Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Frika nga kriza greke, FMN dhe Qeveria mundohen të qetësojnë shqiptarët

    Pasojat e krizës greke, FMN: Shqipëria nuk është e ekspozuar; Cani: Kemi marrë masat



    FMN deklaroi në Tiranë se ekonomia shqiptare nuk është e ekspozuar përballë krizës greke.

    Shefi i FMN-së, Nadeem Ilahi, garantoi se sistemi bankar në vend është i sigurt dhe likuid, por pavarësisht nga kjo i tërhoqi vëmendjen qeverisë shqiptare që të marrë masat për të trajtuar me vëmendje efektet e mundshme.
    “Kemi biseduar me autoritetet shqiptare për ndikimin që mund të ketë kriza greke veçanërisht në sektorin bankarë. Dhe ajo nuk do ti prekë fare ato sepse bankat në shqipëri janë tashmë likuide. Edhe bankat greke në Shqipëri kanë një pavarësi nga bankat e tyre mëmë. Edhe nëse do të paraqitej ndonjë rrezik ai do të ishte shumë i ulët. Dërgesat e emigrantëve kanë qenë të rëndësishme në ekonominë shqiptare. Një pjesë e tyre vijonin nga Greqia dhe në këtë pjesë do të ndikojë kriza greke, por edhe kjo kalon me kalimin e viteve. Në gjykimin tona ndikimi nga kjo krizë për Shqipërinë është fare i ulët”.

    Në një konferencë për krah Ministrit të Financave dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, u publikua dhe rritja ekonomike e vendit për 2015, e cila ka pësuar ulje në parashikim nga 3 në 2.7%. Ndikim për këtë tregues ka rënia e të ardhurave për 5 mujorin e parë të këtij viti.
    Sipas shefit të FMN-së në rënien e të ardhurave për 5 muajt e parë të vitit ka ndikuar rënia e çmimeve dhe administrimi tatimor.
    Megjithatë misioni tha se do të vazhdojë diskutimet për të vlerësuar se ku qëndrojnë dobësitë.
    Borxhi publik sipas Ilahi duhet të mbahet nën kontroll përmes konsolidimit të treguesve fiskalë.

    Cani: Efektet e krizës greke në ekonomi kalimtare, eksportojmë vetëm 5%

    Edhe Ministri i Financave garantoi se efektet negative të krizës greke në Shqipëri janë nën kontroll.
    “Situata greke nuk është lajm, kemi 5 vjet që ekonomia jonë përshtatet me këtë gjendje. Bizneset, aktorët ekonomikë shqiptarë kanë arritur të përshtasin planet e tyre për investime apo edhe tregti. Mundet që ulja e fuqisë blerëse ne Greqi të ndikojë disi në eksportet tona. Por kjo është një çështje për tu parë në kohë, për arsye se nëse do ndodhë zhvlerësimi i monedhës mund të jetë një efekt i përzier. Por supozojmë se do të ulet kërkesa për mallra shqiptare, duke qenë se eksportet tona janë vetëm 5.3%, nuk është ndonjë shifër e madhe. Dhe nuk bëhet fjalë që gjithë eksporti të ndalojë”.
    Në konferencën e përbashkët me kreun e misionit të FMN-së në Shqipëri, Nadeem Ilahi dhe Guvernatorin e BSH-së Gent Sejko, Cani vuri theksin në rëndësinë e mbajtjes nën kontroll të bankave greke në Shqipëri.
    “Më me rëndësi është për të parë diçka për bankat shqiptare me kapital grek. Këto banka janë terësisht në kontrollin e BSH-së. Të gjithë treguesit e sistemit bankar shqiptar, në veçanti të bankave greke janë të konsoliduara dhe s’ka asnjë rrezik për depozituesit shqiptar. Një tjetër faktor është çështje e remitancave. Impakti i tyre në ekonomi në vite ka rënë, por edhe ky faktor mund të merret në kah rënës apo dhe rritës në varësi nga sjellja e emigrantëve shqiptarë”

    Sejko:Sistemi bankar shqiptar përballon çdo rrezik që mund të vijë nga Greqia

    Vetë kreu i Bankës së Shqipërisë, Sejko deklaroi se sistemi bankar në Shqipëri është në gjendje të përballojë edhe gjendje ekstreme që mund të vijnë nga kriza në Greqi.
    “Analizat tona tregojnë se sistemi bankar është i qëndrueshëm dhe kemi planpër masa të nevojshme në rast të situatave të paparashikuara”, tha ai.
    Duke folur për parametrat financiare në të cilën ndodhet vendi, Sejko deklaroi se niveli i borxhit është nën kontroll dhe se gjendja financiare e familjeve shqiptare është në përmirësim.
    Ai apeloi bizneset të vazhdojnë sipas planit pa u ndikuar nga gjendja në Greqi.
    Guvernatori i BSH-së tha më tej se zhvillimet financiare janë në përputhje me parashikimet ku priten zhvillime pozitive në gjysmën e dytë të këtij viti.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Frika nga kriza greke, FMN dhe Qeveria mundohen të qetësojnë shqiptarët

    Bodybuilding bankar

    Emri:  Bodybuilding-bankar-e1435834789243.jpg

Shikime: 289

Madhësia:  53.0 KB

    Bujar Kapexhiu
    MAPO

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Frika nga kriza greke, FMN dhe Qeveria mundohen të qetësojnë shqiptarët

    FT për Shqipërinë: Rrezik kthimi i emigrantëve nga Greqia



    Shqipëria po bëhet gati për rrezikun e mijëra emigrantëve shqiptarë që mund të kthehen nga Greqia për shkak të krizës në vendin fqinj. Kështu shkruan në një artikull të gjatë e përditshmja britanike Financial Times. Në artikull theksohet fakti që kthimi i emigrantëve mund të ndalojë dërgesat e remitancave për familjet shqiptare, të cilat për shkak të krizës në Greqi pothuajse janë përgjysmuar duke rënë nga 952 milionë euro në vitin 2007 në 544 milionë vitin e kaluar.

    Por, megjithë rënien e tyre, remitancat përbëjnë 5 përqind të produktit të brendshëm bruto të Shqipërisë. Vetëm në tre vitet e fundit nga Greqia janë rikthyer 180 mijë emigrantë shqiptarë. Rreziku sipas Financial Times është se ardhja e mijra emigrantëve nga Greqia mund të rrisë nivelin e papunësisë në Shqipëri por edhe të shkaktojë probleme me shërbimet sociale ashtu si dhe vështirësi në integrimin e fëmijëve të këtyre emigrantëve në sistemin shkollor shqiptar.

    Këto problem, sipas së përditshmes britanike, janë më shqetësuese për Shqipërinë se sa rreziku i problemeve në sistemin bankar që mund të vijë nga Greqia. Por, i cituar nga Financial Times, ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati ka thënë se kriza greke mund të qetësojë tensionet e fundit në marrëdhëniet shqiptaro-greko.

    Shkrimi i plotë / Shqipëria përgatitet për pasojat e krizës greke

    Shqipëria po përgatitet për rrezikun se trazirat e fqinjit të saj jugor, Greqisë, do të detyrojnë dhjetëra mijëra punëtorë shqiptarë emigrantë të kthehen në shtëpitë e tyre, duke ndërprerë dërgimin e të ardhurave për familjet, të cilat jetojnë në kushte mjaft të vështira, në një nga shtetet më të varfra post-komuniste të Evropës Lindore.
    Ministrat e qeverisë në Tiranë shprehin besimin se sistemi financiar në Shqipëri mund t’i shpëtojë stuhisë, edhe pse tri banka në Shqipëri janë nën pronësi greke dhe kontrollojnë pothuajse 16 për qind të të gjithë aseteve në sektorin bankar shqiptar.

    Por shqetësimi për kthimin e mundshëm të emigrantëve tregon se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit, e jo partnerët e Greqisë në eurozonë, mund të jenë të parat që do të përjetojnë efektet ekonomike dhe sociale të njëpasnjëshme të krizës në Athinë. Rreth 12 për qind e 3.2 milionë njerëzve në Shqipëri jetojnë nën kufirin e varfërisë prej 2 dollarësh në ditë, përcaktuar nga Banka Botërore.

    "Punëtorët shqiptarë emigrantë kanë shkuar në Greqi që në fillim të viteve ‘90," u shpreh Ditmir Bushati, ministër i jashtëm i Shqipërisë, gjatë një vizite me një grup gazetarësh të BE-së në Tiranë, të mërkurën. "Kontributi i shqiptarëve jashtë Shqipërisë, në Greqi dhe në Itali, ka qenë mjaft i rëndësishëm në mbështetjen e ekonomisë shqiptare. Nëse flasim në terma ekonomikë, ne i kemi ndjerë efektet e krizës greke."

    Remitancat nga shqiptarët që punojnë jashtë vendit kanë rënë nga € 952m në vitin 2007 në € 544m vitin e kaluar, por edhe kjo shifër më e ulët përfaqëson rreth 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë. Rreth 180,000 emigrantë shqiptarë janë kthyer në shtëpi gjatë pesë viteve të fundit, si pasojë e intensifikimit të krizës së Greqisë, por disa qindra mijëra të tjerë, pjesa më e madhe e të cilëve mendohet të jenë atje në mënyrë të paligjshme, llogaritet të jenë ende atje - kryesisht në zonën e Athinës së Madhe dhe qytetin verior portual të Selanikut.

    Rreziku tani është se një numër i madh emigrantësh, në qoftë se humbasin punën dhe kursimet e tyre në Greqi, do të kthehen në Shqipëri. Kjo gjë do të ndikonte në rritjen e papunësisë – që aktualisht shënon 14 për qind të fuqisë punëtore - në një afat të shkurtër, tendosjen e sistemit të sigurimeve shoqërore dhe njëkohësisht do të paraqiste një sfidë të re: integrimin e fëmijëve të emigrantëve të arsimuar në gjuhën greke, në shkollat ​​dhe shoqërinë shqiptare.

    Këto probleme janë cilësuar potencialisht më serioze për Shqipërinë se çdo rrezik tjetër i “infektimit” financiar nga Greqia. Zyrtarët shqiptarë të bankës qendrore thonë se tri bankat greke në Shqipëri kanë raporte të mjaftueshmërisë së kapitalit prej më shumë se 17 për qind, mbi minimumin prej 14 për qind të caktuar për ta.

    Megjithatë, sipas Z. Bushati, kriza greke mund të ketë fatkeqësisht pasoja negative që do të pengonin përpjekjet e fundit shqiptaro-greke për të lehtësuar tensionet e tyre në një marrëdhënie të mbajtur peng nga mosmarrëveshjet territoriale, të pakicave etnike dhe çështje të tjera, disa prej të cilave e kanë fillesën në luftën e dytë botërore.
    "Në kohë krize të thellë ekonomike dhe financiare, këto probleme janë shumë më të vështira për t’u trajtuar. Retorika nacionaliste hyn në lojë, dhe kjo nuk i shërben krijimit të një mjedisi të favorshëm për të trajtuar çështjet dypalëshe. "

    Nikos Kotzias, ministri i jashtëm i Greqisë, pritet të vizitojë Tiranën më 15 korrik, por mbetet për t'u parë nëse ai do të mbërrijë me ide të reja për tejkalimin e një mosmarrëveshjeje lidhur me përvijimin e shelfit kontinental midis dy vendeve në Detin Jon. Në vitin 2010, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë anuloi një marrëveshje territoriale të nënshkruar me Greqinë një vit më parë.

    Një tjetër pikë e mosmarrëveshjes është se, sipas këndvështrimit të Tiranës, Shqipëria dhe Greqia, edhe pse të dyja anëtare të NATO-s, janë ende teknikisht në gjendje lufte, sepse parlamenti grek ende nuk ka shfuqizuar një dekret lufte të miratuar kur forcat italiane me bazë në Shqipëri sulmuan Greqinë në vitin 1940. Sipas Shqipërisë , kjo e pengon minoritetin etnik shqiptar çam, të dëbuar nga Greqia gjatë Luftës së Dytë Botërore për shkak të akuzave për bashkëpunim me nazistët, të rimarrë pronat e konfiskuara.

    Shqiptarja

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Frika nga kriza greke, FMN dhe Qeveria mundohen të qetësojnë shqiptarët

    Takim pune, Kriza në Greqi, Nishani i kërkon Guvernatorit të informohet mbi pasojat

    Emri:  nishani1-655x356.jpg

Shikime: 184

Madhësia:  28.1 KB

    Situata bankare dhe kriza financiare në shtetin helen pas referendumit të 5 korrikut, kanë qenë në fokus të një takimi pune të zhvilluar sot mes Kreut të Shtetit dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
    Presidenti Nishani i ka kërkuar Guvernatorit Sejko të informohej imtësisht rreth rreziqeve të mundshme ndaj sistemit tonë bankar dhe se cili mund të jetë impakti mbi ekonominë shqiptare në përgjithësi, duke pasur parasysh faktin se shteti fqinj i Greqisë është edhe investuesi kryesor i huaj në Shqipëri.
    President Nishani informua gjithashtu edhe mbi masat e marra si edhe rreth ndjekjes së kujdesshme e të vëmendshme të situatës financiare që po bëhet nga Banka e Shqipërisë.

    ORA NEWS

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: Frika nga kriza greke, FMN dhe Qeveria mundohen të qetësojnë shqiptarët

    Si gjithmone, "ekspertet" shqiptar jane fare te paafte per te llogaritur edhe perafersisht ndikimet ekonomike te kolapsit grek ne Shqiperi
    dhe ne kete rast doli zgjdhja, nuk ka asnje ndikim ekonomik kriza greke ne ekonomine shqiptare ?!

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Frika nga kriza greke, FMN dhe Qeveria mundohen të qetësojnë shqiptarët

    Ndoshta nisen nga fakti se pas një viti nuk do ketë më këmbë njeriu këtu, kështu që nuk ka asnjë problem për ne kriza ekonomike Greke

  7. #7

    Për: Frika nga kriza greke, FMN dhe Qeveria mundohen të qetësojnë shqiptarët

    E ka thene FMN, se ekspertet shqiptare jane ne kafe e se kane idene cfare behet.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •