Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-06-2015
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1

    Cila është më e rëndësishme: talenti apo puna?

    Dikush ka thënë se; Nese ke talent por nuk punon nuk ke sukses dhe anasjelltas nese punon por nuk ke talent prap nuk ke sukses.
    Pyetja është;
    - Kush ka më shumë sukses, AI QË KA TALENT E NUK PUNON (punon pak) ose AI QË NUK KA TALENT (ka pak talent) E PUNON SHUMË ???

    - E cili është mendimi yt?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: TALENTI apo PUNA !!! Cila është më e rëndësishme ???

    Ai/ajo
    Ata/ato qe i zoterojne te dyja.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Cila është më e rëndësishme: talenti apo puna?

    Pyetja qe ti shtron eshte interesante dhe mund te kete dy kuptime:

    - Ka shume njerez te talentuar ne nje fushe qe nuk punojne ne fushen ku kane talent e pasion, por kane nje profesion tjeter. Dhe shpesh keta njerez e gjejne veten ne dilemen: puna me duhet per te siguruar te ardhura per te jetuar, por nga ana tjeter talenti e praktikimi i ketij talenti me jep nje kenaqesi te vecante, qe nuk ma jep puna qe bej, pavaresisht se talenti nuk me siguron dot te ardhurat qe me siguron puna. Shpesh keta njerez duhet te zgjedhin mes te dyjave. Per mendimin tim, ekziston nje kompromis: dedikoi punes aq kohe sa te duhet te sigurosh jetesen, dhe pjesen tjeter te kohes kushtoja talentit e pasionit qe ke. Ka shume njerez qe bien pas punes qe u siguron te ardhura duke anashkaluar talentin e pasionet e tyre.

    - Pyetja juaj mund te kuptohet edhe nese talenti eshte me i rendesishem se puna kerkuese e praktikimit te ketij talenti. Une mendoj se te dyja jane njesoj te rendesishme. Nuk mund te punosh e praktikosh dicka kur nuk ke fare talent ne ate fushe. Kushdo qe mjaftohet tek talenti i tij e nuk punon per ta perfeksionuar e vene ne veprim ate talent fillestar, ai njeri do te ngelet ne nivelin e mediokritetit. Per kete pyetjen e dyte, te ftoj te shikosh e degjosh intervisten qe sopranoja me fame boterore Ermonela Jaho dha per nje televizion shqiptar ne Tirane para disa muajsh. E gjen ne temen me poshte:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...stike-botërore

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: Cila është më e rëndësishme: talenti apo puna?

    Citim Postuar më parë nga Rexhep T. Lexo Postimin
    Dikush ka thënë se; Nese ke talent por nuk punon nuk ke sukses dhe anasjelltas nese punon por nuk ke talent prap nuk ke sukses.
    Pyetja është;
    - Kush ka më shumë sukses, AI QË KA TALENT E NUK PUNON (punon pak) ose AI QË NUK KA TALENT (ka pak talent) E PUNON SHUMË ???

    - E cili është mendimi yt?
    Paske shtruar pyetje dembelash....


    ...sipas "fillozofise" a la shqiptarce: "Une s'punoj asgje por kam shume".

    Eshte nje thenie shume e urte (urtesi) per piktoret:

    "Piktura me e keqe eshte ajo pikture qe s'eshte pikturuar kurre".

    Qe d.t.th se cdo pune ia vlene - eshte sukses.

    Prandaj dhe pyetjes sate s'mund t'i pergjigjet askush me saktesi.

    Te kesh talent e mos te punosh eshte sikur ta kesh nje arke perplot me ari e t'i mbash te mbyllura nen dry.

    Sikurse te mos kesh talent e te punosh e perseri te mos kesh as nje monedhe (ari) nga arka (e permendur siper).

    Keshtuqe te dyja paleve iu duhet puna.

    Ashtu sic e ke paraqitur te situaten mund te dale rezultat i barabarte.

    Ai qe ka talent shume e punon pak mund te ket sukses te njejte sa ia qe ka talent pak e punon shume.

    Pra cdo njeri duhet ta shfrytezoje kapacitetin (talentin) aq sa e ka - me pune (te mbara).


    *
    klipp&klar

  5. 2 antarët më poshtë falenderuan Norça.li për mendimin e shprehur në këtë postim:

    martini1984 (10-06-2015),Urimy-meraga (26-06-2015)

  6. #5

    Për: Cila është më e rëndësishme: talenti apo puna?

    Për: Cila është më e rëndësishme: talenti apo puna?
    Nuk e thone kot; " Nje here talent dhe 99 here pune"!
    Por qe te dyja duhet te kojçidojne, pasi qe futbollisti i talentuar,
    kurre nuk mund te shquhet duke punuar tere diten murator...
    Kur te dyja keto mundesi perkojne, at'here vlen ajo qe u tha me lart, por vetem 1% talent, gjithmone!
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  7. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Cila është më e rëndësishme: talenti apo puna?

    Gjumi, per nga rendesia, jua kalon dy te parave

  8. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Cila është më e rëndësishme: talenti apo puna?

    Citim Postuar më parë nga Rexhep T. Lexo Postimin
    Dikush ka thënë se; Nese ke talent por nuk punon nuk ke sukses dhe anasjelltas nese punon por nuk ke talent prap nuk ke sukses.
    Pyetja është;
    - Kush ka më shumë sukses, AI QË KA TALENT E NUK PUNON (punon pak) ose AI QË NUK KA TALENT (ka pak talent) E PUNON SHUMË ???

    - E cili është mendimi yt?
    Varet se cfare quan pune ,cfare pune ben dhe se si e ben.
    nje pune e bere gati perfekt,mbase nuk te jep sukses
    dhe fame por nje gje eshte e sigurt,te jep nje shperblim,nuk te len pa shperblyer.
    Puna ka me shume rendesi se sa talenti sepse puna e vazhdushme ta permirson
    cilesine ne pune,te jep edhe eksperience edhe shperblim.
    Talenti te shperblen shume me kusht qe te punosh fort dhe me perkushtim....
    Shembuj nga jeta
    Majkell Xhordan,ish basketbollisti i Chicago Bulls fale talentit te tij dhe punes/stervitjes
    se madhe u shperblye ne jete me para te madhe.Sot pasuria e tij arrin 1 Bilion dollare(1 miliard dollare)
    Tom Kruzi si rezultat i punes se madhe si artist eshte paguar mbi 10 milion dollare per nje film....
    vetem per filmin "mision imposible 2" te vitit 2000 u pagua 75 milion dolares....
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #8
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624

    Për: Cila është më e rëndësishme: talenti apo puna?

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin

    Majkell Xhordan,ish basketbollisti i Chicago Bulls fale talentit te tij dhe punes/stervitjes
    se madhe u shperblye ne jete me para te madhe.Sot pasuria e tij arrin 1 Bilion dollare(1 miliard dollare)
    Tom Kruzi si rezultat i punes se madhe si artist eshte paguar mbi 10 milion dollare per nje film....
    vetem per filmin "mision imposible 2" te vitit 2000 u pagua 75 milion dolares....
    ehhh s'esht tamam ashtu
    nqs. Majkell Xhordan dhe Tom Kruiz me te njejtin talent dhe perkushtim po te ishin ne Shqiperi nje m*t te madh do kishin mare

  10. #9
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Cila është më e rëndësishme: talenti apo puna?

    Njerëzit që kanë talent në përgjithësi kanë edhe vullnet të madh për punë. Ndërsa Balzaku shkruante dikur që një gram talent vlen me shumë se 1000 kg punë
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  11. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Cila është më e rëndësishme: talenti apo puna?

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Njerëzit që kanë talent në përgjithësi kanë edhe vullnet të madh për punë. Ndërsa Balzaku shkruante dikur që një gram talent vlen me shumë se 1000 kg punë
    Balzaku e arriti famen me punen e tij te madhe.Shume vepra qe ai krijoi u pelqyen nga kritika e asaj kohe.Talenti pa punuar te jep nje hic.
    Nga puna e tij e madhe ai e perpunoi shume stilin e te shkruarit dhe fitoi fame dhe piedestal te lavdishem ne fushen e artit.
    Balzaku dhe shume te tjere te famshem dikur kane qene amatore te artit.Puna ua zhvilloi aftesite dhe cilesine ne krijimtari.
    Te krijosh kryevepra ne vizatim pikture duhet te vizatosh shume dhe perdite,te kalosh kohe duke vizatuar/punuar dhe me kete rritet
    kualiteti i punes se artistit.me punen e madhe arrihet mjeshteria artistike.Pyet cdo artist dhe do te te thote te njejten gje.
    Arti i bukur arrihet duke u praktikuar vizatuar shume,punuar shume.
    Leonardo Da Vinci e krijoi Mona Lizen duke punuar 9 vjet.Pas 9 vjetesh u krijua ajo tabllo kryeveper qe ndodhet sot ne muze.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 16-06-2015 më 14:05
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e Urimy-meraga
    Anëtarësuar
    23-04-2011
    Vendndodhja
    Hijen e drites
    Postime
    223

    Për: Cila është më e rëndësishme: talenti apo puna?

    Përgjigjen e pyetjes qe eshte cekur me larte po e perbledhi ne një fjali.

    Në mes te /punës pa talent dhe /talentit pa pune duhet gjetur nje kompromis i mesëm në menyre që ti balancoj dy ekstremet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Urimy-meraga : 26-06-2015 më 19:21

  13. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Cila është më e rëndësishme: talenti apo puna?

    Talenti eshte i rendesishem, por puna eshte vitale.

  14. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-07-2021
    Postime
    24

    Për: Cila është më e rëndësishme: talenti apo puna?

    Pa pune, talenti do jet i kufizuar te shfrytzohet.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •