Në botë sot ka njerëz të çuditshëm por janë disa që konsiderohen me fuqi mbinatyrore.



1. Shikim me rrezet X

Natasha Demkina është një grua nga Rusia e cila shprehet se mund të shohë brenda trupit të njeriut. Njëlloj si një aparaturë me rrezet X, ajo mund t’i gjejë problemet në brendësi të trupit të njeriut dhe të përcaktojë diagnozën gjithashtu. Sipas mamasë së saj, Natasha ishte një fëmijë mëse normal deri në moshën dhjetë vjeçare. Në këto moshë aftësitë e saj filluan të shfaqen.

2. Trupi magnetik

Liew Thow Lin është një burrë nga Malajzia i cili mund të ngjisë objekte metalike në trupin e tij. Megjithëse shkencëtaret nuk kanë zbuluar asgjë jashtë normales me magnetiken e trupit të tij, ai mund të mbajë dhe balancojë një peshë të konsiderueshme objektesh metali mbi lëkurën e tij.

3. Memoria mbinjerëzore

Daniel Temmet mund të mbajë mend sasi të mëdha informacioni. Për shembull, ai bëri të mundur përsëritjen e numrit pi deri në 22,514 shifra brenda 5 orëve dhe 9 minutave me 14 Mars të vitit 2004. Shumica e të diturve nuk janë në gjendje t’i shpjegojnë aftësitë e tyre të mrekullueshme por Danieli është ndryshe. Ai shpjegon se në mendjen e tij çdo numër i plotë deri në 10,000 ka cilësinë, ngjyrën, formën dhe ndjesinë e tij unike. Kjo gjë e ka ndihmuar atë ti memorizojë gjërat më mirë se një njeri normal.

4. S’ka nevojë për gjumë

Al Herpin ishte një njeri i cili e dinte se çdo të thotë kjo gjë. Ai pretendonte se kishte një sëmundje të rrallë pagjumësie dhe nuk kishte fare nevojë të flinte. Në një pikë të jetës së tij ai kishte qëndruar për më shumë se rreth 10 vjet pa fjetur. Kjo gjë tërhoqi vëmendjen e mjekëve profesional të cilët e shqyrtuan më tej këtë çështje. Ata nuk gjetën asnjë shtrat ose dhomë gjumi në shtëpinë e tij. Ai është shprehur se shkonte në punë dhe kur kthehej ulej dhe lexonte deri në orarin kur i duhej të shkonte përsëri në punë ditën tjetër. Ai ishte një njeri i shëndetshëm i cili vdiq në moshën 94 vjeçare.

5. Stomak prej çeliku

Michel Lotito është njohur për aftësinë e tij për të ngrënë objekte që nuk treten mirë pa i shkaktuar asnjë dëm. Ai është parë duke ngrënë xham, metal, gomë dhe objekte të tjera. Mos e provoni këtë gjë në shtëpi.

6. Aftësi gjuhëfolëse mbinjerëzore

Mesatarja e të folurit të disa gjuhëve e të gjithë njerëzve në botë është 1.69. Harold Williams, në anën tjetër mund të fliste 58 gjuhë të ndryshme. Harold-i ishte një fëmijë normal deri në moshën 7 vjeçare kur ai u shpreh se kishte pësuar një “shpërthim në tru”. Pasi mësoi latinisht, e cila është baza e shumë gjuhëve ai nuk u ngop dot. Ai e kaloi jetën e tij duke udhëtuar nëpër vende të ndryshme në mënyrë që të mësonte sa më shumë gjuhë.

7. Shikim shqiponje

Veronica Seider mban rekordin e shikimit e objektit më të vogël pa ndihmë teknologjike. Ajo ka një mprehtësi të të shikuarit 20 herë më të mirë se të një njeriu normal. Ajo është në gjendje të identifikojë një person në një largësi prej 1.6 km.

8. Vizion hidrolokator

Ben Underwood është një person i jashtëzakonshëm i cili mund të shikojë (orientohet) duke përdorur tingullin e objekteve ose personave përreth tij. Ben humbi shikimin e tij nga kanceri dhe është plotësisht i verbër. Por sidoqoftë duke përdorur një seri zhurmash kërcitëse ai është në gjendje analizojë botën përreth tij.

9. Tolerancë të lartë ndaj dhimbjes

Kemi parë njerëz që kanë përdorur meditimin për të lehtësuar dhimbjen e lindjes së një fëmije, por Trim Cridland ka vendosur që ta përdorë tolerancën e tij të lartë ndaj dhimbjes si mjet performance dhe argëtimi. “Nuk ka asgjë jashtë normales për sa i përket trupit tim. Çdo gjë që kam bërë, ka qenë për shkak të stërvitjes sime. Do të thosha se unë po jap disa shembuj ekstrem të asaj çfarë ne mund të bëjmë me mendjen tonë të kombinuar me trupin”.

10. Komunikimi me kafshët

Kevin Richardson është një stërvitës kafshësh i cili është pranuar në disa tufa luanësh dhe klane hienash. Ai ka thyer pothuajse çdo rregull sigurie dhe shprehet se ai fokusohet më shumë tek intuita sesa tek metodat tradicionale kur bëhet fjalë për bashkëveprim me kafshët. Imagjinoni një botë ku të gjithë ne do të mund të jetonim në harmoni me kafshët përreth nesh.

11. Aftësi ndijore dhe njohja e muzikës

Arthur Lintgen është një fizikant amerikan i cili mund t’i njohë këngët që përmban një gramafon vetëm duke e parë atë. Ai gjithashtu mund të dallojë nëse volumi i këngës është i lartë apo i ulët duke u bazuar në disa detaje të vogla të disqeve.

12. Njeriu kompjuter

Shakuntala Devi është një grua nga India e cila mund të llogarisë numra përtej aftësive normale të njeriut. Ajo është testuar disa herë dhe ka qenë e aftë t’i bëjë të gjitha llogaritjet në mendjen e saj. Kur ajo u testua nga Universiteti i Kalifornisë asaj iu kërkua të llogariste rrënjën katrore të 61,629,875 gjë që ishte shumë e lehtë për të.

13. Memorie fotografike

Stephen Wiltshere është një arkitekt britanik i cili e shikon një peizazh njëherë dhe mund ta vizatojë atë me saktësi perfekte. Ai shpeshherë vizaton planimetritë e qyteteve vetëm duke i parë ato për një kohë shumë të shkurtër nga një helikopter. Njëherë ai vizatoi 10 km2 të qytetit të Londrës me një saktësi të detajuar vetëm nga një xhiro e shkurtër me helikopter.

14. Vrapim në distanca të largëta

Në veri-perëndim të Meksikës gjendet një grup vendasish të cilët quhen njerëzit Tarahumara dhe kanë aftësinë të vrapojnë në distanca shumë të largëta. Ato deklarojnë se vrapojnë në një distancë prej 230km pa ndalim për një kohëzgjatje 2 ditore.

15. “Njeriu prej akulli”

Wiceim Hof është një burrë 50 vjeçar i cili ka thyer limitet e të ftohtit në të gjithë botën. Në 35 vitet e fundit ai ka realizuar sfida të ndryshme duke mbajtur kështu 20 rekorde Guiness. Wim përdor një teknikë meditimi për frymëmarrje e cila bën të mundur që ai të mos e ndjejë të ftohtin si gjithë ne të tjerët.

16. Reflekse të mbinatyrshme

Isao Machii është një mjeshtër laido-je i cili ka reflekset më të shpejta në botë. Ai mban shumë rekorde botërore për aftësitë e tij të shpejta me shpatë.

(ict media).