Close
Faqja 4 prej 21 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 410
  1. #61

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Me date 10 qershor, edhe patriarkana e Gjeorgjise ka refuzuar
    pjesemarrjen e saj ne Koncilin e Kretes.
    Nderkohe qe nuk i dihet kush do te perfaqesoje kishen e Ukrahines...
    Mos valle po pergatitet nje shizem e "re" ne Ukrahine?
    Po ēfare rroli ka ketu Patriarkana e Fanarit...
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  2. #62

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Edhe Patriarkana e Rusise, nuk merr pjese ne Koncilin e Madh te Kretes.
    Ne pasditen e te henes me date 13 qershor, u mblodh Sinodi i Shenjte i Kishes orthodhokse ruse, ne nje seance te jashtezakonte,
    per te diskutuar mbi situaten qe eshte krijuar me refuzimin e disa Kishave orthodhokse ne pjesemarrjen e Koncilit pan-othodhoks te Kretes.
    Ky Sinod ka vendosur te mbeshtese aresyet e Kishave antiokene,gjerogjiane,serbe,bullgare duke i kerkuar Patrikut Ekumenik Bartholomeut, shtyrjen e Koncilit.
    Sinodi i Shenjte i Kishes ruse, i kerkoi Patrikut Ekumenik te krijoje nje mbledhje te jashtezakonshme pre-konciljare,
    ku te shqyrtohen te gjitha pikat qe jane ne divegjenze dhe te vendoset bashkarisht per daten e shtyrjes se Koncilit te Madh.
    Duke bere keshtu qe te gjithe te jene ne nje kungim dhe harmoni te plote.
    Por nese kjo do te refuzohet nga ana e Patriakanes se Fanarit ( Kostantinopojes ) Stambollit, Kisha ruse nuk do te marr pjese ne Koncilin e Kretes.
    Per nje seri aresyesh por qe me kryesorja, duke mos qene disa nga Kishat prezente ne Koncil, nuk ka edhe nje unanimitet por ndarje…
    “Emri i Kishes – nuk eshte nje emer per ndarje por per nje bashkim dhe mirekuptim” meson shen Joan Krizostomi
    Ne emer te nje konsensi te perbashket, te nje dashurie vellazerore, duhet qe ky Koncil pan-orthodhoks te shtyhet , duke mos qene prezent te gjithe perfaqesite orthodhokse.
    Le ti lutemi Zotit tone Jisu Krisht, qe te veproje me meshiren e plotfuqishme dhe ndihmen e Tij, duke manifestuar keshtu deshiren e shenjte per zgjidhjen e ketij momenti historik kaq delikat.
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  3. #63

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Emri:  Sinodo_Creta.jpg

Shikime: 989

Madhėsia:  10.9 KB


    Mbylli punimet Sinodi pan-orthodhoks i Kretes.

    Mbylli punimet Sinodi i Madh dhe i Shenjte ndryshe quajtur Sinodi pan-orthodhoks i Kretes.
    I filloi punimet sipas datave te vendosura me pare nga primatet ne janar 2016 ne Chambésy:
    delegacionet mberriten me 16 qershor, ne daten 17 u mbajt Sinasi i primateve, me 19 qershor primatet ( kreret e ēdo kishe )
    bashkecelebruan ne Heraklion, ne daten 20 u hap zyrtarisht Sinodi.
    Punimet u mbyllen te shtunen 25 qershor dhe me 26 u mbajt bashkarisht nje liturgji ku vlen te
    preēizojme qe kryepeshkopi i Greqise Jeronimi nuk sherbeu, por vetem ishte prezent.
    Duhet te rikujtojme qe ne kete Sinod, nuk ishin prezente 4 nga 14 Kishat autoqefale ( patriarkati Antioken , ai i Moskes, i Bullgarise dhe i Gjeorgjise ).
    Ne fjalen e hapjes, patriku Bartholomeu u ka terhequr vemendjen te 4 patrikeve qe nuk ishin prezent,
    por qe njekohesisht ka theksuar qe mospjesemarrja ne Sinod nuk e ndalon dot dhe as qe ben ti bjere autoriteti ketij Sinodi.
    Po pikerisht ne hapjen e ketij Sinodi, kryepeshkopi i Shqiperise Anastasi me guxim ka vene ne dyshim korrektesen per zhvillimin e ketij Sinodi ( mbledhje )
    duke humbur keshtu “principin baze te konsesusit “ ku nuk mund te aplikohet kaq me rigorozitet ky “princip” pasi mungon pelqimi ( vota ) e patrikeve qe nuk ishin prezent…
    Pershendetje kreut te Kishes tone, ndonse prefaqesoi nje Kishe lokale te vogel numerikisht, por qe gjithsesi ngriti zerin ( dyshimin me vend ) nese ishte korrekt te vendoseshin rregulla,
    ku diskutimi do te ishte i manget dhe debati nuk do te nxirrte kokluzione unanimisht pasi qe aty mungonin perfaqesues te mbi 85% te orthodhokseve te gjithe globit.
    Shpresojme qe te behet si tha Patriku Kirill; “ Me takimin ne Kreta mund te behet nje hap i rendesishem drejt kapercimit te diferencave aktuale.
    Ku te jipet nje kontribut i ri per nje realizim te nje Koncili te Madh dhe te Shenjte qe te bashkoje te gjitha Kishat autoqefale lokale pa perjashtim
    ne menyre qe te paraqitet nje refleks i bashkimit te Kishes se Shenjte orthodhokse te Krishtit…”
    Le te shpresojme ne nje te ardhme sa me te shpejte, me ndihmen e Zotit.
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  4. #64

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    PAGEZIM MASIV NE RUANDA.

    “Sa u pagezuat me Krishtin, me Krishtin u veshet, Aliluja”.
    “Mwebwe mwese ababatijwe muri Kristo, mwambaye Kristo, Aleluya”.

    Me bekimin e Fortlumturise se tij Theodorit II , patrikut te Aleksandrise dhe gjithe
    Afrikes; bashke me lutjet e besimtareve orthodhoks ne gjithe boten, me 11 shtator 2016,
    118 persona u pagezuan ne Ruanda.
    Peshkopi Inoēenci, at shpriteror qe udheheq dioqezen orthodhokse ne Burundi dhe ne Ruanda,
    eshte shume i lumtur per si po zhvillohen komunitetet orthodhokse ne keto vende,
    duke patur parasysh qe vetem pak vite qe ka ndermarre misionin e tij ( 2012 ).
    Pas pagezimit dhe Liturgjise se Shenjte, grupi folkloristik tradicional i “ valletareve orthodhoks
    Abatarutinya" ka dhene nje shfaqje me kete rast te shenuar atje.

    Emri:  Ruanda1.jpg

Shikime: 961

Madhėsia:  65.0 KB

    Emri:  Ruanda5.jpg

Shikime: 1070

Madhėsia:  50.2 KB

    Emri:  Ruanda6.jpg

Shikime: 982

Madhėsia:  30.6 KB


    Fonti;
    Pravoslavie.ru
    12 Shtator 2016
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  5. #65

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Emri:  testo_giuramento.jpg

Shikime: 919

Madhėsia:  9.6 KB

    Ne faqen e Karibche.ambebi.ge publikohet betimi i dektoreve orthodhoks gjeorgjan i shek. XIV
    qe eshte i ngjashem me betimin e Ipokratit, fort i njohur ne te gjithe boten, por qe ka pak dallime thelbesore
    ( mbi te gjitha ne komponentin kristian te tij ), teksti eshte si me poshte;


    - BETIMI I NJE DOKTORI ORTHODHOKS : ( shekulli XIV )

    "Qofte i bekuar emri i Zotit tone, At i Shpetimtarit Jisu Krisht, tani e per here e ne jete te jeteve!
    Nuk do genjej kurre!
    Nuk do te turperoj mesimet e artit mjeksor!
    Nuk do te jap kurre nje perzjerje vdekje-prurese as’kujt, as atyre qe do ta kerkojne, dhe as qe do ta bej te njohur receten e saj;
    ne te njejten kohe, nuk di ti ofroj nje gruaje asnje ndihme, te jashteme o te brendeshme, per te kryer nje abort.
    Do tu mesoj artin e mjeksise te gjithe atyre qe kane nevoje, pa as’nje hezitim dhe akordim.
    Do te aplikoj me te gjitha mjetet qe disponoj, sipas kapacitetit dhe njohurive, per tu ndihmuar te gjithe atyre qe vuajne.
    Do te ruaj ne jeten time dhe ne aftesite e mia pastertine dhe shenjterimin.
    Ne ē’do shtepi qe do te shkoj, do ta bej vetem per te ndihmuar te semuret; do te mbahem larg nga ē’do padrejtesi
    ( qe jam ne njohuri ose jo ) qe te shpie ne vdekje dhe mundime; do te qendroj larg nga raportet e turpeshme me gra dhe burra.
    Ne ēfare’do te bie ne dijeni o te shoh me sy pergjate nje trajtimi mjekesor ( o ne kontakt me nje pacient ),
    nuk do te bej te njohur as’nje informacion te rezervuar dhe do ta ruaj si nje sekret te shenjte.
    Ne qofte se une do ta mbaj dhe nuk do ta braktis kurre kete betim, Zoti te me ruaj e te me ndihmoje ne jeten time
    dhe ne artin mjeksor; ne se do ta devijoj, at’here Zoti te mi mare te gjitha dhe te mi largoje per gjithmone".
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  6. #66

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Ne “Arberia Ortodossa” me daten 16 Shtator
    Padre Janji ( arberisht ) giovanni ( italisht ) ne blog-un e tij te internetit, u drejtohet bashkeatdhetareve te tij arbereshe me banim ne Siēili,
    ku rezikojne te humbin identitetin, pasi kane humbur “kujtesen”= Identitetin = Besen.

