Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Manipulimi, 23 mijë vota fiktive më shumë në Vlorë dhe Elbasan

    Manipulimi, 23 mijë vota fiktive më shumë në Vlorë dhe Elbasan


    Written by administrator Thursday, 25 June 2015 00:44

    Të dhënat zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ngrenë dyshime të rënda mbi numrin e votave që janë numëruar nga kutitë e votimit. Në të paktën dy raste nxjerrja në media rezulton se numri i zgjedhësve që kanë votuar nuk përputhet me numrin e votave të numëruara. Sipas këtyre të dhënave, numri i zgjedhësve që kanë votuar është më i vogël në raport me votat që janë numëruar duke krijuar një diferencë të thellë prej mijëra votash. Rast flagrant është ai i Vlorës, ku sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në total për gjithë qarkun kanë votuar 53 mijë e 782 persona. Më pas, sipas tabelës që gazeta boton sot KQZ thekson se kandidati i koalicionit të majtë, Dritan Leli ka marrë 40.778 vota, kandidati i djathtë ka marrë 22.202 vota dhe kandidati i pavarur ka marrë 3855 vota. Nëse bën një llogaritje të votave që KQZ ka renditur zyrtarisht për të tre kandidatët rezultojnë 66 mijë e 835 vota. Nga 53 mijë e 782 persona që KQZ thekson se kanë votuar dhe 66 mijë e 835 vota që KQZ citon si vota për të tre kandidatët rezulton një diferencë e madhe votash që janë mbi numrin e atyre që kanë votuar, një diferencë e madhe prej plot 13 mijë e 53 votash. Por e njëjta situatë paraqitet edhe për qarkun e Elbasanit. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për këtë qark pasi janë numëruar 100 % të gjitha votat rezulton se kanë votuar 162.491 qytetarë. Po sipas të dhënave zyrtare të KQZ rezulton se kandidati i koalicionit të majtë ka marrë 103.689 vota, kandidati i koalicionit të djathtë 66.173 vota, një kandidat i pavarur 1.276 dhe kandidati tjetër u pavarur 1848 vota. Nëse mbledhim të gjitha votat që ka marrë secili kandidat rezultojnë 172 mijë e 986 vota. Edhe në këtë rast diferenca midis numrit zyrtar të votuesve që kanë ushtruar të drejtën e votës në Elbasan është shumë e madhe krahasuar me numrin e votuesve, një diferencë prej 10 mijë e 495 votash. Pra, janë 10 mijë e 495 vota më shumë nga numri i personave që kanë votuar. Ky skandal, i hedhur dhe i zbardhur zyrtarisht në tabelat e KQZ tregon qartë skemën gjigande të manipulimit të zgjedhjeve të 21 qershorit dhe vjedhjen e bashkive nga e majta.


    Manipulimi në Berat

    Zbulohet vjedhja dhe manipulimi i votave nga banditët e LSI në Berat për t’i dhënë fitoren kandidatit të Metës. Gjatë votimit në shkollën “1 Maji” në Berat u futën kuti të mbushura me vota në zyrat e LSI. Këto kuti ishin të paautorizuara dhe pa vula, por votat e tyre u quajtën të vlefshme. Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë votimit në këtë shkollë aktivistët e LSI u kanë dhënë votuesve zarfe me para që të votonin kandidatin e majtë. Në një video të publikuar në internet duket se si kryetari i Komunës Roshnik, Petrit Fiska ka rrëmbyer kutitë e votimit në fshatin Kostren të dielën në mbrëmje dhe i ka transportua me makinën e tij private tip “Fuoristradë” e zezë në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor. Transportimi i kutive të votimit për në KZAZ nga kryetari i Komunës Roshnik është filmuar nga një kamera amatore dhe videoja është shpërndarë në rrjetet sociale. Në video duket se si kryetari i komunës ka hapur disa kuti votimi dhe ka zëvendësuar votat me ato që ndodheshin brenda, në favor të kandidatit të LSI, Petrit Sinaj. Manipulimi i votave u zbulua gjatë procesit të numërimit të votave nga numëruesit dhe komisionerët. Gjatë numërimit të votave, u konstatua se disa kuti votimi që u morën nga kryetari i Komunës Roshnik dhe u transportuar për në KZAZ rezultuan të parregullta. Komisionerët dhe numëruesit zbuluan se në këto kuti nuk korrespondonin vulat dhe nuk kishin ko sigurie. Megjithë këto manipulime flagrante, kandidati i Metës u shpall fitues me një rezultat të ngushtë ndaj kandidatit të djathtë. Partia Demokratike, Dega Berat ka kundërshtuar disa kuti votimi të Komunës Roshnik, duke deklaruar se nuk korrespondojnë vulat dhe nuk ka kod sigurie. Komisionerët e Partisë Demokratike në Berat kanë kërkuar pavlefshmërinë e këtyre kutive. Demokratët thanë se kutitë e parregullta nuk janë shoqëruar drejt vendeve të numërimit të votave nga ana e policisë, por nga militantë partiakë dhe hodhën dyshime të forta se gjatë transportit mund të jetë hapur. Kjo ka sjellë tensionimin e situatës në ambientet e KZAZ-së. Procesi i votimit u ndërpre për disa orë, më pas u vendos që kutitë e kontestuara që nuk kishin elementët e sigurisë dhe vulat të dërgohen në KQZ, ku pritet të merret një vendim për këto kuti të manipuluara.

    http://www.rilindjademokratike.com/i...=58:lajme-kyce
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Manipulimi, 23 mijë vota fiktive më shumë në Vlorë dhe Elbasan

    ku i gjete ato numra o mcus se mu me dalin kto
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  3. #3
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624

    Për: Manipulimi, 23 mijë vota fiktive më shumë në Vlorë dhe Elbasan

    te rilindja demokratike i ka gjetur
    rilindja demokratike nuk genjen esht organ* i pd

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Manipulimi, 23 mijë vota fiktive më shumë në Vlorë dhe Elbasan

    po mir kto te rilindjes kujtojn se veq ato kan akses ne interrnet lol

    kaq te trash jan? pu pu pu
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar derjansi për postimin:


  6. #5
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Manipulimi, 23 mijë vota fiktive më shumë në Vlorë dhe Elbasan

    __________________________________________
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 25-06-2015 më 17:14
    "They will not control us, We will be victorious"

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Manipulimi, 23 mijë vota fiktive më shumë në Vlorë dhe Elbasan

    qe o mcus po ta postoj dhu un ni her tjeter foton e marr direkt nga kqz,

    edhe shikimin rrugulloje ti sepse foto jote duket qart qe asht ndryshu sipas qefit qysh se e ke pru copa copa ( nuk po them se e ke ndryshu ti, po ato nga te cilet ti e ke marr)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Manipulimi, 23 mijë vota fiktive më shumë në Vlorë dhe Elbasan

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    ku i gjete ato numra o mcus se mu me dalin kto


    si thua ti ku mund te jene marre keto data ..... une nuk dua te ve ne dukje probllemet tuaja te shikimit por po ta postonj edhe njehera foton e marre nga KZQ-ja ....

    sipas KQZ:

    53.782 totale votues

    tani 40.778 + 3.855 + 22.202 = 66.845

    si perfundim pa e zgjat shume 66.845 - 53.782 = 13.063 diferenca

    .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Manipulimi, 23 mijë vota fiktive më shumë në Vlorë dhe Elbasan

    o kshill foto qe ke pru ti asht e manipulume n alinkun e shko shife vete ne website te kqz
    http://results.cec.org.al/Results/Lo...&ps=All&vc=All

    53782 numri i votuesve

    32279 ASE Dritan Leli

    2740 Vasil bedinal i pavarur

    17308 APPD Genc Deromemaj

    total = 52327


    qe dhe foto dhe ni her tjeter, sy me sy doni me te rrejt, mjeshtra jeni
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: Manipulimi, 23 mijë vota fiktive më shumë në Vlorë dhe Elbasan

    Uueeeeeeeeeeeeee se pakom dite qe Lefteria paska qene kaq e forte ne aritmetike
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Manipulimi, 23 mijë vota fiktive më shumë në Vlorë dhe Elbasan

    Citim Postuar më parë nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Uueeeeeeeeeeeeee se pakom dite qe Lefteria paska qene kaq e forte ne aritmetike
    ne fakt klasen e dyte fillore e ka perseritur dy here ..... se ndodh keshtu, ne administrate nqse je i ditur te vene me pastru oborrin nqse je injorant te japin te gjitha titujt e mirenjohjes dhe postet me te rendesishme .....



    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mesuesi_1 për postimin:

    Besoja (26-06-2015)

  13. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: Manipulimi, 23 mijë vota fiktive më shumë në Vlorë dhe Elbasan

    Tani ky Elmar Brok (Kryetari i Komisionit te Politikes se Jashtme ne Parlamentin Europian) deklaroje sot se votimet jane totalisht te falsifikuara edhe sikur gjysma e raportit te ODIHR-it te jete i vertete. Dmth votimet eshte e sigurte qe nuk do te certifikohen dhe alternativa do te jete ose perseritje te votimeve ose bashkiaket do te "hypin ne kale" dhe nuk do te kete asnje financim nga BE dmth do pagujne vetem ndihmen ekonomike dhe kaq !
    Mireeeeee aty dyshja Rama - Meta.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mike Oldfield : 26-06-2015 më 13:39
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •