Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 46
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    JU ERDHËT NJË LEGJENDE

    Po ta dinit ju, ah, ju po ta dinit
    Çiklopin që ju priste më keq se Odisenë
    As ëndrrës atë vend, s’do deshit që ta shihnit
    Atë parajsë të Zotit, që ferr e kanë bërë.

    Ata që na shëmtuan e turpëruan faqen
    Ata barbarë të lindur nga geni i barbarisë
    Më vjen të ulërij, të ik e të marr malet
    Më keq se ç’i kam marrë, i endur gjithësisë.

    Ju erdhët një legjende me Mujo e Halilë
    Një vendi ku bekimi është kthyer në mallkim
    Ku lindin veç Baloza, pa Gjergj Elez Alitë
    Ku lindin Ballabanë, por Skënderbe më s’lind.

    @Edmond Shallvari
    Selanik, 4 korrik 2015
    Emri:  11140054_10204718295542909_3253102740952261157_n.jpg

Shikime: 508

Madhësia:  26.6 KB
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan mondishall për mendimin e shprehur në këtë postim:

    dielli1 (27-11-2015),martini1984 (25-12-2015)

  3. #22
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    VETEM TI

    Vetëm ti ma ndryshon motin, qoftë dhe brenda çastit
    Konkurente s’ke as Zotin, profetët pëlcasin
    Në livando e kthen shiun, më tërbon aroma
    Perëndi e kthen njeriun, sa çuditet bota.

    Ky njeri për ty jam unë, ti më tepër je
    Sjell pranverën në furtunë, errësirës diell
    Shikoj Zotin të menduar, i habitur tepër
    E ndjen veten dorëzuar, para seksit femër.

    Dhe pse bëri dikur Evën, nga brinjë e Adamit
    Nuk e priti atë tjetrën, që iu dha Shallvarit
    Dhe kjo tjetra je veç ti, për mua krijuar
    Perëndi mbi Perëndi, e padiskutuar.

    Le të shkruajnë Homerët, Shekspirët më tepër
    Para teje s’ve Helenën, nuk ve as Zhulietën
    Se ti je femra e femrës, që më jep gjithshka
    Më kënaq me virgjëreshën, me kurvën më pas.

    E ve firmën edhe vulën, pas të fundit varg.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. #23
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    DUA MOSHEN E VERTETE TE NJEREZIMIT

    Kush tha që jemi në vitin 2015-ë?
    Gënjejmë veten me matjen e kohës
    Kemi ndarë moshën tonë në dy pjesë
    Gënjejmë veten me matjen e moshës.

    Unë quaj vit të parë tjetër vit
    Atë vit kur u shfaq njeriu i parë
    Ç’lidhje ka t’i nis vitet me një Krisht
    Duke zbritur para Krishtit mijra shkallë?

    Ç’domethënë para Krishtit e pas Krishtit?
    Kush e shpiku kalendarin kaq absurd?
    Dua moshën e vërtetë të njerëzimit
    Kur u shfaq për herë të parë me shpirt e trup.

    S’ka ç’më duhen argumentat qesharake
    Me shumë zoter, me një zot apo asnjë
    Mosha jone kurrë me zotrat s’mund te matet
    As me Krishtin që nuk lindi vitit Nje.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #24
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…


    DËBIMI

    Ka kohë që ndjej veten të dëbuar
    Bile them e kam ndjerë qysh në lindje
    Dhe pse mollën e Edenit s’kam kafshuar
    Kur të tjerë e përtypin gjithë shije.

    Jam dëbuar nga kjo jetë mëkatare
    Që më tall e çvirgjëron deri në palcë
    Tokës ndjehem si në rrjetë merimange
    Më thith gjakun dhe më vdes qysh në të gjallë.

    Ndaj ndjej veten të dëbuar nga kjo jetë
    Kam lënë trupin si kurban për Perënditë
    Kam marrë shpirtin si thesarin më të shtrenjtë
    Të rilind veten time ardhmërisë.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  6. #25
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…


    TYMOS

    Tymos të fshehtat e pathëna
    Sinjale të humbura në eter
    Mbetur ngacmuese shpirtit brenda
    Dhe pse me cigaren i djeg.

    E di që arrijnë diku
    Diku pa arritur mbeten udhës
    Të fshehtat e fshehura në tym
    Si e ndershmja dëshirën e kurvës.

    Tymos të fshehtat e pathëna
    Rrëfyes mëkatesh të pabëra.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #26
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    IU DHASHE…

    Njerit sy diellin i dhashë, hënën tjetrit sy
    Shikoj botën ditë e natë, përmbi botën ty
    Dhe i zgjuar dhe i fjetur, s’i shpëton shikimit
    Të shikoj veshur dhe xhveshur, deri brenda shpirtit.

    Prapë ndjehem i paparë, paske kaq të fshehta
    Kjo më bën dashnor të marrë, s’më mjafton gjithë jeta
    Iu dhashë qiellin të dy syve, yjet e pafund
    Vetëm ty të shoh mes tyre, brenda teje humb.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  8. #27
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    POST-MORTEM

    Qava qarjen e së qarës, qesha qeshjen e së qeshurës
    Gjumin ia gjumova natës, zgjimin ia zgjova jetës
    Tmerrit ia tmerrova tmerrin, frikës ia frikësova frikën
    Ferrit ia shtova ferrin, në çmendi çmenda çmendinën.

    Pas kësaj e pashë botën, bota mua nuk më pa
    Syte e qiellit lotë rrodhën, syte e tokës rrodhën gjak
    Në mes lotësh isha unë, isha unë në mes gjakut
    Bashkë me mua ishin shumë, vrarë nga dora e qoftëlargut.

    Mos na qani, mos na qeshni, jemi lodhur, oh sa lodhur
    Të zhgënjyer, oh sa jemi, ndaj po ikim për t’u çlodhur
    Ju vazhdoni, porsi dje, si pardje, nesër, pasnesër
    Dhe pse s’bëni dot pa ne, ne me ju s’e duam jetën.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #28
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    SHFAQJE

    Ja që më shfaqet dhe një tjetër
    Një tjetër e paprekur realisht
    Mjafton që është e gjitha femër
    Por jo si ty, sigurisht.

    Ja që i shfaqem një tjetre
    Një tjetre realisht i paprekur
    Dhe pse ka gjithshka prej femre
    Tek ty plotësinë kam gjetur.

    Ja që i shfaqesh një tjetri
    Një tjetri që të prek në imazh
    Sepse je femër prej vërteti
    Prej vërteti veç unë ty të kam.

    Ja që një tjetër të shfaqet
    Një tjetër që s’e preke kurrë
    Unë vetëm xheloz jam në vargjet
    Jashtë vargjesh s’ka tjetër, veç unë.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #29
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    Kam kenaqesine te njoftoj dashamiresit e prozes sime, se jam vleresuar me Cmimin Letrar "Frang Bardhi" 2015, per prozen e shkurter. Ne linkun me poshte eshte njoftimi ne fjale.

    http://atunispoetry.com/cmimi-letrar-frang-bardhi-2014/
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  11. #30
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    PERMES…

    Përmes teje shikoj qiellin, vetëm përmes teje
    Sytë e tua pranë ma sjellin, pa një pikë reje
    Përmes teje shikoj Hënën, vetëm përmes teje
    Veç me ty e shijoj ëndrrën dhe pas ëndrrës mbetesh.

    Përmes teje ndjeva ndjenjën, vetëm përmes teje
    Buzët e tua kur më prekën, më dhanë frymë jete
    Përmes teje s’e njoh fundin, vetëm përmes teje
    Përmes teje rinoj trupin, si ti përmes meje.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mondishall për postimin:

    martini1984 (22-12-2015)

  13. #31
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    ISHTE ENDERR A CFARE ISHTE

    E shndërroj veten djalë të ri, ndezur ndjenjash djaloshare
    Shikoj femrat për karshi, përvëlim ndjej në faqe
    Mes dilemës hamletiane, kthyer në dilemë tjetër
    Të përmbahem, mos përmbahem, po a mund ta përmbaj zemrën?

    Ndjej shikimin e një femre, depërtuar qenies sime
    Eshtë gjuha e një zemre, që më fut në drithërime
    E megjithatë kam frikë apo s’kam besim tek vetja
    S’më ndihmojnë as Perënditë, sa mistike është femra.

    I afrohem, më largohet, gjithë naze, oh çfarë naze
    Toka ndal e s’rrotullohet, veç ajo ec dhe s’ndalet
    Prapë se prapë vazhdoj e ndjek dhe pse nuk më pëlqen ndjekja
    Paska tjetër gravitet, që e paska shpirtit femra.

    Më thotë, “Jo!” herën e parë, unë “Po!” lexoj në sytë
    Herën tjetër “Jo!” pa fjalë, unë ndjej Po-në e dytë
    “Jo!” nuk ka herë të tretë, por ka naze, nazendjellëse
    Po e them, sa ka lezet, kur mundohesh prej një femre.

    Ishte ëndërr a çfarë ishte, gjysmëëndërr sigurisht
    Vjen një femër gjithë finde, më ngul buzët e m’i thith
    Qenkam kthyer kësaj kohe, mbetur vetëm djaloshar
    Femra e ëndrrës ka dalë mode, unë vrapoj ëndrrës ta kap.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mondishall për postimin:

    martini1984 (25-12-2015)

  15. #32
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    U NDAVA NË ËNDËRR

    U ndava në ëndërr, u ndava për një kurvë
    Sinqerisht ju them, e dija të ndershme
    Unë i ndershmi, pa kurvëruar kurrë
    U ndava në ëndërr, në ëndrrën e tmerrshme.

    Mos më kërkoni arsyen e ndarjes
    Kërkojani ëndrrës, ëndrrës pa arsye
    Unë di vetëm kaq, iu ngjita kurvares
    E dija të ndershme, të virgjër sa s’thuhet.

    Më çmendi kurvarja, me nazet e saj
    Ditës më çonte në mbi 70 çezma
    Të shuaja etjen, asnjë çezme s’më la
    Veten ngushëlloja, “Kështu ësht’ e ndershmja”

    Por natës, ah natës, vetmuar më linte
    Asnjë ngushëllim s’i gjeja dot vetes
    Në çezmën e saj, e ndershmja ime
    S’la mashkull në këmbë, pa ia shuar etjen.

    Më shpëtoi nga ëndrra, femra e jetës
    Me burimin kristal, që s’e ka asnjë tjetër.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mondishall për postimin:

    martini1984 (29-12-2015)

  17. #33
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    DASHURUAR NË ÇDO FORMË TË MATERIES

    Fundviti më afron drejt teje
    Për një tjetër fillim të pafundshëm
    Ndaj them se nuk ka fund jete
    Dhe në ka, ai është i padukshëm.

    I padukshëm ndër shpirtra dashuruar
    Ku trupat luajnë lojë metamorfoze
    Dhe aty ku një ditë të skeletuar
    Do më gjejnë mua dashnor me ty dashnore.

    Ndodhur kështu në dy botë paralele
    Ja, njëlloj, në dy gjendje si dhe sot
    Dashuruar në çdo formë të materies
    Në dy shpirtra që të ndarë s’rrojnë dot.

    Ndaj ti mbetesh si një qendër universi
    Ku afrohem por asnjëhere s’të arrij
    Nuk e di ku është qendra prej vërteti
    Dhe nuk dua asnjëherë që ta di.

    Sepse ndjehem brenda qendrës çdo afrimi
    Sjellë dhuratë nga Babagjyshi çdo fund viti.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  18. #34
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    SHPIRTBABAGJYSHI

    Fundvitit takoj shpirtrat e ikur
    Dhe ik me ta, ikjes së pa ardhur
    Botës së tyre, ku vitet janë fikur
    Si Diell perëndimi i plakur.

    Ikjes së paardhur bie borë kujtimesh
    Borë kujtimesh, njerëz bore formuar
    Kjo botë shpirtrash, Babagjysh vishet
    Lodrat e fëminisë, më sjell ngarkuar.

    Ja treni çaf-çuf, me vete më merr
    Mua trenistin, të vetmin udhëtar
    Botës rrotulluar, në t’pafundmin univers
    Universit të dhomës, pranë vatrës me zjarr.

    Ja një trumpetë, frymën time ma sjell
    Frymën e pastër, si çdo frymë fëmije
    Bretkoca jeshile, një tango kërcen
    Arushi daulles, me putrat i bie.

    Pastaj, çfarë t’ju them, magjia pastaj
    Ngarkuar dhe mua, mes lodrash në thes
    ShpirtBabagjyshi, bashkë me lodrat më ndan
    Fëmininë fundvitit, dhuratë ma jep.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  19. #35
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    I VETMUAR

    I vetmuar në mes njerëzve të vetmuar
    Të vetmuar mes vetvetes plastelinë
    E ndjej veten largësisht si një i huaj
    I ngujuar brenda kullës së vetmisë.

    Përreth kullës i rrethuar nga vetmia
    Më e tmerrshmja ushtëri e njerëzimit
    Nuk më ndahet qysh në çastin kur u linda
    Kësaj bote kthyer kullë e ngujimit.

    UTOPIA

    Hipur trenit utopik të ekzistencës
    Nëpër shina paralelesh, meridianësh
    Udhëtoj utopisë të së vërtetës
    Drejt stacionesh ku më presin kanibalët.

    I ndjej këmbët të munguar trupit tim
    Kokës sime e ndjej trupin të munguar
    Eshtë e kotë, as për kokën s’ka shpëtim
    Vetëm shpirtin e ndjej vetes të shpëtuar.

    Vazhdoj udhën kësaj bote i mohuar.

    @Edmond Shallvari
    Ndryshuar për herë të fundit nga mondishall : 08-01-2016 më 11:44
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  20. #36
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…



    ME SHIUN…

    Me shiun kam kontratë të pafundme
    Fillimin e kontratës mend s’e mbaj
    E veçanta është se nuk ka kushte
    Sepse pafundësia kushte s’ka.

    Ndaj bëjmë njeri-tjetrit çmendurira
    Lejuar njeri-tjetrit pa kufij
    Njëlloj si s’ka kufij vetë dashuria
    Me shiun jetoj gein çmendurisht.

    I xhvishem lakuriq përtej lëkurës
    E ndjej përtej lëkurës thellësisht
    Mes shiut ndjehem kurvë e shkuar kurvës
    Dhe gei e shkuar geit njëkohësisht.

    Rrallë përdor çadrën profilaktikisht.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  21. #37
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    SË PRAPTHI

    E vesha këmishën së prapthi
    Së prapthi e vura gravatën
    E majta e pantallonës vajti
    Këmbës ku fut të djathtën.

    E vura së prapthi kapelën
    Orën së prapthi kurdisa
    Të fundit këpucët mbetën
    E pamundur së prapthi t’i vishja.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  22. #38
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    Më vjen keq

    S’më vjen keq se ku do vete
    Më vjen keq se ç’do le pas
    Nëse trupin tret çdo vdekje
    Shpirtin s’e tret asnjë varr.

    Dhe ky shpirt lënë pa tretur
    Prapë do vuajë si më parë
    S’më vjen keq për trupin e tretur
    Por për shpirtin mbetur gjallë.

    Si do rroj kështu i vdekur?
    Si do vdes kështu i gjallë?
    Më vjen keq për shpirt’n e mbetur
    As për ferr, as për parajsë.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  23. #39
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    * * *

    Kur shkruaj për ty,
    pena më kthehet në penel piktori.
    Çdo gërmë e fjalë përzjerje bojrash,
    ku ndjenja nga esenca e ngjyrave shpërthen.
    Papritur poezia kornizohet,
    në pikturën akuarel të shpirtit femër.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  24. #40
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    Ku është ai diell?

    Dielli më ngjan me ajzberg qiellor
    Rrezet zgjaton si stalagmite kozmike
    Antarktidës së universit shpirtin tim e fton
    Mbi mua pikon të ngrirat vite.

    Ku është ai diell i zjarrit të shpirtit?
    Ku është ajo dritë e shpirtit të zjarrtë?
    Në linda të rroj veç stinën e dimrit
    Të paktën të vdes një çast të behartë.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nën Diellin e Parajsës Shqiptare
    Nga BvizioN në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 23-10-2012, 14:43
  2. Toka se shpejti me Diellin e dyte
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-02-2011, 05:42
  3. Rusia ndjek zhvillimet politike ne Shqiperi
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 17:20
  4. Nuk jam i sigurt për degën që duhet të ndjek
    Nga Hidden_Man në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 00:41
  5. E kapa diellin me dore
    Nga Salambo në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-07-2002, 03:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •