Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Profecia biblike e profetit Daniel per Islamin dhe profetin Muhamed a.s

    Profecia Biblike e Danielit per Islamin!

    Emri:  daniel 44.jpg

Shikime: 3987

Madhėsia:  57.6 KB

    Profeti Muhamed a.s ka thėnė: “Do tė luftoni ju muslimane kundėr arabeve ne gadishullin arabik dhe Zoti do tju mundesoje te fitoni, pastaj do te luftoni kundėr Persisė dhe Zoti do tju mundesoje te fitoni.Do tė luftoni kundėr Romakėve dhe Zoti do ti bėjė qė ata tė pėsojnė disfatė, pastaj do tė luftoni kundėr Dexhallit(Antikrishtit) dhe Allahu do tė bėjė qė ai tė mundet.(trans Muslimi, Ahmedi ibn Maxhe)

    Citatet biblike te enderres se Danielit.

    31 Ti ishe duke shikuar, o mbret, dhe ja njė figurė e madhe; kjo figurė e stėrmadhe, me njė shkėlqim tė jashtėzakonshėm, ngrihej para teje me njė pamje tė tmerrshme.

    32 Koka e kėsaj figure ishte prej ari tė kulluar, gjoksi i saj dhe krahėt e saj ishin prej argjendi, barku i saj dhe kofshėt e saj prej bronzi,33 kėmbėt e saj prej hekuri, kėmbėt e saj pjesėrisht prej hekuri dhe pjesėrisht prej argjile.34

    Ndėrsa po shikoje, njė gur u shkėput, por jo nga dora e njeriut, dhe goditi figurėn nė kėmbėt e saj prej hekuri dhe argjile dhe i copėtoi.

    35 Atėherė hekuri, argjila, bronzi, argjendi dhe ari u copėtuan bashkė dhe u bėnė si kope byku nė lėmė gjatė verės; era i mori me vete dhe nuk u gjet mė asnjė gjurmė e tyre.

    Por guri qė kishte goditur figurėn u bė njė mal i madh, qė mbushi tėrė tokėn.

    36 Kjo ėshtė ėndrra; tani do tė japim interpretimin pėrpara mbretit.

    37 Ti, o mbret, je mbreti , sepse Perėndia i qiellit tė ka dhėnė mbretėrinė, pushtetin, forcėn dhe lavdinė.38 Ngado qė tė banojnė bijtė e njerėzve, kafshėt e fushės dhe shpendėt e qiellit, ai i ka lėnė nė duart e tua dhe tė ka bėrė tė sundosh mbi gjithė ata.

    Ti je koka e artė.39 Mbas teje do tė dalė njė mbretėri tjetėr, mė e vogėl, mė e ulėt nga jotja; pastaj njė mbretėri tjetėr prej bronzi, qė do tė sundojė mbi gjithė dheun.

    40 Mbretėria e katėrt do tė jetė e fortė si hekuri, sepse hekuri copėton dhe thėrrmon ēdo gjė; ashtu si hekuri qė copėton, kjo mbretėri do t'i copėtojė dhe do t'i thėrrmojė tėrė kėto mbretėri.

    41 Siē e pe, kėmbėt dhe gishtėrinjtė ishin pjesėrisht prej argjile poēari dhe pjesėrisht prej hekuri, kėshtu kjo mbretėri do tė ndahet; megjithatė, ajo do tė ketė fortėsinė e hekurit, sepse ti ke parė hekurin tė pėrzier me argjilė tė butė.

    42 Dhe ashtu si gishtėrinjtė e kėmbėve ishin pjesėrisht prej hekuri dhe pjesėrisht prej argjile, kėshtu ajo mbretėri do tė jetė pjesėrisht e fortė dhe pjesėrisht e brishtė.43 Siē e pe hekurin tė pėrzier me argjilėn e butė, ata do tė pėrzihen nga fara njerėzore, por nuk do tė bashkohen njeri me tjetrin, pikėrisht ashtu si hekuri nuk amalgamohet me argjilėn.

    44 Nė kohėn e kėtyre mbretėrve,Perėndia i qiellit do tė nxjerrė njė mbretėri, qė nuk do tė shkatėrrohet kurrė; kjo mbretėri nuk do t'i lihet njė populli tjetėr, por do tė copėtojė dhe do tė asgjėsojė tėrė kėto mbretėri, dhe do tė ekzistojė pėrjetė,

    45 pikėrisht ashtu siē e pe gurin tė shkėputet nga mali, jo nga dora e njeriut, pėr tė copėtuar hekurin, bronzin, argjilėn, argjendin dhe arin. Perėndia i madh i ka bėrė tė njohur mbretit atė qė ka pėr tė ndodhur tani e tutje. Endrra ėshtė e vėrtetė dhe interpretimi i saj ėshtė i sigurt".(Daniel 2/31-45)

    Figura pėrfaqėsonte katėr fuqitė pagane qė do tė ushtronin sundimin botėror deri nė ardhjen e mbretėrisė monoteiste tė Zotit.

    1) E para “ Koka e kėsaj figure ishte prej ari tė kulluar, ".(Daniel 2/32)

    Kjo ishte Babilonia.Prandaj Danieli i tha “Koka e artė je ti”.Mbreti Nabukadentsari 630-562 p.k

    2) E dyta “gjoksi i saj dhe krahėt e saj ishin prej argjendi,” (Daniel 2/32)

    Kjo ishte Perandoria Perse dhe krahėt simbolizojnė njėri Medėt tjetri persėt.

    3) E treta “barku i saj dhe kofshėt e saj prej bronzi.”(Daniel 2/32)

    Mbretėria e tretė ishte mbretėria Greke-Maqedonase e Aleksandrit te madh.

    4) E katėrta “kėmbėt e saj prej hekuri, kėmbėt e saj pjesėrisht prej hekuri dhe pjesėrisht prej argjile.”(Daniel 2/33)

    Mbretėria e katėrt ishte perandoria romake dhe bizantine.Dy kėmbėt tregojnė pėr ndarjen e saj Rome-Bizant dhe hekuri dhe argjila simbolizojnė fuqizimin dhe dobėsimin e saj.

    5)Mbreteria e peste eshte perandoria e Islamit, guri qe do te shkatarroje te gjithe statujen pagane te perandorive duke simbolizuar mbarimin e perandorive pagane nga Babilonia, tek Persia, Greqia, Bizanti, Konstandinopja, Juruzalemi etj etj, Perandoria e Islamit u shtri ne gjithe vendet qe permendi Danieli ne enderr dhe i largoi nga keto vende idhujtarine ndaj idhujve dhe vendosi besimi tek Zot nje i vetem.

    .44 Nė kohėn e kėtyre mbretėrve,Perėndia i qiellit do tė nxjerrė njė mbretėri, qė nuk do tė shkatėrrohet kurrė; kjo mbretėri nuk do t'i lihet njė populli tjetėr, por do tė copėtojė dhe do tė asgjėsojė tėrė kėto mbretėri, dhe do tė ekzistojė pėrjetė,45 pikėrisht ashtu siē e pe gurin tė shkėputet nga mali, jo nga dora e njeriut, pėr tė copėtuar hekurin, bronzin, argjilėn, argjendin dhe arin. Perėndia i madh i ka bėrė tė njohur mbretit atė qė ka pėr tė ndodhur tani e tutje. Endrra ėshtė e vėrtetė dhe interpretimi i saj ėshtė i sigurt".(Daniel 2/31-45)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Profecia biblike e profetit Daniel per Islamin dhe profetin Muhamed a.s

    Profecia Biblike e Danielit per Profetin Muhamed a.s.(I Lashti i diteve)


    Emri:  prophecies of world powers in dabiel_w-e-20120615.jpg

Shikime: 3837

Madhėsia:  85.7 KB

    Muhamedi a.s ka thėnė: “Do tė luftoni kundėr arabeve ne gadishullin arabik dhe Zoti do tju mundesoje te fitoni, pastaj do te luftoni kundėr Persisė dhe Zoti do tju mundesoje te fitoni.Do tė luftoni kundėr Romakėve dhe Zoti do ti bėjė qė ata tė pėsojnė disfatė, pastaj do tė luftoni kundėr Dexhallit(Antikrishtit) dhe Allahu do tė bėjė qė ai tė mundet.(trans Muslimi, Ahmedi ibn Maxhe)

    Besimi i muslimaneve ne literaturen biblike te ehli kitabeve

    1) E besojne ate qe vjen ne perputhje me fene islame (profecia e Jezusit per Muhamedin Gjoni 14 dhe 16)
    2)Nuk e besojne ate qe vjen ne kundershtim me fene Islame (Ofendimi i profeteve te medhenj si Lutit, Nuhut, Sulejmanit etj etj)
    3) As nuk e kundershtojne dhe as e pranojne ate qe nuk eshte e njohur ne fene Islame.(Histori te ndryshme qe kane baza monoteiste dhe nuk kundershtohen nga rregullat dhe mesime e Islamit)

    Permendja e Danielit ne Literaturen Islame


    Kėtė ndodhi e tregon Ibn is’haku, Ibn Ebi Shejbe, Bejhakiu, Ibn Ebi Dunja dhe tė tjerėt nga tabijinėt, tė cilėt kanė marrė pjesė nė ēlirimin e Tusterit.Nė mesin e kėtyre tabijinėve janė dhe Ebul-Alije Matref ibn Maliku etj.Ajo qė na intereson nė kėtė kontekst ėshtė se ushtria muslimane gjetėn trupin e Danielit te vdekur nė shtrat,trupi i tė cilit nuk kishte ndryshuar pėrveē disa pjeseve nga qafa, kurse nė kokė kishin njė libėr.E morėn librin dhe e sollėn te Umeri r.a.Halifi i muslimaneve qe cliroi Juruzalemin. Ky thirri Kab El Ahbarin dhe i tha qė ta pėrkthejė nė gjuhėn arabe.Ebul Alije tha: Unė isha njeriu i parė qė e lexova.Transmetuesi nga ai tha thashė Ebul Alijes : Ēka kishte nė tė?Tha : Jetėpėrshkrimi juaj, ēėshtjeve tė juaja, gjuhėt e juaja dhe ēka do tė ndodh mė pas”(Shiko Fillimi dhe mbarimi” i Ibėn Kethirit)

    Profecia biblike e Danielit per te Lashtin e Diteve, Pra per Vulen e Profeteve Muhamedin a.s.I Lashti i diteve ose i fundin i diteve eshte profeti Muhamed a.s.Zoti e ka quajtur ne Kuran Vula e profeteve, profeti Muhamed a.s vete thote se kam ardhur une me Kijametin si keto dy gishta duke treguar gishtin tregues dhe ate te mezit pra afer e afer.Bibla e quan i Lashti i Diteve ne gjuhen Shqipe.Ne Anglisht permendet "the Ancient of Days"., ne Italisht "egli giunse fino all'Antico".

    Le te shikojme profecine e Danielit

    2 Danieli, pra, filloi tė thotė: "Unė shikoj nė vegimin tim, natėn, dhe ja, katėr erėrat e qiellit tronditnin Detin e Madh,3 dhe katėr kafshė tė mėdha po dilnin nga deti, njera ndryshe nga tjetra.4 E para i ngjante njė luani dhe kishte krahė shqiponje. Unė shikoja deri sa ia shkulėn krahėt, pastaj e ngritėn nga toka e vunė tė qėndrojė drejt mbi dy kėmbėt e veta si njė njeri dhe iu dha njė zemėr njeriu.5 Dhe ja njė kafshė tjetėr, e dyta, qė i ngjante njė ariu; ngrihej mbi njė krah dhe kishte tri brinjė nė gojė, midis dhėmbėve, dhe i thanė: "Ēohu, ha shumė mish".6 Mbas kėsaj unė shikoja, dhe ja njė tjetėr qė i ngjante njė leopardi, dhe qė kishte katėr fletė shpendi mbi kurrizin e vet; kafsha kishte katėr koka dhe iu dha sundimi.7 Mbas kėsaj, unė shikoja nė vegime nate, dhe ja njė kafshė e katėrt e llahtarshme, e tmerrshme, jashtėzakonisht e fuqishme; kishte dhėmbė tė mėdha prej hekuri; hante, thėrrmonte dhe shtypte kusurin me kėmbė; ishte ndryshe nga tė gjitha kafshėt e mėparshme dhe kishte dhjetė brirė.8 Isha duke vėrejtur brirėt, kur ja, midis tyre filloi tė dalė njė bri tjetėr i vogėl, para tė cilit tre nga brirėt e parė u shkulėn; dhe ja, nė atė bri ishin disa sy qė i pėrngjanin syve tė njeriut dhe njė gojė qė thoshte gjėra tė mėdha.9 Unė vazhdova tė shikoj deri sa u vendosėn fronet dhe i Lashti i ditėve u ul. Veshja e tij ishte e bardhė si bora, flokėt e kokės sė tij ishin si leshi i pastėr; froni i tij ishte si flokėt e zjarrit dhe rrotat e tij si zjarr pėrvėlues.10 Njė lumė zjarri rridhte, duke dalė nga prania e tij; mijėra e mijėra njerėz i shėrbenin dhe mori dhe mori qėndronin pėrpara tij. Gjykimi u bė dhe librat u hapėn.11 Atėherė unė shikova pėr shkak tė fjalėve tė mėdha qė briri thoshte; shikova deri sa u vra kafsha, dhe trupi i saj u shkatėrrua dhe u hodh nė zjarr pėr t'u djegur.12 Sa pėr kafshėt e tjera, u hoq sundimi i tyre por iu lejua atyre njė zgjatje e jetės pėr njė periudhė tė caktuar kohe.13 Unė shikoja disa vegime nate, dhe ja mbi retė e qiellit po vinte dikush qė i ngjante njė Biri njeriu; ai arriti deri te i Lashti i ditėve dhe iu afrua atij.14 Atij iu dha sundimi, lavdia dhe mbretėria, me qėllim qė gjithė popujt, kombet dhe gjuhėt t'i shėrbenin; sundimi i tij ėshtė njė sundim i pėrjetshėm qė nuk do tė kalojė, dhe mbretėria e tij ėshtė njė mbretėri qė nuk do shkatėrrohet kurrė".

    15 "Sa pėr mua, Danielin, fryma ime mbeti e brengosur nė mbėshtjellėn e trupit dhe vegimet e mendjes sime mė turbulluan.16 Iu afrova njėrit nga ata qė ishin aty afėr dhe e pyeta mbi tė vėrtetėn qė lidhej me tėrė kėtė punė; dhe ai mė foli dhe mė bėri tė njohur interpretimin e atyre gjėrave:17 "Kėto kafshė tė mėdha, qė janė katėr, pėrfaqėsojnė katėr mbretėr qė do tė dalin nga toka;18 pastaj shenjtorėt e Shumė tė Lartit do tė marrin mbretėrinė dhe do ta zotėrojnė pėrjetė, nė pėrjetėsi".19 Atėherė dėshirova tė mėsoj tė vėrtetėn lidhur me kafshėn e katėrt, qė ishte ndryshe nga tė gjitha tė tjerat dhe jashtėzakonisht e tmerrshme, me dhėmbė prej hekuri dhe me thonj prej bronzi, qė hante, thėrrmonte dhe shkelte me kėmbė kusurin,20 dhe lidhur me dhjetė brirėt qė kishte mbi kokė, dhe lidhur me bririn tjetėr qė i dilte dhe para tė cilit kishin rėnė tre brirė, domethėnė briri qė kishte sy dhe gojė pėr tė thėnė gjėra tė mėdha dhe qė dukej mė i madh se brirėt e tjerė.21 Unė shikoja dhe po ky bri bėnte luftė kundėr shenjtorėve dhe i mundte,22 deri sa arriti i Lashti i ditėve dhe iu dha e drejta shenjtorėve tė Shumė tė Lartit, dhe erdhi koha nė tė cilėn shenjtorėt zotėruan mbretėrinė.

    23 Dhe ai mė foli kėshtu: "Kafsha e katėrt do tė jetė njė mbretėri e katėrt mbi tokė, qė do tė jetė ndryshe nga tė gjitha mbretėritė e tjera, dhe do tė hajė tėrė tokėn, do ta shkelė dhe do ta thėrrmojė.24 Dhjetė brirėt janė dhjetė mbretėr qė do tė dalin nga kjo mbretėri; mbas tyre do tė dalė njė tjetėr, qė do tė jetė ndryshe nga tė mėparshmit dhe do tė rrėzojė tre mbretėr.25 Ai do tė shqiptojė fjalė kundėr Shumė tė Lartit, do tė pėrndjekė shenjtorėt e Shumė tė Lartit me qėllim qė t'i shfarosė dhe do tė mendojė tė ndryshojė kohėrat dhe ligjin; shenjtorėt do tė bien nė duart e tij pėr njė farė kohe, disa kohė dhe pėr gjysmėn e njė kohe.26 Pastaj do tė bėhet gjyqi dhe do t'i hiqet sundimi, i cili do tė asgjėsohet dhe do tė shkatėrrohet pėrjetė.

    27 Pastaj mbretėria, sundimi dhe madhėshtia e mbretėrive nėn tė gjithė qiejt do t'i jepen popullit tė shenjtorėve tė Mė tė Lartit; mbretėria e tij ėshtė njė mbretėri e pėrjetshme, dhe tė gjitha zotėrimet do t'i shėrbejnė dhe do t'i binden atij".(Daniel 7/2-27)

    Katėr kafshėt qė profetizoi Danieli janė katėr mbretėritė e kohėrave me tė mėdha nga koha e Danielit deri nė kohėn e romakėve ose mė saktė Jezusit.

    1) E para i ngjante njė luani dhe kishte krahė shqiponje.(Daniel 7/4)

    Luani pėrfaqėson Babiloninė.Krahėt e shqiponjės simbolizojnė shpejtėsinė e pushtimeve.

    2) E dyta, qė i ngjante njė ariu, ngrihej mbi njė krah dhe kishte tri brinjė nė gojė, midis dhėmbėve,.(Daniel 7/5)

    Ariu simbolizon perandorine Medo-Perse.Pjesa e Persisė mori rėndėsi tė madhe.Tri brinjėt qė mbante nė Gojė mund tė pėrfaqėsojnė tri pjesėt e perandorisė Babilonase qė u plakcitėn nga medėt dhe persėt nėn Kirin, Babiloninė nė lindje, Egjiptin nė Jug dhe Mbretėrinė e Lidias nė Azinė e vogėl(Pjesa perėndimit tė Turqisė sė sotme)

    3) E treta i ngjante njė leopardi, dhe qė kishte katėr fletė shpendi mbi kurrizin e vet; kafsha kishte katėr koka dhe iu dha sundimi.(Daniel 7/6)

    Leopardi ėshtė figura e Greqisė.Katėr fletėt prej shpendi tregojnė pėr shtrirjen e menjėhershme dhe me shpejtėsi tė perandorisė greke brenda 13 vjetėsh.Aleksandri pushtoi botėn duke marshuar nga nga perėdnimi nė lindje e deri nė indi.Me katėr kokat e Leopardit tregojnė ndarjen e perandorisė nė katėr pjesė nga gjeneralėt e Aleksandrit pas vdekjes sė tij.Perandoria u nda nė katėr pjesė Egjipti, Siro-Babilonia, Azia e vogėl dhe Greqia.

    4) Njė kafshė e katėrt e llahtarshme, e tmerrshme, jashtėzakonisht e fuqishme; kishte dhėmbė tė mėdha prej hekuri; hante, thėrrmonte dhe shtypte kusurin me kėmbė; ishte ndryshe nga tė gjitha kafshėt e mėparshme dhe kishte dhjetė brirė. 19 Atėherė dėshirova tė mėsoj tė vėrtetėn lidhur me kafshėn e katėrt, qė ishte ndryshe nga tė gjitha tė tjerat dhe jashtėzakonisht e tmerrshme, me dhėmbė prej hekuri dhe me thonj prej bronzi, qė hante, thėrrmonte dhe shkelte me kėmbė kusurin (Daniel 7/7)

    Kafsha e katėrt e fuqishme dhe ndryshe nga tė tjerat dhe shkatarrimtare ishte Perandoria Romake qė do tė pėsontė atė greke-maqedonase.

    Perandoritė qė profetizoi Danieli janė kėto.

    1)Kafsha e parė simbolizon Mbretėria kelte(Babilonia) me Mbret Nabukadentsari 630-562 p.e.s.2)
    Kafsha e dytė simbolizon mbretėrinė e Medo-Perse me mbret Darin dhe Kirin i cili i shkatarroi keltėt dhe ka sunduar gjatė viteve 550-529 p.e.s3)
    Kafsha e tretė simbolizon mbretėrinė Greke, Leka i madh.Ka sunduar gjatė viteve 336-323 p.e.s4)
    Kafsha e katėrt simbolizion Mbretėrinė Romake dhe me dhjetė mbretėrit e saj kryesorė e cila ndahet nė dy pjesė nė atė Romake te perėndimit me qendėr Romėn dhe nė atė tė lindjes sė Bizantit me qendėr Konstandinopojėn.


    Do ndalemi tek mbretėria romake jo sepse mbretėritė e tjera nuk pėrbėjnė rėndėsi nė kete histori porse mbretėria romake ėshtė pjesė e temės qė po trajtojmė.Danieli e profetizoi kėtė mbretėri me dhėmbė tė mėdha hekuri pėr tė treguar fuqinė e saj qė pushtoi pothuajse pjesėn mė tė madhe tė botės. Ajo kishte shumė fuqi dhe shumė mbretėr pasi koha e jetėgjatėsisė sė saj ishte shumė e gjatė dhe komplotet e mbretėrve me njėri tjetrin ishin shumė tė shpeshtė.

    Isha duke vėrejtur brirėt, kur ja, midis tyre filloi tė dalė njė bri tjetėr i vogėl, para tė cilit tre nga brirėt e parė u shkulėn(Danieli 7/8)

    Danieli profetizon se perandoria romake do ndahej nė dy pjesė nė atė tė Romake dhe bizantine duke i pėrshkruar me dhėmbė hekuri dhe thonj bronxi.Dhėmbėt e hekurit simbolizojnė fuqinė dhe origjinėn e kėsaj mbretėrie ndėrsa thonjtė e bronxit simbolizojnė fundin e mbretėrisė e cila do pėrfundojė me qytetėrim bizantin.

    Atėherė dėshirova tė mėsoj tė vėrtetėn lidhur me kafshėn e katėrt, qė ishte ndryshe nga tė gjitha tė tjerat dhe jashtėzakonisht e tmerrshme, me dhėmbė prej hekuri dhe me thonj prej bronzi, qė hante, thėrrmonte dhe shkelte me kėmbė kusurin,(Daniel 7/19)

    Perandoria Romake Perandoria pagane

    Prishja e tempullit tė Juruzalemit nga romakėt paganė

    "Dhe kur do tė shikoni Jeruzalemin tė rrethuar nga ushtritė, ta dini se shkretimi i saj ėshtė afėr.Atėherė ata qė janė nė Juda, tė ikin nė male; dhe ata qė janė nė qytet tė largohen; dhe ata qė janė nė fushė tė mos hyjnė nė tė.Sepse ato janė ditė tė hakmarrjes, qė tė pėrmbushen tė gjitha ato gjėra qė janė shkruar.Mjerė gratė shtatzėna dhe ato qė mėndin nė ato ditė, sepse do tė ketė mjerim tė madh nė vend dhe mėri mbi kėtė popull.Dhe ata do tė bien nga tehu i shpatės, do t'i ēojnė robėr ndėr tė gjitha kombet, dhe Jeruzalemin do ta shkelin paganėt, derisa tė plotėsohen kohėt e paganėve".(Luka 21/20-24)

    Prishja e tempullit nė Juruzalem nga Romakėt janė fillimi i shenjave.Jezusi u pyet pėr fillimin dhe mbarimin e botės dhe ai tregoi se shkatarrimi i tempullit nė Juruzalem ėshtė fillimi i tyre.

    1 Tani kur Jezusi doli nga tempulli dhe po largohej, dishepujt e tij iu afruan pėr t'i treguar ndėrtesat e tempullit.2 Por Jezusi u tha atyre: "A nuk i shikoni ju tė gjitha kėto? Nė tė vėrtetė po ju them se kėtu nuk do tė mbetet asnjė gur mbi gur qė nuk do tė rrėnohet".3 Pastaj, kur ai u ul tė rrinte nė malin e Ullinjve, dishepujt e vet iu afruan mėnjanė dhe i thanė: "Na thuaj, kur do tė ndodhin kėto gjėra? Dhe cila do tė jetė shenja e ardhjes sate dhe e mbarimit tė botės?".....6 Atėherė do tė dėgjoni tė flitet pėr lufta dhe pėr ushtima luftash; ruhuni tė mos shqetėsoheni, sepse tė gjitha kėto duhet tė ndodhin, por ende mbarimi nuk do tė ketė ardhur.7 Do tė ngrihet, pra, popull kundėr populli dhe mbretėri kundėr mbretėrie; do tė ketė zi buke, murtajė dhe tėrmete nė vende tė ndryshme....15 "Kur tė shihni, pra, “neverinė e shkretimit”, qė ėshtė parathėnė nga profeti Danieli, qė ka zėnė vend nė vendin e shenjtė (kush lexon le ta kuptojė),(Mateu 24/1-15)


    Shenja pėr tė cilėn Jezusi foli ėshtė shkatarrimi i tempulllit dhe pėrndjekja e besimtarėve.Mė vonė Palestinėn e pushtuan romakėt dhe zelotėt pjesėtarė i njė sekti hebraik u rebeluan dhe romakėt nė vitin 70 e dogjėn tempullin e dytė tė ēifutėve.Zelotėt e vazhduan rezistencėn deri nė vitin 74 porse mė kot romakėt paganė i rrethuan nė ndėrtesėn Masada dhe i vranė.Pikėrisht kėtu e kishte fjalėn dhe Jezusi kur tha kur tė shikoni “Neverinė e Shkretimit” e cila simbolizon Romėn.

    Po kėtė gjė e thotė dhe Pali tek letra e Korintėsave.Megjithėse ky verset tregon se bibla ėshtė shkruar mbas shumė viteve duke treguar dhe pėr ngjarjen e vrasjes sė njerzve nga “Shkatarruesi” romakėt paganė e cila ka ndodhur nė vitet 70-80.

    8 Dhe tė mos kurvėrojmė, ashtu si kurvėruan disa nga ata edhe ranė tė vdekur nė njė ditė njėzet e tre mijė.9 Dhe tė mos e tundojmė Krishtin, ashtu si e tunduan disa nga ata dhe u vranė nga gjarpėrinjtė.10 Dhe mos u ankoni, ashtu si u ankuan disa nga ata, dhe u vranė nga Shkatėrruesi. 11 Dhe tė gjitha kėto gjėra u ndodhėn atyre si shėmbull, dhe janė shkruar pėr paralajmėrimin tonė, pėr ne qė jemi nė mbarim tė epokės. (1 Korintesave 10/8-11)Jezusi profetizoi pėr atė qė ka thėnė Danieli

    15 "Kur tė shihni, pra, “neverinė e shkretimit”, qė ėshtė parathėnė nga profeti Danieli, qė ka zėnė vend nė vendin e shenjtė (kush lexon le ta kuptojė),(Mateu 24/15)


    Nė kėtė profeci flitet nga koha e Danielit deri tek ardhja e Mesisė Jezusit, pėr tė mbaruar(vulosur) profetėt nga populli hebre (sepse profecia do ti jepet njė populli tjetėr shiko (Daniel 2/44-45) .(Daniel 7-22) .(Mateu 21/33-46) dhe pastaj ardhja e princit romak “Shkatarruesit” qė do tė shkatarrojnė tempullin.Kjo pikėrisht ndodhi rreth viteve 70-74.Romakėt nėn udhėheqjen e Titit e shkatarruan tempullin.Titi u ndaloi ushtarėve tė digjnin tempullin por pėr tė marrė arin ato nuk iu bindėn dhe filluan ta shkrijnė. Ari i rėnė nė gurėt e tempulli i detyroi romakėt tė hiqnin dhe gurėt e mėdhenj dhe i shkėrmoqnin skurse thotė Jezusi.

    Tani kur Jezusi doli nga tempulli dhe po largohej, dishepujt e tij iu afruan pėr t'i treguar ndėrtesat e tempullit.Por Jezusi u tha atyre: "A nuk i shikoni ju tė gjitha kėto? Nė tė vėrtetė po ju them se kėtu nuk do tė mbetet asnjė gur mbi gur qė nuk do tė rrėnohet". (Mateu 24/1-2)


    Kjo ndodhi kur Romakėt hynė nė juruzalem dhe i vranė banorėt qė gjendeshin rreth tij sikurse profetizon Zakaria dhe Jezusi mė poshtė:

    Ja, po vjen dita e Zotit; plaēka jote e luftės do tė ndahet nė mes teje. Unė do t'i mbledh tė gjitha kombet pėr tė luftuar kundėr Jeruzalemit; qyteti do tė pushtohet, shtėpitė do tė plaēkiten dhe gratė do tė dhunohen. Gjysma e qytetit do tė shkojė nė robėri, por ata qė do tė mbeten nga populli nuk do tė shfarosen nga qyteti.(Zakaria 14/1-2)

    22 Sepse ato janė ditė tė hakmarrjes, qė tė pėrmbushen tė gjitha ato gjėra qė janė shkruar.23 Mjerė gratė shtatzėna dhe ato qė mėndin nė ato ditė, sepse do tė ketė mjerim tė madh nė vend dhe mėri mbi kėtė popull.24 Dhe ata do tė bien nga tehu i shpatės, do t'i ēojnė robėr ndėr tė gjitha kombet, dhe Jeruzalemin do ta shkelin paganėt, derisa tė plotėsohen kohėt e paganėve".(Luka 21/22-24)


    Pra nga te gjitha cka thame vertetuam se perandoria e kater qe simbolizohej me kafshen e kater ishte Perandoria Romake e cila do ndahej ne dy pjese ne ate te Romes dhe Bizantit.

    Bibla profetizon dhe per Konstandinin emrit e te cilit mori Konstandinopoja Stambolli i sotem.

    23 Dhe ai mė foli kėshtu: "Kafsha e katėrt do tė jetė njė mbretėri e katėrt mbi tokė, qė do tė jetė ndryshe nga tė gjitha mbretėritė e tjera, dhe do tė hajė tėrė tokėn, do ta shkelė dhe do ta thėrrmojė.24 Dhjetė brirėt janė dhjetė mbretėr qė do tė dalin nga kjo mbretėri; mbas tyre do tė dalė njė tjetėr, qė do tė jetė ndryshe nga tė mėparshmit dhe do tė rrėzojė tre mbretėr.25 Ai do tė shqiptojė fjalė kundėr Shumė tė Lartit, do tė pėrndjekė shenjtorėt e Shumė tė Lartit me qėllim qė t'i shfarosė dhe do tė mendojė tė ndryshojė kohėrat dhe ligjin; shenjtorėt do tė bien nė duart e tij pėr njė farė kohe, disa kohė dhe pėr gjysmėn e njė kohe.26 Pastaj do tė bėhet gjyqi dhe do t'i hiqet sundimi, i cili do tė asgjėsohet dhe do tė shkatėrrohet pėrjetė.Daniel 7

    Dhjete mbreterit jane perandoret romake, ndersa ai qe do te rrezoje tre mbreter eshte Konstandini i cili ne perpjekje per te ruajtur pushtetin e tij beri lufte me tre personat e profetizuar ne bibel 1)Maxentius 2)Maksimian, 3)Licinius-

    Me vone Konstandini shpalli ediktin e Milanos ne vitin 313 dhe ne vitin 325 mblodhi Koncilin e Nikeas ku zyrtarizoi besimin trinitar krishter ku Jezusi nga nje natyre njerzore profetike u hyjnizua.Pikerisht bibla kete e shpreh me fjalet "Ai do tė shqiptojė fjalė kundėr Shumė tė Lartit,".Gjithashtu Konstandini gjate ketij Koncili Konstandini do te perndiqte krishteret unitariane me ne krye priftin Ario te cilet nuk besonin ne hyjnizimin e Jezusit duke e internaur Ario ne Iliri.Kete profecia Biblike e shpreh me fjalet "do tė pėrndjekė shenjtorėt e Shumė tė Lartit me qėllim qė t'i shfarosė".Konstandini ndryshoi dhe diten e festes per krishteret duke shpallur si feste te tyre diten e festes se paganeve greke, bibla kete e profetizon me fjalet "do tė mendojė tė ndryshojė kohėrat dhe ligjin;" me pas vazhdon profecia biblike dhe thote "do t'i hiqet sundimi, i cili do tė asgjėsohet dhe do tė shkatėrrohet pėrjetė".

    Po pse bibla thote do te shkatarrohet perjete kur fama e tij ishte e madhe, qyteti i tij kishte marre emrin e tij Konstandinopoja.Pikerisht jane muslimanet ato qe e shkatarruan perfundimisht perandorine pagane romake duke e marre dhe qytetin e Konstandinit Konstandinopojes dhe duke i vene emri Qyteti i Islami, Istambul.

    Ja se si e profetizon bibla kete

    27 Pastaj mbretėria, sundimi dhe madhėshtia e mbretėrive nėn tė gjithė qiejt do t'i jepen popullit tė shenjtorėve tė Mė tė Lartit; mbretėria e tij ėshtė njė mbretėri e pėrjetshme, dhe tė gjitha zotėrimet do t'i shėrbejnė dhe do t'i binden atij".(Daniel 7/2-27)

    Mbas shkatarrimit te kafshes se kater perandorise Romake bibla tregon per ardhjen e te lashtit te Diteve me nje perandori e cila do sundoi kombet dhe popujt dhe ajo nuk do te shkatarrohet kurre.E kjo ishte perandoria monoteiste e Islamit.Perandoria qe u shtri ne te gjithe civilizimet dhe perandorite e vjetra.Babiloni, Iraku i sotem, Aleksandri, Egjipti i sotem, ne Asiri,Persine, Iranin e sotem ne Juruzalem, Palestina sotme, Bizant, Stambolli sotem, etj etj

    Atėherė unė shikova pėr shkak tė fjalėve tė mėdha qė briri thoshte; shikova deri sa u vra kafsha, dhe trupi i saj u shkatėrrua dhe u hodh nė zjarr pėr t'u djegur.12 Sa pėr kafshėt e tjera, u hoq sundimi i tyre por iu lejua atyre njė zgjatje e jetės pėr njė periudhė tė caktuar kohe.13 Unė shikoja disa vegime nate, dhe ja mbi retė e qiellit po vinte dikush qė i ngjante njė Biri njeriu; ai arriti deri te i Lashti i ditėve dhe iu afrua atij.14 Atij iu dha sundimi, lavdia dhe mbretėria, me qėllim qė gjithė popujt, kombet dhe gjuhėt t'i shėrbenin; sundimi i tij ėshtė njė sundim i pėrjetshėm qė nuk do tė kalojė, dhe mbretėria e tij ėshtė njė mbretėri qė nuk do shkatėrrohet kurrė"Daniel 7

    E kush perandori tjeter e shkatarroi perandorine romake pervec perandorise Islame e cila mbizoteroi vendin e Juruzalemit, Konstandinopojen,Persine,Egjiptin,Greqine,Maqedoni ne (Ne kohen otomane)Spanjen,Siciline,Irakun,Indine etj etj

    Muhamedi a.s ka thėnė: “Do tė luftoni kundėr gadishullit arabik dhe Allahu do tė japė tė pushtohet, pastaj kundėr Persisė dhe Allahu do tė japė tė pushtohet.Do tė luftoni kundėr Romakėve dhe Allahu do tė bėjė qė ata tė pėsojnė disfatė, pastaj do tė luftoni kundėr Dexhallit(Antikrishtit) dhe Allahu do tė bėjė qė ai tė mundet.(trans Muslimi, Ahmedi ibn Maxhe)

    Muhamedi a.s ka thėnė: “Ndėrtimi i Kudsit(Palestinės) , pastaj shkatarrimi i Jethribit.Pas shkatarrimit tė Jethribit pason beteja e thertores(melhames).Pas betejės sė thertores pason pushtimi i Konstandinopojės e pas pushtimit tė Konstandinopojės pason paraqitja e Dexhallit.(trans Ahmedi dhe Ebu Daudi, Albani thotė se ėshtė sahih)

    Mbasi Muhamedi a.s po tregontė pėr shenjat e Kijametit ėshtė pyetur: “ O i dėrguari i Allahut cili qytet do tė merret i pari Konstandinopja apo Roma?” Ai tha: “Qyteti i Herakliut do tė pushtohet i pari”(trans Hakimi dhe Darimi ndėrsa Hakimi,Edh-Dhehebiu dhe Albani kanė vėrtėtuar autencitetin e tij.)

    Konstandinopoja e djeshme, Stambolli i sotem

    Historia fisnike e qytetit ne uje.
    E mori emrin Istambul-Qyteti i Paqes nga Sulltan Fatihu sepse me pare quhej qyteti i Konstandinit.
    E permendi Profeti Muhamed a.s me theniet profetike, e nisi shoku i tij Muvaija r.a shkoi tek ai Sahabi Ejub El Ensarij, Zaganos Pasha shqiptari keshilloi sulltanin, e realizoi clirimin e tij Sulltan Fatihu II 1453, Ballaban Pasha shqiptari ngriti flamurin ne bedenat e tij.Thuhet nga historianet se 1000 shqiptare rane deshmore per Hapjen e tij .E vazhduan per shekuj muslimane te tjere.Humbi per nje fare kohe por iu rikthye prape sot.Ndoshta nje dite do humbasi prape per shkak te kurtheve te ndryshme qe bejne armiqte e tij por prape muslimanet do ta rikthejne para ardhjes se dexhalit(antikrishtit).

    Dy Clirimet e Konstandinopjes.

    Hadithe profecish rreth kesaj teme.

    Clirimi i pare
    Mbasi Muhamedi a.s po tregontė pėr shenjat e Kijametit ėshtė pyetur: “ O i dėrguari i Allahut cili qytet do tė hapet i pari Konstandinopja apo Roma?” Ai tha: “Qyteti i Herakliut do tė hapet i pari” (Kostandinopoja) (trans Hakimi dhe Darimi ndėrsa Hakimi,Edh-Dhehebiu dhe Albani kanė vėrtėtuar autencitetin e tij.)
    Mbase mbas hapjes nga Sulltan Fatihu Stambolli mund te bjere prape ne duart e jomuslimaneve mirepo hadithet profetike tregojne per rikthimin e tij para daljes se Dexhallit(Antikrishtit).Zoti e di me mire te verteten e ndodhive dhe kohen e tyre te sakte.

    Clirimi i dyte

    Nga Muadh ibn Xhebeli r.a transmetohet se profeti a.s ka thene: “Ndėrtimi i Kudsit(Palestinės) , pastaj shkatarrimi i Jethribit (Medinės).Pas shkatarrimit tė Jethribit pason beteja e thertores(Melhameh).Pas betejės sė thertores pason clirimi i Konstandinopjės e pas clirimit tė Konstandinopojės pason paraqitja e Dexhallit(antikrishtit) .[trans Ahmedi dhe Ebu Daudi, Albani thotė se ėshtė sahih]

    Nga Ebu hurejres transmetohet se profeti a.s ka thene: “Nuk do tė vijė dita e fundit derisa romaket nuk vijnė nė vendin Al-ea’mak ose Dabik.Pėr ti takuar ata do tė niset njė ushtri prej Medinės e cila do tė jetė ushtria mė e mirė nė atė kohė.Kur tė radhiten nė safe, romaket do tė thonė: “Lėshona rrugėn neve dhe ata tė cilėt na kanė sharė do ti luftojmė.” Muslimanėt do tė pėrgjigjen: “Jo pasha Allahun nuk do ti lemė vėllezėrit tanė qė ju ti luftoni kundėr tyre”. Do tė pasojė lufta nė tė cilėn do tė tėrhiqet nga lufta njė e treta e ushtrisė muslimane.Allahu kur nuk do ti falė.Pjesa e dytė do tė bien shehida dhe kėto do tė jenė shehidat mė tė mirė tek Allahu.Ndėrsa pjesa e tretė do tė triumfojė.Ata nuk do tė sprovohen me turbullira dhe do tė clirojnė Kostandinopojėn(Clirimi 2).Kur tė hyjnė nė tė do ti varin shpatat(armėt) nė nė drurėt dhe do tė ndajnė plackėn e luftės.Atėherė shejtani do tė thėrrasė: “Dexhalli ka dalė dhe ėshtė nė shtėpitė tuaja” Kjo thirrje do tė jetė gėnjeshtėr.Muslimanėt do tė kthehen nė Sham dhe atėherė ai do tė paraqitet.Do tė pėrgatiten nė luftė kundėr tij.Ku tė rradhiten pėr tė falur namazin do tė zbresė Isai a.s midis krahėve tė dy ėngjėjve dhe do ti prijė Muslimanėt nė luftė kundėr Dexhallit(antikrishti) dhe pasuesve tė tij.Kur ta shohė armiku i Allahut, Dexhalli Isain(Jezusi) a.s do tė shkrihet ashtu sikurse kripa qė shkrihet nė ujė.Po ta lėshontė Isai do tė tretej i tėri dhe kėshtu do tė shkatarrohej, porse ai me dorėn e tij do ta vrasė dhe do tė tregojė gjakun nė armen e tij”(trans Muslimi)

    Hadith perforcues

    Ebu Hurejres se profeti a.s ka thėnė” A keni dėgjuar pėr njė qytet i cili nje pjese e tij eshte ne toke dhe pjesa tjeter ėshtė nė det? Po- thanė sahabėt. U tha atyre- Nuk do tė vijė dita e fundit derisa 70 000 persona prej beni Isakut do ta sulmojne ate .Kur tė zbresin ne te nuk do tė luftojne me armė dhe as me shigjeta, por do tė thonė: “Nuk ka zot tjetėr pėrvec Allahut dhe Allahu ėshtė mė i madhi”, pas tė ciles njėra anė (e murit) do tė bjerė.Thote nje prej treguesve(Theur): Mendoj se tha: pjesa e cila eshte nga deti me pas ato do te thone per here te dyte: “Nuk ka zot tjetėr pėrvec Allahut dhe Allahu ėshtė mė i madhi” dhe me pas ana e dyte do te rrezohet dhe ato do te te thone “Nuk ka zot tjetėr pėrvec Allahut dhe Allahu ėshtė mė i madhi” dhe porta do te hapet per to dhe do te hyjne ne te dhe kur do te jene duke mbledhur placken e luftes dhe duke e shperndare ate midis tyre do te degjohet nje ze qe thote: Vertet Dexhali ka dalur.Dhe Keshtu ato do te lene cdo gje dhe do te kthehen mbrapa.Muslimi

    Imam En-Neueui thotė se Kadiu ka thėnė “Shprehja karakteristike nė hadith ėshtė shtatėdhjetė mijė prej bijve tė Is-hakut dhe kėshtu ėshtė nė tė gjitha transmetimet qė pėrcjell muslimi.Ky qytet ėshtė Konstandinopoja.

    Bijtė e Is-hakut janė bizantėt-romaket, tė cilėt janė pasardhės prej Ajsit djalit tė Isakut djalit tė Ibrahimit.Ai ėshtė fėmijė xhaxhai me fėmijėt e Jakubit djalit tė isakut.(Ibn Kethir el fiten uel Melahim)
    Nė thenie tjeter bijtė e pėrmendur tė Isakut janė bizantinėt ose europianet tė cilėt do tė pranojnė Islamin.

    Nje hadith daif
    Na ka treguar Abdullah ibn Bishr el Khuthamiju prej babait te tij se ka degjuar Profeti a.s te thote per Clirimin e Konstandinopojes Sa kryetar-prijes i mire do jete ai dhe sa e mire ushtria e saj .. trans Imam Ahmedi Sheik Albani e ben Daif.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Profecia biblike e profetit Daniel per Islamin dhe profetin Muhamed a.s


  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008

    Pėr: Profecia biblike e profetit Daniel per Islamin dhe profetin Muhamed a.s

    Citim Postuar mė parė nga Xhemis Lexo Postimin
    Profecia Biblike e Danielit per Profetin Muhamed a.s.(I Lashti i diteve)


    .

    Xhemis shoqi, a ben te na tregosh kush eshte Autor i ketyre budallakive dhe kush ka qene ai hajvan i cili ka guxuar ta barazoje Zotin/Perendedine/All-llahun me Muhammedin?

    Une po nisem nga titulli:

    Te thuash: "Profeti Muhammed = I Lashti i Diteve" eshte pikerisht ajo qe thash siper.

    Cfare cmendurie.


    *
    klipp&klar

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008

    Pėr: Profecia biblike e profetit Daniel per Islamin dhe profetin Muhamed a.s

    *

    Ka kohe qe nuk kam lexuar dic nga Ahmed Didat, ndoshta dhjete a me shume vite. Ajo qe mbaj mend nga ky njeri eshte se caku kyc i tij ka qene kritika ndaj te kirshtereve per ate qe ata e quajne Jezusin Zot. Sipas shkrimeve qe ke sjellur ti, nese keto jane shkrime te A. Deedat-it, ky e paska bere pikerisht te kunderten: E paska rritur Muhammedin a.s. per se pakut dy fish me shume se qe e kene rritur te krishteret Jezusin. E paska bere Muhammedin a.s. "I lashti i Diteve" e qe eshte Ati ne Qiell, sipas te krishtereve dhe, All-llahu, sipas muslimaneve. Dmth. Muhammedi e paska zevendesuar All-llahun....


    Ky fare Ahmeti ose qenka rralluar fare ose qenka falsifikuar nga ndonje "musliman" me i "mencur" se vet ai.

    Lerini perallat (me mbret) menjane dhe shpetojeni ate qe eshte per te shpetuar, se pakut qe te mos shkoni rruges se njejte sikurse te krishteret e madje dhe t'i tejkaloni ata.


    Marrja e dheut.


    *
    klipp&klar

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Profecia biblike e profetit Daniel per Islamin dhe profetin Muhamed a.s

    Citim Postuar mė parė nga Norēa.li Lexo Postimin
    *

    Ka kohe qe nuk kam lexuar dic nga Ahmed Didat, ndoshta dhjete a me shume vite. Ajo qe mbaj mend nga ky njeri eshte se caku kyc i tij ka qene kritika ndaj te kirshtereve per ate qe ata e quajne Jezusin Zot. Sipas shkrimeve qe ke sjellur ti, nese keto jane shkrime te A. Deedat-it, ky e paska bere pikerisht te kunderten: E paska rritur Muhammedin a.s. per se pakut dy fish me shume se qe e kene rritur te krishteret Jezusin. E paska bere Muhammedin a.s. "I lashti i Diteve" e qe eshte Ati ne Qiell, sipas te krishtereve dhe, All-llahu, sipas muslimaneve. Dmth. Muhammedi e paska zevendesuar All-llahun....


    Ky fare Ahmeti ose qenka rralluar fare ose qenka falsifikuar nga ndonje "musliman" me i "mencur" se vet ai.

    Lerini perallat (me mbret) menjane dhe shpetojeni ate qe eshte per te shpetuar, se pakut qe te mos shkoni rruges se njejte sikurse te krishteret e madje dhe t'i tejkaloni ata.


    Marrja e dheut.


    *
    Pash Zotin ik gjej e grricu me ndonje tjeter me ato shprehjet e "Bukura" se jemi me Ramazan.Nuk ka asnje emertim te Zotit me emrin i Lashti i diteve.Sipas Zbuleses permendet emri une jam Alfa dhe Omega, mirepo ne realitet ky eshte emertim grek dhe Jezusi nuk ka folur kurre ne gjuhen greke.Emri i Zotit eshte i Pari pa fillim dhe i Fundit pa mbarim.Kshu vjen ne tekstet kuranore.I lashti i diteve nuk eshte emertim per Zotin aq me keq kur menyra sesi flet bibla e tregon se ai do kete nje mbreteri.Pra do jete kryetari i asaj mbreterie.

    IDeja jote eshte si ideja e krishtereve qe thojne qe Ngushulluesi eshte Zoti nderkohe ajo vjen per Muhamedin a.s, ose Parakletos i frymezuari nga shpirti i shenjte, shpirti profetik me ane te engjellit gabriel qe quhet ruhul kudus-shpirti i shenjte per shpalljen e fundit te Zotit duke keshilluar njerzit.Parakletosi profeti Muhamed a.s

    Lexoji mire


    13 Unė shikoja disa vegime nate, dhe ja mbi retė e qiellit po vinte dikush qė i ngjante njė Biri njeriu; ai arriti deri te i Lashti i ditėve dhe iu afrua atij.14 Atij iu dha sundimi, lavdia dhe mbretėria, me qėllim qė gjithė popujt, kombet dhe gjuhėt t'i shėrbenin; sundimi i tij ėshtė njė sundim i pėrjetshėm qė nuk do tė kalojė, dhe mbretėria e tij ėshtė njė mbretėri qė nuk do shkatėrrohet kurrė".


    21 Unė shikoja dhe po ky bri bėnte luftė kundėr shenjtorėve dhe i mundte,22 deri sa arriti i Lashti i ditėve dhe iu dha e drejta shenjtorėve tė Shumė tė Lartit, dhe erdhi koha nė tė cilėn shenjtorėt zotėruan mbretėrinė.

    Te dy versetet tregojne se i Lashti i diteve ishte njeri.Tek i Pari tregon per Ardhjen e Jezusit Bir i Njeriut dhe iu afrua atij(kohe) pra deri tek i Lashti i diteve tregon kohen e profetit Muhamed a.s qe do jete koha e fundit e popujve te botes mbas profetit Muhamed a.s nuk do kete me profet prandaj eshte i quajturi i Lashti diteve ose sic e themi ne Muslimanet Profeti i fundit i botes.

    Tek verseti i dyte biblik se nje bri bente lufte kunder shenjtoreve dmth nje mbret qe luftonte kunder besimtareve derisa arriti i Lashti i diteve ose profeti i Fundit Muhamedi a,s dhe iu dha e drejta e shenjtoreve te Shume Lartit, .Ne kete pjese tregohet se "arriti i Lashti i diteve" dhe kjo ka kuptimin njerzor dhe jo per Zotin sepse Zoti me pas emertohet me emrin "I Shume Larti".

    I Lashti i diteve nuk Zoti por eshte Profeti i fundit i Botes, Profeti Muhamed, ai i cili formoi mbreterine e Zotit

    Norca li nqs nuk e kupton nuk eshte faji im.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 02-07-2015 mė 03:11

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008

    Pėr: Profecia biblike e profetit Daniel per Islamin dhe profetin Muhamed a.s

    *

    Ti qenke per t'u qare, per t'u qeshur, per....

    I Lashti i Diteve eshte Perendia, Ati ne Qiell, Logosi Planetar... Ai, te cilin e ka takuar profeti Muhammed me rastin ngritjes se tij ne qiell (si qe ajo shprehja... se harrova).

    Fjala mbreteri (Kingdom) perdoret shume me ndryshe nga ajo qe ta kape rradakaja yte e vockel. Sepse keshtu (mu sikur ti) flasin per tema doktorature ata qe akoma nuk e kane bere nje muaj ne klasen e pare fillore.

    Mbreterite per te cilat flitet neper shkrime te shenjta kane kuptim krejt tjeter.
    Ja p.sh.
    1. Mbrereria Minerale
    2. Mbreteria bimore
    3. Mbrerteria shtazore
    4. Mbreteria njerezore dhe
    5. Mbreteria Hyjnore (Mbreteria e Zotit, All-llahut, Perendise....), per te cilen ti (me tru trofte) pohon se mbret i saj eshte Muhammedi.

    Truse b... menjane e mos flit per gjera qe nuk i kupton, madje as ato nder me elementaret. Ti keshtu, megithese te duket qe e larteson Islamin, e poshteron edhe me shume. Sa me shume qe te flasesh muhalife sikur keto ne kete teme, ti vetem se e demton gjithnje e me shume...

    Meqe ra fjala tek Ramazani. Ty po te kapka agjerimi para se me e lene syfyrin. Paske nevoje per ndihme por nuk lejon te te ndihmohet.


    *
    klipp&klar

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Profecia biblike e profetit Daniel per Islamin dhe profetin Muhamed a.s

    Unė shikoja dhe po ky bri bėnte luftė kundėr shenjtorėve dhe i mundte,22 deri sa arriti i Lashti i ditėve dhe iu dha e drejta shenjtorėve tė Shumė tė Lartit, dhe erdhi koha nė tė cilėn shenjtorėt zotėruan mbretėrinė.
    shprehja biblike tregon se i lashti i diteve arriti pra tregon per te qenurit brenda kohes, dhe per Zotin nuk mund te thuhet derisa arriti Zoti sepse Zoti eshte jashte kohes dhe hapesires gjeografike nuk ka nevoje te arrije diku sepse Ai eshte kudo me diturine, fuqine e Tij por si qenie ndodhet e ndare nga krijesat dhe eshte mbi fronin e Tij mbi shtate pale qiejt.

    Pra po ta shikosh kontekstin e gjithe shkrimit te enderres se Danielit ajo flet per periudha kohore te mbretereve duke e filluar nga ai i babilonise e duke mbaruar me Romen.Kur vjen puna tek Roma permend Birin e Njeriut, E lashtin e diteve dhe shenjteroet e Shume Lartit.Biri i njeriut i afrohet te lashtit te diteve ne periudhen kohore tregon afersine midis profetesise se Jezusit birit te njeriut dhe Muhamedit a.s.Emertimin qe bibla perdor per Zotin ne keto verset eshte i Shume Larti.

    Pra nuk mund te thuash per Zotin Arriti i Lashti i Diteve, kur flet per ndryshime mbreterish njerzore.Po se kuptove nuk eshte faji im.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Profecia biblike e profetit Daniel per Islamin dhe profetin Muhamed a.s

    Islami nga krishterimi dallon shume.Profeti Muhamed a.s erdhi i vetem ne misionin e tij dhe triumfoi, ndersa Jezusi nuk triumfoi ndah hebrenjve dhe romakeve.Ndersa Profeti Muhamed a,s erdhi i vetem triumfoi kunder arabeve, perseve, romakeve, hebrenjve, persa i perket kombeve.Ndersa persa i perket feve Islami triumfoi kunder paganizmit, panteizmit, krishterimit, jehudizmit, zorastianizmit, mexhusizmit, idhujtarive te tjera ,etj etj.

    Profeti Muhamed a.s se bashku me Islamin ndertuan nje civilizim Monoteist me themele te reja i cili triumfoi kunder gjithe qyteterimeve te meparshme ne cilesi dhe hapesire, Perandoria qe formoi islami rrodhi prej nje njeriu qe formoi nje bashkesi pastaj beri nje qytet shtet pastaj beri shtetin e keshtu me rradhe, ndersa krishterimi e huazoi perandorine e gatshme romake, nga Konstandinit, po ashtu krishterimi huazoi dhe traditat pagane greko romake dhe keshtu u ndertua qyteterimi pagano-krishter,s.Ky pra eshte ndryshimi i madh qe jo cdo njeri i thjeshte mund ta beje, porse vetem ai qe ka qene i ndihmuar dhe udhezuar prej Zotit dhe ka pasur vulen e fundit te profetesise hyjnore per njerzimin.Ky eshte profeti qe profetizoi Danieli ne enderren e tij, profeti qe do te ndertoje civilizimin monoteist dhe do rrezoje idhujtarine e civilizimeve te tjera.
    Asiria, Fenikasit, Babilonasit,Mesopotomia,Aleksandria, Bizanti, Persia, iu nenshtruan nje Zoti te vetem dhe iu larguan idhujtarise.Te gjitha ne sloganin madheshtor "Zoti eshte NJE"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 09-11-2015 mė 07:56
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •