Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 41
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Pronari i Agon Channel fiton gjyqin ndaj Qeverisë Rama: Kostoja për shqiptarët, 110 milion euro

    Emri:  78e63bd0041454400983b9f5690c033c_XL.jpg

Shikime: 819

Madhësia:  12.2 KB

    Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar sot, pas lejes së dhënë nga gjykata, 60% të aksioneve të shoqërisë “AgonSet”, shoqëritë “Energji”, “Cable System”, “400KV”, “Fuqi”, si bllokon llogari bankare të tyre në banka të ndryshme, të gjitha të administruara nga shtetasit Francesco Beccheti, Liliana Condomitti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini, të cilët janë të dyshuar si të përfshirë në një skemë gjigande pastrimi parash, e cila arrin në miliona euro.

    Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, pas një hetimi të nisur në vitin 2014 në bazë të materialit referues nga ana e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ka siguruar deri më tani prova të mjaftueshme për të krijuar dyshimin e arsyeshëm se personat e mësipërm kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave tё kryer nё bashkëpunim dhe mё shumё se njё herё” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 287 të Kodit Penal.

    Në bazë të hetimeve të deritanishme të Prokurorisë Tiranë është arritur të krijohet një situatë e qartë mbi mënyrën se si ka funksionuar kjo skemë.

    Prokuroria e Tiranës konsideron si organizator të skemës shtetasin italian Francesco Beccheti, i cili, në bashkëpunim me nënën e tij, shtetasen Liliana Condomitti, kanë qenë të përfshirë në një marrëdhënie financiare konçensionar-kontraktor për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në Shqipëri. Sipas hetimit, koncensionari “KEG”, i kontrolluar në shumicë aksionesh nga një kompani e Francesco Becchetit, ka kontraktuar për punime kompaninë “Energji”, e kontrolluar në mënyrë absolute nga nëna e tij, Liliana Condomitti. Nëpërmjet manovrave financiare, të shtrira në harkun kohor 2007-2013, dhe të zbuluara tashmë nga hetimi i Prokurorisë, këta dy shtetas kanë përfituar në mënyrë të paligjshme miliona euro, të cilat më pas i kanë investuar në shoqëritë “Cable System”, “400KV” dhe “Fuqi”, të administruara po prej tyre, në bashkëpunim edhe me shtetasit M.R dhe E. T. Ndërsa një pjesë të parave të përfituara nga manovrat financiare i kanë depozituar në disa banka.

    Po ashtu, rezulton se kompania “Energji”, për të ardhurat që ka përfituar, duhet të paguante detyrimet tatimore. Sipas kontrollit nga Dega e Tatim-Paguesve të Mëdhenj, rezulton se “Energji” duhet t’i paguante shtetit një shumë prej rreth 770 milionë lekë të reja detyrime tatimore, të cilat nuk janë paguar. Për këtë arsye, Drejtoria e Tatimeve ka urdhëruar bllokimin e llogarive bankare të “Energji” dhe pagesën e detyrimeve nga llogaritë e saj. Për të shmangur tërheqjen automatike të parave në favor të Drejtorisë së Tatimeve në formën e detyrimeve të papaguara, koncensionari “KGE” i ka bërë pagesat për “Energji” nëpërmjet kompanisë “Cable System”, e cila kontrollohej në shumicë absolute nga Liliana Condomitti (nëna e Becchetit). Këto transferta, të cilat arrijnë në miliona euro, janë lejuar në mënyrë të kundërligjshme nga shtetasja Pranvera Gjika, drejtuese në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri. Ndërkohë, po vijohet me veprimet e tjera proçeduriale në kuadër të këtij proçedimi penal.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Kryeprokurori Adriatik Llalla dhe Ambasadori Amerikan Lu ofensivë kundër mafias dhe korrupsionit shqiptar

    Ka kohë që prokuroria është vënë në ballë të luftës kundër mafias e korrupsionit. Por gjithë kjo punë titanike e prokurorisë shkonte dëm në shumë raste nga gjykatat, të cilat merrnin para nën dorë për ti bërë të pavlefshme aktet e organit të akuzës. Edhe ambasadori amerikan Lu , i cili është ndër ambasadorët më të fortë amerikan që kanë ardhur deri tani në Shqipëri, ka theksuar se korrupsioni dhe krimi i organizuar është një pengesë e madhe për ecjen e Shqipërisë përpara në linjën e demokracisë dhe natyrisht dhe të zhvillimit ekonomik. Ka duruar e duruar deri sot ambasadori amerikan dhe ka shperthyer me të drejtë. Ka thënë, as më pak e as më shumë, se sa atë që kërkon publiku shqiptar:arrestime dhe në gjykata pasi janë të korruptuara. Mbrohen gjyqtarët se janë pushtet i pavarur, porse jo të pavarur nga ligji. Jo të bëjnë si duan e duke marrë euro në kembim të vendimeve gjyqësore. Mjafton të shikosh pasuritë e gjyqtarëve, mjafton të shikosh se si jetojnë plot favore e pasuri. Ku i morën ?! Nga pagat? Apo nga korrupsioni? Ndaj një rol të madh ka edhe ILDKP për të kontrolluar pasuritë e tyre.

    Sot prokuroria bëri arrestime dhe sekuestrime në media. Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar sot, pas lejes së dhënë nga gjykata, 60% të aksioneve të shoqërisë “AgonSet”, shoqëritë “Energji”, “Cable System”, “400KV”, “Fuqi”, si bllokon llogari bankare të tyre në banka të ndryshme, të gjitha të administruara nga shtetasit Francesco Beccheti, Liliana Condomitti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini, të cilët janë të dyshuar si të përfshirë në një skemë gjigande pastrimi parash, e cila arrin në miliona euro.

    Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, pas një hetimi të nisur në vitin 2014 në bazë të materialit referues nga ana e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ka siguruar deri më tani prova të mjaftueshme për të krijuar dyshimin e arsyeshëm se personat e mësipërm kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave tё kryer nё bashkëpunim dhe mё shumё se njё herё” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 287 të Kodit Penal. Sipas akuzës ka prova të bollshme.

    Ka filluar dekriminalizimi edhe i medias, por ka prapë media të tjera të përziera në afera. Prokuroria ka kohë që po lufton kundër mafias në parlament e në administratë, duke synuar dekriminalizimin e politikës. Sot ajo filloi edhe në fushën e medias. Dhe nuk duhet të ndalojë.

    Kjo është ofensivë e madhe ligjore e prokurorisë për të ndëshkuar mafian, krimin dhe shkeljen e ligjit. Ka nevojë që opinioni publik ta mbështesë prokurorinë në punën e saj në mënyrë që të vendoset ligji. Prokurori i Përgjithshëm i Republikës z. Adriatik Llalla duhet të ketë mbështetje të hapur edhe të politikës së papërzier e të pastër, ka nevojë që media korrekte dhe e ndershme ti jap hapur kurajo organit të akuzës për të vazhduar kundër kujtdo që ka vjedhur e shkelur ligjin dhe bën si padron nëpër Tiranë.

    Prokuroria është në ofensivë. Ambasadori amerikan Lu në sulm. Publiku i mbështet të dy, edhe Kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe kryediplomatin amerikan në Tiranë z.Lu.

    Ka nevojë që të fillohet edhe me arrestime gjyqtarësh të korruptuar në mënyrë që asnjë të mos ketë guxim të dalë mbi ligjin.

    Koha Jone

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    martini1984 (08-06-2015)

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Skema e rrethit vicioz të pastrimit të parave të Beketit në Shqipëri

    Emri:  skema.jpg

Shikime: 632

Madhësia:  30.2 KB

    Sipërmarrësi nga Roma Françesko Beketi e kishte marrë konçesionin e hidrocentralit të Kalivaçit në vitin 1997 me kompaninë Bag, në të cilën është ortak edhe xhahxi i tij Cerroni, zotëruesi i shkarkimit të plehrave romane.

    Një investim prej 160 milionë dollarësh në të cilin merrte pjesë edhe Enel Power, e cila ama vendosi të tërhiqej.

    Nisi kështu një betejë e fortë ligjore mes Enel-it dhe Beketit. Në valle ishin 400 milionë euro.

    Kalojnë vitet, nga hidrocentrali nuk ka asnjë gjurmë, por Beketit i rinovohet konçesioni, nëpërmjet një kompanie tjetër, Hyrdo srl dhe me një partner tjetër: Deutsche Bank.

    Nisin punimet, por pas pak edhe Deutsche braktis gjithçka dhe rinisin paditë gjyqësore.

    Luca Chianca i Rai Tre shkruante “Se çfarë ka ndodhur saktësisht mes Deutsche dhe Beketit nuk e dimë sepse banka nuk përgjigjet; ajo që është e sigurt është se në fund Deutsche vendosi t’i lëvrojë 159 milionë eurot. Në bilancin e 2013-s të bankës gjermane nuk ka gjurmë për këtë çështje: citohet vetëm në një dokument informues, e cila ama nuk citon shumën që i është paguar Beketit. Deutsche na u përgjigj duke na thënë se kushtet e marrëveshjes janë konfidenciale. Folëm me një burim që thotë se e njeh mirë të gjithë çështjen.”

    TELEFONATA e RAI 3 ME PERSONIN ANONIM

    “Shuma prej 159 milionësh është sasia e transaksionit. Unë e njihja planin ekonomik dhe financiar të investimit dhe nuk kushtonte kaq. Ai me gjithë këtë thesar ka përfituar padyshim më shumë se sa po të kishte ndërtuar digën. Po ta mendosh mirë, është mjeshtër”.

    Në këtë foto poi u paraqesim skemën në formën e një rrethi vicioz se si funksiononin kompanitë e shumta të ngritura nga Beketi në Shqipëri, kryesisht nën emrin e administratorëve të tretë, skemë për të cilën tashmë Prokuroria ka lëshuar një urdhër-arresti për të nën akuzat e “falsifikimit” dhe “pastrimit të parave”.

    MAPO

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    martini1984 (08-06-2015)

  6. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Beketi, vilë “faraonësh” dhe skuadër futbolli në Londër

    Pronari i Agon Channel, Françesko Beketi, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për akuzat e pastrimit të parave dhe falsifikimit të dokumentave, në korrik të vitit 2014 bleu skuadrën anglese të kategorisë së dytë Leyton Orient, për një vlerë prej rreth 12 milionë eurosh.

    Ndërkohë, rezulton se në Shqipëri kompania e nënës së tij “Energji” është debitore me mbi 700 milionë lekë të reja ndaj Tatimeve.

    Gjithashtu pëshpëritet se Beketi ka blerë një vilë super luksoze dhe jeton në një lagje të Londërës.

    Llloji i vilës së blerë prej tij quhet “Ice Berg”. E veçanta e kësaj vile është se në sipërfaqe duken rreth dy-tre kate mëse modeste, ndërkohë që nën dhe fshihet një luks i paimagjinueshëm, me salla pishinash, palestra, kinema gjigande e kështu me rradhë.

    Një perlë e tillë përllogaritet të kushtojë duke nisur nga 2 milionë euro e sipër.

    Ndërkohë, skuadra Leyton Orient, që kur është blerë prej tij rrezikon të bjerë në kategorinë e tretë dhe tifozët janë ankuar shpesh për mungesën e investimeve.

    Emri:  bek1.jpg

Shikime: 514

Madhësia:  160.3 KB

    Emri:  26966B5B00000578-2991952-image-m-15_1426205217432.jpg

Shikime: 490

Madhësia:  68.4 KB

    Emri:  01A578E90000044D-0-image-15_1417548655628.jpg

Shikime: 493

Madhësia:  66.6 KB

    MAPO

  7. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Rai Tre “paralajmëroi” stuhinë mbi Agon Channel dhe Kalivaçin

    Emri:  simona.jpg

Shikime: 518

Madhësia:  46.1 KB

    Gjiknuri: Tani Beketi do të më sulmojë, ai e përdor televizionin për të mbrojtur projektet e tij. Rama-italianëve: Investoni në Shqipëri, këtu nuk ka sindakata

    Një trupë televizive italiane e Rai Tre ka qenë dy muaj më parë në vendin tonë për të investiguar lidhur me investimet e sipërmarrësit italian Françesko Beketi, pronar i Agon Channel, që tashmë transmetohet edhe në Itali, në një version të veçantë që prodhohet tërësisht në Tiranë. Ata kanë trajtuar edhe problemet lidhur me hidrocentralin e Kalivaçit, konçesion i cili i është dhënë Beketit që në vitin 1997, por që nuk është ndërtuar ende. Gazetarët kanë intervistuar ndër të tjerë kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Industrisë Damian Gjiknuri.

    Gjatë udhëtimit të tyre në Kalivaç, ata janë ndjekur nga një kameraman “misterioz”.

    Nga Luca Chianca, emisioni Report, Rai Tre

    Sot Shqipëria tërheq shumë sipërmarrës italianë, jo vetëm për koston e ulët të punës por edhe për politikat fiskale. Ka 400 ndërmarrje italiane që prodhojnë atje dhe shesin këtu (në Itali), duke u ndeshur me problemet e pashmangshme të konkurrencës me armë të pabarabarta. Mes sipërmarrësve italianë që kanë shkuar në Shqipëri është edhe rasti i parë i delokalizimit të një televizioni.

    EDI RAMA

    Ne besojmë se Shqipëria e sotme ka gjithçka që ata (italianët) kërkojnë më kot në Italinë e sotme.

    LUCA CHIANCA

    Këtu kostoja e punës është tepër e ulët dhe ka pak sindakata.

    EDI RAMA

    Kostoja është tepër e ulët për standardet italiane dhe sindakatat nuk ekzistojnë.

    LUCA CHIANCA

    Në Shqipëri ka mbi 30 gazeta kombëtare, në një vend që ka pak më shumë se 3 milionë banorë.

    Ky treg funksionon, apo jo?

    CARLO BOLLINO

    Nuk funksionon në të vërtetë. Sepse pjesa më e madhe e këtyre mediave janë me defiçit.

    LUCA CHIANCA

    Ashtu?

    CARLO BOLLINO

    Sepse shumëkush i përdor mediat e tij si instrument për të mbrojtur investime që nuk kanë të bëjnë aspak me botimin.

    LUCA CHIANCA



    Kalivaçi ndodhet 200 km në jug të Tiranës. Në këtë zonë duhej të ngrihej një prej centraleve më të mëdha hidroelektrike të Shqipërisë. Në këtë vend jemi takuar me kryekomunarin, disa punëtorë dhe me një kameraman i cili që nga ai moment, më ndoqi pa m’u shqitur më.

    LUCA CHIANCA

    I cilit televizion je?

    KAMERAMANI

    Nuk punoj për askënd.

    LUCA CHIANCA

    Po kush je?

    KAMERAMANI

    Jam këtu për punët e mia, për qejfin tim.

    LUCA CHIANCA

    Mund të filmosh; doja të dija vetëm për kë punon. Do më përgjigjesh? Doja të dija vetëm për kë punoje: nëse punoje për Agon Channel.

    KAMERAMANI

    Jo.

    Hyjmë në kantierin e centralit.

    LUCA CHIANCA

    Sa ka që ka mbetur gjithçka kështu pa lëvizur?

    ASTRIT DERVISHI – KRYEKOMUNAR I KALIVAÇIT

    Ka tre vjetë që nuk punohet më… Ka një vit që nuk preket më asgjë me dorë.

    LUCA CHIANCA

    Tre vjetë apo një vit?

    ASTRIT DERVISHI

    Një vit që nuk preket asgjë me dorë.

    LUCA CHIANCA

    Sa ka që nuk punohet këtu?

    ROJA

    Rreth 4-6 muaj, që kur ka ardhur qeveria e re.

    LUCA CHIANCA

    Po të lexohen letrat e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore që ka kryer disa inspektime përpara disa vitesh, punimet janë ndalur që më 2011.

    LUCA CHIANCA

    Ju keni punuar këtu. Sa para keni ende pa marrë?

    BURRI

    Kompania ime duhet të marrë thuajse 600 mijë euro.

    LUCA CHIANCA

    Por sipas Beketit, 600 mijë eurot nuk janë dhënë sepse kompania nuk i ka përfunduar punimet. Sipërmarrësi nga Roma e kishte marrë konçesionin në vitin 1997 me kompaninë Bag në të cilën ëhstë ortak edhe xhahxi i tij Cerroni, zotëruesi i shkarkimit të plehrave romane. Një investim prej 160 milionë dollarësh në të cilin merrte pjesë edhe Enel Power, e cila am vendosi të tërhiqej. Nis një betejë e fortë ligjore mes Enel-it dhe Beketit. Në valle janë 400 milionë euro. Kalojnë vitet, nga hidrocentrali nuk ka ansjë gjurmë, por Beketit i rinovohet konçesioni, nëpërmjet një kompanie tjetër, Hyrdo srl dhe me një partner tjetër: la Deutsche Bank. Nisin punimet, por pas pak edhe Deutsche braktis gjithçka dhe rinisin paditë gjyqësore.

    LUCA CHIANCA

    Cila është arsyeja e ndërprejes së punimeve?

    DAMIAN GJIKNURI

    Po hetojmë, por mbase nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë paratë që është detyra e çdo investitori.

    LUCA CHIANCA

    Se çfarë ka ndodhur saktësisht mes Deutsche dhe Beketit nuk e dimë sepse banka nuk përgjigjet; ajo që është e sigurt është se në fund Deutsche vendosi t’i lëvrojë 159 milionë eurot. Në bilancin e 2013-s të bankës gjermane nuk ka gjurmë për këtë çështje: citohet vetëm në një dokument informues e cila ama nuk citon shumën që i është paguar Beketit. Deutsche na u përgjigj duke na thënë se kushtet e marrëveshjes janë konfidenciale. Folëm me një burim që thotë se e njeh mirë të gjithë çështjen.

    TELEFONATA

    Shuma prej 159 milionësh është është sasia e transaksionit. Unë e njihja planin ekonomik dhe financiar të investimit dhe nuk kushtonte kaq. Ai me gjithë këtë arkë ka përfituar padyshim më shumë se sa po të kishte ndërtuar digën. Po ta mendosh mirë, është mjeshtër.

    LUCA CHIANCA

    Deutsche i jep paratë Beketit. Po përse atëherë atje (në Kalivaç) ka ndalur gjithçka dhe nuk rinisin punimet?

    DAMIAN GJIKNURI

    Kjo pyetje i duhet bërë Beketit! Tani televizioni i Beketit do të më sulmojë çdo ditë.

    LUCA CHIANCA

    Ai tani ka krijuar televizionin e tij.

    DAMIAN GJIKNURI

    Po, po, dhe çdo ditë sulmon qeverinë. Sepse përdor televizionin për të mbrojtur projektet e tij.

    LUCA CHIANCA

    Në vitin 2004 Beketi u përpoq me dajën Cerroni, të bënte biznes me plehrat në Shqipëri. Dhe sipas kronikave kontrata prej 180 milionë eurosh ishte firmosur. Por ja që për mbi 10 vjet mbeti çdo gjë pa lëvizur dhe me ardhjen e qeverisë së re ndryshoi ligji dhe çështja nuk u bë.

    Sot është e ndaluar të importohen plehra në Shqipëri?

    EDI RAMA

    Plehrat që vijnë këtu me blloqe të mëdha që kanë brenda çdo gjë.

    LUCA CHIANCA

    Sot Beketi, kam lexuar këtu gazetat shqiptare ka disa ditë që duket se e ka paditur Republikën e Shqipërisë, si për çështjen lidhur me plehrat, ashtu edhe për atë të Kalivaçit, për hidrocentralin.

    EDI RAMA

    Fatkeqësisht kjo është e vërtetë edhe pse në të dyja rastet, bëhet fjalë për pretendime të sajuara juridikisht, pa asnjë bazë.

    *Marrë me shkurtime nga emisioni Report i Rai Tre

    MAPO

  8. #6
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Pune e mire ivestiguese e prokurorise,dhe mendoj qe ambasadori Amerikan ta kete seriozisht,pastaj i shikojme keta tane.
    Qe nga 2007 paska vepruar ky mafiozi,si dhe 95% mos te shkruaj 99.99% e sipermaresve gabel pertej detit jane oktapoda.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  9. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Konkluzione te nxituara nga te ashtuquajtura fakte.
    Ketij italianit i duhet bere audit i plote finaciar
    ne zyren e tij qendrore si dhe ne bankat,komplet bankat
    ku ai ka llogari bankare,te hetohen me dokumenta blerjet
    qe ka bere,sa ka harxhuar dhe te ashtuquajturat investime
    dhe te vertetohet qe jane futur para ne biznes nga aktivitete te jashteligjshme
    dhe cfare aktivitetesh jane,psh kumar ilegal,para droge,para prostitucioni etj.
    Te thuash larje parash te pista duhet ta vertetosh pse quhet e tille dhe sa para jane lare.
    Si mund te llogaritesh se sa takse i detyrohet italiani shtetit apo nena e tij pa ditur sakte
    shifren se sa te ardhura jane krijuar me pasterti nga biznesi i tij.
    Kete mund ta nxjerre vetem nje audit i plote financiar i mbeshtetur ne te gjitha transaksionet bankare,marrje parash /futje parash.
    ----
    Martin,,,Cdo i huaj qe hap biznes ne Shqiperi per arsyet se kosto e punes eshte e lire dhe taksat e shtetit jane te uleta ne perqindje,
    nuk do te thote qe biznesmeni eshte oktapod apo pis,por eshte llogjike dhe zgjuarsi ne biznes qe te shpenzoje pak,mbaje nivelin e shpenzimeve te ulet dhe
    fitoje shume.Deri ketu ska asgje te keqe.
    Nqs ai akuzohet per lavazh parash te pista atehere ta vertetojne me dokumenta nga auditi financiar dhe te mos na tregojne perralla te nje kameramani Sherlok Holms misterioz e budalliqe.
    Perralla me kameraman misterioz,qe ka syze te erreta dhe nuk te flet lol e lene lexusin ne konfuzion dhe nuk i sherben qartesimit te situates.
    te posti i pare thuhet qe
    """"""Prokuroria......ka siguruar deri më tani prova të mjaftueshme për të krijuar dyshimin e arsyeshëm se personat e mësipërm kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave tё kryer nё bashkëpunim dhe mё shumё se njё herё” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 287 të Kodit Penal. Sipas akuzës ka prova të bollshme"""".
    Prokuroria na thuhet qe ka siguruar prova PER TE KRIJUAR DYSHIM........etj
    Mund te krijosh dyshim duke studiur ca letra aty por kjo eshte vetem dyshim asgje me shume dhe nuk verteton qe personi ka kryer krim,nuk verteton qe personi eshte fajtor.nuk verteton qe eshte kryer ndonje veper penale apo thyer ndonje ligj....
    Eshte vetem 1 cope dyshim
    Dyshim dhe fajesi jane dy gjera krejt te ndryshme
    Prokuroria nuk ka asnje te drejte te beje arrestim bazuar ne dyshime,por te beje arrestim kur me fakte vertetohet qe eshte bere krim,eshte bere fallsifikim,apo vjedhje etj.
    Nqs kjo vertetohet dhe duket ne dokumenta ashiqare atehere ai mund te akuzohet per krim,per shkelje ligjesh dhe arrestimi ka llogjike dhe justifikohet.....
    Nuk mund te arrestosh dike sepse na paske dyshime....dyshimi nuk verteton fajesi te dikujt eshte thjesht dyshim.Dyshimi mund te te japi shkak dhe te te nxise per te vazhduar hetimet,por jo te besh arrestim pa patur fakte inkriminuse me dokumenta ne dore.
    Jeta ka treguar qe ne shumicen e rasteve aktivitetet e pista si lavazh parash fitim parash nga prostitucioni nga shitje armesh etj,keto aktivitete nuk lejne gjurme sepse behen pa letra, pa dokumenta dhe leku/pagesa kalon cash dore me dore.....
    Ne kete rast prokuroria ka nje hic per rastin e lavazhit per aq kohe sa nuk eshte gjetur asgje me dokumenta per lavazh.Qe te vertetohet fajesia duhet qe te pakten te dale perpara prokurorise dhe deshmoje ndonje deshmitar qe ka pare,ose ka qene pjesmarres ne kalim parash te pista.Kjo mund te perbeje nje fakt shume te forte per prokurorin qe ta mbertheje dhe arrestoje biznesmenin ,sepse ekziston nje deshmitar qe ka pare pisllikun dhe ka qene pjesmarres ne nje aktivitet te paligjshem.Kjo mund te binde me vone edhe gjykatesin per thyerje ligjesh dhe fajesi te biznesmenit italian.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 08-06-2015 më 21:50
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #8

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë


  11. #9

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Italianet jane maestro te dallavereve..., jane vertete "trufatore"!
    Ka disa administrata komunale dhe regionale qe Gjykata e larte e shtetit i ka zhveshur nga posti,
    duke shkrire te gjithe administraten ( perfaqesues te partise se mazhorances dhe minorances ), per aresye
    bashkepunimi ne rrjetin mafioz..., por edhe per korrupsion!
    Ne disa Rexhone ( krahina sa Shqiperia ) si ne Kalabri, Sicili, Kampania , Lazio, Piemonte, etj..., jane shuajtur fare keto
    perfaqesi guvernative, nuk flitet per te gjitha qytetet kuptohet, por qe skandali ka perfshire edhe emigrazionin si nje nga
    trafiqet me me fitime per kohen aktuale..., kete e pranojne vete ata politikane qe jane pergjuar nga policia...
    Por pjesa me e madhe kane rene pikerisht ne abuzimet ne detyre, ku favoritzmi dhe korrupsioni ka marr permasa te frikeshme!
    Ata kane perdorur edhe para qe nuk duhej ti preknin, pasi te kontribuenteve italian.
    Por qe shqiptari, flas kush ka mundesi te rri me ta, ka per te mbaruar shkollen e larte te korrupsionit, duke ndejtur prane "taljanve"!
    Pune te mbare kush heton, pasi e ka te gjate bishtin ryshfeti..., e nxjerr koken vetem pasi deklasohen si personazhe, ku edhe interesi humb e
    keshtu i shpetojne Drejtesise...
    Te pakten te kapen te korruptuarit shqiptar, gjithmone ne se ka te tille....... por per italianet, he he ata kesaj "semundje" i kane bere imunitet.
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar arbereshi_niko për postimin:

    martini1984 (09-06-2015)

  13. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  14. #11
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  15. #12
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Ky IDIOTI nuk e di perse nuk del ne pension....

    http://top-channel.tv/lajme/artikull...=301359&ref=ml
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar martini1984 për postimin:


  17. #13
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Se ku eshte ky pastrim i parave vetem prokuroria shqiptare mund ta shikoje. Pastrimi i parave behet nga individ qe meren o perfaqsojne organizata te jashteligjshme o fitime te tilla,qe parate e fituara te kene nje origjine te paster o te ligjshme. Pra si fillim prokura duhet te vertetoje qe parate e ketij personi kane pasur nje origjine te tille para investimeve. Mund te jete mashtrim o mos pagim detyrimesh,por nuk duket si pastrim parash...se as nuk ka shitur asgje ne Shqiperi qe te pastroje fitimet o investimet e bera. Duket me teper si akuze qe kerkon te bej bujé.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 09-06-2015 më 19:39

  18. #14
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Nuk veprojne investuesit Serioze me metodat e MAFIAS...
    http://tremenza.it/bufera-su-agon-ch...oto-esclusive/
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  19. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Me sa kuptoje ky nuk eshte kollitur mire ne shtetin shqiptar, keshtu qe nuk do dali pa lagur. Do paguaj gjoben qe do ti vene dhe ne fund do te dali i pafajshem si shume e shume te tjere.

  20. #16
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Nga komplet kjo histori dalin keto shkaqe pse Beketi eshte akuzuar.
    1.Ky na paska nje kanal televiziv dhe rrjetet televizive shqiptare jane xheloze,pasi ky kanal po terheq shikusa dhe mund te jete me cilesor
    ne program se sa kanalet shqiptare,
    2.Beketi eshte shume i pasur dhe pasuria e madhe dhe luksi per shqiptaret perkthehet ne korrupsion,para te pista,vjedhje etj sepse shqiptaret jane xheloze
    per suksesin e nje italiani.
    3.Beketi nuk pelqen Ramen dhe Rama e ka marre personalisht qe ta sulmoje Beketin dhe fajesoje per lavazh parash,vjedhje,evazion fiskal me qellimin qe
    Beketi te largohet nga Shqiperia dhe biznesi i tij te mbyllet ne Shqiperi.
    Kur thuhet pastrim parash atehere binde publikun me fakte nga eshte siguruar paraja e piste ku eshte derdhur kjo para dhe deshmitaret e perfshire.
    Kur thua fallsifikim atehere vertetoje ku eshte bere dhe si eshte bere fallsifikim ,cfare eshte fallsifikuar dhe kur.Si ka qene dokumenti origjinal si eshte i fallsifikuari?
    Cfare eshte fshire,shprehje dhe me cfare eshte zevendesuar?
    Kush i ka bere keto fallsifikime?Beketi vete apo ndonje person tjeter? Deri tani provat mungojne.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  21. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Akuzat për pastrim parash, Gjykata liron dy bashkëpunëtoret e Francesco Becchettit

    Emri:  theodhori-sollaku-655x354.jpg

Shikime: 745

Madhësia:  30.0 KB

    Zbuten masat e arrestit për dy shtetaset shqiptare të vëna në akuzë për pastrim parash dhe evazion fiskal.(Ne foto: Theodhori Sollaku, avokati mbrojtes i Erjona Troplinit)
    24 orë pas ekzekutimit të urdhërarrestit nga prokuroria, Pranvera Gjika dhe Erjona Troplini jane paraqitur përpara gjyqtares Manjola Bejleri.
    Për Gjikën, Drejtoreshë e një banke të nivelit të dytë në Tiranë, është vendosur “detyrim për paraqitje”, ndërsa për Troplinin “arrest shtëpie”.
    Këto masa u dhanë për shkak se dy të pandehurat janë nëna të dy foshnjeve.
    Pas seancës e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, avokati mbrojtës i Troplinit, Theodhori Sollaku, tha se prokuroria nuk është në gjendje të provojë akuzen e pastrimit te parave.
    Sipas tij veprimet e prokurorisë janë të nxituara dhe se nuk provohet se klientja e tij të ketë kryer pastrim parash.
    Prokruroroia ka pretenduar se Drejtoresha e bankës ka vendosur të kryejë transaksionin bankar prej 80 milion eurosh, në emër të Francesco Becchettit, ndërkohe që kompania e tij ishte gjobitur.

    ORA NEWS

  22. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Flet vetë Francesco Becchetti: Nuk mbyllet Agon Channel

    Emri:  1f0c12f0f9749de5c831973ee1b3bc5d_XL.jpg

Shikime: 399

Madhësia:  37.2 KB

    “Nuk ka tërmet për Agon Channel. Ai që ka menduar të na trembë të bëhet gati për rezultatin e kundërt”. Janë fjalët e biznesmenit italian Francesco Becchetti, pronar i Agon Channel që është prononcuar për agjencinë italiane “AdnKronos” e cila i ka marrë një prononcim me telefon pasi ai ndodhet në Londër, pas urdhër-arrestit të lëshuar kundër tij nga prokuroria e Tiranës, raporton lapsi.al.

    A është ky mandat-arresti një një hakmarrje shqiptare për zërin kritik ndaj qeverisë?

    Po. Është një hakmarrje edhe pse Agon nuk bën politikë, por jep vetëm informacion.

    Cila është përgjigjja juaj për akuzat e falsifikimit të dokumentave dhe pastrimit të parave?

    Nga dokumentat, thuhet se akuza e pastrimit të parave është vetëm një dyshim në lidhje me tre transferta të kryera rreth një vit më parë, të bazuara në letër-porositë që nuk kanë marrë përgjigje. Këto elementë janë të pamjaftueshëm për të hapur një hetim dhe aq më pak të justifikojë lëshimin e një mase për kufizimin e lirisë. Në çdo rast unë nuk kam ricikluar kurrë para dhe në çdo moment jam i gatshëm të tregoj me prova burimin e të gjitha fondeve të transferuara në shoqritë e mia. Kjo është ajo që duhet të bënte prokuroria në dy vjet hetime dhe që nuk e ka bërë.

    Po për akuzën e evazionit fiskal për më shumë se 5 milion euro dhe që hetuesit thonë se ato shkuan në kompanitë e tij të tjera në Shqipëri ose përfunduan në llogaritë e tjera bankare?

    Kompanitë e Grupit nuk kanë shmangur kurrë taksat. Kalivaç GGreen dhe Energji Sh.p.k janë kreditore në shtet me 10 milionë euro, Kompanitë e tjera dorëzojnë te taksat 5.000.000 €, por nuk janë të sigurt se si unë kam shmangur taksat.

    A ishte kjo ishte një tërmet për TV e tij, madje edhe disa nga bashkëpunëtorët e tu u arrestuan?

    “Nuk ka tërmet për Agon Channel. Ai që kishte menduar për të na trembur, është duke marrë një rezultat të kundërt”.

    A është e përfshirë nëna juaj?.

    Nëna ime ka punuar gjithmonë dhe ka mbajtur poste të larta operacionale. Është me siguri jashtë akuzave që i bëhen. Kur duan të të lëndojnë të godasin edhe të afërmit.

    Hetimi do të përfshijë edhe skuadrën Leyton Orient?

    Jo. Në mënyrë kategorike.

    Bllokimi i aseteve do të thotë mbyllje e Agon?

    Unë nuk do të thosha kështu.

    Çfarë ju vjen t’u thoni punonjësve të Agon?

    Janë ata që më kanë thënë për të ecur së bashku përpara.

    Përse vini vërdallë me truproja?

    Sepse jam kërcënuar me jetë. 20 vjet më parë në Itali, pothuajse të gjithë investitorët lëviznin me makina të blinduara dhe me eskortë.

    Cila do të jetë lëvizja juaj e ardhshme?

    Nuk do të tregoj sot atë që do të bëj, por megjithatë kam kontraktuar një kompani avokature kombëtare ICSID kundër qeverisë shqiptare për dhunimin e rëndë të investimeve në Shqipëri.

    Kur do të ktheheni në Shqipëri?

    Kur të konsiderohem i mirëseardhur, siç jam trajtuar për 25 vite. Unë isha aty edhe gjatë luftës ndryshe nga ndonjë kryeministër apo ministër që vinte rrotull nëpër Europë.

    Caprarica tha se bëri mirë që iku sepse ishte e pamundur të punohej?

    Jam i lodhur me doktor Caprarica që predikon mirë dhe dhe vepron keq. Dua vetëm të nënvizoj se qendra jonë në Lugano dhe me llogari në Montecarlo na ka kërkuar të firmosim një kontratë me një kompani të sapohapur në Shqipëri në emër të bashkëshortes së tij.

    Koha Jone

  23. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Kush qëndron pas sulmit ndaj Becchetti-it?

    Nga Andi Bushati.

    Francesco Becchetti nuk është një shenjt. Aq më pak një bamirës. Nëse çdo njeri kurioz kërkon të informohet për të, mjafton të kërkojë në You Tube emisionin kontrata të Sonila Meços. Nuk ka ngjarje më të shpifur gazetareske. Nuk ka lëpirje më të shëmtuar përballë një pronari bos, të cilit i sillen në studio njerëzit, të cilëve u ka paguar kurimin e fëmijëve, për të treguar sesa human dhe zemërgjerë është. Mjafton të shihen këto pamje, që të ngjallin krupën, për të kuptuar profilin e një njeriu, raportin e tij me mediat dhe gazetarët e mbi të gjitha konceptin e tij për imazhin e njeriut të pasur, që i ngjan më shumë atij të personazheve të Francis Ford Coppola-s

    Francesco Becchetti nuk është as investitori shembullor, që i vjen Shqipërisë nga përtej Adriatikut. Investimi i tij më i madh, ai i Hidocentralit të Kalivaçit është një punë e pakryer prej 20 vitesh. Atje kantieri qëndron në heshtje, punëtorët janë të papaguar dhe Becchetti më shumë i ngjan një spekulanti, që di të fitojë para përmes avokatëve të zotë (159 milionë të fituara në këtë aferë pas një gjyqi me Deutche bank), sesa dikujt që ka ambicie reale për të investuar në këtë vend.

    Francesco Becchetti, emri i të cilit u bë i dëgjuar pasi u lidh me importin e mundshëm të mbetjeve urbane në Shqipëri (duke qenë se familja e tij e ushtron këtë biznez në rajonin e Lacios përmes plot problemeve me drejtësinë) shpesh herë është parë mes nesh me paranojën e të huajit, që kërkon ta shohë vendin si një kosh gjigand plehrash.

    Por së fundi Francesco Becchetti u bë njeriu që vendoisi të investojë plot 40 milionë euro për projektin e madh televiziv mes Shqipërisë dhe Italisë. Vetëm ky projekt, që solli në Tiranë personazhe të njohur të showbizit Italian si Simona Ventura dhe Sabrina Ferilli, që tronditi tregun mediatik shqiptar e që kërcënoi hapur televizionet tradicionale, e ka vënë atë përpara projektorëve, duke ngjallur shpesh rivalitet, zili, cmirë, armiqësi: shkurt një dëshirë për ta vrarë ekonomikisht, apo thjesht për ta zbuar nga vendi.

    Tani pyetja që shtrohet është: a janë aktet e ditëve të fundit të Prokurorisë një interpretim i këtij vullneti të kastës politike dhe mediatike, apo Francesco Becchetti është vërtet një pastrues parash, babai i një skeme mashtrimi të shplarjes së eurove që vijnë nga krimi dhe një evazor që i shmanget fiskut të shtetit shqiptar?

    Në momentet që ndodhemi është ende shpejt të japësh një përgjigje të prerë për këtë. Duke parë prolilin flambuajant, plot hije dhe dritë të biznesmenit italian, mendja mund të shkojë drejt hipotezës së parë. Edhe para se Prokuroria dhe gjykata shqiptare të shpallnin vendimet e tyre, shumë pyetje kanë ekzistuar në mjediset e kryeqytetit rreth misterit Francesco Becchetti. Ku i gjen paratë? A janë rentabël investimet e tij? A mos po pastron para?

    E gjithë mënyrja e sjelljes së Francesco Becchetti-t si investitor në Shqipëri, i bënte të ligjshme këto pyetje. Por një gjë tjetër është të kesh dyshime dhe krejt një gjë tjetër është të kesh prova. Po t’u hedhësh një sy letrave që organet tona të drejtësisë na vënë në dorë, aty e ke të vështirë të bindesh për prova. Ka dy pyetje kyçe që në asnjë rast nuk marrin përgjigje. E para, nëse Francesco Becchetti akuzohet “për pastrim gjigand parash” ku është prova se ato para që pretendohet se janë pastruar në Shqipëri, vijnë nga veprimtari kriminale (drogë prostitucion vrasje etj)? Asnjë provë. Së dyti vetë Prokuroria pretendon se i është drejtuar bankave me emër të vendet e BE-së për të marrë të dhëna lidhur me origjinën e këtyre parave. Po atëherë, përse nuk jepen këto përgjigje? Po nëse nuk kanë ardhur ende pse duhej ndërmarrë ky veprim spektakolar, pa pasur ende provat se paratë që janë pastruar në Shqipëri nuk kanë qenë të pastra?

    Këto pikpyetje të mëdha hedhin shumë dyshime lidhur me veprimet e Prokurorisë dhe gjykatës shqiptare.

    Por ato ngrejnë në vetvete edhe pikpyetje të tjera. Nëse Francesco Becchetti si një keqbërës kishte në mendje veprime të tilla kriminale, a do financonte ai një televizion me tendenca të qarta opozitare? Në një intervistë për një emision në Rai 3, ministri i Energjitikës, Gjiknuri e pohoi me gojën e tij se televizioni Agon Channel, e sulmonte çdo ditë qeverinë. Qytetarët vetë i kanë parë denoncimet e programit satirik “Ça Thu” edhe për prodhimin e kartave fallco të identitetit për zgjedhje edhe për zhvendosjen e votuesve nga një zonë në tjetrën. Pra është e vështirë që të mendohet se dikush që vjen të bëjë pastrim parash në Shqipëri, të dojë një betejë permanente me qeverinë e vendit.

    Një pikpyetje tjetër është edhe fakti se, siç e ka pohuar me gojën e vet kryeministri Edi Rama në emisionin në RAI 3, Francesco Becchetti ka hapur dy gjyqe të mëdha kundër qeverisë shqiptare dhe me aftësinë e studiove ligjore që ai ka (që i morën 159 milionë Euro Deutsche Bank) ai rezikonte ta telendiste keq arkën e shtetit. A mund të ketë lidhje goditja ndaj tij me shantazhin përpara këtyre betejave të ardhshme ligjore? Ende nuk dihet.

    Ashtu sikurse nuk dihet nëse ajo ka lidhje me procesin që Francesco Becchetti ka hapur ndaj një deputeto-biznesmeni socialist shumë pranë Ramës. Me ndonjë ndërhyrje nga jashtë apo thjesht me një nxitje të establishmentit mediatik vendas.

    Të gjitha këto pikpyetje mbeten të hapura për sa kohë ende organet shqiptare të drejtësisë nuk na kanë dhënë prova të sakta. Mungesa e tyre mund t’i lërë vend çdo spekullimi.

    Dhe thënë këtë, problemi nuk qëndron vetëm tek Francesco Becchetti. As vetëm tek televizioni i tij, i cili po sekuestrohet në mënyrë të papreçedente vetëm dy javë para zgjedhjeve, por shumë më gjerë.

    Shqipëria po kalon një krizë të thellë ekonomike. Që nga kryeministri e deri dhe ministrat e linjës kanë filluar një fushatë në Europë për bindjen e investitorëve të huaj që të investojnë në këtë vend. Madje vetëm Rama, që e mbështet fushatën e tij në taksat ulëta dhe mungesën e sindikatave, e përmendi një nga ikonat e televizionit të Francesco Becchettit, Simona Venturën, për të treguar se tani ‘L’isola dei famosi” gjendet në Shqipëri. Po, vërtet që Shqipëria ka nevojë për ato 400 kompani italiane që kanë kapërcyer Adriatikun për t’u vendosur këtu. Por që ajo të shndërohet vërtet në një parajsë për investitorët e huaj, ajo duhet t’u japë atyre garancitë maksimale. Njerëz që hedhin miliona si Francesco Becchetti nuk mund të gjykohen, sekuestrohen, apo burgosen në bazë të dyshimeve. Aq më keq, në bazë të preferencave politiko-mediatike.

    Edhe duke mos qenë dakord me televizionin që bën Francesco Becchetti, me mënyrën se si i trajton gazetarët, me mënyrën si do të bëjë biznes në Kalivaç, se si përdor çarterin apo jahtin e tij privat, sa shpenzon për Nikol Kidmanin apo Adi Krastën, ne s’kemi të drejtën që, për hir të dyshimeve tona, ta shndërrojmë atë në simbolin e mungesës së lirisë dhe të drejtave të investitorëve të huaj në Shqipëri. Kjo do të qe një gafë e parikuperueshme, madje shumë më e madhe se lulëzimi i modeleve të biznesmenëve si Francesco Becchetti në këtë vend.

    Koha Jone

  24. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prokuroria: Pronari i Agon Channel pastron para, sekuestro pasurisë

    Urdhër-arresti për Becchetin shoqërohet me akuza për sulm politik

    Një ditë pas urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e Francesco Becchetit, televizioni në pronësi të tij, Agon Channel shfaqi në shenjë proteste mbi ekran, dy shirita të verdhë me mbishkrimin: State line do not cross!

    Televizioni Agon Channel, i njohur për linjën editoriale kundër qeverisë së majtë të Edi Ramës e quajti hetimin e Prokurorisë “një sulm nga shteti, pa asnjë bazë ligjore”.

    Prokuroria e Tiranës e akuzon Becchetin dhe bashkëpunëtorët e tij në biznes për pastrim parash dhe evazion fiskal përmes manovrave financiare, që shkojnë në dhjetra milionë euro. Me këtë argument, Prokuroria urdhëroi sekuestrimin e 60 % të aksioneve të AgonSet dhe 4 kompani të tjera të biznesmenit italian.

    Theodhori Sollaku, avokat mbrojtës i Becchetit tha në një emision të Agon Channel se në vendimin e gjykatës për urdhër-arrestin nuk kishte asnjë provë për akuzën e pastrimit të parave.

    “Është detyrë e Prokurorisë të japë prova për akuzat e ngritura. Nuk ka asnjë provë që paratë burojnë nga aktivitete kriminale,” tha avokati i Becchetit.

    Goditja e biznesmenit italian, në kulmin e fushatës elektorale ka ngritur hije dyshimi dhe është shoqëruar me komente nga eksponentë të opozitës.

    Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po hakmerrej ndaj televizionit që “kishte denoncuar falsifikimin e kartave të identitetit, zhvendosjen e votuesve drejt Durrësit dhe implikimin e bashkëshortes së Erion Veliajt me kreun e rrjetit ndërkombëtar të prostitucionit, Dzanashvili”.

    Berisha e krahasoi urdhër-arrestin për Becchetin me arrestimet sipas tij politike të ish-guvernatorit Fullani dhe kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika ndërsa kërkoi një hetim transparent për biznesmenin italian.

    Ndërsa kryeministri Rama e ka cilësuar si sukses dhe goditje të krimit hetimin e Prokurorisë.

    “Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente AgonCh, një sukses,” komentoi Rama në faqen e tij në Facebook, duke ironizuar reagimin e Berishës.

    Përtej reagimeve politike, Prokuroria i ka qëndruar akuzave të ngritura për evazion fiskal dhe pastrim parash ndaj Becchetit para Gjykatës së Tiranës. Megjithatë, akuza u shfry gjatë testit të parë në gjykatë, ku u vendos lirimi i dy të akuzuarave në këtë aferë, Erjona Troplini dhe Pranvera Gjika.

    Prokuroria: Skema e mashtrimit me Kalivaçin

    Sipas hetimit të kryer nga zyra e Task-Forcës në Prokurorinë e Tiranës, Francesco Beccheti akuzohet për pastrim parash dhe evazion fiskal në vlerën e dhjetëra milionë eurove.

    Zanafilla e manovrave të tij financiare në Shqipëri, sipas Prokurorisë daton në vitin 1997, kohë kur kompania e tij “Beg s.p.a” mori nga qeveria shqiptare koncesionin për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit mbi lumin Vjosë.

    Dhjetë vjet më pas, në vitin 2007, qeveria shqiptare dhe Beccheti ndryshuan marrëveshjen koncensionare, duke përfshirë si partner të tretë “Deutche Bank”. Bashkimi i kompanisë “Beg s.p.a” dhe “Deutche Bank” krijoi në Itali kompaninë “Hydro srl” dhe në Shqipëri “Kalivaci green Energy” (KGE). Kapitali fillestar për ndërtimin e hidrocentralit ishte 150 milionë euro, ndërsa aksionet ndaheshin 55% me 45 % në favor të biznesmenit italian.

    Pas sigurimit të parave nga banka gjermane, koncesionari “Hydro srl” lidh kontratë me “General Contractor” për ndërtimin e hidrocentralit. Megjithatë, kjo kontratë nuk hyri në fuqi për shkak se koncesionari nuk plotësoi kushtet e “General Contractor”.

    I mbetur pa ndërtues, Beccheti zëvendësoi “General Contractor” me kompaninë “Energji”, e cila zotërohej në shumicë të aksioneve nga mamaja e tij, Liliana Condomitti. Sipas Prokurorisë, nënë e bir nisin të vënë kështu në jetë skemën e dyshuar të pastrimit të parave.

    Prokuroria dyshon se kompania “Energji” ka punësuar nënkontraktorë të tjerë për kryerjen e punimeve në hidrocentralin e Kalivaçit, ndërsa vetë ka shërbyer si hallkë e ndërmjetme për operacione financiare mes firmave ndërtuese dhe koncesionarit KGE.

    “Shoqëria Energji i ka shitur punime kompanisë KGE me vlerë deri në 23 herë më të lartë se sa kishte paguar nënkontraktorët e saj,” thuhet në hetimin e Prokurorisë. “Në disa raste, ajo ka shitur punime të cilat nuk ishin realizuar,” shton Prokuroria.

    Një akt ekspertimi kontabël, e kryer nga Prokuroria ka zbuluar se gjatë viteve 2007-2013, “Energji” ka blerë nga nënkontraktorët 14 milionë e 500 mijë euro punime dhe ia ka shitur Kalivaci Green Energy për 28 milionë e 630 mijë euro. Për këtë shumë, kompanitë kanë përfituar edhe rimbursim TVSH-je.

    Dokumenti i Prokurorisë, i siguruar nga BIRN tregon se në vitin 2013, Beccheti dhe nëna e tij kanë stisur një konflikt mes kompanive KGE dhe Energji, për të fshehur mosmarrëveshjet reale që kompania “Beg” kishte me Deutche Bank.

    Kompania “Energji” pretendoi se nuk ishte paguar plotësisht dhe e dërgoi KGE përballë një shoqërie private të licensuar për ndërmjetësim dhe arbitrazh. Në përfundim të këtij gjykimi arbitrazhi, kontraktori “Energji” fiton në letra 50 milionë euro nga KGE. Prokuroria pretendon se në favor të Energji kanë kaluar realisht 20 milionë euro.

    Prokuroria pretendon gjithashtu se dokumentacioni i paraqitur në arbitrazh është i falsifikuar. “Duket qartë që dy kompanitë “Energji” dhe KGE kanë krijuar një situatë të paqenë konfliktuale për të lëvizur shuma të mëdha parash në mënyrë të paligjshme,” thuhet në hetimin e Prokurorisë.

    “Ky konflikt fiktiv ka nxjerrë të humbur vetëm partnerin koncesionar Deutche Bank,” shton më tej Prokuroria.

    Pasi mori miliona euro nga KGE, kompania “Energji” i investoi ato në kompanitë e tjera të regjistruara në Shqipëri si “400 KV”, “Fuqi” dhe “Cable System” dhe AgonSet.

    Përvecc Becchetit, nënës së tij, Liliana Condomitti dhe bashkëpunëtorit Mauro De Renzis, Prokuroria akuzon si të përfshirë në këtë skemë mashtrimi edhe aksioneren shqiptare Erjona Troplini apo drejtuesen e një banke të nivelit të dytë, Pranvera Gjika.

    Gjykata e Tiranës vendosi “arrest shtëpie” për Troplinin dhe “detyrim paraqitje” për Gjikën, pasi të dyja ato ishin nëna të foshnjave të mitura.

    Biznesmeni italian, Francesco Beccheti është shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të kësaj çështje. Verifikimet e kryera nga policia kanë zbuluar se ai ka dalë për herë të fundit nga Shqipëria më 24 janar 2015.

    BIRN

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mbyllja e Agon Channel/ Rama merr për fushatë gjobën 110 milionë euroshe
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2021, 11:04
  2. Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 20-02-2018, 07:30
  3. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-02-2015, 10:20
  4. Fatos Nano fiton gjyqin ndaj “L’Espresso” dhe 3 milionë euro
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-01-2010, 18:27
  5. Zyra e tatimeve, 12 milion euro gjobë Top Channel
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 30-07-2007, 21:41

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •