se tė krishterėt po ndėrtojnė kala.
Pas ndalimit tė punimeve, Mitropolia e Shenjtė e Korēės, i kėrkoi Patriarkanės sė Shenjtė tė Konstandinopojės, qė tė ndėrhynte pranė qeverisė turke pėr tė rimarrė lejen e ndėrtimit dhe pėr tė vazhduar punimet.
Pas pėrpjekjesh shumė tė mėdha dhe pas ndėrhyrjeve tė shumta pranė Portės sė Lartė, nga shumė personalitete korēare tė kohės, njė nga tė cilėt ka qenė edhe filantropi korēar Anastas Lakēe,
Porta e Lartė, dėrgoi specialistė nė Korēė pėr tė verifikuar, nėse ky ndėrtim ishte kishė apo kėshtjellė. Mbasi komisioni me arkitektė nga Stambolli dha raportin,
nė tė cilin thuhej se ndėrtimi ishte njė kishe dhe jo njė fortesė, u lėshua dekret sulltanor pėr tė vazhduar punimet.
Projektimi dhe ndėrtimi i kėsaj kishe ju besua kallfės (mjeshtrit) Naum Trasha, mjeshtėr korēar me origjinė nga Opari. Kisha u ndėrtua e gjitha prej guri,
me blloqe tė mėdhenj tė lidhur me njėri-tjetrin me plumb.
Filantropi dhe patrioti korēar Anastas Lakēe, financoi qė nė fillim punimet me 5000 napolona flori, por edhe shumė qytetarė korēarė dhuruan shuma tė konsiderueshme pėr pėrfundimin e kėsaj kishe.
Ndėrtimi i kishės mbaroi nė vitin 1905, vit nė tė cilin edhe u inagurua. Kjo vepėr cilėsohej si njė nga me tė bukurat dhe mė tė mėdhatė nė Shqipėri e mė gjerė.
Nė pronėsi tė kishės sė Shėn Gjergjit, ka qenė gjithashtu edhe truall i mbi tė cilin ishte ndėrtuar ish Bashkia e Qytetit, ose Pallati i Kulturės sot;
trualli nė fjalė, pronė e kishės sė Shėn Gjergjit iu dhurua qytetit nga Mitropolia e Korēės, pėr ndėrtimin e Bashkisė.
Mbi portėn e brendėshme tė kėsaj kishe ishte vendosur njė pllakė emadhe nė tė cilėn qenė shkruar emri i mirėbėrėsit dhe viti i ndėrtimit tė kėsaj kishe.
Anastas Lakēja i cili ndihmoi pėr ndėrtimin e kėsaj kishe tė bukur,vdiq nė Bukuresht nė vitin 1894. Trupi i tij u balsamos dhe u soll nė Korēė.
Pėrveē Anastas Lakēes nė Shėn Gjergj ishin varrosur dhe dy Mitropolitė tė Korēės. Ikonat dhe pikturat e kishės ishin bėrė nga piktorėt vendas nga Dardha, Hoēishti dhe Ziēishti.
Duke qenė njė kishė pozante dhe monumentale, ajo ka shėrbyer edhe si qendėr pėr shumė aktivitete tė mėdha pėr qytetin.
Aty janė kryer pritje dhe tedeume pėr princa dhe qeveritarė tė lartė, qė kanė vizituar kohė pas kohe qytetin, pėr qeverinė e parė kombėtare etj.
Kjo kishė pėrmendet gjithashtu edhe pėr korin e bukur qė kishte. Nė kėtė kishė nė vitin 1914 nga Atė Josif Qirici ėshtė mbajtur mesha e parė e plotė nė gjuhėn shqipe.
Po nė kėtė kishė, nė vitin 1923 ėshtė dorėzuar kanonikisht peshkop Imzot Theofan Noli, nga dy mitropolitė tė dėrguar nga Patriarkana e Shenjtė e Konstandinopojės.
Fatkeqėsisht kjo kishė e mrekullueshe dhe krenaria e qytetit, kushtuar dėshmorit tė madh shėn Gjergj mbrojtės i qytetit u rafshua tėrėsisht nėvitin 1971 nga regjimi ateist.
Por populli i korēės akoma dhe sot e ruan me nostalgji kujtimin e kėsaj kishe historike me shpresėn e rindėrtimit tė saj.
Prandaj Mitropolia e Korēės, duke mėsuar se tashmė ėshtė aprovuar projekti pėr ndėrtimin e njė biblioteke tė re,
i kėrkon qeverisė qendrore dhe asaj lokale ti kthejė qytetit kėtė monument tė rėndėsishėm dhe tė mos e sakrifikojė memorjen e gjallė historike tė Korēės pėr disa ambiente shtesė pėr bashkinė,
tė cilat lehtėsisht mund tė realizohen nė njė vend tjetėr.
Pershendetje
Krijoni Kontakt