    Edhe nje here mbi Besen e italo-albanesi, ku une bej pjese integruese,
    duke i’u referuar vellezerve ne Siēili:


    Zoterinj do te deshiroja te dij ne ē’liber historie keni mesuar?
    Do te me pelqente te dija ne ē’fare orthodhoksie italo-shqiptaret po jetojne nen Romen?
    Po Ritin qe kane , mos e kane rastesisht?
    Por riti eshte vetem nje veshje qe po te hapet perbrenda eshte i nderthurur ne latinizem hibrid nga maja e flokut deri ne majen e gishtave te kembeve.
    Po ē’fare deluzioni….. te mos dini qe ne kohen e eksodit tone, pjesa dermuese e italo-shqiptarve vinin nga vendet AVANITASE qe sot aktualisht jane ne Greqi
    ku sigurisht nuk ishin nen ndikimin e Romes. Vet Kastriotet ishin orthodhoks ku Gjergji kishte edhe nje vella murg orthodhoks.
    Gruaja e tij ishte ne familjen e perandorit ne Kostantinopoje. Prifterinjte tane deri ne koncilin latin te Trentos ishin nen juridiksionin kanonik te Arqipeshkopates se Ohrit,
    ku edhe shuguroheshin ( visheshin ) nga peshkopet e kesaj Arqipeshkopate. Ja pra, ē’fare nderhyn Firence kur te gjithe ata qe kishin firmosur ne ate koncil te mallkuar,
    kur u kthyen ne vendet e tyre, u perzune dhe u zevendesuan nga peshkope anti-Firence. Nuk di ne Siēili, por ne Kalabri pas Trentos,
    stergjysherit tane u martirizuan per kembenguljen e tyre ne mbajtjen e Beses, ku megjithe rreziqet vajten ne Greqi per tu shuguruar,
    duke sfiduar keshtu turqit… mos te harrohet lavazhi i trurit qe na eshte bere keto shekujt e fundit dhe mos harroni ju siēiliane,
    synimet ekspansioniste te latineve ne vendet tuaja te varfera… duke lene menjane ndodhite ne Konteshen Entelina ( afersi te Palermos ) …
    per te arritur ne aventurat episkopale te fundit ku Roma nuk e pa te aresyeshme te vendose nje AXIOS / DEGNO nje djale te Pianes ( krahine arbereshe siēiliane )
    per ta ngritur si Epark, por preferoi nje te huaj per nga traditat, besimit, gjuhes, liturgjise. Ende vazhdoni te mbroni te pamunduren… ju lutem… qendroni italo-albanesi ,
    keshtu mundet t’ju mbetet pak dashuri per veten, qe nje dite te shpertheje tek juve…!

    Pubblicato da Padre Giovanni Capparelli (Firmozioti) 13:16
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  7. #67

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Shenjteria e Tij Bartholomeu i Kostantinopojes dhe presidentja Grabar-Kitaroviē e Kroacise.

    Sipas agjensise se stampes se patriarkanes serbe ( e cila mban juridiksionin mbi Kroacine ), ne nje artikull te dates 12 shtator
    patriku ekumenik Bartholomeu ka vizituar Kroacine dhe ka takuar presidenten e Kroacise, doktoreshen Grabar-Kitaroviē.
    Pergjate takimit, qe ndodhi me 10 shtator, dy udheheqesit diskutuan per kanonizimin e kardinalit katolik Aloizje Viktor Stepinac (1898-1960)
    ku dihet qe ishte shpallur i bekuar nga papa Gjon Pali II me 1998 megjithe se dihej boterisht qe kishte mbrojtur dhe mbeshtetur vrasie masive ne dem te orthodhokseve te Kroacise,
    te masakruar me mijera. Kardinali Stepinaē ne fakt ishte nje mbeshtetes i zjarrte i levizjes "Ustasha",
    qe ishte edhe krahu i armatosur qe beri keto krime.
    Megjithe kete, presidentja Kitaroviē tha qe Stepinaē kujtohet ne Kroaci kryesisht si nje armik i komunizmit, pra si nje nga “Baballaret e Kombit”
    dhe jo per aktivitetin e tij anti-orthodhoks dhe anti-serb qe, ne fund te fundit, e kane bere te urryer per pjesen masive te opinionit orthodhoks:
    Kitaroviē ka rikujtuar qe kanonizimi i Stepinaē-it nuk u be me kerkesen e qeverise kroate ( ndonse aktivisht e mbeshteti kete ) ne nje pozicion anti-orthodhoks.
    Patriku ekumenik u nda me presidenten Kitaroviē me nje urim peqe dhe mbarevajtje, perpara se te kthehej per ne Turqi.


    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  8. #68

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    PRINCI KARL I ANGLISE NE JERUZALEM.

    Me daten 30 shtator princ Karli i Anglise vizitoi manastirin e shen Maria Magdalenit ne Jeruzalem,
    ku gjendet e varrosur gjyshja e tij, princesha Aliqi, e cila ishte murgeshe orthodhokse.


    Emri:  principe_Carlo_Gerusalemme6.jpg

Shikime: 1025

Madhėsia:  30.6 KB





    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  9. #69

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    KRYEPESHKOPI I TIRANES KRYEN OMELINE NE SHQIP, NE MALIN E ZI.

    Pėrfaqėsi e kishės orthodhokse mori pjesė nė shenjtėrimin e katedrales pėr nder tė shėn Joan Vladimirit nė Tivar

    Tė dielėn, 25 shtator 2016, nė qytetin e Tivarit, Mali i Zi, u krye shenjtėrimi i Kishės sė re Katedrale, e cila i kushtohet Shėn Joan Vladimirit.
    Shėrbesa e Shenjtėrimit dhe Liturgjia Hyjnore u kryesuan nga Patriarku i Jerusalemit, Theofili, i ndihmuar nga Patriarku i Serbisė, Irineu,
    Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i Gjithė Shqipėrisė, Anastasi, hierarkė pėrfaqėsues nga Kishat e tjera Orthodhokse, Mitropoliti i Malit tė Zi, Hirėsi Amfillohje etj.
    E gjithė pjesa e shėrbesave qė u tha nga Kryepiskopi Anastas ishte nė shqip. Nė kėtė kremtim qė u kthye nė festė pėr vendin fqinj
    ishin tė pranishėm mijėra besimtarė orthodhoksė dhe autoritete shtetėrore e lokale.
    Nė Shėrbesa mori pjesė dhe psali nė shqip Kori Bizantin i shėn “Joan Kukuzelit” i Kishės sonė,
    i cili tė shtunėn mori pjesė edhe nė njė koncert festiv tė grupeve tė muzikės bizantine para katedrales sė re.
    Kryepiskopi Anastas shoqėrohej nga Mitropoliti i Apollonisė, Nikolla, Mitropoliti i Amantias, Nathanaili (qė morėn pjesė nė shėrbesa) dhe klerikė tė tjerė.

    https://youtu.be/CRA-7-DlhXk

    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  10. #70

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    JA EDHE KISHA SHQIPTARE E FUNDIT ORTHODHOKSE NE KOSOVE

    Ketu flitet per kishen qe ka mbetur pa njerez, pasi fshati eshte braktisur, por qe kishat shqiptare ne Kosove jane shume,
    por qe jane pervetesuar nga serbet duke mos patur besimtare haptazi shqiptare, quhen "kisha serbe".

    Ku ka Kosove ka shqiptare,
    ku ka shqiptare ka kisha shqiptare.

    Pershendetje

    https://youtu.be/h1IOIVe8sJU
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  11. #71

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Perse gjithmone e me shume afro-amerikane ndjekin kishen orthodhokse?


    At Mozes Berry, nje prift afro-amerikan banon ne Ash Grove ne Misuri.
    Keto dite at Mozes ka qene protagonist i nje artikulli te CBS News ne lidhje me prezencen e Afro-amerikaneve ne Kishen orthodhokse.
    Komuniteti afro-amerikan terhiqet nga krishterimi orthodhoks, duke u frymezuar nga rrenjet qe i ka ne Afrike,
    nga afermimet autentike dhe nga nderimi qe ka per shenjtet ( me ngjyre ) me origjine nga Afrika.
    Karl Berry eshte nje nga te paket amerikane te rraces se zeze qe eshte hirotonisur prift orthodhoks.
    Eshte rritur ne Kishen Metodiste Episkopale Afrikane.
    Thote qe ka patur gjithnje dashurine per Jisu Krishtin, por qe nuk ishte terhequr nga krishterimi qe i ishte paraqitur deri me ate kohe…
    Me 1983 Berry hyn ne kishen orthodhokse per here te pare dhe peson nje surprize te fuqishme me ate qe shikon ne ikonat perreth brendise se kishes…,
    sheh ikona te shenjteve me lekure te zeze sikur vet ai.
    Isha rritur me idene qe shenjtet ishin te bardhe, por jo te gjithe kete e dija…, ku ne kete rast ne kete kishe
    “mendimi i pare ishte qe keta njerez te kesaj kishe ishin thjesht te bardhe shume liberale qe silleshin keshtu per te sensibilizuar dhe kerkonin te terhiqnin persona me ngjyre “ ,
    thote Berry, sot njihet me emrin at Mozes.
    Me 1997 pas nje fluksi te refugjateve orthodhoks te ardhur nga Afrika, ku pas shume nevojash dhe te shtyre nga deshira per te ndihmuar keta refugjate orthodhokse,
    at Berry themelon "Vellazerine e shen Moisut te zi", ne St. Luis.
    Ai thote nder te tjera, qe historia jone ( e popujve me ngjyre ) nuk i ka fillimet me skllaverine por me themelimet e kishave te para ne Afrike, po nuk njohem rrenjet tona,
    rrezikojme te humbasim edhe gjurmet dhe te ardhmen tone.

    Emri:  afro-americani2.jpg

Shikime: 955

Madhėsia:  10.2 KB


    Emri:  MosesBerry01.jpg

Shikime: 1042

Madhėsia:  88.5 KB

    Kjo ndertese famullitare eshte e bukur, e ndertuar nga duart dhe parate e dhuruara nga puna e famulltareve dhe te tjere anetare te ketij komuniteti ( te zinj, te bardhe, aziatike ).
    Ikonostasi eshte ndertuar nga nje zoteri jo-orthodhoks qe ka nje punishte zdrukthtarie perkrah muzeumit te Ash Grove.
    Kur ky i fundit degjoi per ē’fare donin te benin ky komunitet, u propozoi ti ndihmonte dhe ku te ndertonin nje ikonostas sipas rregullave dhe te bukur. Dhe i’a arriti shume mire.
    Shume nga ikonat jane dhuruar nga ikonografe qe kane degjuar te flitej per kete komunitet.
    Nje ikonograf rumun kur ishte duke kaluar nga CHikago disa vjet me pare, kur mesoi per kete famulli , udhetoi vete deri sa i'a dorezoi personalisht nje ikone te tijen.


    Emri:  MosesBerry03.jpg

Shikime: 972

Madhėsia:  20.0 KB


    At Mozes, eshte dedikuar jo vetem te afroje popujt afro-amerikane ne Kishe, por edhe te afroje gjithashtu banoret lokale duke i ftuar ne Kishe,
    duke u treguar atyre qe kane nje vend te tyren dhe qe jane te mirepritur , duke i treguar qe kane lidhje rrenjet e tyre ne Afrike me ato ne Amerike, nga skllever ne Mbreterine e Qiejve.
    Aty jane te pranishem jo vetem banore me ngjyre, por edhe shume te bardhe…
    Ku asnje dallim midis tyre, ku zezaket nuk kane as’nje problem dhe ndihen vertete ne shtepine e tyre.


    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  12. #72

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    NJE GJENERAL AMERIKAN, BEHET ORTHODHOKS NE MOLLDAVI.

    Emri:  Norvell_Coots.jpg

Shikime: 927

Madhėsia:  18.1 KB
    Norvell V. Coots (ne foto), nje doktor ne pension nga ushtria amerikane me graden e gjeneralit te brigates, ka sperimentuar nje ndryshim te jetes se tij,
    pas disa vitesh si mjek misionar dhe ushtarak ne Molldavi, duke u pagezuar si besimtar ne Kishen orthodhokse te Metropolise se Molldavise.
    Gjeneral Coots ka patur role shume te rendesishme ne spitalet ushtarake amerikane, si Walter Reed di Bethesda a Washington D. C.,
    dhe si ne shume projekte mjeksore ne Evrope, ketu perfshire edhe Republiken Molldave.
    Ketu ai mbeti shume i prekur nga femijet ne befotrofet lokale, keshtu pasi ndjeu nje thirrje specjale ( nga ai vete duke i atribur kete Nenes se Zotit )
    duke u vene komplet ne dispozicjon ne ndihmen e ketyre femijeve…
    Me mbeshtetjen e metropolitit Vladimir te Kishinaut ( kryeqytetit ), vazhdon impenjimin e tij duke ndihmuar jetimet e vendit,
    duke deklaruar qe ndihet nje orthodhoks molldav i vertete, dhe shume i apasionuar per faktin ( retazhit ) e ekzistences dy-gjuhesore ne liturgji, ate rumune dhe ruse.

    Le ti urojme Gjeneralit Norvell Coots dhe familjes se tij krahe te lehta dhe suksese ne ndihmen qe jep me zell ,
    ndaj te miturve dhe te rinjve te Molldavise, qe do te jene e ardhmja e atij vendi dhe asaj Kishe.

    Unto many years! La mulţi ani! Многая лета! Per shume vjet!

    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  13. #73

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    INAUGUROHET QENDRA KULTURORE DHE SHPIRTERORE
    E KATEDRALES NE PARIS.

    Inaugurimi u be te merkuren 19 tetor ne prezencen e peshkopeve
    Antonij dhe Nestor, sapo mberriten nga Londra.
    Vertete katedralja ka mbaruar, por perpara qe kisha te hyje ne perdorim per kultin,
    i duhet te plotesohet ne gati 3.000 metra kuadrate me afreske,
    i duhet ikonostasi dhe gjithe orendite liturgjike, qe do te realizohen ne nje laburator ne Moske.

    Emri:  inaugurazione_Parigi1.jpg

Shikime: 960

Madhėsia:  24.9 KB





    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  14. #74

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    KISHA ORTHODHOKSE NE ISHUJT HAWAII.

    Prezenca e te krishtereve orthodhoks ne ishujt Hawaii ( Havai ) i ka fillimet me nje Liturgji paskale.
    Ne nje vit jo fort te preēizuar mire nga mesi i shek. XVIII ( ku dokumente te kohes flasin per vitet 1750, 1792 dhe 1793 )
    ku nje anije merkantile ruse duke udhetuar ne Lindjen e Largeme, qe asokohe ishte Amerika ruse, beri nje ndalese perkohesisht ne ishujt Hawaii.
    Anija ne fjale kishte ne bord nje prift orthodhoks, i cili duke mos dashur te celebronte liturgjine e Pashkes ne det, kerkoi te sbarkonin ne toke.
    Kapiteni i’u pergjigj se kishte frike nga indigjenet, por prifti i pergjigjet “ nuk do te na bejne keq, pasi jemi orthodhoks, kemi driten e Krishtit per te ndriēuar zemrat e tyre”.
    Pasi perfundoi Liturgjia e Shenjte paskale, prifti la ne ishull ikonen qe sherbeu per celebrimin paskal, duke premtuar qe;
    “ Do te kthehemi per te pagezuar vendasit ne Kishen nje, te shenjte, katolike dhe apostolike”.
    Ne shekullin qe pasoi, Hawaii ishin kthyer ne nje nga etapat e qendrimit ne lundrimet nga Azia ne Ameriken perendimore.
    Aty qendroi per nje periudhe edhe shen Inokenti i Alaskes.
    Kisha e pare orthodhokse ne kete arqipelag ishte nje kishez e vogel ne Fort Elisabeth ( ne rusisht Елизаветинская крепость), e ndertuar me 1815 ne veri-perendim te ishullit Kaua’i.
    Ne kete kohe mbreti i gjithe ishujve Hawaii, Kamehameha I, firmosi nje “traktat” qe i jepte te drejten carit Aleksander I nje protektorat mbi Kaua’i.
    Ku pas ndertimit te Fort Elisabeth dha te drejten e ngritjes se nje tjeter Fort Aleksander ( (крепость Александра),
    po keshtu edhe nje tjeter fort Barclay de Tolly (форт Барклая-де-Толли) ne afersi te gjirit te Hanalei. Pas vitit 1850 i gjithe ky projekt perfundoi me braktisjen e ruseve …
    Me 1882, Mbreteria e Hawaii-t dergoi ne Rusi nje delegacion diplomatik, me rastin e kurorezimit te car Aleksanderit III.
    Pas kesaj car Aleksandri III dergoi nje perfaqesi diplomatike ku me ngritjen e nje zyre ambasadash te perhereshme ndertoi edhe nje kishez te vogel per sherbesat e fund javes dhe festave…
    Me pas ne arqipelag emigruan mbi 200 ukrahinas si punetore ne plantacionet e kallam-sheqerit.
    Kur perfundoi Mbreteria e Hawaii-t me 1893 dhe aneksimin e arqipelagut nga Shtetet e Bashkuara me 1898,
    ambasadori u thirr ne atdhe dhe kisheza ruse u mbyll.
    Me 27 nentor 1910, diten e festes se ikones “ Nena e Zotit te Kursk-ut” u organizuan lexime dhe festime te ndihmuar nga Vasilij Pasderin.
    Me 1915, pas nje kerkese zyrtare nga komuniteti rus ne Hawaii ( dhe gjithashtu i ftuar nga peshkopi episcopaliano Henry B. Restarick), Sinodit te Shenjte ne Shen Piterburg,
    me bekimin e kryepeshkopit Evdokim (Meshcherskij) te Aleutine-ve, u dergua nje prift qe te ndiqte popullaten e shumte te besimtareve orthodhoks.
    U vendosen sherbime liturgjike ne Hawaii dhe ne Natale ne vitin 1916, ku protopresbiteri Jakob Korēinskij celebroi liturgjine ne katedralen e Shen Andreas ne Honolulu.
    Nga ai moment, liturgjia orthodhokse ne Hawaii ka qene e pa nderprere.
    At Jakob Korēinskij, nje prift misionar, kishte themeluar shume kisha ne Kanada, SHBA,Alaska, Australi dhe ne Filipine. U vra ne Odesa pak pas revolucionit bolshevik.
    Ne vitet 30-40 u vendosen edhe orthodhokse te ardhur nga Japonia.
    Deri me 1960 kisha orthodhokse ruse ishte e vetmja qe kishte nje juridiksion mbi Hawaii-n. Me pas u themeluan edhe famulli te tjera nga misione te ndryshme te kishave orthodhokse.
    Duke arritur sot ne nje prani simultane te pese juridiksionesh orthodhokse . Ato jane ne kungim me njera tjetren e keshtu kane relata miqesore reciproke .


    Emri:  Hawaii04.jpg

Shikime: 993

Madhėsia:  53.5 KB

    Kjo eshte ikona "Havajane" ku respektohet nga orthodhokset e amerikave,
    quhet ndryshe " Mbrojtesja e orthodhokseve havajane "


    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  15. #75

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Nuk eshte hera e pare fatkeqesisht kjo pamje dramatike.
    Vandale dhe keqberes te panjohur, naten vane ne Kishen e Krishtit Shpetimtar ne Prishtine,
    ende pa perfunduar qe nga viti 1999, i vihet zjarr.
    Eshte nje urrejtje qe nuk merr fund. Edhe nje here nje vend i kultit behet objekt i nje sulmi
    te turpshem por qe jemi ne 2016, shtatembedhjete vjet pas perfundimit te luftes, dhe plot tete vjet pas deklaratave unilaterale te indipendences.
    Ky eshte rezultati i nje politike aq sa te dobet po aq edhe falimentare eshte pjella e nje dipllomacie te ulet dhe jashte standartit ,
    qe llomotit pa rreshtur normalizimin e gjendjes ne vend, ku pershkruhet me ngjyrat me te larmishme nga organiza internacionale dhe stampa perendimore,
    ku Uefa ose Unesko, apo ndonje tjeter organizate kuturore, sportive apo politike, nuk ka rendesi, boll te njohin si te normalizuar gjendjen dhe indipendencen e Kosoves,
    duke mos I dhene rruge zgjidhje problemeve reale dhe ballafaquar faktet qe shpesh flasin gjuhen e heshtjes.
    Kosova eshte nje realitet jasht kontrollit, jasht skemave juridiko financjare konvencjonale, jashte kritereve civile te bashkejeteses,
    nje realitet qe nuk eshte ne gjendje te garantoje sigurimin e vendeve te kultit ( nje e drejte elementare e garantuar ne gjithe “boten e trete” ).

    Emri:  ss5.jpg

Shikime: 910

Madhėsia:  18.6 KB Emri:  ss7.jpg

Shikime: 889

Madhėsia:  14.2 KB

    Emri:  ss3.jpg

Shikime: 883

Madhėsia:  13.9 KB

    Ne foto, shohim skuadren e murgjerve, te udhehequr nga peshkopi Teodosije, qe te armatosur me fshesa kerkojne te pastrojne Kishen e Krishtit Shpetimtar
    edhe nje here pas ketij profanimi barbar te fundit. Mos valle duhet te vijne nga hena e te na imponojne bashkejetesen civile?!
    Ka vertete nevoje per ate vend nje kurim specjal qe te mposhte vandalizmin dhe indiferentizmin ndaj artit, kulit,paqes…?
    Pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 30-10-2016 mė 17:02
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  16. #76

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    25 VJET TE PASQYRUARA ME DY FOTO.


    "Nė qoftė se Zoti nuk do tė kishte mbajtur anėn tonė, kur njerėzit u ngritėn kundėr nesh,
    ata do tė na kishin pėrpirė tė gjallė, aq shumė shpėrtheu zemėrimi i tyre kundėr nesh”;
    “…atėherė ujėrat do tė na kishin mbuluar dhe pėrroi do tė kishte kaluar mbi ne,atėherė ujėrat e fryra dotė kishin kaluar mbi ne".
    “Bekuar qoftė Zoti, qė nuk na la si pre tė dhėmbėve tė tyre.Shpirti ynė shpėtoi si zogu nga laku i gjuetarit;laku u kėput dhe ne shpėtuam”.
    “Ndihma jonė ėshtė te emri i Zotit, qė ka krijuar qiejt dhe tokėn." (Psalmi 123)



    ne fund;
    me maturantet e Liceut kishtar “Kryqi i Nderuar”, Sukth - Durrės
    te ftuar nė sallėn e Selisė sė Sinodit tė Shenjtė.



    Fonti; Gazeta "Ngjallja"


    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  17. #77

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Kjo eshte kisha me ne Jug te botes.



    Patriku Kirill eshte per momentin i vetmi lider i nje kishe apostolike qe ka vizituar Antarktiden.
    Ne te vertete, kjo vizite justifikohet per faktin qe eshte e vetmja kishe e mirefillte e ndertuar ne kontinentin e Antarktides,
    dhe jo kontajner o ēadra polare qe luajne rrolin e kishes se perkoheshme.
    Nje koment i patrikut te Moskes;
    “ Antarktida eshte i vetmi vend ne bote ku nuk ka armatime, as lufte, as laburatore zhvillimi te armeve te shkaterrimit masiv…
    eshte nje vend model i vertete i nje prototipi ideal njerezor eshte nje shembull ku njerezimi mund te jetoje ne kete menyre- pa kufij, pa arme, pa konkurence agresive,
    ku te munden te bashkepunojne dhe te ndjehen si nje familje e vertete”.
    Ndonse pak rendesi ka persa mund te thuhen gjera per Antarktiden si nje shoqeri humane ideale,
    por qe nje koment si ky ka vlere per faktin qe eshte nje koment neutral ku asnje nuk mund te vantoje pronesi ekskluzive per asnje pozite politike ose fetare.
    Do te kish qene shume gje e mire qe ky koment , te ishte shkrojtur edhe ne shtypin perendimor.



    Kjo kishe eshte 15 metra e larte, e ka nje kapacitet te mbaje brenda 30 vete.
    Qellon qe te mbushet kur eshte stina e veres me turiste nga Amerika Jugut, perfishire ketu edhe anetaret e ekspedites,
    jane bere disa martesa dhe nje here eshte bere nje pagezim.



    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  18. #78

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    SHKATERRIMI I IDENTITETIT TONE.

    Nje shkrim i perkthyer nga nje blog-u i kishes orthodhokse arbereshe.
    Ku prifti arberesh orthodhoks, ne polemike per shkrimet e ndryshme hipokrite te atyre qe tash jane kthyer ne qenie pa vertebra …,
    por qe i thone vetes akoma “arbereshe “ edhe pse vetem ne italisht.

    Reforma protestante, 31 tetor 1517,
    me pas kunderiforma me koncilin e Trentos ( nga 1545-1563 ), qe dekretoi per popullin arbereshe ( italo-albanese ) humbjen e Beses orthodhokse.
    Peshkopet orthodhokse te Arkidioqezes se Ohrit u detyruan te largohen ndryshe denim me burgim, keshtu duke mos mundur te vazhdonin me veprimtarine e tyre ne Italine e Jugut,
    ku gjenden te vendosura katundet arbereshedhe ku kishin juridiksion eklezial , nga Ankona ( Italia qenderore ) deri ne Agrixhento ( ne Italine Jugore ).
    Keshtu prifterinjte tane u vune nen juridiksionin ( varesine ekleziale ) te peshkopeve latine ( ritit ),
    te cilet ne padituri te plote te historise se kishes dhe traditave orthodhokse filluan nje sulm te pameshirshem , duke kerkuar dhe ne disa raste ja arriten qellimit,
    te ndryshojne traditat tona fetare nga lindore dhe orthodhokse ne perendimore dhe latin.
    Shume nga vendet e banuara nga arbereshet humben Ritin dhe te tjere akoma gjuhen.
    Kush injoron vuajtjet e popullit tone dhe te prifterinjve tane, le te shkoje e te lexoje ( at ) Padre Russo ne “Historine Dioqezane te Cassano Jonio”,
    ose "Enciklikat" papale kunder popullates italo-albanese ( arbereshe ) ku do te kuptoje me mire sa kane hequr ne ato kohera te paret tane.
    Ndonse ne 2016-ten keto gjera shume pak njerezve u interesojne, e kujt i duhet e kaluara…, rendesi ka te kemi Ritin ( mund te thoje dikush sot ),
    pra flasim per veshjen ( rason e priftit ), pastaj per te tjerat WWW (dmth. Te na rroje ) kush beri popullin tone, ne gjuhen fetare, nje larve ne sherbim te papatit !!! Amģn.




    Fonti:
    Siti i Kishes Orthodhokse Arbereshe.

    01/11/2016
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  19. #79

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Emri:  2IMG_7590.jpg

Shikime: 1046

Madhėsia:  45.6 KB

    Njė pjesėz e vogėl Rusie nėn qiellin e Qytetit tė Pėrjetshėm – ROMA.


    Kishėn ruse nė Romė italianėt e kanė pagėzuar me emrin "Pallati i Borėbardhės". Ky tempull orthodhoks u duk nė Romė jo shumė kohė mė parė,
    por vetė famullia nė Qytetin e Pėrjetshėm ka njė histori shumė tė pasur. Pėr tė i tregoi Radiokompanisė "Zėri i Rusisė" Kryeprifti i Kishės, Hieromurgu Antoni Sevrjuk:
    - Kėtė vit kremton 213-vjetorin e famullisė tonė. Ajo u ndėrtua nė kohėn e vet fillimisht pranė Ambasadės sė Perandorisė Ruse nė Romė,
    kurse mė pas ka ndryshuar rregullisht vendndodhjen e saj, pėr shkak se ambasada ėshtė zhvendosur vazhdimisht nga nė vend nė tjetrin.
    Qė nga fillimi i shekullit tė XX famullia ndodhet nė qendėr tė Romės nė rezidencėn, e cila iu la trashėgim Kishės orthodhokse ruse nė Itali nga Kontesha Ēernishova.
    Pas vdekjes sė Konteshės, nė bazė tė testamentit tė lėnė prej saj, vila i kaloi nė pronėsi Kishės dhe qė nga fillimi i viteve ‘30 tė shekullit tė kaluar nė kishėn e shtėpisė,
    tė vendosur nė vilėn 3-katėshe, filluan tė kryhen rregullisht shėrbesa fetare.
    Kisha e martires sė madhe Shėn Katerina u ndėrtua nė territorin e vilės Abamelek tė ambasadorit rus nė fillim tė viteve 2000. Qė nga ajo kohė komuniteti rus u rrit kaq shumė,
    saqė kisha e vogėl e vilės sė Konteshės Ēernishova nuk i nxinte dot mė tė gjithė besimtarėt qė dėshironin ta frekuentonin atė.
    Kisha e re qė u ndėrtua u shndėrrua nė njė qendėr jo vetėm shpirtėrore, por edhe kulturore. Atje funksionon rregullisht njė shkollė ruse,
    janė hapur kurse pėr mėsimin e gjuhės italiane nga tė gjthė ata qė dėshirojnė. Mund tė ushqehet nė mensat e saj kushdo qė ka nevojė pavarėsisht nga pėrkatėsia fetare.
    Ky tempull ėshtė bėrė njė shtėpi e dytė pėr shumė atdhetarė tanė dhe u heq mallin e nostalgjinė rusėve pėr vendlindjen e vet,
    pranoi gjatė komunikimit me korrespondentin e Radiokompanisė "Zėri i Rusisė" besimtarja orthodhokse Alla:
    - Nė Kishėn tonė vijnė rregullisht edhe rusė, edhe ukrainas, edhe rumunė, edhe shqiptarė, edhe hungarezė. Kohėt e fundit ka ardhur madje dhe njė prift, i cili predikon nė gjuhėn moldave.
    Tė gjitha kėto na frymėzojnė tė gjithėve ne pa masė dhe ne vijmė pėrherė me kėnaqėsi tė madhe nė tempullin tonė. Edhe ata persona,
    tė cilėt nuk e kishin idenė se ēfarė pėrfaqėsonte nė vetvete orthodhoksia, pikėrisht kėtu u bėnė tė vetėdijshėm pėr zgjedhjen e besimit tė vet dhe madje u pagėzuan.
    Nė shumė gjėra kjo u bė e mundur edhe falė priftėrinjve tanė, tė cilėt japin shembullin personal tė mėnyrės asketike tė jetesės dhe janė njerėz shpirtėrisht tė ndritshėm, ēka ėshtė virtyti thelbėsor pėr besimtarėt.
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  20. #80

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Ne blogun ARBERIA ORTODOSSA,

    At Janji, ose Giovanni, shkruan ne shqipe te paster ;
    Kreshma e Krishtlindjes.

    Dje me date 15 Nentor filloi Kreshma e Krishtlindjes qe zgjat deri me daten 24 Dhjetor, per Krishtelindjen e Zotit tone.

    Per motrat dhe vellezerit tane ne besim, ju urojme ;
    "Buona Quaresima" ! “ Kreshme te mbare”!



    Emri:  natale.jpg

Shikime: 893

Madhėsia:  50.9 KB
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

Faqja 4 prej 21 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •