Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 184 prej 184
  1. #181
    Moderator Maska e arbereshi_niko
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Postime
    3,151
    Faleminderit
    54
    148 falenderime nė 128 postime

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    FILARETI, I VETQUAJTUR PATRIK I UKRAINES, KA “BEKUAR” NJE MURALES ME AFRESK
    TE THEKSUAR JOKANONIK, ME SIMBOLE NAZISTE DHE NACIONALISTE.









    Shėn Gjergji po shkel njė shqiponjė me dy koka. Nė kėtė kontekst, ėshtė e qartė se kjo shqiponjė pėrfaqėson Rusinė, por (pyetje retorike) shqiponja me dy koka pėrfaqėson vetėm Rusinė?

    Shqiponja dykrenare e para, ishte njė simbol i Perandorisė romake tė Lindjes (Bizantine), para se tė adoptohej nga Rusia, dhe kjo shqiponjė vazhdon tė pėrdoret si nga grekėt dhe serbėt (edhe nga Mali i Zi ),
    nga rumunėt dhe shqiptarėt si dhe nga kultura dhe popuj tė shumtė, duke pėrfshirė edhe gjermanėt dhe austro-hungarezėt.

    Ndonjėherė thuhet se tė dy kokat pėrfaqėsojnė Kishėn dhe shtetin, disa thonė se nėnkuptohet pushteti mbi Lindjen dhe Perėndimin. Shqiponja ėshtė pėrdorur edhe nė shumė dekoracione kishtare,
    dhe me fjalė tė thjeshta mund tė quhet njė nuskė pan-orthodhokse.
    Por pėr monarkinė ėshtė njė simbol i shenjtė i mbretėrve dhe perandorėve tė mirosur ( me vajin e shenjtė ) tė Perėndisė.

    Nė rastin e kėsaj “ murales me afresk “ tė Filaretit, ėshtė ngritur sigurisht vetėm pėr arsye nacionaliste, dhe krijon njė dilemė pėr tė.
    Shqiponja me dy koka ėshtė gjithashtu njė simbol i dashur nga Patriarkana Ekumenike, e cila po e mbėshtet .
    Simboli ėshtė treguar nė njė flamur tė ēmuar pėr Kishėn e Greqisė; ky flamur ka njė kuptim po aq tė thellė pėr grekėt po aq sa pėr rusėt - dhe muralja e Filaretit ėshtė duke e pėrdhosur atė.
    Po ē’farė do tė mendojnė tani mėsuesit e rinj tė Filaretit pėr kėtė? Nė njė faqe interneti greke ėshtė shprehur njė indinjim i thellė, duke vėnė nė dukje shumė detaje antikanonike dhe deri te stilit satanik nė afreskun qė po flitet.
    Ku shkruhet ;
    "Shqiponja dykrenore e vrarė nga imazhi i rremė i Shėn Gjergjit, ėshtė simboli mė i njohur i krishterimit orthodhoks sot.
    Shqiponja mban njė kryq dhe njė glob, qė simbolizon njė sinergji harmonioze nė mes tė kishės dhe shtetit .
    Ky flamur ėshtė pėrdorur historikisht nga perandoritė bizantine dhe ruse. Sot ėshtė flamuri zyrtar i Patriarkanės ekumenike, i Kishės Orthodhokse greke ...por jo vetėm, ėshtė edhe e gjithė orthodhoksėve tė tjerė, po ėshtė edhe e Malit tė Shenjtė ( Athos ) .
    Nė njė isteri kolektive tė shpėrthimit publik tė pėrbuzjes ndaj besimit orthodhoks dhe pėrēmimin e shumė vendeve qė pėrdorin shqiponjėn nė flamujt e tyre, Filaret ka "bekuar" kėtė imazh satanik ...
    dhe pikėrisht tė nesėrmen Bartholomeu ka tėrhequr Anatemėn ( ē’kishėrimin ose mallkimin ) kundėr tij, kundrejt Filaretit.

    Urrejtja e Filaret dhe kishės sė tij nacionaliste ėshtė aq e fortė dhe qė e ka verbuar logjikėn e tyre deri nė pikėn ku kanė porositur njė mural blasfemues,
    fyerje tė gjithė orthodhoksėve qė e kanė ruajtur kėtė simbol pėr mijėra vjet, duke pėrfshirė Patriarkanėn Ekumenike, nė njė kohė qė ata ( kisha nacionaliste ukrainase ) kanė njė nevojė tė dėshpėruar pėr mbėshtetje nė aktivitetet e tyre jo-kanonike.
    Pėr Patriarkanėn Ekumenike kryesore ėshtė qė Filareti dhe kisha e tij tė sulmojnė Rusinė, nuk ka fare rėndėsi qė ata po shkelin nė malin Athos, Greqi, Serbi, Rumani dhe gjithė vėndet e tjera ku ka orthodhoks si ėshtė edhe vendi ynė.


    Burimi: dimpenews.com
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  2. #182
    Moderator Maska e arbereshi_niko
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Postime
    3,151
    Faleminderit
    54
    148 falenderime nė 128 postime

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Po gjjithashtu kjo Faqe e internetit vuri nė dukje praninė e simboleve neonaziste.
    Psh. nga fotot dalin simbole nazi-fashiste si wolfsangel, zvastika, flamurėt me ngjyre te kuq e zi qė pėrfaqėsojnė ekstremizmin e djathtė ne Ukrainė, dhe qė janė simbole te nazizmit jo mė pak se zvastika.









    Emri:  rune-in-original-context-1.jpg

Shikime: 46

Madhėsia:  47.4 KB







    Shihni pranė flamurit te batalionit "azov" ē'farė flamurėsh ka..., njė nazist dhe majtas i Natos...!



    por ka edhe simbole komunisto-sovjetike si mitralozėt kallashnikov ( shih nė foton lart pranė zvastikės ) dhe sulmi kundėr shqiponjės dykrenore…
    Duken sikur tė gjitha forcat e errėta janė nė kualicion..., mos po verifikohet ndonjė profeci...?

    Mbetet fakti qė ai popull po martirizohet me bekimet e fanariotėve prej Stambollit dhe dollarėt e Washingtonit

    Pėrshėndetje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 05-11-2018 mė 16:59
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  3. #183
    Moderator Maska e arbereshi_niko
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Postime
    3,151
    Faleminderit
    54
    148 falenderime nė 128 postime

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Kisha Orthodhokse e “ Lindjes sė Krishtit dhe e Shėn Nikollės “ nė Firence ėshtė kthyer nė gjirin e Kishės Orthodhokse Ruse.





    foto: Gabriele Maltinti / Shutterstock.com


    "Nuk ishte fat i mirė, por fatkeqėsia qė ndihmoi". Fjalėt e kėsaj thėnie ruse, pėr aq sa ėshtė e mundur, tregojnė qė Perėndia nganjėherė realizon planet pėrmes momenteve tragjike tė historisė.
    Kėshtu, skizma e sotme e Fanarit, rreziku i tė cilit pėr tė gjithė botėn orthodhokse nuk mund tė nėnvlerėsohet, gjithashtu ka filluar tė japė fryte.
    Midis tyre ėshtė kalimi i njė prej famullive mė tė njohura tė diasporės ruse - Kishėn e Lindjes sė Krishtit dhe Shėn Nikollės nė Firence -
    nga juridiksioni i Patriarkanės sė Konstandinopojės nė Kishėn Ruse jashtė vendit, ndryshe njohur me ROCOR e cila u ribashkua nė vitin 2007 me Patriarkanėn e Moskės.


    Emri:  Firenze_ROCOR2.jpg

Shikime: 43

Madhėsia:  53.1 KB


    "Prej sot [28 tetor], famullia ruse nė Firence gjendet nė juridiksionin e ROCOR-it (The Russian Orthodox Church Outside of Russia) .
    Hilarioni, mitropoliti i Amerikės Lindore dhe Nju Jorkut, u pėrkujtua nė funksionet ".


    Famullitė ruse tė Fanarit njė absurditet i vėrtetė kanonik:

    Njė vend i shenjtė i mrekullueshėm ngritur midis shekujve XIX dhe XX nė stilin e arkitekturės sė Moskės dhe Yarosllvit tė shekullit tė XVII,
    kisha fiorentinase e Lindjes sė Krishtit dhe Shėn Nikollės u bė njė stoli e vėrtetė e qytetit tė famshėm italian, dhe nė tė njėjtėn kohė qendra e kulturės ruse nė kėtė rajon.
    Por mė pak se dy dekada mė vonė, trazirat revolucionare nė Rusi ēuan nė njė largim tė detyruar tė kėsaj famullie me Kishėn Ruse
    dhe anėtarėsimin e saj me Patriarkanėn e Konstandinopojės, e cila filloi nė vitet 20-tė njė ekspansion tė gjerė kundrejt diasporės orthodhokse tė gjitha kombėsive.

    Ishte atėherė qė u ngrit nė juridiksionin e Fanarit "Ekszarkati i famullive ruse nė Evropėn Perėndimore" ( "Kryedioqeza e kishave orthodhokse ruse nė Evropėn Perėndimore").
    Struktura ėshtė shumė e diskutueshme nga pikėpamja kanonike e parė, por e lejueshme nė kushtet e atyre kohėrave tė trazuara,
    tė paktėn deri nė rivendosjen e rendit kanonik nė Kishėn ruse .
    Por, qė prej viteve '90, dhe sidomos pas ribashkimit tė Patriarkanės sė Moskės dhe Kishės Ruse jashtė Rusisė nė vitin 2007,
    kjo strukturė ėshtė bėrė jo vetėm njė absurditet, por njė ilegalitet i vėrtetė.

    Kanali televiziv "Tsargrad" kontaktoi rektorin e Kishės sė Lindjes dhe Shėn Nikollės, arqipriftin Georgy Blatinskii,
    i cili na tha se ēfarė bėri komuniteti orthodhoks rus nė Firence duke thyer kungimin me Fanarin dhe tė kalojnė nėn juridiksionin e Kishės Orthodhokse Ruse,
    e cila ėshtė e bashkuar me Patriarkanėn e Moskės.
    t Georgij pėr shumė vite ka qėnė dekani i famullive ruse tė Patriarkanės sė Konstandinopojės nė Itali, dhe kėshtu fakti i ribashkimit tė saj me Kishėn Ruse
    mund tė jetė njė shembull pėr famulli tė tjera ruse qende janė nėn juridiksionin e Fanarit.

    At Georgij Blatinskij thotė: "Tė gjithė ata qė janė tė lidhur me Patriarkanėn e Kostandinopojės janė jashtė Orthodhoksisė"

    Tsargrad: Ati Georgy, nė rrjetin social Facebook, ėshtė raportuar se famullia juaj ka ndėrprerė kungimin me Patriarkanėn e Konstandinopojės
    dhe u pranua nėn Omoforin e Kishės ruse jashtė Rusisė. A ėshtė e vėrtetė, dhe nėse po, ēfarė ju shtyu tė bėni kėtė hap?

    Archpriest Georgy: Pėr fat tė keq, vendimet jo-kanonike tė bėra mė 11 tetor nga Patriarku Bartolomeu me Sinodin e tij,
    bėjnė qė tė gjithė ata qė janė tė lidhur me Patriarkanėn e Konstandinopojės tė gjėnden jashtė Orthodhoksisė.
    Kjo pjesė ( Kostandinopoja ) ėshtė shkėputur nga Kisha, siē kishte ngjarė mė parė me Romėn. Prandaj,e vetmja mėnyrė pėr ne, tė krishterėt orthodhoksė rusė,
    ishte tė hynim nė njė strukturė kanonike, si kisha ruse jashtė vendit. Kėshilli ynė i kishės dhe asambleja jonė e famullisė mbėshtetėn njėzėri kėtė vendim.
    Dhe nuk ka asnjė ka asnjė rrugė tjetėr pėr ne.

    Tsargrad: A keni ndonjė informacion, nese ka edhe famulli tė tjera ruse tė Patriarkanės sė Konstandinopojės tė gatshėm tė ndjekin shembullin e komunitetit orthodhoks fiorentin?

    At Georgij: Deri tani, ka kaluar shumė pak kohė. Unė mendoj se kjo do tė ndodhė, por vetėm kur ata tė kuptojnė se janė jashtė fushės kanonike, jashtė Orthodhoksisė.



    Emri:  Firenze_ROCOR5.jpg

Shikime: 43

Madhėsia:  26.3 KB

    Patriku i Moskės dhe gjithė Rusive Foto: www.globallookpress.com


    Pra, nuk ėshtė rastėsi qė Shenjtėria e tij Patriarku Kirill, duke folur sot nė festivalin "Besimi dhe Fjala", ka theksuar veēanėrisht se ajo qė po ndodh
    ėshtė njė urdhėr "pėr shkatėrrimin e unitetit tė Kishės sonė, me njė dimension global" .
    Pėr mė tepėr, "kjo nuk ėshtė vetėm njė luftė pėr juridiksionin, ėshtė njė luftė pėr shkatėrrimin e forcės sė vetme orthodhokse tė fuqishme nė botė".
    Dhe pikėrisht pėr kėtė, tė gjithė ne, tė krishterėt orthodhoksė, tani duhet tė forcojmė lutjet tona tė pėrbashkėta pėr unitetin e Kishės Ruse,
    si edhe pėr njerėzit si At Georgij Blatinskij dhe pėr komunitetin orthodhoks tė Kishės fiorentinase tė Lindjes sė Krishtit dhe tė Shėn Nikollės ēudibėrės, tė ushqyer shpirtėrisht prej tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 05-11-2018 mė 17:02
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  4. #184
    Moderator Maska e arbereshi_niko
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Postime
    3,151
    Faleminderit
    54
    148 falenderime nė 128 postime

    Pėr: Lajme mbi boten Orthodhokse.

    Kisha shqiptare ėshtė kundėr ndėrprerjes sė Eukaristisė ndėrmjet Moskės dhe Konstandinopojės.

    Orthochristian.com, 24 nėntor 2018


    Siē ėshtė raportuar nga OrthoChristian tė enjten, mė 22 nėntor, faqa zyrtare e Kishės Orthodhokse Ruse botoi njė artikull mbi
    Fortlumturinė sė Tij Kryepiskopin Anastas tė Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė drejtuar Shenjtėrisė sė Tij Patrikut Kirill me 10 tetor,
    nė tė cilėn Fortlumturia e Tij Anastasi i shprehu shqetėsimin e tij nėse realizohet ky projekti i Ukrainės mbi autoqefalinė nga Patriarkana e Konstandinopojės
    "do tė bėhet njė shėtitje nėpėr njė fushė tė minuar" - njė shqetėsim qė kryepiskopi i Tiranės e ka shprehur personalisht
    edhe episkopėve tė Konstandinopojės dhe mė vonė tė njėjtit, Patriarkut Bartolomeu.
    Pas raportit tė Kishės Ruse, Kisha Shqiptare ka botuar tekstin e plotė tė dy letrave tė Kryepiskopit Anastas drejtuar patrikut Kirill,
    e para ėshtė e 10 tetorit, ajo qė ėshte raportuar mė parė ( qė u fol mė lart ), dhe tė dytėn nė 7 nėntor,
    letrat tregojnė se ndėrsa Kryepiskopi Anastas ėshtė shumė i shqetėsuar nė lidhje me veprimet e Konstandinopojės nė Ukrainė,
    nuk e mbėshtet vendimin e Kishės ruse tė ndėrpresė pėrkujtimin e parė tė Patriarkut Bartolomeu
    dhe pastaj tė ndalojė plotėsisht kungimin me Patriarkanėn e Konstandinopojės.
    Nė letrėn e 10 tetorit, duke vėnė nė dukje pozicionin e Kishės Shqiptare, qė vlerėson si njė nga arritjet mė tė rėndėsishme tė orthodhoksisė nė dekadat e fundit
    ka qenė pikėrisht lutja e pėrbashkėt e primatėve tė Kishave orthodhokse, tė cilat kulmuan nė Kėshillin e Kretės nė vitin 2016,
    Kryepeshkopi Anastas thekson vlerėn e madhe tė unitetit orthodhoks:
    Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė akordon si e rėndėsisė sė parė bashkimin e Orthodhoksisė dhe dėshmimin dinamik ndaj Ungjillit,
    si nė mesin e popullit orthodhoks tradicional ashtu edhe nė gjithė ekumenizmin e bashkėsisė orthodhokse.
    Tė gjitha ēėshtjet e tjera duhet tė pėrballohen me diskrecion intuitiv, lutje tė vazhdueshme dhe dialog tė qetė dhe tė durueshėm.
    Duke pasur parasysh kėtė theksi tė veēantė mbi unitetin, primati shqiptar gjithashtu shprehu pakėnaqėsinė e tij nė vendimin e kishės ruse tė 14 shtatorit
    pėr tė ndaluar pėrkujtimin patriarkun Bartolomeu nė shėrbimet hyjnore:
    “Ju lutem vini re se vendimi i fundit i Kishės sė Rusisė pėr tė tėrhequr referimin liturgjik tė Patriarkut Ekumenik dhe tė ndėrpresė kungimin eukaristik me Patriarkanėn e Kostandinopojės,
    dhe tė ndėrpresė kungimin eukaristik me Patriarkanėn e Kostandinopojės, e cila u bė e ditur mė 14 shtator,
    ka komplikuar ēėshtjen nė mėnyrė tė rrezikshme, veēanėrisht pėr shkak se ajo prek thelbin e unitetit orthodhoks,
    Eukaristia e shenjtė, nė tė cilėn ne shpallim unitetin e Kishės Orthodhokse dhe ku gjithnjė lutemi pėr ruajtjen e saj.”
    Fortlumturia e Tij thotė gjithashtu se Kisha shqiptare gjithmonė lutet pėr unitetin, por ka rezerva nė lidhje me faktin se "nė kėtė kohė ngritja e zėrit nuk ėshtė njė pėrparėsi",
    sepse ajo ( Kisha jonė ) "e konsideron mė tė preferueshme njė kėrkesė kėmbėngulėse dhe tė matur pėr tė shmangur veprimet e nxituara".
    Ajo qė duhet gjithashtu tė theksohet ėshtė se ndėrprerja e pėrkujtimit tė patrikut tė Konstandinopojės nga Kisha Ruse
    e ka bėrė tė vėshtirė thėrrjen e njė kėshilli ( Koncili ) pan-orthodhoks, pasi lind pyetja: "Kush do tė marrė iniciativėn tė thėrrasė Kishat Orthodhokse Autoqefale,
    kur ndėrpritet referimi ( pėrkujtimi ) liturgjik ndaj patriarkut ekumenik? "
    Duke pasur parasysh kėtė vėshtirėsi, Fortlumturia e Tij sugjeron njė "dialog paqėsor ndėrmjet palėve tė interesuara drejtpėrdrejtė dhe kėrkim pėr njė zgjidhjeje tė pėrbashkėt".
    Nė tė njėjtėn kohė, Kisha Shqiptare ėshtė e gatshme tė marrė pjesė nė kėtė dialog, nėse kjo i kėrkohet.
    Fortlumturia e Tij gjithashtu siguron se "do tė bėjė gjithshka tė mundshme pėr tė shmangur njė skizėm ne bashkėsinė ekumenike Orthodhokse",
    sepse "ēdo formė e pėrēarjes dobėson dėshminė orthodhokse bashkėkohore, plagos kredibilitetin e Kishės orthodhokse nė pėrgjithėsi dhe traumatizon prestigjin e botės sė krishterė ".
    Kjo ishte letra e parė qė daton vetėm njė ditė pėrpara se Sinodi i Shenjtė i Kostandinopojės tė njoftoi vendimin e saj pėr rehabilitimin e udhėheqėsve klerikė te ēkishėruar dhe atyre laikė tė pėrēarjes Ukrainėse, duke anulluar dokumentin e vitit 1686 nė tė cilin u vendos qė Mitropolia e Kievit u transferua nė Kishėn Orthodhokse Ruse, pra me kėtė anullim, sipas tij ( Kyepiskopit ) ,
    anulohet edhe ekzistenca e Kishės Orthodhokse e Ukrainės, pra Kisha kanonike e Patriarkanės sė Moskės nė Ukrainė.
    Letra e dytė e Fortlumturisė sė Tij vjen pas vendimeve tė Konstandinopojės dhe pas vendimit tė Kishės Ruse pėr ndėrprerjen e kungatės eukaristike me Konstandinopojėn.
    Letra e tij e dytė hapet me: "Shpirti im ėshtė i trishtuar". Njė dhimbje tė thellė, tė shqetėsuar dhe siklet ne ndjejmė, kur ndjekim zhvillimet nė ēėshtjen e Ukrainės,
    pas vendimeve tė Patriarkanės Ekumenike (10.11.2018) dhe Kishės Orthodhokse nė Rusi (15/10/2018) ".
    Ai vazhdon: "Pėr fat tė keq, ata konfirmojnė frikėn qė kemi shprehur me pėrfaqėsuesit e Patriarkanės Ekumenike (30 qershor 2018),
    domethėnė se konēesioni aktual pėr tė planifikuar autoqefalinė nė Ukrainė do tė jetė njė" marshim nė njė fushė tė minuar "me pasoja tė dhimbshme pėr tė gjithė" .



    Nė tė njėjtėn kohė, kryepeshkopi Anastas gjithashtu me forcė shprehet kundėr vendimit tė Kishės Ruse pėr tė thyer kungimin me Konstandinopojėn:
    “Njėkohėsisht,megjithatė, ne duhet tė theksojmė se vendimi i fundit i Kishės sė Rusisė ėshtė njė burim shqetėsimi i madh. Ėshtė e paimagjinueshme qė Eukaristia Hyjnore,
    Misteri i shkėlqyeshėm i dashurisė sė pafund dhe pėrulja absolute e Krishtit, mund tė pėrdoret si njė armė kundėr njė Kishe tjetėr.
    A ėshtė e mundur qė vendimi i hierarkisė sė Kishės sė Rusisė tė anullojė energjinė e Shpirtit tė Shenjtė nė Kishat Orthodhokse qė veprojnė nėn juridiksionin e Patriarkatit Ekumenik? ...
    Dhe nė qoftė se [besimtarėt Orthodhokse tė Rusisė afrohen "me frikė Perėndie, me besim dhe me dashuri" pėr tė marrė pjesė nė dhuratat e shenjta nė njė kishė tė Kostandinopojės],
    mund tė quehet njė "mėkat", e cila duhet mė pas tė rrėfehet? "Shpallim se ėshtė e pamundur qė ne tė pranojmė kėto vendime," deklaron kategorikisht Fortlumturia e tij.
    "Ėshtė e domosdoshme qė Eukaristia e Shenjtė, ky mister i shenjtėrisė sė padepėrtueshme dhe i njė rėndėsie tė veēantė, tė qėndrojė shumė larg nga tė gjitha mosmarrėveshjet kishtare", shpjegon ai. Kryepiskopi i Tiranės vazhdon tė pėrsėrisė bindjen pėr rrezikun e madh qė mund tė shkaktojė njė skizmė botės orthodhokse,
    dhe sidomos besimtarėve nė Ukrainė, "tė cilat janė tė interesuar tė menjėhershėm".
    Prandaj, pėrsėrit qėndrimin e Kishės Shqiptare e cila ėshtė gati tė bashkohet me njė kėshill pan-orthodhoks pėr ēėshtjen,
    por edhe mendimin e tij se ndėrprerja e Kungimit bėn qė mbledhja e kėshillit tė jetė jashtėzakonisht e vėshtirė.

    "Pyetjet nė vijim janė vendimtare:

    Kisha Orthodhokse e Rusisė do ti kėrkojė Patriarkanės Ekumenike qė tė thėrrasė njė Koncil pan-orthodhoks, ku tė ketė njė lutje tė pėrbashkėt ?

    Cilat janė kriteret e njė vendimi tė formės sė prerė nė favor tė paqes dhe unitetit ?", shkruan lumturi e tij.


    Dhe Fortlumturia e Tij pėrfundon duke iu referuar Shkrimit tė Shenjtė kur thotė:
    "shqetėsimi dhe turpi, qė ne fillimisht kemi shkaktuar, janė shėruar nė mėnyrė paraklete nga vargu i Psalmeve:
    " Pse ligėshtohesh, shpirti im? Pse rėnkon brėnda meje? Shpreso te Perėndia, sepse unė do ta kremtoj akoma;
    ai ėshtė shpėtimi im dhe Perėndia im. "(Ps 42:11)



    Pėrshėndetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •