NJË DITË DO NDJEK DIELLIN…
Një ditë do ndjek Diellin në perëndim
Në lindje, e di që s’do e ndjek dot
Me ment e marr atë ikje të pakthim
I vetmi rast kur jetës jam xheloz.
Xheloz për Diellin lindur dhe pas meje
Por veten e qetësoj filozofisë
Si mundet të kërkoj të përjetshmen
Kur Diellin unë e gjeta fëminisë?
Kur Dielli perëndonte dhe pa mua
Pa mua lindej Dielli në mëngjes
Kam fatin që ta ndjek i perënduar
Veç dua t’i ngjaj pak, kur ta ndjek.
@Edmond Shallvari
Krijoni Kontakt