Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 46
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    ISHTE ENDERR A CFARE ISHTE

    E shndërroj veten djalë të ri, ndezur ndjenjash djaloshare
    Shikoj femrat për karshi, përvëlim ndjej në faqe
    Mes dilemës hamletiane, kthyer në dilemë tjetër
    Të përmbahem, mos përmbahem, po a mund ta përmbaj zemrën?

    Ndjej shikimin e një femre, depërtuar qenies sime
    Eshtë gjuha e një zemre, që më fut në drithërime
    E megjithatë kam frikë apo s’kam besim tek vetja
    S’më ndihmojnë as Perënditë, sa mistike është femra.

    I afrohem, më largohet, gjithë naze, oh çfarë naze
    Toka ndal e s’rrotullohet, veç ajo ec dhe s’ndalet
    Prapë se prapë vazhdoj e ndjek dhe pse nuk më pëlqen ndjekja
    Paska tjetër gravitet, që e paska shpirtit femra.

    Më thotë, “Jo!” herën e parë, unë “Po!” lexoj në sytë
    Herën tjetër “Jo!” pa fjalë, unë ndjej Po-në e dytë
    “Jo!” nuk ka herë të tretë, por ka naze, nazendjellëse
    Po e them, sa ka lezet, kur mundohesh prej një femre.

    Ishte ëndërr a çfarë ishte, gjysmëëndërr sigurisht
    Vjen një femër gjithë finde, më ngul buzët e m’i thith
    Qenkam kthyer kësaj kohe, mbetur vetëm djaloshar
    Femra e ëndrrës ka dalë mode, unë vrapoj ëndrrës ta kap.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mondishall për postimin:

    martini1984 (25-12-2015)

  3. #32
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    U NDAVA NË ËNDËRR

    U ndava në ëndërr, u ndava për një kurvë
    Sinqerisht ju them, e dija të ndershme
    Unë i ndershmi, pa kurvëruar kurrë
    U ndava në ëndërr, në ëndrrën e tmerrshme.

    Mos më kërkoni arsyen e ndarjes
    Kërkojani ëndrrës, ëndrrës pa arsye
    Unë di vetëm kaq, iu ngjita kurvares
    E dija të ndershme, të virgjër sa s’thuhet.

    Më çmendi kurvarja, me nazet e saj
    Ditës më çonte në mbi 70 çezma
    Të shuaja etjen, asnjë çezme s’më la
    Veten ngushëlloja, “Kështu ësht’ e ndershmja”

    Por natës, ah natës, vetmuar më linte
    Asnjë ngushëllim s’i gjeja dot vetes
    Në çezmën e saj, e ndershmja ime
    S’la mashkull në këmbë, pa ia shuar etjen.

    Më shpëtoi nga ëndrra, femra e jetës
    Me burimin kristal, që s’e ka asnjë tjetër.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mondishall për postimin:

    martini1984 (29-12-2015)

  5. #33
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    DASHURUAR NË ÇDO FORMË TË MATERIES

    Fundviti më afron drejt teje
    Për një tjetër fillim të pafundshëm
    Ndaj them se nuk ka fund jete
    Dhe në ka, ai është i padukshëm.

    I padukshëm ndër shpirtra dashuruar
    Ku trupat luajnë lojë metamorfoze
    Dhe aty ku një ditë të skeletuar
    Do më gjejnë mua dashnor me ty dashnore.

    Ndodhur kështu në dy botë paralele
    Ja, njëlloj, në dy gjendje si dhe sot
    Dashuruar në çdo formë të materies
    Në dy shpirtra që të ndarë s’rrojnë dot.

    Ndaj ti mbetesh si një qendër universi
    Ku afrohem por asnjëhere s’të arrij
    Nuk e di ku është qendra prej vërteti
    Dhe nuk dua asnjëherë që ta di.

    Sepse ndjehem brenda qendrës çdo afrimi
    Sjellë dhuratë nga Babagjyshi çdo fund viti.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  6. #34
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    SHPIRTBABAGJYSHI

    Fundvitit takoj shpirtrat e ikur
    Dhe ik me ta, ikjes së pa ardhur
    Botës së tyre, ku vitet janë fikur
    Si Diell perëndimi i plakur.

    Ikjes së paardhur bie borë kujtimesh
    Borë kujtimesh, njerëz bore formuar
    Kjo botë shpirtrash, Babagjysh vishet
    Lodrat e fëminisë, më sjell ngarkuar.

    Ja treni çaf-çuf, me vete më merr
    Mua trenistin, të vetmin udhëtar
    Botës rrotulluar, në t’pafundmin univers
    Universit të dhomës, pranë vatrës me zjarr.

    Ja një trumpetë, frymën time ma sjell
    Frymën e pastër, si çdo frymë fëmije
    Bretkoca jeshile, një tango kërcen
    Arushi daulles, me putrat i bie.

    Pastaj, çfarë t’ju them, magjia pastaj
    Ngarkuar dhe mua, mes lodrash në thes
    ShpirtBabagjyshi, bashkë me lodrat më ndan
    Fëmininë fundvitit, dhuratë ma jep.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #35
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    I VETMUAR

    I vetmuar në mes njerëzve të vetmuar
    Të vetmuar mes vetvetes plastelinë
    E ndjej veten largësisht si një i huaj
    I ngujuar brenda kullës së vetmisë.

    Përreth kullës i rrethuar nga vetmia
    Më e tmerrshmja ushtëri e njerëzimit
    Nuk më ndahet qysh në çastin kur u linda
    Kësaj bote kthyer kullë e ngujimit.

    UTOPIA

    Hipur trenit utopik të ekzistencës
    Nëpër shina paralelesh, meridianësh
    Udhëtoj utopisë të së vërtetës
    Drejt stacionesh ku më presin kanibalët.

    I ndjej këmbët të munguar trupit tim
    Kokës sime e ndjej trupin të munguar
    Eshtë e kotë, as për kokën s’ka shpëtim
    Vetëm shpirtin e ndjej vetes të shpëtuar.

    Vazhdoj udhën kësaj bote i mohuar.

    @Edmond Shallvari
    Ndryshuar për herë të fundit nga mondishall : 08-01-2016 më 11:44
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  8. #36
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…



    ME SHIUN…

    Me shiun kam kontratë të pafundme
    Fillimin e kontratës mend s’e mbaj
    E veçanta është se nuk ka kushte
    Sepse pafundësia kushte s’ka.

    Ndaj bëjmë njeri-tjetrit çmendurira
    Lejuar njeri-tjetrit pa kufij
    Njëlloj si s’ka kufij vetë dashuria
    Me shiun jetoj gein çmendurisht.

    I xhvishem lakuriq përtej lëkurës
    E ndjej përtej lëkurës thellësisht
    Mes shiut ndjehem kurvë e shkuar kurvës
    Dhe gei e shkuar geit njëkohësisht.

    Rrallë përdor çadrën profilaktikisht.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #37
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    SË PRAPTHI

    E vesha këmishën së prapthi
    Së prapthi e vura gravatën
    E majta e pantallonës vajti
    Këmbës ku fut të djathtën.

    E vura së prapthi kapelën
    Orën së prapthi kurdisa
    Të fundit këpucët mbetën
    E pamundur së prapthi t’i vishja.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #38
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    Më vjen keq

    S’më vjen keq se ku do vete
    Më vjen keq se ç’do le pas
    Nëse trupin tret çdo vdekje
    Shpirtin s’e tret asnjë varr.

    Dhe ky shpirt lënë pa tretur
    Prapë do vuajë si më parë
    S’më vjen keq për trupin e tretur
    Por për shpirtin mbetur gjallë.

    Si do rroj kështu i vdekur?
    Si do vdes kështu i gjallë?
    Më vjen keq për shpirt’n e mbetur
    As për ferr, as për parajsë.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  11. #39
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    * * *

    Kur shkruaj për ty,
    pena më kthehet në penel piktori.
    Çdo gërmë e fjalë përzjerje bojrash,
    ku ndjenja nga esenca e ngjyrave shpërthen.
    Papritur poezia kornizohet,
    në pikturën akuarel të shpirtit femër.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  12. #40
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    Ku është ai diell?

    Dielli më ngjan me ajzberg qiellor
    Rrezet zgjaton si stalagmite kozmike
    Antarktidës së universit shpirtin tim e fton
    Mbi mua pikon të ngrirat vite.

    Ku është ai diell i zjarrit të shpirtit?
    Ku është ajo dritë e shpirtit të zjarrtë?
    Në linda të rroj veç stinën e dimrit
    Të paktën të vdes një çast të behartë.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nën Diellin e Parajsës Shqiptare
    Nga BvizioN në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 23-10-2012, 14:43
  2. Toka se shpejti me Diellin e dyte
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-02-2011, 05:42
  3. Rusia ndjek zhvillimet politike ne Shqiperi
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 17:20
  4. Nuk jam i sigurt për degën që duhet të ndjek
    Nga Hidden_Man në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 00:41
  5. E kapa diellin me dore
    Nga Salambo në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-07-2002, 03:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •