Te jesh i ri ...ne shqiperi eshte disi e veshtire! Do te te mohojne shume gjera , do te thone qe keshtu ka qene…keshtu eshte dhe keshtu do te jete.Do te thone keshtu , sepse pikerisht keshtu kan bere edhe ata qe per ne sot jane shembuj te gjalle.Do te thone qe jeta seshte e drejte , do te thone qe do vuash , do te thone qe jeta I ka keto .Asnjeri nuk do te thote qe jeta eshte e bukur , qe momentet e bukura ne jete mjaftojne per te hequr ate monotonine vrastare. Askush nuk do te thote si mund ta gjesh lumturine e nje casti ne cdo cast.E kjo eshte ajo qe e ben te jete e veshtire jeta e nje te riu ne shqiperi…Fryma qe jepet!Nje i ri sot eshte nje viktime moderrne , viktime e nje te shkuare ...prespektiv e nje te ardhme, e ne rastin tone me te hidhur se ajo e shkuar. Kur flas per te rinjte flas per veten , flas per shoket , per te njohurit ...e nese ti gjen ndonje te ngjashme nga kto qe do lexosh ketu....e pra e kam edhe per tyRinia e sotme jeton per te qene e Re , E Harbuar , E bukur , Mendjemadhe , e Brishte , e Fjetur dhe e Hardallisur , me Halle dhe Sfida , me Copza lumturie qe bien ne lumin e zi ti monotonise. Sepse kjo eshte rinia...!Ai qe i shpeton ketyre eshte detyruar te piqet...te ndertoj kullen e tij, sido qe te jete ...ai duhet ta ndertoj , sepse jeta i merr nje qellim , jeta i ra e tille pikerisht sepse ai mund ta perballoje. Denohet ne te kuptuarit.

E kjo nuk njeh kohe , ore apo moshe.

Problemet I kthehen ne sfida , dhe sfidat I kthehen ne burim kenaqesie .Te rinjte e sotem , ata qe po jetojne cdo dite ne harrese totale, ata qe po mbajne mend fjale te transportuara nga kafja ne kafe , nga auditori ne auditor , nga rruga ne shtepi kane nevoje per dicka qe tu mbushi diten…e pikerisht kjo eshte ne dore te atyre shembujve te gjalle qe na ndricojne diten , ekranet , mendjen , sjelljet ,stadiumet , edukaten , kulturen , inteligjencen e cdo gje qe dashje padashje bejne diten tone prej 24 oreve.Jane keta njerezit qe kane jetuar para nesh , jo per fajin tone…por sepse dikush u kujtua ti lindte ata me pare se ne.

E kjo solli pasoja per ta,jo per fajin tone , keshtu solli ne shqiperi nje brez te cmontuar nga parimet , nga emocionet , nje brez delirantesh qe gjithcka mund te bejne vetem per te ta bere jeten te veshtire…”sepse jeta nuk eshte e lehte…ne jete nuk mund te jetosh I lumtur e te presesh krahehapur cdo gje qe jet ate sjell.”

Jane keta njerez qe te cojne kapacitetin tend aty ku ata duan, pate lene te kuptosh eshte e mire apo jo per ty , njerez qe bejne me ty cte duan akoma para se te kesh mesuar fjalen e pare …qe manipulojne cdo qelize tonen , e cdo enderr tonen me arsyen "dime me shume" , qe kuptojne me shume …e qe kane te drejte.

Buazuar ne ca fjale popullore qe vetem nje popull anarshist mund ti transportoje nga brezi ne brez.Nje tufe barkderrash te pahijshem edhe per tu pare, qe sdine te japin sinjal te drejte , sdine te perputhin ate cka u thone syte me ate cka u nxjerr goja. Jane keta barkderra qe I takojme kudo , ne pallat , lagje , universitet , kampe sportive , dyqane , rruge , spitale , ne sindikata , ne ambjente shteterore , ne ekrane dhe gati gati edhe ne radio ti e ndjen se ai qe po perpiqet te te fuse dicka ne koke …edhe ai eshte barkderr.Jane keta njerezit e vegjel , qe varferia , skamja apo pasuria I ka kthyer ne njerezit delirant qe jane sot, qe mendojne se do jetojne perjete …por ne fakt I vetmi shkak pse jane te tille , eshte frika per most u kthyer te casti ku ata kane takuar fundin. Jane terrorizuar nga veshtiresite jetesore , sepse skane ditur te shohin asgje te bukur ne fatkeqesine e tyre…E per kete , ata sdo te llogarisin ty apo mua , qe jemi te rinj dhe kemi nevoje per keshilla adabte dhe me kembe ne toke,qe tu bashkangjisim energjite tona te pashterushme.Rinia sot ne shqiperi si shembull ka shume emra suksesi , por asnje sukses te vertete…! Ajo jeton me burra me bark te madh qe dalin neper ekrane televizive , tallen e zihen ne emer te popullit , nderkohe qe populli eshte shtrire ne rruge , eshte mekur kafeneve , rraskapitur nga monotonia , skamja e pasuria . Eshte kjo shqiperia e shembujve te mire…ku me I miri mund te behet SERVIL I rangut te LARTE.E te flasim per endrrat e shqipeve te reja : dikush ka sakrifikuar 10 vite jete ne ndjekje te endrres se tij sportive , tani e sheh teksa ndjek nje kurs hidrauliku apo mekaniku . Dike tjeter e sheh teksa studion fort , por hyn 14 here ne nje provim , dikush tjeter enderron te pikturoje ne re , por e sheh veten duke ndjekur nje kurs ushtarak apo dicka qe vertet sdi ta bej. E kjo eshte shoqeria shqiptare , kjo eshte ajo shoqeri qe te hedh e te prźt , te perplas e te rraskapit aty ku ti kurre sdo e mendoje…dhe sdo ja keshilloje as vetes.

Por gjithcka mund ta besh teksa je I ri.Energjia jote ska te sosur…

Beje tani sa je I ri.E kjo eshte ajo qe shoqeria shqiptare ka harruar ta pasoje te brezi I ri. Energjia jote , eshte e ardhmja e ketij vendi , e nese ti e con ate dem duke bere dicka qe ti sdi apo sduhet ta besh , do mesohesh ne te tille menyre e kurre ajo sdo I sherbeje jetes tende , dhe jetes sociale ne te cilen ti je nje shprese e re …nje shprese e lindur .

Do te jesh nje viktime e shume mjeteve te asimilimit qe jetojne sot e perdite mes nesh.E nese doni tjua permend jane keto : Moda , Alkoli , Droga , Arsimi , kultura e jeta sociale, Bindja e mosbindja , duhani e djeta...Te flasim per kulturen e jeten sociale , me te rinjte sot do te thoja eshte shume e veshtire. Nje I ri sot SDI TE DEGJOJE , thjesht te jep kohe te flasesh pa e kuptuar se cpo thoje.Kjo sjell informacion te tepert qe hyn e del nga koka si te ishte dollap bosh. Kjo jo per faj te te rinjve , por per organizimin e jetes sociale per ta. Most e harrojme qe sot te rinjte kane nje bombardim informacioni te ekzagjeruar qe ne momentin qe zgjohen nga gjumi.Televizioni , teknologjia ,Reklamat rrugeve , njerezit , e mesazhet qe ata leshojne jane tipike, kjo e ben hyrjen e informacionit te dobet , dhe jo selektive .

Ka nje ton per lajmet , ka nje menyre te caktuar per reklamat , ka nje orar per nje debat televiziv. Te gjitha formate te njejta , barkderra qe dalin te lyer ne television per te manipuluar cdo mendje te ngeshme per ti degjuar. Burra e gra qe bejne muhabet ne televizione te vdekura ne funksionin e tyre . Ata me arsyen se po flasin me popullin dhe televizionet me arsyen e komercit te shikueshmerise.Jane dy pushtete te lidhura ne mermer me njera tjetren si Rozafa me gjoksin jasht per ti dhene qumesht femijes se saj ne kalane e famshme te shkodres. Por keta e kane zene edhe gjoksin e qumeshtit me mermer…asgje smund ti japin femijes.

Eshte legjende nga me te bukurat e me dometheneset per historine tone, por dhe qe atehere eshte manipuliar rezultati final , per te gjithe ata qe e dine historine e rozafes, kunatat e tradhetuan kunaten me te vogel…me te re !

E kshu te Rinjte ndjekin moden , ngjallin besimin te njeri tjetri , kapen pas mitesh te huaj a vendas , kopjojne menyren e te folurit , te veshjes , te reagimit e te mendimit. Aktrojne si ata , kendojne si ata , zgjedhin shoqerues si ata , jetojne si ata.Askurrfare menyre reale veshje , jetese , qendrimi apo kalimi kohe. Te rinj qe kryefjale kane FLIRTin!Gjithcka dhe gjithkush ne funksion te Flirtit.E pra , flirt ne shqiperi mund te besh nga rruga me dike qe eshte ne autobus , mund te besh me oficerin e policise , me mekanikun , me rrobaqepsen , me sufllaqexhinjte , me kamariera , me kedo qe leviz.Sepse shikimi I shqiptareve qe e mendojne veten te ndryshem eshte ndjelles…e keshtu e kane te gjithe te rinjte sot. Gjithkush me gjithkend mund te filloje lojen e bukur te flirti.Ate loje qe e luajne te gjithe gjate gjithe jetes…por pak e kuptojne se cpo bejne. E te rinjte me pak se te gjithe futen ne ate lojen e syve , te buzve qe shperthen hormone ne ambjent e si me induksion perfshin te gjitha llojet apo ngjyrat e syve apo te buzve qe jane aty prane. Fillon e sdihet ku mbaron kjo loje…e sigurte eshte qe gjithkush do te duket me I miri.

E ktu duhet te ndajme ceshte e mire dhe cduket e mire. Per kete na nevojiten shembujt tane te gjalle.. Shembujt tane te gjalle jane barkderrat me makina , me leke , dhe me pushtet, qe duken sikur kane gjithcka , e do te kene akoma me shume , por pa kurrfare ndjesie Brenda atij braku te madh.

E te rinjte sot duhet te kene po keto gjera per ta ndjere veten te sigurte qe flirti I tyre te shkoje ne rezultanten e deshiruar.E kjo shkakton nje dalje nga ajo copez natyrshmerie dhe brishtesie qe ne nje moshe karakterizon termin I RI…. E kjo nga kto shembuj qe hic gje te mire skane , po mire duken do marrin dhe te rinjte.Kjo sjell nje reaksion zinxhir permbushjesh nevojash , qe te rinjte normalisht e pranojne pa kurrfare hezitimi.E keshtu gjejm djem te rraskapitur nga droga , alkoli bixhozi e gjithcka tjeter vetem per te ruajtur nje prototip. Sepse per te rinjte te jesh nje prototip I caktuar eshte jetesore. E keshtu gjen njerez qe kane gabuar ne nje menyre te pakthyeshme , gjen njerez qe sot do donin ti kishin thene jo tentacionit , te rinj qe jane kthyer ne problem per familjen , sepse nuk kishin problem per te zgjidhur dhe rane viktime e monotonies mbytese. Keshtu gjenden te rinjte sot te rraskapitur , te hardallisur ne kerkim te nje te ardhme te mire…Ne harxhim energjishe njerezore dhe intelektuale me kot… qe askush se di pse ndodh , thjesht ndodh.Sheh vajza qe e kane humbur hijeshine e te qenit femer , sheh femra te pa edukuara qe imitojne Marelyn Monroe e ku di un se cfare , sheh femra qe duken me te medha se nenat e tyre ne moshe , shef femra qe skane skrupuj ne trajtimin e trupit te tyre…sheh femra qe shesin veten ne emer te tejkalimit te limiteve te tyre. Sheh djem qe se kuptojne cdo te thote te jesh djale , sheh djem qe lene arsimin ne mase ne emer te cepave te pallateve , sheh djem e vajza qe lodrojne drejt drogerave te lehta apo jo me ngazellimin me te madh , shef djem qe vrapojne pas cantave megjithe se jane ne moshen me produktive , shef djem qe skane vullnet te mos bien viktima te lojrave te fatit apo te duhanit. Ne shqiperi sheh gjithcka…ne shqiperi sheh edhe njerez , te rinj qe sduan me te jetojne.Teksa flasin per limitet ,te rinjte jane ata qe nuk I njohin , dhe sikur ti njohin ata do ti kalonin…po po , sepse kjo eshte rinia ….! dikush duhet ti shpjegoj te rinjve se limitet nuk jane per tu thyer…nuk eshte e mundur. Limitet e verteta nuk mund te thyhen kurre. Fillimisht duhet ti kuptosh kush jane ato e pastaj te tentosh ti kalosh. E limitet tona te verteta nuk jane as , ligjet , as kufijte , as semaforet qe rishtazi jane shtuar ne shqiperi …limitet tona nuk jane normat e paravendosura nga shoqeria .Kur flasim per limite reale ato egzistojne dhe jane te pathyeshme. Te tilla jane ato qe bejne te mundur jetesen tone si qenie njerezore normale. 1- Temperatura jone trupore( nga 35°C-47°C 12) 2-Realiteti pamor , ajo qe ne arrijme te shohim , jane ngjyrat , koordinatat e gjithcka qe ne arrijme te shohim , jane thjesht 2-10 % e asaj qe ndodh realisht ne ambjentin ku ne shohim . Ka ngjyra qe syri I njeriut nuk mund ti shohi , ka koordinata qe smund ti rregjistroje. 3-Jane valet , degjimi yne eshte I kufizuar …nga nje shifer ne nje shifer tjeter nga 20 Hz ne 20 kHz qe jane rreth 120 decibel. E te tjerat qe ndodhen jashte ketij intervali nuk mund ti degjojme dot me vesh te lire.E te tjera te lidhura me shijen , dhe prekjen , pra jane Shqisat tona…e ato jane te limituara. Nuk mund te jene te palimituara.

Ka dhe nje limit qe ti nuk e njeh…por trupi yt po. Eshte koha, rrjedhshmeria ! Lumi I ndodhive qe perdit ben te ndryshoje per mire ose per keq paraqitja jote ne kete bote…Trupi yt. Ai jeton nen komanden e kohes…! Ai e njeh , ti Sduhet.Keto jane limitet e te rinjve dhe jo te rinjve…e te rinjte me shume se kushdo duhet ta kuptojne se thyerja e ketyre limiteve nuk eshte e mundur.Nqs je I ri , dhe mendon se ke limite te tjera , me vjen keq per ty…Te gjitha te tjerat jane vendosur nga shoqeri te ndryshme , qe kane jetuar para teje dhe do te jetojne pas teje.Shume pak jete E re mes te rinjsh, shume pak adrenaline natyrale , shume pak aventura per tu shijuar nga fillimi deri ne fund. Jete e mbytur mes dy fjalesh : Me mire do behet - Kjo eshte rinia shqiptare. E dikush duhet te vendose piketat, duhet te vendos Farin ne mes te detit qe anija shqiptare me te rinjte mos te humbin koordinatat e tyre e te perplaset ne shkembinjt e ashper te jetes !Te rinj qe shkollohen , arsimohen edukohen per te qene servila . Bisha te vegjel qe ne djep qe do vazhdojne endrren e prinderve…gjysherve….pa kurrfare qellimi e pasioni , lepires te devotshem qe ne lindje . Te pafuqishem per tu shkeputur nga djepi prinderor , sepse jane te dobet ta ndertojne vet kullen e tyre. Kjo eshte ajo qe e ben te veshtire jeten ne shqiperi…Bindja.Te rinj pa kurrfare inteligjence qe degjojne brrockulla historike , politike , fjale te mencura , analiza jetesore te manipuluara dhe vazhdojne ti besojne verberisht atyre pa kurrfare kureshtje. Te rinj qe vazhdojne te shohin xhamave te kafeneve si ecin njerezit ne rruge , komentator te lindur.Te rinj qe edukaten e perdorin vetem me kushurinjte , dashurine e perdorin vetem per kafshet , respektin e shohin si imponim dhe pushtetin e shohin si te vetmin zot te mundshem.Shoqeri qe ka prodhuar nje tranzicion banal perfekt , breza te tere te bashkuar ne nje te vetem , te rinj qe kane humbur respektin per me te medhenjte dhe te medhenjte qe kane humbur dashamirsine per te rinjte. E keshtu jeta behet me e veshtire , me fytyra te ngrysura , me shikime te ftohta , me veprime te poshtra , e konsiderata te tepruara dhe pa meritat e me shume hipokrizi naive. E keshtu kush arrin ti marre si sfida problemet e tij , eshte I detyruar te rritet , sepse te kuptosh do te thote te denosh veten . E ai qe nuk arrin ti kuptoje …bie viktime e mjeteve qe shoqeria jone ofron per te ulur koken…dhe eshte e vetmja gje qe shoqeria jone ofron pa kursim.Te rinj qe kenaqen…Do doja te kisha cte thoja…por me mungon vertet burimi ketu.Te kenaqesh per mua do te thote : Te zgjohesh me buzqeshje , do te thote te kercesh pa ndalim , te qeshesh pa ndalim , te kujdesesh per veten pa ndalim , te arrish rezultate te kerkuara pa ndalim . Te gabosh pa pushim , te tentosh edhe nje here me shume , Te shijosh natyren , te marresh fryme lirshem ne lartesi , te kapesh pas nje dege dhe te leshosh veten ne aromen e gjetheve te gjalla, te stepesh nje moment ne shi e te ndalosh kohen , te presesh me nje perqafim te dashurit e tu , te flasesh ne nje vesh qe te degjon , te shohesh ne ata sy qe diellin e presin me te njejten ngazellim si ti. Te kenaqesh eshte te shijosh cdo moment ashtu sic te vjen , te dish te kenaqesh eshte te dish te shohesh emocion ne cdo moment…E kjo eshte te jetosh. Dhe kjo eshte e mundur per te gjithe, por pak e shohin. Kto jane limitet reale…qe per te rinjte tane jane krejtesisht te fshehura. E kjo eshte nje rini e kapur , nje rini e kapur nga breza te merzitur me jeten , nga njerez qe ua kane vjedhur meritat , gezimin , lumturine . Njerez qe per nje arsye ose per nje tjeter nuk do te jene me ata qe kane qene …sepse edhe ata dikur kane qene te lumtur. E pikerisht ti marresh tjetrit ate qe tanime ta kane marre ty do te thote te te merzitet jeta jote…te marresh dicka tek jeta e tjetrit si force zakoni.Ju lutem mos ua mesoni kete te rinjve shqiptar…do edukohen breza te rinj me kete lloj ambicie.Do shtohen veset , dhe asgje sdo ndryshoje per mire.Tregojini ksaj rinie ku eshte lumturia , pasioni , emocioni , Vlera e vertete jetesore. Tregojini kesaj rinie qe duhet te admirojne njerez me parime te verteta , mos e ushqeni materialisht kete shoqeri te plevitosur barkderrash. Nuk mund te jete efektive. Tregojini ketyre barkderrave qe smund te kujdesen tani per trupin e tyre ne kampin sportiv te te rinjve , ne kurriz te te rinjve , tregojuni atyre qe ne auditoret plot te rinj duhet te flitet si me te rinjte ,jo si me ca copa mishi qe skuptojne kurrgje…Tregojini ketyre barkalucave qe te rinjte nuk duan tja dijne per jeten e tyre te vrare e te vetmuar , te merzitshme por plot pasuri materiale. Tregojuni ketyre te mjerve qe po bejne te njejtin gabim qe dikur kane pesuar…! Tregojuni te rinjve qe vlera e vertete shihet ne qenien e tyre , jo ne xhepat e tyre. Tregojini te rinjve qe jeta ka nisur para parave…qe ky eshte nje mjet , jo Padron.Nje rini qe ndjek shembujt ne menyre strikte eshte nje rini e plakur , jo e re . E reja eshte e panjohur , e panjohura eshte e bukur , e lodhshme , e trishte , plot adrenaline , plot sfida e ceshtje per te zgjidhur , plot energji dhe emocion. E nese kjo behet solide , piqet …e nese piqet , te rinjte pasardhes do kene nje shembull me te mire per te ndjekur.Eshte keshtu qe ecen nje shoqeri perpara…me shembuj , me sfida , jo me manipulim.E …nje i ri sot do me jape te drejte per fjalet e shkruara ktu , me gjithe arrogancen e treguar nga une dhe padurimin e tij per te shkuar deri ne fund. E nese I shkove deri ne fund dhe te mbeti nje shije e hidhur,me vjen keq per ty …Je pjekur dhe shpresoj te mos jesh "plakur" !