Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 41
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Berisha del në mbrojtje të Beketit te Agon Channel

    Kerkesa e prokurorise per ta arrestuar pronarin e Agon Channel i akuzuar per pastrim parash ka sjelle reagimin e politikes. Ish kryeministri Sali Berisha i ka dalë sot ne mbrojtje pronarit të Agon Channel Beketi ndaj të cilit u shpall masa e arrestit në mungesë dhe i cili po hetohet për pastrim parash. Berisha e ka parë sot arrestimin si një dhunë ndaj medias e cila kishte denoncuar fallcifikimen e kartave të identitetit, zhvendosjet e zgjedhësve në Durrës, dhe implikimin e bashkëshortes së erion Velisë me pastruesin e parave rumuno gjeorgjan e të tjera skandale. Pikërisht për këtë ish kryeministri e ka krahasuar sjelljen e prokurorisë ndaj Beketit, me atë ndaj ish guvernatorit Fullani dhe ish kryebashkiakut të Vlorës Gjika. më pas berisha u ka bërë thirrje edhe mediave të tjera të mos e kalojnë në heshtje këtë akt të paprecedent se ato janë të gjitha të kërcënuara. Rama është rrezik për lirinë e shtypit, tha Berisha i cili e mbylli fjalën e tij më një batutë: shumë shpejt Rama do të mbetet vetëm me Filip Cakullin.

    Koha Jone

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Sevdarasi, prokurorja që arrestoi Mziun urdhër-arresti për Becchettin

    Emri:  176083.jpg

Shikime: 156

Madhësia:  12.9 KB

    TIRANE - E njëjta prokurore që arrestoi kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziu tashmë ka lëshuar një mandate arresti edhe për biznesmenin italian Francesco Bechettin. Antoneta Sevdarasi, prokuroria ka firmosur dje urdhër-arrestet, ndërkohë që njëherësh i ka kërkuar gjykatës të ngrijë dhe të gjithë pasurinë e shtetasit italian.

    Prokuroria ka marrë indicie nga një material i dërguar nga ana e Drejtorisë së Pastrimit të Parave pranë Policisë së Shtetit, e cila pas disa verifikimeve të kryera ka mësuar se shumë nga transaksionet e kryera nuk korrespodonin me origjinën reale të këtyre parave që shpesh herë tërhiqeshin kesh dhe shpesh herë kryheshin transferta nga njëra llogari në tjetrën. Kallëzimi është depozituar në prokurori në fillim të shtatorit 2014 ndërkohë që pas administrimit të materialit është kërkon informacion nga shumë institucione të tjera,prej të cilave është mësuar se si kryheshin transfertat gjatë këtyre viteve. Pritet që sot ose nesër, prokuroria të përballet në gjykatë me dy të arrestuarat e këtij operacioni.

    Ndërkohë nuk dihet asnjë gjë për arrestimin e Bechettit pasi vetë ky i fundit ka deklaruar se ndodhet në Angli, por nuk dihet nëse do vijë vullnetarisht në Shqipëri ose jo.

    Shqiptarja

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    2 shoqëritë e Becchetit për plehrat e energjinë çuan në arbitrazh Shqipërinë

    TIRANE- Kontratat koncesionare të nënshkruara vite më parë përbëjnë një telash më vete për qeverinë. Dy nga shoqëritë e Becchetit kanë hedhur në gjyq arbitrazhi ndërkombëtar Shqipërinë. “HYDRO” S.R.L. dhe “ALBANIABEG AMBIENT” SH.P.K., e Angelo Novelli & Costruzioni S.R.L. kërkojnë dëmshpërblim nga Shqipëria për mosmarrëveshje të lindura nga marrëveshja e koncesionit për HEC-in e Kalivaçit dhe anulimin e kontratës për import dhe përpunim plehrash duke përfituar energji.

    Historia e hidrocentralit të Kalivaçit nisi me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 222 datë 24.05.1997 që hapte dritën jeshile për një projekt shumë ambicjoz për kohën, që duhej të ndërtohej në harkun kohor të 5 viteve.

    Koncensionari, BEG S.p.A., deri në vitin 2000 nuk kreu asnjë punim dhe Këshilli i Ministrave më 02.11.2000 me VKM nr. 590 miratoi ndryshime të rëndësishme në kontratën fillestare, duke lejuar koncensionarin që të transferonte të drejtat në një kompani tjetër të kontrolluar prej tij. Në vitin 2007 BEG krijon “Hydro” S.r.l. në Itali dhe “Kalivaç Green Energy” sh.p.k. në Shqipëri dhe i kalon kësaj koncensionin, pa asnjë miratim dhe në kundërshtim me kushtet e vendosura nga shteti shqiptar.

    Pak ditë më vonë, “Kalivaç Green Energy” sh.p.k. i shitet 100% “Hydro” S.r.l. Ndërkohë, i njejti kryeministër, Fatos Nano, në vitin 2004, miratoi një marrëveshje me kompaninë italiane “Albania Beg”, për vendosjen e një impianti plehrash në Tiranë dhe u lejua importimi i plehrave nga Italia në Shqipëri. Një marrëveshje që shkaktoi shumë reagime dhe protesta para Kryeministrisë.

    Marrëveshja parashikonte importimin e së paku 4.500 ton plehrave nga Roma për në Sharrë të Tiranës dhe u firmos nga tre ministra të qeverisë shqiptare. Berisha në atë kohë në opozitë, ishte kundër kësaj marrëveshjeje të cilësuar anti-shqiptare për importin e plehrave. Marrëveshja u la pezull, për t’u konkretizuar në 2010 me një vendim të qeverisë Berisha, që në në 2004-ën e kundërshtoi.

    Mbas reagimeve të shumta të shoqërisë civile dhe grupeve të ndryshme të interesit, qeveria përsëri nuk e vuri në zbatim këtë VKM. Në vitin 2011, parlamenti, vetëm me 69 vota, votoi miratimin e këtij ligji, por me ardhjen në pushtet, kryeministri Edi Rama e shfuqizoi sërish këtë ligj.

    Këto afera krijuan probleme edhe jashtë Shqipërisë. Sipërmarrësi nga Roma kishte planifikuar një investim prej 160 milionë dollarësh, në të cilin merrte pjesë edhe Enel Poëer, e cila vendosi të tërhiqej. Nisi një betejë e fortë ligjore mes Enel-it dhe Becchetit, me kërkesë dëmshpërblimi në masën 400 milionë euro. Becchetit ndërkohë iu rinovua koncesioni, nëpërmjet kompanisë tjetër, Hydro srl, e cila zgjodhi një partner tjetër të madh: Deutsche Bank.

    Nisin punimet, por pas pak edhe Deutsche Bank braktisi gjithçka dhe rinisën paditë gjyqësore.
    Se çfarë ka ndodhur saktësisht mes Deutsche Bank dhe Becchettit nuk dihet, sepse banka nuk përgjigjet; ajo që është e sigurt është se në fund Deutsche vendosi të lëvrojë 159 milionë euro, por në bilancin e 2013-s të bankës gjermane nuk ka gjurmë për këtë çështje: citohet vetëm në një dokument informues.

    Shqiptarja

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Sekuestro ndaj “AgonSet”, Sollaku: Nuk ka prova për pastrim parash



    Hetimet e Prokurorisë dhe vendimin për sekuestro të 60 % të aksioneve të Agon Channel avokati Theodhori Sollaku i cilëson si të nxituara.

    Sollaku shprehet se deri në këto momente s’ka asnjë akuzë konkrete dhe duhet që prokuroria të paraqes prova për pastrim parash nëse i disponon.

    “Nuk ka akuzë zyrtare, ka dyshime që lidhen me veprën penale të pastrimit të parave. Ende prokuroria nuk ka të dhëna që ka apo jo pastrim parash.”- tha Sallaku.

    Për të gjitha vendimet e gjykatës dhënë deri më tani në ngarkim të “AgonSet” dhe personave për të cilët është vendosur masë sigurie përfshi dhe atë të arrestit me burg ndaj Francesco Becchettit sollaku u shpreh se do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit.

    Këto deklarata Sollaku i bëri në përfundim të seancës ku Gjykata e Tiranës, vlerësoi masat ndaj Eriona Troplinit dhe Pranvera Gjikës duke ndryshuar arrestin me burg që po kjo gjykatë kisht dhënë 3 ditë më parë.

    “Paradoksi është që Troplinit i kërkohej që duhet ta dinte që transfertat që bënte ishin kriminale, ku ta dinte ajo”,- tha avokat Sallaku në përfundim të seancës në Gjykatën e Tiranës.

    Sollaku avokat i Agon Channel: Akuza të provojë origjinën e parave
    Televizioni “Agon Channel” ka reaguar pas urdhër-arrestit të lëshuar nga gjykata me kërkesë të prokurorisë për pronarin e saj Françesko Bechettit me akuzën e “Pastrimit të parave dhe të falsifikimit”. Në emisionin e gazetares Sonila Meço veprimet e drejtësisë u konsideruan si sulm shtetëror.

    I ftuar ka qenë ish-Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku. Theodhori Sollaku deklaroi për “Agon Channel”, në cilësinë e avokatit të Francesko Bechettit, Pranvera Gjikës dhe Erjona Troplinit, se në deklaratën e prokurorisë nuk thuhet nga burojnë këto para të pista.

    Ai theksoi gjithashtu se që të ketë një vepër kriminale të pastrimit të parave, duhet të kemi faktet se ku e kanë origjinën këto para.“Në rast se paratë vijnë nga një origjinë kriminale, prokuroria ka të drejtë të vendosë sekuestro të pasurisë”, theksoi Sollaku. "Kemi të bëjmë me një veprim të nxituar të Prokurorisë, shteti sulmon Agon Channel pa bazë ligjore."

    Sollaku evidentoi faktin se nëse dikush është autorizuar për të firmosur me qëllim që këto transferta të kryehen atëherë normalisht këtu ska asnjë gjë të keqe aq më tepër vepër penale. Avokati Sollaku, nënvizoi se shpreson shumë në vendimin që do të japë gjykata, ndërkohë që shumë shpejt ata do i drejtohen me një apelim të masave të arrestit dhe masës së sekuestros së 60 për qind të aksioneve të biznesmenit Becchetti.

    Sollaku tha se organi i akuzës në këtë rast nuk ka mundur të faktojë që paratë e investuar nga italiani në Shqipëri kanë burime kriminale. Sipas tij edhe vendimi i gjykatës që ka vendosur sekuestron nuk jep asnjë dyshim për paratë e investuar nga Becchetti.

    Shqiptarja

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Ne temen me poshte mund te shikoni skandalin e shitjes se kartave te identitetit ne zgjedhje, qe Agon Channel beri publike vetem pak dite me pare:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...ër-100-euro%21

    Albo

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Becchetti kërkon 160 milionë euro nga qeveria shqiptare

    Emri:  beketi.jpg

Shikime: 172

Madhësia:  26.3 KB

    Biznesmeni italian, Francesco Becchetti, i vënë nën akuzë nga Prokuroria shqiptare, në fakt po kërkon të fitojë 160 milionë euro në tavolinë nga shteti shqiptar.

    Sipas A1Report, ai e ka paditur Shqipërinë në arbitrazh ndërkombëtar për dy koncesione të dhëna nga qeveritë e Fatos Nanos dhe Sali Berishës.

    Në rastin e parë bëhet fjalë për projektin e famshëm të përpunimit të mbetjeve, që shkaktoi një tërmet reagimesh në Shqipëri.

    Për shkak të anulimit të këtij koncesioni për kompaninë Albaniabeg, ai kërkon 150 milionë euro.

    Në rastin tjetër, për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit, ai kërkon 10 milionë euro dëmshpërblim në lidhje me TVSH-në për këtë projekt.

    Sipas A1Report, Becchetti është një “mjeshtër” i këtyre manovrave, pasi duke futur në një konsorcium Deutsche Bank, ai u mori atyre një dëmshpërblim gjigand prej rreth 160 milionë euro në tetor të vitit 2013.

    MAPO

  7. #27
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Gjithshka do varet nga detajet e kontrates me italianit dhe shtetit shqiptar.
    Nqs shteti shqiptar ka anuluar kontraten kjo do te thote qe shteti ka prishur
    kontraten(marreveshjen dy paleshe) e lidhur me pare.
    Kontrata e firmosur nga te dyja palet dhe e vulosur jo vetem eshte pelqim reciprok i kushteve ne nje marreveshje,
    por eshte edhe nje lidhje dypaleshe ne aspektin ligjor.Dokumenti ka vlere dhe fuqi ligjore.
    Varet se cfare thuhet ne kontrate,a permendet aty se me cpasoja vjen per palet nenshkruse nqs njera nga palet thyen
    marreveshjen?
    Meqenesa na del qe shteti shqiptar na ka thyer marreveshjen,atehere shteti eshte pergjegjes dhe duhet te paguaje.
    Se sa duhet te paguaje kjo do varet nga vleresimet e specialisteve dhe jo sa do,apo ka oreks italiani.
    Ku i mbeshtet keto shifra italiani,eniwej?Do ishte interesante te njihej se si e ka bere hesapin italiani qe ka dale ne ate dem 160 miljon.
    Shifra duhet te jete e mbeshtetur ne vleren reale te demit te shkaktuar dhe jo ne nje opinion, empiririzem,apo fantazi te italianit.
    Meqenese shteti shqiptar ka thyer kontraten, atehere ku eshte arsyeja qe kontrata eshte prishur,pse eshte prishur?
    Cfare detaje ka dhene media per kete problem?
    I vetmi fakt qe njihet nga kjo teme eshte qe kontrata eshte anulluar/prishur.
    Shteti shqiptar duhet te jape shpjegime.Mundet qe kontrata te jete prishur per arsye shume te forta dhe te drejta.
    Varet se cfare ka ndodhur dhe si ka ndodhur.
    Italiani eshte hedhur ne kunder akuze sepse eshte akuazuar me pare nga shteti shqiptar,nje perpjekje kjo
    per te balancuar humbje te mundshme te italianit nga akuza e shtetit shqiptar me nje kunder akuze te tijen.
    Pse italiani i ngre akuzat sot kunder qeverise se Nanos dhe Berishes???Pse kaq vone???Kontratat jane te anulluara disa vjet me pare.
    Une kete e shoh si nje loje shume dinake shume inteligjente te italianit i cili ka te ngjare te kete bere ndonje marreveshje te fshehte me ndonje politikan shqiptar
    dhe i nxitur nga politikani ai luan me karten e akuzes,don te zhvillohet gjyq,so italiani fiton ca miliona dhe ato miliona te fituara me gjyq i ndan, 50% i mban italiani
    dhe 50% te totalit i merr politikani...Korrupsion me nje fjale.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 11-06-2015 më 22:00
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #28
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Agon Channel nuk ka paguar 770 milione leke takse.

    Gjykata e Apelit la në fuqi të martën vendimin e Shkallës së Parë për sekuestrimin e pronave te biznesmenit italian Francesco Becchetti perfshie dhe Tv Agon Channel. Biznesmeni italian akuzohet për evazion fiskal dhe falsifikim dokumentesh.
    Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur më parë sekuestrimin e të gjitha pasurive të Becchettit.
    Në fillim të muajit qershor të këtij viti, Prokuroria ngriti akuzën për Presidentin e Agon Channel, Francesco Becchetti, dhe disa shtetas të tjerë italianë e shqiptarë, të dyshuar si të përfshirë në pastrim parash dhe evazion fiskal. Grupi hetimor thotë se “ka provuar skemën, përmes të cilës biznesmeni italian ka kryer rreth 770 milionë lekë evazion në dëm të shtetit”.
    Sipas tyre, “në qendër të kësaj skeme evazioni, por njëkohësisht edhe pastrimi parash qëndron hidrocentrali i Kalivaçit dhe dy shoqëri të zotëruara nga Becchetti, koncesionarja ‘KGE’ dhe ajo ‘Energji”.
    Kompania “Energji” ka blerë punime nga nënkontrakorë privatë për ndërtimin e hidrocentralit. Më pas këto punime ia ka shitur shoqërisë tjetër të Becchettit të quajtur KGE, por me çmime dhe sasi të fryra në mënyrë artificiale.
    Sipas dokumenteve, përgjatë periudhës 2007-2013, “Energji” ka blerë në total 14.5 milionë euro punime nga nënkontraktorët privatë, por ia ka shitur ato shoqërisë “KGE” me vlerë dy herë më të lartë, ose 28.6 milionë euro.
    Përmes kësaj skemë, Prokuroria thotë se “kompania ka rritur në mënyrë fiktive kreditimin e TVSH-së dhe vetëm në vitin 2009 ka kërkuar rimbursim për 45 milionë lekë TVSH duke mashtruar shtetin”. Kjo skemë është përsëritur vit pas viti dhe prokurorët e kanë ilustruar atë me shifrat përkatëse për çdo vit, që nga viti 2007.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Agon Channel nuk ka paguar 770 milione leke takse.

    Kjo eshte nje faze kur provohen bisneset sesa te forta dhe kembengulese jane, sepse asnje nuk i paguan taksat ne shqiperi, vend i vogel i cili ka nevoje per te jashteligjshem te medhenj te lire dhe jo per gjysherit evropian dhe refforrmat e tyre.

  10. #30
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Agon Channel nuk ka paguar 770 milione leke takse.

    Asnje nuk paguan taksa ne Shqiperi??????
    Po na habit ti ore.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  11. #31
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Mbyllen hetimet për Becchetti-n. Ja akuzat ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve


    Gati një muaj e gjysmë pas lëshimit të urdhërsekuestros për kompanitë e biznesmenit italian, Francesco Becchetti dhe urdhërarrestit për të, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet në ngarkim të tij dhe 4 personave të tjerë të dyshuar në këtë dosje.

    Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se, tashmë dosja voluminoze është gati dhe pritet vetëm komunikimi i akuzës ndaj të pandehurve. Sipas dosjes së Prokurorisë, mbi sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, pronar i “Agon Channel”, do të rëndojnë 3 akuza: ajo e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, “krijimi i skemave mashtruese me qëllim përfitim të paligjshëm të parave” dhe akuza e “pastrimit të parave”.

    Ndërkaq mbi ortakun e tij, Mauro De Renzi, Prokuroria ka ngritur akuzat e “pastrimit të parave”, “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “mospagim taksash”, si dhe për “kontrabandë me qëllim shmangien e detyrimit doganor”.

    Akuza e “pastrimit të parave” është ngritur dhe për nënën e Becchettit, Liliana Condomittin, ndërsa mbi Stavri Peçin dhe Elona Troplinin rëndojnë akuzat e “falsifikimit të dokumenteve”.

    Gjithçka ka nisur pas një hetimi të gjatë të policisë, dosja e të cilës më pas i është kaluar Prokurorisë, që në qershor ka sekuestruar - pas lejes së dhënë nga gjykata, - 60% të aksioneve të shoqërisë “AgonSet”; shoqëritë “Energji”, “Cable System”, “400KV”, “Fuqi”; si dhe bllokoi llogaritë bankare të tyre në banka të ndryshme, të gjitha të administruara nga Francesco Becchetti, Liliana Condomitti, Mauro de Renzi dhe Elona Troplini, të cilët janë të dyshuar si të përfshirë në një skemë gjigante pastrimi parash, e cila arrin në miliona euro.

    Grupi hetimor bën të ditur se ka provuar skemën, përmes së cilës biznesmeni italian ka kryer rreth 770 milionë lekë evazion në dëm të shtetit. Sipas tyre, në qendër të kësaj skeme evazioni, por njëkohësisht edhe pastrimit të parave, qëndron hidrocentrali i Kalivaçit dhe dy shoqëri të zotëruara nga Becchetti, koncesionarja “KGE” dhe ajo “Energji”.

    / Top Channel
    Ne fillim te korrikut.....
    Gjykata e Apelit la në fuqi të martën vendimin e Shkallës së Parë për sekuestrot e parave të Francesco Becchettit. Biznesmeni italian akuzohet për evazion fiskal dhe falsifikim dokumentesh.

    Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur më parë sekuestrimin e të gjitha pasurive të Becchettit.

    Në fillim të muajit qershor të këtij viti, Prokuroria ngriti akuzën për Presidentin e Agon Channel, Francesco Becchetti, dhe disa shtetas të tjerë italianë e shqiptarë, të dyshuar si të përfshirë në pastrim parash dhe evazion fiskal. Grupi hetimor thotë se “ka provuar skemën, përmes të cilës biznesmeni italian ka kryer rreth 770 milionë lekë evazion në dëm të shtetit”. Sipas tyre, “në qendër të kësaj skeme evazioni, por njëkohësisht edhe pastrimi parash qëndron hidrocentrali i Kalivaçit dhe dy shoqëri të zotëruara nga Becchetti, koncesionarja 'KGE' dhe ajo 'Energji”.

    Si ka funksionuar skema?

    Prokurorët thonë se kompania “Energji” ka blerë punime nga nënkontrakorë privatë për ndërtimin e hidrocentralit. Më pas këto punime ia ka shitur shoqërisë tjetër të Becchettit të quajtur KGE, por me çmime dhe sasi të fryra në mënyrë artificiale. Sipas dokumenteve, përgjatë periudhës 2007-2013, “Energji” ka blerë në total 14.5 milionë euro punime nga nënkontraktorët privatë, por ia ka shitur ato shoqërisë “KGE” me vlerë dy herë më të lartë, ose 28.6 milionë euro.

    Përmes kësaj skemë, Prokuroria thotë se “kompania ka rritur në mënyrë fiktive kreditimin e TVSH-së dhe vetëm në vitin 2009 ka kërkuar rimbursim për 45 milionë lekë TVSH duke mashtruar shtetin”. Kjo skemë është përsëritur vit pas viti dhe prokurorët e kanë ilustruar atë me shifrat përkatëse për çdo vit, që nga viti 2007.

    Paralelisht, sipas grupit hetimor, një tjetër fakt i provuar që përfshin Becchettin dhe kompanitë e tij në mashtrim financiar, është ai i ndërtimit të digës së hidrocentralit. Sipas prokurorëve, kompania ka dorëzuar dokumenta sikur ka ndërtuar një digë në vlerën 3.4 milionë euro. Por sipas tyre, diga nuk ekziston dhe nuk është ndërtuar kurrë. Prokurorët thonë se transaksionet e dyshimta për pastrim parash datojnë që në vitin 2007, kur “KGE” dhe “Energji” filluan të kryenin veprime financiare me njëra-tjetrën.

    Paralelisht, thonë prokurorët, në vitin 2013 përmes këtyre dy kompanive është realizuar një tjetër manovër, në sajë të të cilës janë lëvizur në mënyrë të paligjshme shuma të mëdha parash. Më konkretisht, Prokuroria thotë se, “dy kompanitë e të njëjtit pronar kanë sajuar mes tyre një konflikt, sipas saj, të rremë për zgjidhjen e të cilit i janë drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit në Tiranë.

    Sipas prokurorëve, në këtë konflikt të sajuar, shoqëria “Energji” e Becchettit pretendonte se kishte kryer punime për shoqërinë tjetër “KGE”, po në zotërim të Becchettit, por kjo e fundit nuk e kishte paguar.

    Pra, sipas prokurorëve, Becchetti kishte paditur Becchetti-n për t’i marrë para Becchetti-t për një punë që Becchetti kishte kryer për Becchetti-n, e për të cilën Becchetti nuk kishte paguar, po Becchettin.

    Prokurorët thonë se, “konflikti fiktiv u sajua për të shmangur një tjetër konflikt real që Becchetti kishte me bankën e njohur “Deutche Bank”, partneren e tij në koncesionin e Kalivaçit. Prokuroria thotë se dy kompanitë kanë dorëzuar në gjykatë dokumenta të falsifikuara dhe në bazë të tyre, gjykata ka marrë vendim për të zgjidhur konfliktin duke detyruar shoqërinë “KGE”, që të paguajë për shoqërinë “Energji” 48 milionë euro.

    Sipas grupit hetimor, kjo manovër dëmtoi “Deutche Bank” dhe mundësoi që të qarkullonin shuma të mëdha parash në mënyrë të paligjshme për punime të rreme që nuk u kryen asnjëherë.

    / Top Channel
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 27-07-2015 më 18:28
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  12. #32
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Mbyllja e Agon Channel/ Rama merr për fushatë gjobën 110 milionë euroshe

    Në këtë fushatë për Edi Ramën po vërtetohet fabula e keqbërësit të cilin e ndjekin nga pas krimet e veta. Pikërisht atëherë kur nuk i duhej, ai është bërë përgjegjës se i ka humbur shtetit shqiptar plot 110 milionë euro për tekën personale të mbylljes së TV Agon Channel të biznesmenit Italian Francesco Bechetti. ICSID, gjykata e arbitrazhit e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Shteti shqiptar u ankua ndaj këtij vendimi por sot më në fund, Zëri i Amerikës ka publikuar lajmin se ky pretendim ishte i padrejtë dhe Shqipëria duhet të paguajë shumën me të cilën është dënuar. “Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por Komisioni Ad Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e ka gjetur të drejtë pretendimin e palës shqiptare, e cila do të duhet tanimë të paguajë dëmshpërblimin prej 110 milion eurosh” thuhej aty.

    Andi Bushati: Çështja Becchetti/ Pasqyra e turpit të mediave tona

    Në fakt se ky ishte një ndëshkim pa kthim u morr vesh që në janar të këtij viti kur mediat botërore njoftuan se ka filluar të ngrijnë llogaritë bankare të shtetit shqiptar në perëndim. Por si gjithmonë Edi Rama përdori kartën e mohimit. “Është e pavëretë që Becchetti ka fituar. Ajo që ka bërë “Der Standard” është një shkrim skandaloz. Nuk është e rastësishme që çështja e “kazanit” që në anglisht është “fake neës”, është botërore” tha ai këtë janar.

    Po prse Rama e mohoi deri në fund me këmbëngulje atë që e dinin të gjithë? Për arsyen e thjeshtë se ai është përgjegjësi kryesor për humbjen e kësaj shumë kolosale. Kur televizioni Agon Channel, u pezullua dhe më pas u mbyll 10 ditë para zgjedhjeve lokale të vitit 2015, kryeministri i parapriu luftës politike të kësaj mediaje kritike më te.

    Në qershor 2015, pas sekuestrimit të televizionit Agon Channel dhe aktiviteteve të tjera të biznesmetnit italian, kryeministri bëri deklarata tejet të forta paragjykuese. Ai tha se të ardhurat që financonin këtë ekran ishin “pra të zeza”. Po këtë muaj, në një intervistë për vision Plus, Kryeministri Rama i përforcoi akuzat e tij duke deklaruar se e konsideron “një sukses ndërmarrjen e një veprimtarie hetimore, për krim ekonomik” dhe se media e Becchetit, Agon Channel “është financuar nga aktivitet ekonomik kriminal”. “Nuk është hetuar media këtu, nuk është goditur Agon Channel është goditur burimi i financimit tejet i dyshimtë si krim ekonomik” përforcoi ai në një intervistë tek “5 pyetje nga Babaramo”.

    Rama reagon për Becchettin: Bllokimi i parasë së zezë që ushqente Agon Channel, një sukses

    Por të gjitha këto akuza ranë njëra pas tjetrës.

    Fillimisht drejtësia shqiptare kërkoi ekstradimin e Francesco Becchettit dhe njoftoi për të Interpolin. Por ai e fitoi gjyqin dhe pala shqiptare nuk u paraqit. Atë e akuzuan për fshehje të origjinës së parave, por ai nxori dokumentin se Agon Channel qe financuar me paratë e ligjshme të fittuara në një proces gjyqësor 400 milionësh kundër Deutche Bank.
    Më tej, i gjendur në vështirësi në emisionin “Opinion” kryeministri deklaroi se hetimet ishin bërë në bashkëpunim me palaëan italiane. Vetëm më vonë e pyetur nga gazetarët shqiptarë ambasada e këtij vendi në Tiranë, mohoi duke thënë se ai ishte një hetim ekskluzivisht shqiptar.

    Rama: Hetimet për Becchettin bashkë me italianët, ka pastruar para në Shqipëri

    Pra me radhë edhe burimi i parave të pista edhe dëshira për të rikthyer Becchettin me pranga në Tiranë edhe mashtrimi se investigimi qe italo shqiptar, u rrëzuan dorë pas dore. Më në fund në 24 prill 2019, Gjykata e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) pranë Bankës Botërore, arriti në përfundimin se qeveria shqiptare, me vendimet e saj, ka shkatërruar investimet e bëra nga Becchetti dhe ortakët e tij në shoqërinë mediatike Agon Set, pjesë e të cilit ishte dhe televizioni Agon Channel.

    Becchetti për median italiane: “Persekutimi im politik mbaroi”, Shqipëria duhet të paguajë 140 milion euro

    Ky dëm me kosto mbi 110 milionë euro ka ardhur vetëm prej veprimeve të pamatura të Edi Ramës. Ende nuk dihet nëse ai e ka goditur biznesmenin italian për llogari të një pale të tretë, apo thjeshtë për të hequr qafe një media kritike.

    Por një gjë është e sigurtë: Edi Rama ka pasur gjatë gjithë kësaj kohe diçka për të fshehur. Prandaj ai krijoi dhjetra alibi dhe u mundua të gënjejë deri në fund. Por si për të zbatuar thënien e vjetër se gënjeshtra e ka bishtin nga pas, e vërteta i shpërtheu në momentin e vet më të keq, në kulmin e fushatës.

    ©Lapsi.al

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Mbyllja e Agon Channel/ Rama merr për fushatë gjobën 110 milionë euroshe

    Ne nje shtet normal si minimum Kryeministri duhet te jepte doreheqjen,plus qe duhej te vihej perpara drejtesise... Por e lezeçmja ne ate katund eshte qe as opozita nuk e kerkon doreheqjen e Rames per vet faktin se edhe ata jane sjellur si Rama...

    Megjithate se mos harroni dhe nuk i votoni prap ! Votoini se leke jane,pastaj jane leket e partise nuk eshte se jane te popullit !

  14. #34
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Mbyllja e Agon Channel/ Rama merr për fushatë gjobën 110 milionë euroshe

    "Jo me paratë e mia"

    Endrit Shabani prezanton projekt-ligjin #29, "Jo me paratë e mia" të cilin Nisma Thurje do të dërgojë në Parlament. Nëse nuk je dakord që të paguash me taksat e tua 110 milionë dollarë për faj të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, shpërndaje këtë video me hashtagun #jo_me_parate_e_mia

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Mbyllja e Agon Channel/ Rama merr për fushatë gjobën 110 milionë euroshe

    Ligjet Shqiperia i ka te mira dhe mbase i ka edhe me te mira se sa duhen,problemi eshte se mungojne njerezit qe te zbatojne ato ligje. Keshtu qe te flasesh per ligje e projekt ligje eshte t'ja fusesh kot.

  16. #36
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Mbyllja e Agon Channel/ Rama merr për fushatë gjobën 110 milionë euroshe

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Në këtë fushatë për Edi Ramën po vërtetohet fabula e keqbërësit të cilin e ndjekin nga pas krimet e veta. Pikërisht atëherë kur nuk i duhej, ai është bërë përgjegjës se i ka humbur shtetit shqiptar plot 110 milionë euro për tekën personale të mbylljes së TV Agon Channel të biznesmenit Italian Francesco Bechetti. ICSID, gjykata e arbitrazhit e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Shteti shqiptar u ankua ndaj këtij vendimi por sot më në fund, Zëri i Amerikës ka publikuar lajmin se ky pretendim ishte i padrejtë dhe Shqipëria duhet të paguajë shumën me të cilën është dënuar. “Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por Komisioni Ad Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e ka gjetur të drejtë pretendimin e palës shqiptare, e cila do të duhet tanimë të paguajë dëmshpërblimin prej 110 milion eurosh” thuhej aty.

    Andi Bushati: Çështja Becchetti/ Pasqyra e turpit të mediave tona

    Në fakt se ky ishte një ndëshkim pa kthim u morr vesh që në janar të këtij viti kur mediat botërore njoftuan se ka filluar të ngrijnë llogaritë bankare të shtetit shqiptar në perëndim. Por si gjithmonë Edi Rama përdori kartën e mohimit. “Është e pavëretë që Becchetti ka fituar. Ajo që ka bërë “Der Standard” është një shkrim skandaloz. Nuk është e rastësishme që çështja e “kazanit” që në anglisht është “fake neës”, është botërore” tha ai këtë janar.

    Po prse Rama e mohoi deri në fund me këmbëngulje atë që e dinin të gjithë? Për arsyen e thjeshtë se ai është përgjegjësi kryesor për humbjen e kësaj shumë kolosale. Kur televizioni Agon Channel, u pezullua dhe më pas u mbyll 10 ditë para zgjedhjeve lokale të vitit 2015, kryeministri i parapriu luftës politike të kësaj mediaje kritike më te.

    Në qershor 2015, pas sekuestrimit të televizionit Agon Channel dhe aktiviteteve të tjera të biznesmetnit italian, kryeministri bëri deklarata tejet të forta paragjykuese. Ai tha se të ardhurat që financonin këtë ekran ishin “pra të zeza”. Po këtë muaj, në një intervistë për vision Plus, Kryeministri Rama i përforcoi akuzat e tij duke deklaruar se e konsideron “një sukses ndërmarrjen e një veprimtarie hetimore, për krim ekonomik” dhe se media e Becchetit, Agon Channel “është financuar nga aktivitet ekonomik kriminal”. “Nuk është hetuar media këtu, nuk është goditur Agon Channel është goditur burimi i financimit tejet i dyshimtë si krim ekonomik” përforcoi ai në një intervistë tek “5 pyetje nga Babaramo”.

    Rama reagon për Becchettin: Bllokimi i parasë së zezë që ushqente Agon Channel, një sukses

    Por të gjitha këto akuza ranë njëra pas tjetrës.

    Fillimisht drejtësia shqiptare kërkoi ekstradimin e Francesco Becchettit dhe njoftoi për të Interpolin. Por ai e fitoi gjyqin dhe pala shqiptare nuk u paraqit. Atë e akuzuan për fshehje të origjinës së parave, por ai nxori dokumentin se Agon Channel qe financuar me paratë e ligjshme të fittuara në një proces gjyqësor 400 milionësh kundër Deutche Bank.
    Më tej, i gjendur në vështirësi në emisionin “Opinion” kryeministri deklaroi se hetimet ishin bërë në bashkëpunim me palaëan italiane. Vetëm më vonë e pyetur nga gazetarët shqiptarë ambasada e këtij vendi në Tiranë, mohoi duke thënë se ai ishte një hetim ekskluzivisht shqiptar.

    Rama: Hetimet për Becchettin bashkë me italianët, ka pastruar para në Shqipëri

    Pra me radhë edhe burimi i parave të pista edhe dëshira për të rikthyer Becchettin me pranga në Tiranë edhe mashtrimi se investigimi qe italo shqiptar, u rrëzuan dorë pas dore. Më në fund në 24 prill 2019, Gjykata e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) pranë Bankës Botërore, arriti në përfundimin se qeveria shqiptare, me vendimet e saj, ka shkatërruar investimet e bëra nga Becchetti dhe ortakët e tij në shoqërinë mediatike Agon Set, pjesë e të cilit ishte dhe televizioni Agon Channel.

    Becchetti për median italiane: “Persekutimi im politik mbaroi”, Shqipëria duhet të paguajë 140 milion euro

    Ky dëm me kosto mbi 110 milionë euro ka ardhur vetëm prej veprimeve të pamatura të Edi Ramës. Ende nuk dihet nëse ai e ka goditur biznesmenin italian për llogari të një pale të tretë, apo thjeshtë për të hequr qafe një media kritike.

    Por një gjë është e sigurtë: Edi Rama ka pasur gjatë gjithë kësaj kohe diçka për të fshehur. Prandaj ai krijoi dhjetra alibi dhe u mundua të gënjejë deri në fund. Por si për të zbatuar thënien e vjetër se gënjeshtra e ka bishtin nga pas, e vërteta i shpërtheu në momentin e vet më të keq, në kulmin e fushatës.

    ©Lapsi.al
    Pertova ta lexoj te gjithe, po duket qarte se problemi duhet te kete qene i mbartur dhe nuk ka ketu ndonje perfitim personal.
    Te rikujtoj i nderuar 225 milion eurot e rruges se kombit, shperdorim direkt i atij te cilit ti pelqen (indirekt) . Nese je tifoz thjesht, nuk ka asnje leverdi per ty dhe as per kerrkend. Rama nderton, berisha, etj., shkaterron.
    Duaje te afermin tend si veten

  17. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Pronari i Agon Channel fiton gjyqin ndaj Qeverisë Rama: Kostoja për shqiptarët, 110 milion euro

    Çështja “Beketi”, Fatos Lubonja: Do jepen 110 milionë euro dhe askush nuk mban përgjegjësi

    Pasi Shqipëria u dënua përfundimisht nga arbitrazhi ndërkombëtar me 110 mln euro pasi humbi gjyqin me biznesmenin italian, Francesco Becchetti, analisti Fatos Lubonja thekson se rasti tregon shpërdorimin skandaloz të pushtetit nga kryeministri Edi Rama.

    Sipas tij, shoqëria shqiptare duhet të reagonte fuqimisht për këtë rast, por për fat të keq, shton ai, një gjë e tillë nuk ndodhi.

    “Për Becchettin, duhet të kishte reagim nga shoqëria. Është tregues sesi është kapur drejtësia, Prokuroria, mediat. Pushtetet në Shqipëri janë të kapura nga një njeri dhe nuk janë të ndara. Kjo çështje tregon si funksionon shteti i Edi Ramës. Tregon shpërdorimin e pushtetit nga Rama në mënyrë skandaloze. Ky akuzonte Becchettin për pastrim parash, ndërsa shumë media pro Ramës janë ndërtuar mbi pastrimin e parave. Do jepen 110 milionë euro dhe askush nuk mban përgjegjësi e kjo është skandal”, tha Lubonja.

    Duke folur për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës, Lubonja deklaroi se shtetit të Kosovës i nevojitet që në krye të shtetit të ketë një figurë unifikuese.

    “E pashë situatën me kujdes në Kosovë, për mënyrën si do të veprohej. Unë e kam mbështetur VV-në dhe e kam quajtur shpresa e fundit që në botën shqiptare të ketë besim te politika. Duhet të ushqejmë shpresa dhe jo t’i vrasim. Të huajt ndërhyjnë goxha në Kosovë. Duhet kapërcyer ndërhyrja e të huajve.

    Vjosa Osmani mund të jetë e pranueshme se ka marrë shumë vota, por duke ditur se ne kemi tendencën të marrim çdo pushtet, mund të kishte edhe figura të tjera në postin e presidentit. Osmani duhet të mos jetë ushtare e Kurtit, se mos-ndarja e pushtetit është e rrezikshme. Reformat të bëhen pa u shpërdoruar pushteti”, deklaroi Lubonja.

    Koha Jonë

  18. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Pronari i Agon Channel fiton gjyqin ndaj Qeverisë Rama: Kostoja për shqiptarët, 110 milion euro

    Eduard Halimi: 70 SMS, telefonata dhe biseda që dëshmojnë paligjshmërinë e Edi Ramës me Becchettin

    "Do duhet durim, që të lexojmë me vëmendje vendimin dhe të shohim pastaj rolin e secilit në këtë dëm të jashtëzakonshëm që ju shkaktua shtetit shqiptar, kush ishte urdhëruesi, ekzekutuesi, organizatori, kush dërgonte sms, kush telefononte etj, etj."

    Nga Eduard Halimi

    Në vend të hyrjes,

    Në 9 korrik 2015 në fjalën time gjatë seancës parlamentare, theksova se Kryeministri dhe ministri i Brendshëm po mashtronin qytetarët duke i thënë se pronari i Agon Channel ishte në kërkim ndërkombëtar dhe se ata urdhëruan mbylljen e televizionit për shkak të këtij Urdhëri. (linku: https://www.youtube.com/watch?v=_qIpqor+3lX)
    Arsyeja që denoncova këtë mashtrim në atë kohë bashkë me ish Kryeministrin Berisha, ishte mbrojtja që si opozitarë duhet t’i bënim medias që po i rezistonte kapjes politike, duke denoncuar sa luksin e shfrenuar qeveritar me dasmat e ministrave, ashtu edhe blerjen e votës në Korçë me 20.000 Lekë. Kaq ishte në atë kohë ndjesia ime lidhur me atë që po ndodhte me Agon Channel. Por vite më vonë mësova se unë (dhe të gjithë ne) nuk paskëshim ditur asgjë. Unë nuk e njihja fare dhe as e kisha takuar kurrë Francesco Becchetin në atë kohë.

    Ka qënë janar i vitit 2019, pothuajse një vit pasi kisha filluar jetën time si avokat në çështjet e së drejtës private, në një rrjet që merrej më kryesisht me bankat, naftën dhe energjinë në Ballkanin Perëndimor, kur më kontaktoi një nga Studiot ligjore më prestigjioze në Europë. Ata kërkonin të merrja pjesë si ekspert i çështjeve private ndërkombëtare para Gjykatës së Apelit në një shtet të BE (jo arbitrazh). Rrjeti ynë i avokatëve (rreth 200 i themeluar 45 vjet më parë dhe shpërndarë në 12 kryeqytetet e shteteve kryesore, nga Sofja, Praga, Bukureshti e deri në Athinë) kishte kapacitetet profesionale për çështje të energjisë, megjithatë kërkohej pjesëmarrja ime individuale në atë proces civil mes dy kompanive energjitike për një projekt që përfshinte disa juridiksione juridiko-civile. Në atë proces, Shqipëria nuk ishte palë fare, as ndonjë ent i saj shtetëror apo kompani private shqiptare. Puna ime ishte të përgatisja një raport ekspertize ligjore për Gjykatën e Apelit në një vend të BE, punë që në fakt nuk e kisha bërë ndonjëherë në atë rol. Ka qënë ndoshta eksperienca ime më profesionale që kam kaluar ato 6 muaj që punuam mes disa kryeqyteteve të BE me ekipin më të mire të avokatëve, nivelin më të lartë profesional, me seanca që zgjasnin deri në 36 orë pa dalë nga sallat e mbledhjeve, por nuk dua të zgjatem këtu më tepër, pasi për këtë gjë do të shkruaj një herë tjetër.

    Qëllimi im është të flas për atë që di për vendimin që duhet të paguajnë shqiptarët.

    Njëra nga kompanitë në atë proces civil në Gjykatën e Apelit të një vendi në BE ishte drejtuar nga Francesco Beccheti. Grupi i avokatëve më të mire që kisha takuar deri atëherë, pas orësh të gjata diskutimesh vendosi që në seancën e parë duhej të pyetej Beccheti. Meqënëse ai nuk mund të vinte dot në qytetin ku ne po zhvillonim diskutimet, për shkak të urdhërit të arrestit që kishte lëshuar qeveria shqiptare, si shpjegova më sipër, duhet të shkonim ne ta pyesnim në Londër, atje ku ai jetonte me familjen e vet. Atje unë takova për herë të parë Francesco Becchetin, në vitin 2019, në rolin e ekspertit për ta pyetur, për një çështje që nuk kishte lidhje me çështjen që kishte përfunduar ndërkohë, atë për të cilën do të flasim në këtë shkrim.

    Regjimi i punës në studio ligjore britanike është tërësisht i ndryshëm nga regjimi në pjesën tjetër të Europës. Atje punohet me orë të zgjatura pa e ndarë ditën nga nata, dhe me një disiplinë fantastike. Jo më kot janë edhe studio më të paguara në botë. Njëri nga kolegët britanikë më tregoi pastaj nivelin e pagesave për atë regjim pune super hard që zhvillohej dhe aty doli edhe çështja me Shqipërinë për të cilën ata e kishin mbaruar procesin dhe ishin në pritje të vendimit.

    Për shkak të rregullit të konfidencialitetit (i cili në të vërtetë më dukej “strange”), vendimi nuk duhej publikuar. E dëgjova këtë pastaj disa herë nga Kryeministri kur u ktheva në Tiranë dhe vijova punën time normalisht me klientët e tjerë.

    VENDIMI I ICSID DHE PASOJAT JURIDIKE CIVILE QË VIJNË PREJ TIJ

    Vendimi i ICSID ka marrë formë të prerë, pra është definitiv në lidhje me palët në proces sipas VoA. Ky vendim me rreth 270 faqe është rezultat i një procesi të gjatë arbitrazhi dhe një seance dëgjimore 9 ditë rresht, në shtator 2017. (Në atë kohë ne kishim zero informacion se çfarë po ndodhte dhe çfarë rrezikonim: qeveria ishte e zënë me “tepsinë” e pushtetit dhe ne si opozitë me kundërshtimin e qeverisë.)

    Pasi doli vendimi i parë dhe ai u ankimua, vendimi i para disa ditëve është definitiv. Pas 4 vitesh palët nuk kanë më asnjë mundësi ta kundërshtojnë atë. Vendimi është dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Huaja, Gjykatë pranë Bankës Botërore në Washington. Nuk është vendimi i ndonjë gjykate apo gjykatësi që mund ta linçojmë këtu. Kjo mundësi nuk ekziston. Nga eksperienca ime e gjatë si avokat, përfshi dhe atë si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, ky është vendimi i parë që merret për Shqipërinë nga kjo gjykatë (Vendimet e tjera janë marrë nga ICSI në Paris ose Londër, edhe këto gjykata ndërkombëtare arbitrazhi, por jo pranë Bankës Botërore).

    Ky është vendimi i parë që merret në vlera kaq të larta, dhe për një çështje kaq të ndjeshme siç është liria e medias dhe dënimi i Qeverisë (shtetit) për këto veprime arbitrare, të kryera me dashje.

    Edhe pse tashmë gjithçka ka përfunduar, qytetarët ende nuk kanë vendimin gjyqësor për ta lexuar. Nuk di nëse palët e kanë vendimin e Apelit, por duke qënë se vendimi i fazës së parë është lënë në fuqi, mjafton ta bëjnë atë publik dhe transparent. Sigurisht që nuk kemi asnjë të drejtë t’ja kërkojmë gjyqfituesit dhe as ai nuk ka ndonjë detyrim për të na i dhënë vendimin, por ama qeveria e ka për detyrë ta bëjë transparent atë. Kryeministri në ikje tha se “ka beteja të tjera me këtë investitor”. Edhe mundet, por kjo nuk ka rëndësi në këtë shkrim dhe nuk afekton këtë vendim që do të ekzekutohet. Sesa beteja të tjera arbitrazhi ka, në dijeninë time është kërkuar si informacion nga Presidenti dhe është thënë se nuk ka asnjë të tillë. Qeveria nëpërmjet ministrit të Financave ka thënë se nuk do të paguajë asnjë euro për Becchetin. Kur doli vendimi final, Kryeministri filloi të linçonte gjyqfituesin. Opozita nga ana tjetër po kërkon llogari pse qytetarët duhet të paguajnë dhe kërkon zbardhjen e motivit. Por kjo është një çështje politike dhe unë këtu, sot do mundohem t’i rri pak larg. Qëllimi i këtij shkrimi është të përpiqemi të informojmë qytetarët me njohuritë juridike rreth këtij vendimi.

    1. Vendimi final i dhënë ditë më parë siç njofton Zëri i Amerikës, do të duhet të ekzekutohet.

    Nuk ka ndonjë mjet ligjor tjetër për ta kundërshtuar në ndonjë instancë tjetër, pra është definitiv. Duke qënë se kjo Gjykatë është pranë BB (WB) do të ketë një presion të shtuar ndaj çdo qeverie, kushdo qoftë ajo, përfshi edhe praktikat e mëparshme me vendime të tjera arbitrazhi. Mesa di, deri më sot nuk ka një vendim në botë të ICSID që të mos jetë ekzekutuar.

    2. Vendimi do të paguhet nga buxheti i shtetit

    Pra për këtë vendim do paguajnë jo vetëm demokratët, por edhe socialistët e thjeshtë, edhe punëtorët, edhe bujqit, edhe nënat e vajzat që punojnë me orë të zgjatura në fasoneri, edhe mësusesët, mjekët. Të gjithë. Ndaj po dal pak këtu nga ajo që ju premtova më sipër, duke i thënë çdo lexuesi, se kur t’ju vijnë këto ditë kandidatët e qeverisë për mandatin e tretë, pyetini thjesht: pse duhet të paguajmë ne, si socialistë, demokratë, qytetarë të thjeshtë nga buka e fëmijëve tuaj një gjobë kaq të madhe vetëm nga “marria” e kryetarit tuaj?

    3. Vlera e vendimit nuk është vetëm 110.000 ml euro

    Nga eksperienca ime mendoj se do të duhet të paguhen edhe kostot shtesë:

    a. Kostot gjyqësore, që duhet të jenë më shumë se 8.222.238 eur pasi “gjyqhumbësi i madh” do duhet të paguajë edhe për avokatët e palës tjetër. Nuk e di sa janë paguar avokatët e tij dhe sa janë kostot, por me durim, do t’i mësojmë.

    b. Kostot e Arbitrazhit në ISCID shkojnë diku tek 645.183 Usd

    c. Interesat bankare për shkak të vonesave dhe refuzimit të “Gjyqhumbësit të madh”, si rregull janë diku tek Libor +3% nga dita e vendimit të parë, që në mos gaboj është në vitin 2018.

    d. Ka dhe një dëm në disa mln eur që nga kjo gjykatë është llogaritur për ortakun tjerët “Fuqi” shpk, por nuk është pjesë e Urdhërimit për mungesë juridksioni për ICSID pasi kjo kompani nuk ishte investitor i huaj. Megjithatë në rastin më të keq për Shqipërinë, kjo mund të përbëjë “res judicata”.

    Pra vlera minimale që ne dimë deri tani është rreth 119 mln eur plus interesat prej vitit të daljes së vendimit derisa ai të ezkekutohet, ndërkohë pjesën tjetër do e mësojmë kur qeveria të publikojë vendimin final.

    VENDIMI I ICSID DHE PASOJAT JURIDIKE PËR ATA QË E SHKAKTUAN


    Më kujtohet takimi i parë në HLD në Sheraton pak muaj pasi Rama ishte bërë Kryeministër, kur i thashë në prani të ish komisionerit Fyle, ministrave dhe kolegëve të mi se Rama nuk është kryeministri ekzotik që sillet në takimet në Europë, por është shembulli me të gjitha premisat për të qënë një kryeministër me simptomat e autoritarizmit të theksuar, injorimit të ligjit dhe Kushtetutës, blerjes së mediave dhe luftës ndaj atyre që e sulmojnë. Nuk do flas sot as për reagimin e Ramës, dhe as të kolegëve të tij apo ato më pas, por e kujtova këtë episod për të treguar që përpjekjet tona si opozitë për të ndalur këtë që erdhi, nuk kanë ndalur që nga dita e parë, edhe në Parlament në 2015, kur ai mori vendimet ogurzeza që sollën këtë vendim ogurzi për financat shqiptare dhe gjithë Shqipërinë.

    Meqënëse nuk e kemi lexuar ende vendimin, ajo që dimë deri tani janë informacionet e përcjella në mënyrë sporadike nga media. Ditë më parë gazetari Andi Bejtja kishte bërë një shkrim të saktë lidhur me rrethanat e asaj që kishte ndodhur, me data dhe orë. Ne të tjerët, përfshi dhe mua që kam folur në Parlament në korrik 2015, kujtonim se kjo po ndodhte sepse Rama donte t’i mbyllte gojën medias që nuk ishte e tija. Mediat e tjera nuk treguan gjë tjetër në atë kohë dhe as më pas. Kryeministri thoshte se kishte Urdhër Ndërkombëtar arresti për pastrim parash, por koha tregoi se ai kishte mashtruar. Kur doli vendimi i fazës së parë në 2018, ai tha se vendimi ishte konfidencial dhe nuk dha asnjë të dhënë dhe shtoi se do e fitonte betejën, madje me siguri ka paguar edhe më shumë avokatët e qeverisë për fazën e dytë. Se sa ka paguar do duhet ta mësojmë. Ndërkohë ministrat e qeverisë përbetoheshin nëpër studio se kjo nuk ishte e vërtetë dhe se do t’i paguanin zero lekë Becchetit.

    Kur doli vendimi përfundimtar, Kryeministri në ikje, tha se kishte beteja të tjera dhe se gjyqfituesi ishte “marifetçi”. Linçimi është një mënyrë për t’i ikur përgjigjes, por siç thonë latinët, “Fjalët i merr era, e shkruara ngelet”. Dhe qytetarët duan të dijnë të vërtetën e shkruar. Këtë herë të vërtetën do ta mësojmë nga ajo që kanë shkruar gjyqtarët e ICSID, në Washington. Të vërtetën do ta dëgjojmë jo nga goja e politikanëve këtu, e as nga goja e gjyqtarëve shqiptarë, për të cilët e kemi kaq të lehtë që t’i linçojmë e degradojmë. Vendimi final do të jetë zëri i së vërtetës për këtë çështje, larg medias servile të kryeministrit në ikje dhe larg makinerisë së baltës që ato hedhin prej mëngjesit, për të pritur kockën e pushtetit në darkë, në shërbim të tij dhe në shërbim klientëve të tij, që i paguajnë për suportin qeveritar.

    Këtë herë vendimin do e dëgjojmë jo nga një, por nga dy trupa gjykatësish, të cilët as Kryeministri në ikje, as qeveria në ikje dhe as media servile e baltëhedhëse nuk do mund t’i linçojnë dot.

    Qytetarët shqiptarë, demokratë e socialistë do të dëgjojnë dhe lexojnë të zezën mbi të bardhë se pse duhet të paguajnë më shumë se 119 mln eur. Kush e kishte fajin për këtë? Kush e shkeli ligjin dhe kush ishte përgjegjës?

    Përmes 272 faqeve do të duhet të njihen me të paktën 70 episode ku “marifetçinjtë” që përmenden në vendim, kanë vepruar me dashje, njëri 42 herë, tjetri 12 herë dhe një tjetër 9 herë. Do të jenë pikërisht ato 272 faqe vendim i shkruar nga gjykatës amerikanë që do të zbardhin të paktën 70 episodet, dhe padyshim fytyrën sesi funksionon ky shtet, njëlloj si një regjim autoritar.

    Do duhet durim, që të lexojmë me vëmendje vendimin dhe të shohim pastaj rolin e secilit në këtë dëm të jashtëzakonshëm që ju shkaktua shtetit shqiptar, kush ishte urdhëruesi, ekzekutuesi, organizatori, kush dërgonte sms, kush telefononte etj, etj.

    Deri atëherë kur të lexojmë vendimin ne duhet të presim, ndërsa ata që e kanë shkaktuar, për fatin e tyre të keq nuk kanë asnjë mundësi që t’i ikin përgjegjësisë.

    VENDIMI I ICSID DHE PASOJAT PËR MEDIAN E LIRË


    Vendimi i një Gjykate Ndërkombëtare që dënon një shtet (qeverinë) për mbylljen e një media, është padyshim lajmi më i mirë për median e lirë në Shqipëri dhe në të gjitha vendet me qeveri autoritare, si kjo në ikje. Kur ne të gjithë të lexojmë vendimin, jam i bindur se mediat e pavarura do të duhet të gëzohen. Por unë mendoj se edhe mediat qeveritare do të gëzohen. Sepse pavarësisht se nesër nuk do të jetë kjo qeveri, të cilës ato i kanë shërbyer me kaq zell në këto 8 vite, as Kryeministri i rradhës dhe as ai që do të vijë pas tij, nuk do të guxojë që të bëjë atë që ky Kryeministër i bëri Agon Channel, si një media kundërshtare e tij.

    Dhe ky ndoshta është i vetmi lajm i mirë nga vendimi i ICSID.

    Koha Jonë
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-04-2021 më 14:37

  19. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Pronari i Agon Channel fiton gjyqin ndaj Qeverisë Rama: Kostoja për shqiptarët, 110 milion euro

    EKSKLUZIVE/ Francesco Becchetti flet për herë të parë për gjyqin e fituar ndaj Qeverisë Rama


    Intervista ekskluzive e Francesco Becchettit për SYRI TV

    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  20. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Rama tha se nuk do merrte asnjë lek, Becchetti i konfiskon 20 mln euro e para Shqipërisë

    Emri:  auto_beccheti_rama1650025199.jpg

Shikime: 79

Madhësia:  34.6 KB

    Nga Klodian Tomorri

    Biznesmeni italian, Francesco Beccheti, konfiskoi 20 milionë eurot e para nga paratë e qytetarëve shqiptarë. Përkundër zotimeve publike të kryeministrit Edi Rama se Becchetti nuk do të merrte asnjë qindarkë nga shteti shqiptar, një gjykatë në Bruksel i ka dhënë të drejtë ish-pronarit të Agon Channel të konfiskojë të gjitha të ardhurat që Shqipëria përfiton nga hapësira ajrore.

    Vendimi që mban datën 23 mars u publikua fillimisht në portalin Hashtag.al. Në të, gjykatësi Philip Badeux ka konkluduar se të ardhurat e Shqipërisë në Eurocontrol nuk gëzojnë imunitet duke i dhënë të drejtë Francesco Becchettit që t’i konfiskojë ato.

    Tarifat e përdorimit të hapësirës ajrore paguhen nga shoqëritë e fluturimit dhe mblidhen nga Eurocontrol. Më pas, Eurocontrol i derdh ato në agjencitë ajrore të secilit shtet, në varësi të trafikut të fluturimit. Në rastin e Shqipërisë, paratë derdhen në llogarinë e Albcontrol dhe ato janë instrumenti i vetëm që financon këtë institucion.

    Llogaria e Shqipërisë në Eurocontrol është bllokuar nga biznesmeni italian që në datën 1 dhjetor të vitit 2020. Qeveria shqiptare e ankimoi bllokimin në gjykatën belge. Procesi zgjati më shumë se 15 muaj dhe në fund gjykata ka vendosur në favor të biznesmenit italian duke i dhënë atij të drejtë të konfiskojë paratë që mbahen të bllokuara që prej 1 dhjetorit të vitit 2020.

    Ndonëse institucionet shtetërore kanë një heshtje hermetike në lidhje me këtë çështje, MCN publikon dokumentin zyrtar që tregon se për vitin 2021 Eurocontrol ka derdhur 18.7 milionë euro në llogarinë e bllokuar të Albcontrolit. Këto para se bashku me të ardhurat e tjera që janë derdhur për tre muajt e parë të këtij viti, tashmë janë konfiskuar nga biznesmeni italian. Pra minimalisht 20 milionë euro.

    Por nuk mbaron me kaq. Vendimi i jep të drejtë biznesmenit italian që të vazhdojë të marrë paratë e Shqipërisë në Eurocontrol deri në kompensimin e plotë të shumës së dënimit, që tashmë së bashku me interesat ka arritur në mbi 125 milionë euro.

    Kjo do të thotë se hapësira ajrore e Shqipërisë do të punojë vetëm për Francescho Becchetin, ndërsa qytetarët shqiptarë do të paguajnë nga taksat e tyre miliona euro të tjera për të financuar Albcontrolin dhe shërbimin e navigimit ajror në Shqipëri, pasi të ardhurat nga tarifa e hapësirës ajrore janë burimi i vetëm i financimit për Albcontrol.

    Një haraç rreth 130 milionë euro, për të cilin qytetarët shqiptarë nuk kanë asnjë përgjegjësi, por që janë ata që do ta paguajnë. Sipas vendimit të gjykatës së Arbitrazhit në Uashington, ky dënim ka tre shkaktarë kryesorë, duke filluar nga vetë kryeministri, sekretari i tij i përgjithshëm, Engjëll Agaçi, dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Këta morën valët e një televizioni nga një biznesmen kontrovers dhe lanë peng hapësirën ajrore të Shqipërisë.

    Syri

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mbyllja e Agon Channel/ Rama merr për fushatë gjobën 110 milionë euroshe
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2021, 11:04
  2. Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 20-02-2018, 07:30
  3. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-02-2015, 10:20
  4. Fatos Nano fiton gjyqin ndaj “L’Espresso” dhe 3 milionë euro
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-01-2010, 18:27
  5. Zyra e tatimeve, 12 milion euro gjobë Top Channel
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 30-07-2007, 21:41

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •