Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    `Lufta hibride` e Rusisė dhe NATO

    Ambicjet e Rusisė pėr tu bėrė supėrfuqi si dikur janė tė pandalshme. Pavarėsisht sanksioneve nga ana e G7 (dikur G8 sė bashku me Rusinė) pėr shkak tė Ukrainės, Rusia pėrpiqet tė bashkojė copat e territoreve tė humbura pas rėnies sė komunizmit mė 1990.
    BE dhe SHBA janė tė shqetėsuara pėr veprimet e Rusisė qė pas 2008 e deri nė ditėt e sotme sepse po gjėnden pėrballė sfidave qė nuk i kishin parashikuar pas rėnies sė komunizmit.Pėrplasja gjeopolitike e SHBA nė Europėn e BE qė kėrkon zgjerim nė lindje me Gjeopolitikėn ruse ėshtė tashmė e hapur; sidoqoftė nuk ėshtė mė vetėm e ashtuquajtura `lufta e ftohtė` qė sapo ka nisur, por edhe lufta e pranishme me vringėllimin e armėve tė sofistikuara nga tė dy palėt e interesuara NATO qė pėrfaqėson SHBA dhe BE dhe Rusisė. Rusia ka ringritur pjesėrisht njė formacion ekonomiko financiar pėr tė kundėrshtuar BE dhe SHBA me emrin BRICS (Rusi, Brazil, Kine, india), si dhe njė pakt tė ri ekonomiko financiar por edhe ushtarak me disa nga ish republikat sovjetike nė tė cilėn pėrfshihen Bjellorusia, Armenia, Kazakistani, Kirgizstani (Unioni Ekonomik Euroaziatik),, por ku mundet nė tė ardhmen te futen edhe republika te tjera ish sovjetike.
    Ambiciet ruse filluan menjėherė pasi u vendos si President i Rusisė Vladimir Putin njė ish oficer i KGB ruse nė Gjermaninė lindore. Karriera e tij nuk do tė mund tė kishte sukses nėse oligarkėt e atėhershėm rusė do ti mbushnin mėndjen Presidentit tė parė rus Jelcin pėr aftėsitė manaxheėrialė dhe drejtuese te leningradasit Putin.
    Njė nga ata ishte oligarku Berezovski i cili sė bashku mė 7 oligarkėt e tjerė tė Rusisė sė pas viteve `90 pasi ra muri i Berlinit ė kishin nė dorėn e tyre 50% tė ekonomisė ish-sovjetike e cila kishte marrė tatėpjetėn dhe `terapia e shock-ut` pėr ta nxjerrė ekonominė ruse nga kolapsi e detyroi Jelcin tė bėjė privatizime tė shpejta, privatizime tė cilat ranė nė dorė tė kėtyre oligarkėve qė nė fakt njė pjesė e tyre kishin qėnė nė strukturat e dikurshmė ushtarako-industriale tė BS. Berezovski kėrkonte njė drejtuesqė tė ishte si punė `ingranazhi apo hallke` qė tė ndihmonte nė pasurimin e tyre pas privatizimit mafioz qė bėri Jelcini. Kėshtu qė gjetėn Putin tė cilin jarekomanduan Presidentit tė atėhershėm tė lodhur dhe pijanec qė kishte dėshtuar keqaz nė luftėn kundėr ēeēenėve-Jelcin. Putin ishte besnik dhe i bindur dhe lehtėsisht i kontrollueshėm nga kėto qarqe oligarkėsh deri nė momentin para se tė emėrohej si President. U bė nė filim Kryeministėr dhe nė 2000 kur Jelcini dha dorėheqjen pėr shkak tė sėmundjes sė tij emėroi Putin si President tė ri. Por shumė shpejt oligarkėt rusė e kuptuan se kishin bėrė gabim duke e menduar se Putin mund ta merrnin pėr hunde lehtėsisht.Njė ditė Putin i thirri nė takim oligarkėt nė ish-daēėn ku rrintė dikur Stalini jashtė Moske dhe u tha: Ju keni bėrė cdo gjė mirė por pėr vehten tuaj, ju e ndėrtuatfatin tuaj, por prej kėtij momenti ju jeni vetėm bisnesmenė dhe vetėm bisnessmenė``. Mesazhi ishte i qartė, ata duhet tė qėndronin jashtė politikės dhe tė mos e pengonin nė rrugėn e tij.Sipas gazetės Le Figaro tė dt.26 tetor 2000 Putini kishte thėnė:`Nė pėrgjithėsi mendoj qė shteti dhe biznesmenėt janė armiq natyralė. Por mė shumė shteti ka njė ēomage nė duart e tij tė cilėn ju e pėrdorėt njėherė dhe e goditėt atė nė kokė``. Sot nuk oligarkėt nuk mund ta pėrdorin mė Rusinė, dhe nuk janė mė oligarkėt qė pėrdorin ēomagen e shtetit. Pra sot ēomagen e shtetit e ka nė dorė Putin (https://www.bostonglobe.com/opinion/...CDN/story.html).
    Ē`po ndodh sot pasi Putin ka 10 vjet si President (sepse 5 vite ishte Medvedjev)? Pas nėnėshtrimit tė Ēeēenisė sė trimave, Putini vendosi njė mysliman Ramazan Kadirov i cili ėshtė drejtuesi i Republikės ruse tė Ēeēenisė. Ngriti ekonominė dhe mori nėn kontroll gjigandėt e naftės dhe sot Rusia mban vėndin e 8-9 nė botė pėr GDP-rreth 2.01 trilion dollarė amerikanė. i ka kushtuar rėndėsi tė veēantė ngritjes sė Rusisė si superfuqi botėrore, por nė fakt mbetet ashtu si thasekretari i shtetit amerikan `njė fuqi rajonale`.
    Ėshtė e vėrtetė qė vetėm nė disa sektorė Rusia ėshtė konkuruese si nė aeronautikė, prodhime ushtarake, dhe nė shitjen e produkteve natyrale, kurse sektorėt e tjerė nuk janė konkurues.
    Idea e Putinit qė tė bėjė njė Union Euroaziatik nuk ėshtė origjinale sepse pas rėnies sė BRSS u pėrdor termi CIS (Komonuelthi i Shteteve tė Pavarura) pjesė ish republikat sovjetike tė cilat u larguan njė e nga njė.
    Sot Gjeopolitika ruse sidomos pas pavarėsisė sė Kosovės me ndėrhyrjen e NATO-s mė 1999 ndryshoi qėndrim, dhe Putin po pėrdor tė gjitha mjetet dhe lidhjet e vjetra tė ish BRSS pėr tė mbajturtė lidhura pas vehtes disa nga ish Republikat duke imituar BE. Praktikisht nė Unionin Euro-Aziatik janė pese shtete siē i thamė mė lart. idea gjeopolitike e Putinit ėshtė qė ish republikat tė afrohen me Rusinė dhe jo me BE dhe aq mė pak me SHBA. Duke shfrytėzuar boshllėqet ligjore ndėrkombėtare dhe pretekstin e hyrjes ushtarikisht tė NAOT-s nė Kosovė, Putini ndėrhyri nė Gjeorgji mė 2008 duke i shkėputur asaj Abhazinė dhe Osetinė e Jugut, pėrvehtėsoi Krimenė mė 2013 si dhe ka nėn kontroll njė pjesė tė Ukrainės lindore mė shumicė ruse.
    Mėnyra e futjes nė kėto zona ishte tinzare dhe dinake dhe u quajt nga perėndimi si `luftė hibride` e cila i shėrbeu Putinit si njė mjet justifikues pėr ndėrhyrje.
    Lufta hibride pėrbėn disa shkallė ndėrhyrjeje nė kohėn e sotme dhe i ngjan deri nė njė farė shkalle pėrgatitjeve pėr luftė nė luftrat e kaluara pėrgatitje e cila kishte nė vetvehte, agjitacionin dhe propagandėn dhe ndėrhyrjen pasi krijoheshin kushtet .
    Lufta Hibride pėrbėhet nga:
    -ataket kibernetike (cyberattacs),
    -propaganda pėr tė nxitur panikun dhe pasigurinė dhe protestat,
    -futjen fforcat speciale pa shėnja pėrkatėse pėr tė provokuar dhunė dhe violencė nė shkallė tė kufizuar e vetėm nė ato zona qė kėrkohen.
    Lufta hibride ėshtė nė fakt njė zonė `gri` midis luftės sė vėrtetė dhe jo luftės.
    Kėshtu veproi Rusia nė Gjeorgji dhe nė Ukrainė. Po kėshtu veproi Rusia nė Estoni nė shtator tė 2014 kur njė grup i vogel i forcave tė sigurimit rus u futėn papritur brėnda kufijve tė Estonisė dhe rrėmbyen njė officer tė inteligjencės estoneze. Mesa duket qėllimi i kėsaj ndėrhyrje ėshtė tė destabilizojė vėndet balltike.
    Kjo mėnyrė ka alarmuar SHBA dhe NATO-n e cila po merr masa pėr tė mbrojtur tė tre Republikat balltike tashmė tė futura nė NATO, dhe NATO e ka pėr detyrė ti mbrojė ato.
    (http://www.vox.com/2015/6/11/8764887/russia-nato-chart).
    Duke e ndjerė vehten tė fuqishme dhe tė dalė tashmė nga kolapsi ekonomiko-financiar Rusia po pėrpiqet qė tė bashkėpunojė ngushtė mė Kinėn duke realizuar njė grup ekonomiko-financiar ndėrkombėtar me emrin BRICS, pėr tė rivalizuar Bankėn Botėrore dhe Fondin Monetar Ndėrkombėtar. Duket qartė se interesat e Kinės janė tė njėjta me Rusinė patur parasysh rritjen ekonomike tė saj duke kaluar nė vėnd tė dytė pas SHBA me 7 trilion dollarė amerikanė, e pėr pasojė konkurenca ekonomike-financiare do tė sjellė (dhe nė fakt ka sjellė) pa dyshim dhe ndryshim nė gjeopolitikat e tė dy vėndeve.
    Frika e Rusisė pas dėshtimit tė saj nė Ukrainė me Janukoviēin se SHBA po vazhdon idenė e saj tė vjetėr tė rrethimit me `kordon sanitar` rreth kufijve rusė, duke pėrdorur ish republikat ruse si kordon pėr tė mbajtur zap `ariun` rus, e ka nxitur Putinin tė jetė agresiv dhe tė pėrpiqet maksimalisht pėr tė mos lejuar kėtė gjeopolitikė tė SHBA dhe NATO-s.
    Idea e tij se unipolariteti hegjemonial amerikan i ka ardhur fundi dhe se duhet njė botė multi polare, ide e cila pėrkrahet edhe na Kina, po e nxit Rusinė e Putinit qė tė ri-armatoset me armė modern dhe tė bėhet e rrezikshme pikėrisht aty ku ka patur dikur sferat e influencės: qoftė nė lindje qoftė nė Ballkan.
    Kjo na bėn ne shqiptarėve tė jemi tė vėmėndėshėm se, krahas dėshirės sė fortė pėr integrim nė BE, krahas dėshirės sė madhe pėr tė qėnė nė krah tė SHBA dhe Nato-s qė na ndihmoi tė ēlirohet Kosova, tė jemi edhe tė kujdesėshėm nė raportet me fqinjėt sepse nė disa raste gjeopolitika e fuqive tė mėdha mund ta nxjerrė Shqipėrinė nė skalion tė parė kundėr Rusisė, nė njė kohė kur fqinjėsia e mirė dhe opsioni i BE pėr integrim jo vetėm tė Shqipėrisė por edhe tė Kosovės dhe trojeve ku ka shqiptarė,- ėshtė opsioni mė i pėrshtatshėm.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar pirro10 pėr postimin:

    mesia4ever (14-07-2015)

  3. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Pėr: `Lufta hibride` e Rusisė dhe NATO

    Ideja e krijimit te BRSS bashkimit sovjetik ku te gjitha shtetet ishin te bashkuara,perfshire Rusine
    ishte ide gjeniale,nuk e di se kush e dha kete ide Lenini apo ndonje tjeter.
    Ky bashkim krijoi nje fuqi te madhe ekonomike.
    Arsyeja kryesore qe u kerkua me force dhe u realizua pavarsia e shteteve perberese ishte
    politika diktatoriale e Moskes.Pa dyshim influencuan edhe Skorpionsat me ate kengen" Winds of Change" lol,Nejse.
    Sot Putini po kerkon te krijoje nje version te Rusise se bashkuar me shtete te pavarura
    gje qe nuk besoj te realizohet sepse shtetet jo ruse kane nje sentiment shume negativ
    ndaj ruseve dhe nuk duan te jene nen te njejten cati dhe pushtet te drejtuar nga rusi.
    Sikur keto shtete te bien ne konsesus dhe pranojne nje bashkim nen politika mirekuptimi
    demokratcie te vertete ky bashkim do sillte shume permirsim te madh ekonomik,fuqi
    financiare dhe prosperitet.
    Megjithese Putini ka kete ide shume pozitive te bashkimit te shteteve,ka nje problem serioz.
    Putini ka mentalitet diktatori,Putini eshte nje asshole qe po ben me shume dem te popujt rrotull
    rusise se sa po ben nje aleance paqesore.Me ate diktat dhe terror ushtarak, pushtimet ka krijuar armiqesi te popujt e pushtuar
    Ai eshte budalla,sepse aleancat e mira,te forta dhe te shendetshme,nuk arrihen asnjehere as me diktat,as me tanke,as me gjakderdhje,
    por me koperim,bashkepunim,tolerance,respekt dhe arsye te perbashket prej te ciles te gjitha popujt do perfitojne mireqenie ekonomike
    dhe sociale.Politika e Putinit len shume per te deshiruar eshte politike e keqe.Zhvillimi ekonomik qe ka sot rusi nuk i dedikohet udheheqjes se
    Putinit,nuk eshte merita e tij si individ por eshte puna dhe kontributi i bizneseve te vogla dhe te medha,investimeve dhe puna e ruseve te thjeshte.
    Putini na qenka shqetesuar qe Amerika na qenka ne aleance me Naton......
    Amerika ka qene historikisht qe nga dita kur eshte krijuar Nato si pakt ushtarak pjesetar i ketij pakti me shume influence ne drejtim dhe marrje vendimesh
    dhe ky pakt e ka origjinen qe ne vitet e luftes se ftohte per te kunderpeshuar kercenimin dhe influencen e traktatit te Vaves,mbrojtur interesat e .....etj etj
    Fakti qe trupat ruse u futen ne Ceceni/Krime etj me tanke tregon
    1.Putini dhe kabineti i tij jane nje tufe gomeresh qe u pelqen politika e diktatit dhe megalomania,duan qe me keto akte ushtarake ta prezantojne veten para botes
    si trima ,si heronj,si te lavdishem.Ato nuk jane gje tjeter vec nje tufe shovinistesh dhe diktatoresh ,nje tufe bullis.
    2.Aktet e pushtimeve ushtarake reflekton dobesine dhe pa aftesine e udheheqjes ruse per te zgjidhur problemet e rajonit ne rruge diplomatike,paqesore.
    Kam krijuar bindjen qe Ruset,ashtu si dhe Amerika ka diplomatet me te dobet ne bote,me te pa afte,me inkompetente,
    qe kur degjojne nga bashkebiseduesit diplomatik nje pergjigje jo,nuk punojne per ta kthyer ate jo ne po,
    por i bien shkurt,dergojne ushtri tanke aviona logjistike armatim monstruz dhe dreqin me te birin.ja si i bejne punet sepse jane te dyja shtete megalomane dhe shume te dobet ne diplomaci.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 16-06-2015 mė 14:42
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Pėr: `Lufta hibride` e Rusisė dhe NATO

    E gjithe bota po shkon drejt heqjes se kufive, ndersa keta thone Rusia e madhe !!

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anėtarėsuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Pėr: `Lufta hibride` e Rusisė dhe NATO

    Citim Postuar mė parė nga Wrangler Lexo Postimin
    E gjithe bota po shkon drejt heqjes se kufive, ndersa keta thone Rusia e madhe !!
    Pjesa e pare e fjalise qe ke shkruar, meriton te jete nje teme me vete. Cte besh qe nuk ka ngel njeri per ta diskutuar.

  6. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Pėr: `Lufta hibride` e Rusisė dhe NATO

    Citim Postuar mė parė nga Wrangler Lexo Postimin
    E gjithe bota po shkon drejt heqjes se kufive, ndersa keta thone Rusia e madhe !!
    Putini nuk eshte shpikes,origjinal ne mendim por perfaqson mentalitetin tradicional te popullit rus.
    Ky mentalitet eshte qe gjithe kombet rrotull i perkasin rusit duhet te varen dhe udhehiqen nga rusi.
    Eshte mentalitet me rrenje qe ne luften e II boterore ku rusi mori gjithe kredine e heroizmit ne lufte.
    Gjithe kombet luftuan dhe u vrane,Rusi si shtet ja dedikon fitoren e luftes ruseve dhe vetem ruseve,minimizohet kontributi
    i shteteve si Azerbaxhani,kazakistani,Ukrainasve prej nga kane dale super heronj te luftes.Por jo suksesi dhe lavdia i jepet ruseve vetem.
    Kombet e tjera te ish BRSS jane ngopur me kete padrejtesi,megalomani te politikes ruse dhe me te drejte luftuan per pavaresi dhe u ndane.
    Nqs Putini i do gjithe shtetet bashke si BRSS dikur ai duhet te mendoje nje qeveri ne Moske miks e perbere nga perfaqsues nga te gjitha republikat.
    Domethene pushteti ne Moske te ndahet mes perfaqsusve nga cdo shtet i BS ne menyre te barabarte dhe te drejte.
    Gjithashtu parlamenti duhet te jete senat sipas modelit amerikan ku te gjitha shtetet te kene perfaqsuesit e vet qe do te thote cdo shtet te kete
    pjesen e drejte te pushtetit administrativ ligjor ne Moske.Vetem keshtu shtete mund te bashkejetojne ne unitet dhe harmoni.Perndryshe
    shtetet jo ruse do jene gjithmone kunder rusit dhe kunder bashkimit,sepse te jesh nen tutelen e pushtetit rus do te thote abuzime,nenshtrime dhe padrejtesi.
    Pikerisht Putini e don bashkimit sipas kushteve te tija dhe popullit rus,qe popujt e tjere te jene nen sundimin e ruseve,prandaj Putinin nuk e duan asnje shtet
    i ish republikave te BS-se sepse ai eshte megaloman,i njeanshem egoist,diktatorial dhe i padrejte ne politiken e tij,kjo eshte edhe burimi i konflikteve dhe luftrave ne Krime, Ceceni etj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 16-06-2015 mė 19:55
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Pėr: `Lufta hibride` e Rusisė dhe NATO

    Rusia mbrojti vetem territorin e saj dhe herojt e saj jane vetem per territorin dhe popullin Rus. Nderkohe qe popujt e tjere derguan djamte e vajzat e tyre nga Amerika, Anglia, Kanadaja, Australia, Brazili, Afrika e Jugut dhe Zelanda e re ne mbare vendet e pushtuara, duke i sakrifikuar per lirine e kombeve. Rusia cfare beri ? Shpetoj veten dhe kerkoj si shperblim copen me te madhe e cila ishte thuajse gjysma e Gjermanise dhe kompetencat mbi ter Ballkanin te cilin e katandisi ne nje territor ku eksperimentohej me lirine, dinjitetin dhe pasurine e njerezve. A ishte Rusia qe humbi me shume ushtar se ēdo shtet tjeter i perfshire ne luften kundra Gjermanve ? PO, por thuajse te gjithe ushtaret e saje rane ne territorin Rus dhe ate Gjerman. Beni pak krahasimin tani me ushtrit e tjera se ku rane bijet dhe bijat e tyre ?!!

  8. #7

    Pėr: `Lufta hibride` e Rusisė dhe NATO

    Po heqin kufijte!?
    Jo po ngrene mure, shiko Spanjen, e ka prej vitesh, shiko Bullgarine dhe Hungarine po i ndertojne...po keshtu po studiohet edhe ne Austri.
    Shengeni punon pergjysem..., e pra kufijte ekzistojne! Fatkeqesisht per ke nuk i do.
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: `Lufta hibride` e Rusisė dhe NATO

    krahina verilindore me ne krye Rusine shume telashe i shkaktuar qendres se botes apo Evropes, por i ka dhuruar edhe shume djem aktiviste te levizjeve te saj te dukshme dhe te fshehta.

  10. #9

    Pėr: `Lufta hibride` e Rusisė dhe NATO

    Citim Postuar mė parė nga benseven11 Lexo Postimin
    Putini nuk eshte shpikes,origjinal ne mendim por perfaqson mentalitetin tradicional te popullit rus.
    Ky mentalitet eshte qe gjithe kombet rrotull i perkasin rusit duhet te varen dhe udhehiqen nga rusi.
    Eshte mentalitet me rrenje qe ne luften e II boterore ku rusi mori gjithe kredine e heroizmit ne lufte.
    Gjithe kombet luftuan dhe u vrane,Rusi si shtet ja dedikon fitoren e luftes ruseve dhe vetem ruseve,minimizohet kontributi
    i shteteve si Azerbaxhani,kazakistani,Ukrainasve prej nga kane dale super heronj te luftes.Por jo suksesi dhe lavdia i jepet ruseve vetem.
    Kombet e tjera te ish BRSS jane ngopur me kete padrejtesi,megalomani te politikes ruse dhe me te drejte luftuan per pavaresi dhe u ndane.
    Nqs Putini i do gjithe shtetet bashke si BRSS dikur ai duhet te mendoje nje qeveri ne Moske miks e perbere nga perfaqsues nga te gjitha republikat.
    Domethene pushteti ne Moske te ndahet mes perfaqsusve nga cdo shtet i BS ne menyre te barabarte dhe te drejte.
    Gjithashtu parlamenti duhet te jete senat sipas modelit amerikan ku te gjitha shtetet te kene perfaqsuesit e vet qe do te thote cdo shtet te kete
    pjesen e drejte te pushtetit administrativ ligjor ne Moske.Vetem keshtu shtete mund te bashkejetojne ne unitet dhe harmoni.Perndryshe
    shtetet jo ruse do jene gjithmone kunder rusit dhe kunder bashkimit,sepse te jesh nen tutelen e pushtetit rus do te thote abuzime,nenshtrime dhe padrejtesi.
    Pikerisht Putini e don bashkimit sipas kushteve te tija dhe popullit rus,qe popujt e tjere te jene nen sundimin e ruseve,prandaj Putinin nuk e duan asnje shtet
    i ish republikave te BS-se sepse ai eshte megaloman,i njeanshem egoist,diktatorial dhe i padrejte ne politiken e tij,kjo eshte edhe burimi i konflikteve dhe luftrave ne Krime, Ceceni etj
    Azerbajxhan, Kazakstan...Ha ha ha!
    Ukrahina ishin bashkepunetoret me te zellshem te gjermanit... eshte fakt qe "kapot" ne kampet e perqendrimit ishin ukrahinas!
    Fakti qe u perfshine nen pelerinen e Rusise, nuk ishte prej deshires por prej hallit, pasi kishin rus brenda territorit nuk flas per azeret dhe kazakstanet,
    por per republiken e dyte per rendesi, ndaj kur hiken gjermanet, ruset qe ishin te persekutur u vune ne krye te sofres. Kaq.
    Nuk mund te nenvleresojme kontributin qe dha ushtria e kuqe, pasi nuk ishin komuniste por popull fukara qe ishte copetuar nga nazi-fashizmi...
    Mos harroni ju qe komentoni, se Rusia dha me shume heronj dhe viktima civile, sa tre here e gjithe forca perberese te aleateve..........
    Mbi 20 miljone njerez u vrane nga ruset..., vetem Gjermanet paten humbje ne njerez me shume ..., por ishte edhe ajo qe e filloi.
    Rusia dha kontributin e saj, aq te rendesishem sa i theu hundet per here te pare nazisteve gjerman, pasi qarkullonte legjenda qe ishin te pathyeshem!
    Kur u mblodhen ne Jalta presidentet e superfuqive, ketu perfshi Angline, Mr Cercill griti dy gishtet lart, ruset kujtuan qe po u ndizte "fronti i dyte", por nuk ndodhi keshtu!
    Bota Perendimore po bente hesapet ta mbyllnin konflikin me marreveshje armepushimi kur pane gati kapitullimin e ruseve, ku njerezit po hanin njeri-tjetrin ne Petergrad ( Leningrad )...,
    por kur Vermahti u step perballe punetoreve te fabrikave dhe muzhikeve rus te uritur, bota filloi te enderronte kthimin e kursit, ndaj u pergatit me nderhyrje Shba-ja
    Keto jane fakte, por kush do ti idealizoje "bijte e bijat" e anglosaksoneve , pasi tjeter ushtri s'kishte ne mesymjen e madhe ( pasi francezet po luftonin me trupa algjero/marokine )
    gabim e ka, pasi amerikanet vertete dhane nje kontribut madhor ne konfliktin boteror, por me armatime dhe furnizime te konsumit te gjere, gje qe eshte rendesi e dores se pare
    sikur ndermarrje luftarake, por qe gjermanet i theu fillimisht heroizmi i popullit barkebosh ( per faj te bolshevizmit ) rus, ku ky kontribut triumfoi me ngritjen e flamurit mbi raishtag,
    ku kryqi i thyer u shperthye nga artileria e rende dhe katjushat, ku flamuri me zvastiken u ul poshte perfundimisht......!
    Aq i rendonte gjermaneve kjo humbje klamoroze nga muzhiket rus, sa ishin gati te jepnin kapitullim, por armata e kuqe nuk i dha kohe, e mbyti ne strokullen e vet kuēedren naziste!!!
    Ndaj o flasim me dokumente dhe seriozitet ose me mire ja kalojme nga futbolli...
    Mos ngarrojme popullin e thjeshte me komisaret komuniste!!!
    Luftuan edhe popujt ballkanike, por nuk ishin komuniste te gjithe, sikur edhe populli yne qe as nuk njihte fjalen "komunizem"!
    Meritat i marrin gjithmone mashtruesit, por kjo nuk i vesh (fsheh) ndriēimin e heronjve , si rus po ashtu amerikane, englez, por edhe indian, kinez, australian, maroken, kanadez, etj.
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  11. #10

    Pėr: `Lufta hibride` e Rusisė dhe NATO

    Rusia nuk ka nevoje per tu bere superfuqi me azeret, turkmenet, armenet, gjeorgjanet, uzmurtet, ēeēenet, uzbeket, o bjelloruset...
    Rusia ishte dhe eshte superfuqi!
    Kete e verteton fakti se si sillet. Politika qe luan, forca qe ushtron, konflikti qe zgjat mu ne zemer te Evropes dhe nen hunden e gjermaneve,
    thyen bllokaden qe i ka ngritur presidenti i ngjyrosur amerikan, humbjet qe peson ekonomia evropiane ( gjermane dhe italiane kryesisht pas statistikave ),
    aleancat qe lidh me fuqi te medha , ku ekuilibri boteror humb , ku amerikanet pa evropen humbin vleren si super potence, pasi qe Nato nuk mbahet me
    forcat balltike o ballkanike ose itolo-spanjolo-gjermane..., por me Anglo-amerikanet, ktu zbehet pak filmi!!!
    Evropa ka gabime qe me themelimin e saj. La jashte kufijve shtetin me te fuqishem dhe me te madh, Rusine.
    Si ka mundesi te lihet jashte shteti me i madh te botes? Gjuhen e katert per nga rendesia? Popullsine me te madhe ne numer ne Evrope? Pse^=!?
    Vetem per te kenaqur hegjemonine gjermanike! Pasi qe deshen te ishin te paret ne te gjitha drejtimet.
    Por qe enderra e gjermaneve perpikon me synimet e amerikaneve, ku me sajimin e konfliktit ukrahinas te instaloje raketa sa me afer Moskes!
    Langojt e tjere evropian nuk pin uje, nuk kane asnje vlere, vetem anglo-amerikanet dhe gjermanet vendosin, G7 eshte nje "shaka e hidhur"!
    Kush vendos per G7 ose 8 ..., si keshtu perjashtohet ose pranohet sipas oreksit..., nje superfuqi!? Po kriteret? Mos valle amerikanet jane te kulluar?
    Po u largua Parisi dhe Roma nga Nato latinet e tjere i bejne naften natos........, le te shkojne forcat e zt. Rama pastaj me makinat e erjorganit....
    Rusia nuk ka me nevoje per territore, pasi do te thote goje per tu ushqyer..., e merrni vesh o popull? Deri kur do te vazhdohet me tifozllek?!
    Ukrahina eshte thjesht PRETEKST, neser do te plase nje konflikt i ri per Kareljen..., e nuk eshte thjesht batute por nje informim qe gjithkush
    e kerkon dhe e gjen neper gazeta shume te mirenjohura...
    Nuk mendoj qe ruset te kene nevoje per disa miljona njerez qe ti mbajne me buke, por po ndihmojne patriotet e tyre.
    Kete qe nuk e ben dot ē'do popull, e per kete xhelozi te padeklaruar, ruset kalojne per okopatore (pushtues)..., por mos harroni se nuk jane ne Afganistan!!!
    Pse do te japin direktiva amerikanet, kush i vuri ata gjykates dhe polic ne te njejten kohe? Kush nga popujt anetare te Natos ka per te dhene me deshire
    ushtare pa te drejte kthimi, ne shtepi ku i presin prinderit, motra e vellezer, grate dhe femijet, kush ka heronj per ti dhuruar kauzes ukrahinase ....!?
    Interesi Evropes eshte armpushim i menjehereshem, pasi qe ushtrimi i forces sjell vetem fatkeqesi, qe nuk mund ti parashikojme sot per sot..........
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •