ISHTE ENDERR A CFARE ISHTE
E shndërroj veten djalë të ri, ndezur ndjenjash djaloshare
Shikoj femrat për karshi, përvëlim ndjej në faqe
Mes dilemës hamletiane, kthyer në dilemë tjetër
Të përmbahem, mos përmbahem, po a mund ta përmbaj zemrën?
Ndjej shikimin e një femre, depërtuar qenies sime
Eshtë gjuha e një zemre, që më fut në drithërime
E megjithatë kam frikë apo s’kam besim tek vetja
S’më ndihmojnë as Perënditë, sa mistike është femra.
I afrohem, më largohet, gjithë naze, oh çfarë naze
Toka ndal e s’rrotullohet, veç ajo ec dhe s’ndalet
Prapë se prapë vazhdoj e ndjek dhe pse nuk më pëlqen ndjekja
Paska tjetër gravitet, që e paska shpirtit femra.
Më thotë, “Jo!” herën e parë, unë “Po!” lexoj në sytë
Herën tjetër “Jo!” pa fjalë, unë ndjej Po-në e dytë
“Jo!” nuk ka herë të tretë, por ka naze, nazendjellëse
Po e them, sa ka lezet, kur mundohesh prej një femre.
Ishte ëndërr a çfarë ishte, gjysmëëndërr sigurisht
Vjen një femër gjithë finde, më ngul buzët e m’i thith
Qenkam kthyer kësaj kohe, mbetur vetëm djaloshar
Femra e ëndrrës ka dalë mode, unë vrapoj ëndrrës ta kap.
@Edmond Shallvari
Krijoni Kontakt