FOTOT/ Pastrimi i parave nga Becchetti, PD publikon e-mailet e Xoxës me ortakun e italianit
Partia Demokratike ka publikuar sot korrespondencat mes të shoqes së kandidatit të PS-së për Bashkinë e Tiranës, Ajola Xoxës dhe njërit prej ortakëve të Becchetti-t i përfshirë gjithashtu në skemën e pastrimit të parave, Mauro De Renzi-t.
E-mailet mes Xoxës dhe De Renzit
Ky i fundit ishte aksioner i kompanisë “Energji”, së cilës Ajola Xoxa i ka ofruar konsulencë juridike. Nga e-mailet kuptohet se Ajola Xoxa ka qenë avokate e firmës së Becchetti-t “Energji”, ku ka qenë aksioner De Renzi.
Mesazhet mes Xoxës dhe De Renzit për gjyqin mes “Energy” dhe “Kalivaçit”
Ajo e njofton këtë të fundit përmes postës elektronike, se duhet të bëjë gati të gjithë dokumentacionin për gjyqin e stisur ndaj kompanisë “Kalivaç”, e cila është nën pronësi të Becchetti.
Gjithashtu, Xoxa i shkruan Mauro De Renzit edhe për detaje të tjera, lidhur me një proces gjyqësor me kompaninë ajrore “Air One”. Këto shkëmbime janë bërë në dhjetor të vitit 2013. Ajo i kërkon De Renzit detaje lidhur me pronotimin e fluturimeve.
Sipas PD-së, Ajola Xoxa ka qenë avokate e transaksioneve të “Becchetti-t. “Si ka mundësi që ndaj saj nuk ka sot një procedim penal, sepse ekziston, është në fuqi një ligj që e detyron avokatin të raportojë pranë Drejtorisë së Pastrimit të Parave kur ka lëvizje të dyshimta parash, që e kalojnë shumën e 1 milionë lekëve të vjetra?”, shtron pyetjen PD-ja përmes Luçiano Boçit.
SKEMA E PASTRIMIT TE PARAVE
Shtetasi Francesco Becchetti, në vitin 1997, nëpërmjet kompanisë “Beg s.p.a”, në marrëveshje me qeverinë shqiptare, ka fituar të drejtën koncesionare për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit, mbi lumin Vjosë.
Më pas, me ndryshimet në marrëveshje në vitin 2007, është legjitimuar pjesëmarrja e një partneri të ri në këtë koncesionar, “Deutsche Bank”. Këta dy operatorë krijuan në Itali kompaninë “Hydro srl”, në të cilën 55% i kishte “Beg” dhe 45% “Deutche Bank”.
Në Shqipëri, në funksion të veprimtarisë koncesionare, këta dy operatorë krijuan kompaninë “Kalivaçi Green Energy” (KGE), e cila ishte 100% në pronësi të “Hydro srl” (pra, të bashkimit ndërmjet “Beg” dhe “Deutsche Bank”), ndërsa kapitali fillestar për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit ishte 150 milionë euro.
Sipas vendimit të Gjykatës, shoqëria “Energji” sh.p.k me aksioner De Renzin dhe avokate Ajola Xoxën ka faturuar ne shume raste për shoqërinë “KGE” punime të pakryera, duke falsifikuar situacionet e punimeve.
Po kështu, “Energji” per ndërtimin e hidrocentralit te Kalivaçit ka blere punime nga nenkontraktoret e saj dhe me pas këto punime ia ka shitur shoqerise “KGE”, duke rritur disa herë vlerën e punimeve të blera nga nënkontraktorët. Si rrjedhojë e pikës së parë dhe të dytë, shoqëria “KGE” ka rritur në mënyrë fiktive kreditimin e TVSHsë, theksohet në vendim.
Më tej, aty thuhet se shoqëria “Energji” nuk ka paguar detyrimet tatimore në shumën mbi 770,423,159 lekë edhe pas marrjes së masave administrative të vendosura nga Drejtoria Rajonale e Tatim Paguesve të Mëdhenj, me gjithë mundësitë që ka pasur për likuidimin e detyrimeve.
Panorama
Krijoni Kontakt