Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Roza Haxhiu, një yll kuqezi që ndriçoi në Europë

    Roza Haxhiu, një yll kuqezi që ndriçoi në Europë

    Emri:  Roza.jpg

Shikime: 1280

Madhësia:  44.1 KB

    Gjatë karrierës së tij sportive, Roza Haxhiu u nderua me titullin e lartë “Mjeshtër i sportit” dhe u bë i njohur jo vetëm në vendin tonë, por edhe në arenën ndërkombëtare, duke luajtur me ekipin e Partizanit të Beogradit, Dinamos dhe në ekipin tonë përfaqësues.

    Në vitin 1955 tërhiqet për përforcim nga Dinamo në ndeshjen me Dozhën e Budapestit. Pas ndeshjes futbollisti i madh hungarez Suza do të shprehej: "Ai, Roza, është një futbollist i kalibrit Europian”.

    Në fitimin e medaljeve të argjendta nga Partizani në spartakiadën e ushtrive të vendeve socialiste në Lajpcig në vitin 1958, Roza dha një kontribut të rëndësishëm. Vitet e fundit të jetës së tij ia kushtoi përsëri futbollit. Ai punoi pa u lodhur si trajner i ekipit të Traktorit të Lushnjës. Me emrin e Rozës lidhet edhe rikthimi i Traktorit në kategorinë e parë (superiore sot) në vitin 1960, pas 6 vitesh në kategorinë e dytë.

    Që nga ajo kohë deri në vitet ’90, Traktori do të ishte pjesë e elitës së futbollit shqiptar. Por sëmundja e rëndë, më 19 maj të vitit 1964, do ta ndante nga jeta Roza Haxhiun në një moshë fare të re, kur sapo kishte mbushur të 34 vjeç. Por rrugën e ndërprerë në mes të Rozës do ta vazhdonte, i biri Adnandi, i cili do të aktivizohej fillimisht me Shkëndijën dhe pas përfundimit të studimeve në ILKF “Vojo Kushi”, do të kthehej në qytetin e tij të lindjes për t’u aktivizuar me Lushnjën.

    Madje, Adnandi do të ulej edhe në krye që stolit të skuadrës lushnjare për pak kohë. Pas viteve ’90, Adnand Haxhiu do të emigronte drejt Gjermanisë, ku dhe aktualisht jeton. Por gjithnjë pa iu ndarë futbollit, Adnandi punon si mësues futbolli në ekipet e moshave të Schalke 04. Por ka edhe një kuriozitet që lidhet me emrin e këtij legjende të futbollit lushnjar. Emri i vërtetë i Roza Haxhiut është Abdurrahman. Vëllai i tij e sqaron edhe “pagëzimin” e Abduharrmanit në Roza.

    “Pas një sëmundje të rëndë që ka kaluar në fëmijëri, ai është dërguar në spitalin e Lushnjës. Doktor Çabej që u kujdes për të pa se ai ishte një fëmijë shumë i bukur dhe i shëndetshëm. Në formën e një supersticioni doktor Çabej propozoi që atij t’i ndryshohej emri. Ai ishte i pari që e quajti Roza, për të simbolizuar më shumë një lule të bukur, siç është trëndafili. Që nga ai moment, emri i tij do të ishte Roza dhe nuk u ndryshua më kurrë”, tregon vëllai i Roza (Abdurrahman) Haxhiut.

    Shekulli

  2. #2

    Për: Roza Haxhiu, një yll kuqezi që ndriçoi në Europë

    Per nder ti ktij legjende ne shenje mirenjohjeje sot stadiumi i Lushnjes mban emrin Roza Haxhiu.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •