Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 46
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Një ditë do ndjek diellin

    NJË DITË DO NDJEK DIELLIN…

    Një ditë do ndjek Diellin në perëndim
    Në lindje, e di që s’do e ndjek dot
    Me ment e marr atë ikje të pakthim
    I vetmi rast kur jetës jam xheloz.

    Xheloz për Diellin lindur dhe pas meje
    Por veten e qetësoj filozofisë
    Si mundet të kërkoj të përjetshmen
    Kur Diellin unë e gjeta fëminisë?

    Kur Dielli perëndonte dhe pa mua
    Pa mua lindej Dielli në mëngjes
    Kam fatin që ta ndjek i perënduar
    Veç dua t’i ngjaj pak, kur ta ndjek.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. 3 antarët më poshtë falenderuan mondishall për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Helikranon (30-01-2016),JuliusB (03-06-2015),martini1984 (03-06-2015)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    PROVOJE, PO TË THEM

    Kur je e kompletuar, je vetë përsosmëria
    Jo, nuk është e vështirë, të ndodhë ky kompletim
    Mjafton të kesh magjiken, dhuratë nga dashuria
    Mjafton t’ja veshësh vetes, në trup edhe në shpirt.

    Provoje po të them, filloje nga të duash
    Jepju ç’meritojnë, gjithë formave të trupit
    Mos ju mërzit aspak, mungesave të tua
    Ato janë prap’ tërheqëse, kur di t’ja shfaqësh burrit.

    Janë pjesë e kompletimit, besomë se s’të gënjej
    Ç’kujton se kanë më tepër, ato, miset e botës?
    Nëse në shpirt të tyre, shpirtin e femrës s’gjej
    As joshem e as ndizem, përkryerjes së formës.

    Vazhdo provën më tej, tej formave trupore
    Ty mendja nuk ta merr, sa vlerë të ka gjesti
    Delikatesë e femrës, lëvizjes femërore
    Kë mashkull s’bëri rob dhe zjarr shpirtin s’ja ndezi?

    Vazhdo më tej akoma, jepi trupit frymë
    Frymë femërore, nga shpirti i femrës-femër
    Ty mendja nuk ta merr, se sa çmendet çdo burrë
    Provoje po të them dhe do më kesh gjith’ jetës.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. 2 antarët më poshtë falenderuan mondishall për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Helikranon (30-01-2016),martini1984 (03-06-2015)

  5. #3
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    PROVOJE, PO TË THEM

    Kur je e kompletuar, je vetë përsosmëria
    Jo, nuk është e vështirë, të ndodhë ky kompletim
    Mjafton të kesh magjiken, dhuratë nga dashuria
    Mjafton t’ja veshësh vetes, në trup edhe në shpirt.

    Provoje po të them, filloje nga të duash
    Jepju ç’meritojnë, gjithë formave të trupit
    Mos ju mërzit aspak, mungesave të tua
    Ato janë prap’ tërheqëse, kur di t’ja shfaqësh burrit.

    Janë pjesë e kompletimit, besomë se s’të gënjej
    Ç’kujton se kanë më tepër, ato, miset e botës?
    Nëse në shpirt të tyre, shpirtin e femrës s’gjej
    As joshem e as ndizem, përkryerjes së formës.

    Vazhdo provën më tej, tej formave trupore
    Ty mendja nuk ta merr, sa vlerë të ka gjesti
    Delikatesë e femrës, lëvizjes femërore
    Kë mashkull s’bëri rob dhe zjarr shpirtin s’ja ndezi?

    Vazhdo më tej akoma, jepi trupit frymë
    Frymë femërore, nga shpirti i femrës-femër
    Ty mendja nuk ta merr, se sa çmendet çdo burrë
    Provoje po të them dhe do më kesh gjith’ jetës.

    @Edmond Shallvari
    Si GJITHMONE .....SUPERBE
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  6. #4
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…


    JAVA E FEMRËS

    Ti ke lejën dhënë dikur nga vetë Zoti
    Pak pushim kërkon jeta për rilindje
    Privilegj ve ç për femrat Ai e zgjodhi
    Mbase Zoti është femër Gjithësie.

    Kurse ne, ah, kurse ne, mashkullorët
    Ne që forcën mburrim racës njerëzore
    Jemi qenie të uritur, ta pangopshëm
    Nuk durojmë këtë shlodhje femërore.

    Këtë shlodhje kaq magjike të rilindjes
    Që na bën aq magjikshëm baballarë
    Jemi kafshë, shkuar kafshës në instikte
    Dhe s’durojmë asnjë ditë, jo një javë.

    Kur aq këndshëm, oh, sa këndshëm asaj jave
    Të jetojmë bashkë me femrën mrekullinë
    Dashuria është pa fund në variante
    Le t’i japim çdo varianti dashurinë.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mondishall për postimin:

    martini1984 (05-06-2015)

  8. #5
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    ZILIA E HOMERIT

    Kam lënë shikimin vetëm tek ty
    Vetëm tek ty kam lënë dëgjimin
    Botën e shoh si Homeri dikur
    Si Homeri dikur dëgjoj zhurmimin.

    Vetëm me kaq i ngjaj Homerit
    Edhe të dua më tepër s’i ngjaj
    Por më mjafton ky rol i të verbërit
    Për botën e sotme, pa pamjen e saj.

    Jo, nuk të kthej në asnjë personazh
    Nuk ka personazh pa një mangësi
    Zili nuk kam Odiseun dinak
    Naiven Penelopë nuk e kam zili.

    Sepse je e veçanta në gjithshkanë e femrës
    Në të veçantën e femrës gjithshkaja je
    Ndaj më ka zili Homeri i verbër
    Se s’mundi një si ty, mes vargjesh ta gjej’.


    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mondishall për postimin:

    martini1984 (05-06-2015)

  10. #6
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    Romani im, "FACEBOOK-KOOBECAF", i perkthyer ne greqisht nga perkthyesi i njohur i Kadarese, Blushit, Kongolit, etj, Niko Anagnosti, botohet ne gjuhen greke me titullin, "TO KASTRO TON SKION"(KESHTJELLA E HIJEVE").
    Emri:  11103874_1096743373676582_1284065217_n.jpg

Shikime: 1759

Madhësia:  77.7 KB
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  11. #7
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    FITORJA DYSHE

    Ti më fiton pa pësuar unë humbje
    Pa pësuar ti humbje unë ty të fitoj
    Ku është parë e dëgjuar kjo fitore dyshe
    Të fitojnë të dy palët njeri-tjetrin njëlloj?

    Në thënien time nuk jam absurd
    Asnjë absurditet dashuria nuk njeh
    Sa herë ne luajmë me shpirt edhe trup
    Humbim vetminë që shpirtrat i vret.


    Ndaj të fituar dalim të dy
    Gara vazhdon për vendin e parë
    Çudia ndodh kur mbrijmë në fund
    Nuk paska të dytë asnjëherë kjo garë.

    Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mondishall për postimin:

    martini1984 (05-06-2015)

  13. #8
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    MOS MË BËNI…

    Mos më bëni të ndez cigaren e dytë
    Të parën e shojta pa e ndezur
    Njëlloj dhe rakinë, sa e preka me buzë
    Të parën e piva pa e prekur.

    Mos më bëni të them të dytën e pathënë
    Të parën e thashë duke heshtur
    Njëlloj dhe heshtjen, pa zë e kam lënë
    E para ulurimës ka mbetur.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mondishall për postimin:

    martini1984 (09-06-2015)

  15. #9
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    LITARI I HALLEVE

    Sot hallet e halleve, i thurra litar
    Në lak për t’u varur, litarin e lidha
    E lehtë ishte futja e kokës pastaj
    Dhe kështu i varur, nuk di se ku ika.

    E pashë veten jashtë, mes borës gënjeshtare
    Dhëndër m’u duk vetja, mes orizit të hedhur
    Në shtylla lajmërimi, për ikjen fatale
    Unë vazhdoja ecjen, çuditërisht duke qeshur.

    Dikush më pa vëngër, dikush me urrejtje
    Dikush si unë qeshi, me çmendurinë time
    Unë indiferent, vazhdoja më keq qeshjen
    Për lajmin e kobshëm, që për mua fliste.

    Pastaj vazhdova rrugën, nuk di se për ku
    Ashtu, mes të gjallëve, i pangjashëm me ta
    Asnjë pikë halli, s’më pikonte mbi trup
    E si të më pikonte, kur e thurra litar?

    Në veshë më vinin zëra njerëzish me lutje
    “Na ndihmo edhe ne, me një copë litar!”
    Përgjigja ime: Më vjen keq, por me duhet
    Nëse prapë bashk’ me hallet, Zoti më ringjall.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mondishall për postimin:

    martini1984 (09-06-2015)

  17. #10
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    TI MË THUA…

    Ti më thua, u vjetërua Homeri
    Ndërkohë shkruan për të bukurën Helenë
    Njëlloj më thua për Dante Alighierin
    Ndërkohë për Beatriçen thurr poemë.

    Ti më thua ta le qetë politikën
    Ndërkohë bën politikë dhe në seks
    Kurse unë mes vargjesh i ngre pritën
    Jashtë vargjeve me të dashurën bëj qejf.

    Ti më thua të mos merrem me lirinë
    Me ata që na prangojnë të mos merrem
    Ti më thua t’i mbush vargjet me lëndinë
    Me thëllëza, bagëti, poet të mbetem.

    Ti më thua, çfarë s’më thua, eh, sa herë
    Po aq herë unë vazhdoj shtigje të tjera
    As më duhet çfarë thonë ca kritizerë
    Nuk i bie në një vrimë fyellit pena.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mondishall për postimin:

    martini1984 (09-06-2015)

  19. #11
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    ZONJA ME ROBDESHANDËR

    Bashkë me muzgun në ballkonin përballë
    Më tërheq shikimin një robdeshandër i rrallë
    Qartësoj shikimin e iluzionit të parë
    Brenda robdeshandrit zonja F si fantazmë.

    Pastaj formësohet pamja e zonjës
    Fytyra e saj, sfiduese e moshës
    Flokët e saj, argjend vezullonjës
    Sytë e saj, me vështrim prapa kohës.

    Prapa kohës më çon zonja F mistike
    Skulpturë mermeri, me trup Afërdite
    As më duhet mosha, qoftë mijra vite
    Më pëlqen dashuria, me femrën antike.

    Ka kohë zonja F, me veten jetuar
    Me ndjenjat e saj, robdeshandrit mbuluar
    Për pak dashuri, prej vitesh munguar
    Shikimi i saj, shigjetë e helmuar.

    Në çastin e muzgut më helmon në shpirt
    Më vdes, më ringjall, me frymë Perëndish
    E shndërroj në princeshë, më shndërron në princ
    Të dy mëkatarë, në distancë sigurisht.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mondishall për postimin:

    martini1984 (09-06-2015)

  21. #12
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    SOT…

    Sot kokën vura poshtë mjekrës së Marksit
    Dhe koka m’u mbush me flokë
    Ndërkohë mbivlera i qëndron të varfërit
    Fantazmë që i kërkon lëmoshë.

    Sot kokën vura mbi mjekrën e Marksit
    Dhe mjekra m’u shtua me mjekër
    Ndërkohë Atdheu ju arratis proletarit
    Në kërkim të një proletari tjetër.

    Sot kokën vura mbi kokën e Marksit
    Dhe vetja m’u duk si Lenini
    Ndërkohë revolucioni si thikë e kasapit
    Therr bijtë që vetë i lindi.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  22. #13
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    TË LIRË

    Jemi kaq të lirë,
    sa s’dimë ç’të bëjmë
    Të qajmë, deri në çmenduri
    Deri në çmenduri, të qeshim
    Murit t’i biem me kokë
    Kokës me mur t’i biem,
    deri në copëtim
    Pastaj,
    coprat e murit e të vetes t’i mbledhim
    dhe nga e para përsëri
    Sepse, jemi kaq të lirë,
    sa s’dimë ç’të bëjmë,
    në liri.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  23. #14
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    ME NJË GOTË UZO

    Ma more mendjen me një gotë uzo
    Me një gotë uzo u dorëzoka mendja
    Mendja e dorëzuar kërkon një puro
    Puroja e kërkuar digjet nga brenda.

    Nga jashtë tymos mendjen e marë
    Uzoja harlis gjakun ndër vena
    Ku e gjete e dashur këtë variant
    Ku vetëm e ndezur flakëron ndezja.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  24. #15
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…


    ARMIQ TË PËRJETSHËM

    Fushës me lule krijojmë fushë beteje
    Lulet i kthejmë në shigjeta harkëtarësh
    Nektarin e shndrojmë në kupa helmesh
    Petalet i shtrojmë arkivolesh të vrarësh.

    Mbetemi fushës, humbës, fitimtarë
    Fushës së kthyer në lule varresh
    Lule me rrënjët mes trupash të vrarë
    Trupa armiqsh, bashkuar petalesh.

    Oh, prapë rikrijojmë fushë beteje
    Në fushën e re me lulet mbi varre
    Lulet në çast kthehen në skelete
    Dhe rendin nëntokës, të prehen në paqe.

    Mbetemi fushës, humbës, fitimtarë
    Fushës së kthyer në lule skeletesh
    Kështu mijra vite, të vdekur, të gjallë
    Armiq të përjetshëm, ndaj tjetrit dhe vetes.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  25. #16
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    KËSAJ BOTE GUACKË

    U ngritën disa, disa u ulën
    Lojë pokeri, pa fillim e mbarim
    Pastaj të ulurit, të ngriturve ju sulën
    Të ngriturit pastaj, u kthyen kërmij.

    Nuk di kur filloi kjo ecje kërmilli
    Kur do mbarojë kjo ecje, nuk di
    Veç di që sa herë ngrihet i uluri
    Aq herë do të ulet i ngrituri prej tij.

    Kësaj bote guackë, me njerëz kërmij.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  26. #17
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    ÇDO DITË

    Çdo ditë le pa bërë diçka
    Pa ditur në fakt se çfarë le
    Çdo ditë bëj më shum’ se gjithshka
    Dhe prapë ngopësi nuk ndjej.

    Çdo ditë madhohem sa një ditë
    Pa ditur sa zvogëlohem në fakt
    Çdo ditë veç të djeshmen s’kam frikë
    E nesërmja më tremb sa një djall.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  27. #18
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…





    Sa do desha hiperbolë kjo të ish’

    Jo, nuk ja vesha nëpër vargje ashtu kot
    Sa do desha ashtu kot t’ja kisha veshur
    Pashë njerëzit në rrugica si robot
    Si robotë militantësh supet ngjeshur.

    Pashe njerëz në formë partish
    Pashë Parti formësuar në njerëz
    Për një çast gjithë globi m’u vërtit
    M’u vërtit në të kundërtën tjetër.

    Dhe më hodhi asaj kohe absurde
    Atij vargu majakovksian ai më hodhi
    Kur Partia me liderin përputhej
    Kur lideri dhe Partia ishte globi.

    Edhe ndjeva veten time shkretëtirës
    Ndjeva gurët e rrugicës të thërmuar
    Ndjeva skllevërit si punonin piramidës
    Të cfilitur, duke vdekur të gëzuar.

    Për atë, oh për atë kthyer në idhull
    Po ç’na duhet kjo kujtesë e asaj kohe
    Nga nëngurët e rrugicave ishin ngritur
    Të tjetër idhuj të stampuar nëpër gjokse.

    Nuk guxoje dot t’ju flisje në të kundërt
    Në të kundërt do të shpalleshe heretik
    Ç’m’u kujtuan të mesjetës Xhordano Brunët
    Galiletë kur dikur thanë, Toka lëviz!

    Mos më thoni se po them një hiperbolë
    Sa do desha hiperbolë kjo të ish’
    Po ju them që atë çast mbeta pa gojë
    Po ju them që atë çast u ndjeva hiç.

    Dhe ashtu kthyer në hiç vazhdova ecjen
    Si një hiç që si të sotmen pret të nesërmen.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  28. #19
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…


    Marathonomaku im

    Marathonomaku im
    Korier i të përjetshmes dashuri
    Flakadan në shpirt
    I shpirtit gjithësi.
    Pak Unë je Ti
    Shumë Ti jam Unë
    I ëndrrës princ
    Që nuk ndalon kurrë.

    Marathonomaku im
    I saj marathonomak
    Një shkëndijë më sill
    Të ndez një zjarr
    Atë zjarr olimpik
    Universit altar
    I flijuar Feniks
    Që veten ringjall.

    Marathonomaku im
    Shpërnda dit’ e natë
    Të vetmen dëshmi
    Të ëndrrës së parë
    Ku linda Perëndi
    Me Perëndeshën në krahë.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  29. #20
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Një ditë do ndjek diellin…

    PËRSIATJE

    ITAKA E ELLADËS SIME

    S’di si më vajti mendja aty ku s’ta pret mendja se mund të të vejë ndonjëherë, kur je duke bërë frapenë.
    Po ja që mendja, e larguar nga vëmendja e bërjes së frapesë, më çoi tepër larg në kohë dhe hapësirë, në Itakën e Penelopës, por pa ato mundimet e sajuara nga Perënditë për Odiseun.
    Me sa duket mendja s’do t’ja dijë as nga sajimet, as nga të vërtetat, sepse ndërsa të parat i quan produkte të fantazisë së saj, të dytat i quan produkte të mençurisë apo çmendurisë së saj.
    Tani frapeja është gati, kurse unë sa kam mbritur në Itakën e Penelopës dhe shikoj mishmashin që po ndodh në pallatin mbretëror të Odisesë.
    Që mos zgjatem me gjëra të njohura dhe nga nxënësit e fillores, pasi dhe mendja nuk më çoi aq larg për t’i përsëritur ato, po thith njëherë frapenë për të njomur buzët, ndonëse në këtë rast buzët janë jashtë rolit të tyre dhe po hyj aty ku as Odisea nuk hyri asnjëherë, pasi s’kish’ interes të hynte.
    Unë po hyj në Itakën e Elladës, motrës binjake të Penelopës, që edhe pse e merr vesh ardhjen time, vazhdon të endë ditën dhe të prishë natën pëlhurën e ëndrrave të mia dhe të milionave si unë.
    Ndërkohë në pallatin e saj vazhdon i njëjti mishmash i oborrtarëve, princërve, princeshave, shërbëtoreve…
    Meshkujt e etur për fronin tim dhe të milionave si unë, po ma bëjnë (më mirë po flas në vetën time, por nënkuptoni milionat e tjerë brenda saj) rrush e kumbulla pasurinë që kisha e shtova jo vetë me mund e djersë, por edhe me gjak plagësh ende të gjakosura.
    Jo, nuk e kam zili Odisenë, që pas aq vitesh përfundoi në krahët e Penelopës së plakur, por më vjen inat më tepër me Elladën time, që ndryshe nga binjakja e saj, nuk po ma var fare.
    Çfarë priste ajo nga mua, të imitoja burrin e motrës së saj në dinakërira dhe trimërira dhe të dërgoja botës së Hadit me shigjetën magjike bërësit rrush e kumbulla të pasurisë sime?
    Po unë s’kam qenë e s’kam dashur as në ëndërr të jem ndonjëherë Odise.
    Nuk është faji im që Ellada paska dashur të imitojë binjaken e saj, duke bëre e çbërë dekada të tëra pëlhurën, gjoja me pretekstin për të shtyrë pranimin e kërkesës së princërve për të zgjedhur njerin prej tyre në vend tim.
    Vërtet nuk kam zotësinë e Odisesë në dinakëri e trimëri, që në fund të fundit duhet ta pranojmë se s’ka qenë e gjitha e tij, por kam zotësinë njerëzore që eshtë e gjitha e imja për të nuhatur se diçka nuk shkon tek Ellada ime, që edhe pse e kam dashur dhe e dua më tepër se Odisea motrën e saj, me sa duket ajo më ka dashur dhe më do më pak se motra e saj Odisenë.

    Vazhdon përtej përsiatjes…

    @Edmond Shallvari
    Selanik, 24 qershor 2015
    Emri:  Pinturicchio,_Return_of_Odysseus.jpg

Shikime: 1880

Madhësia:  87.0 KB
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nën Diellin e Parajsës Shqiptare
    Nga BvizioN në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 23-10-2012, 14:43
  2. Toka se shpejti me Diellin e dyte
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-02-2011, 05:42
  3. Rusia ndjek zhvillimet politike ne Shqiperi
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 17:20
  4. Nuk jam i sigurt për degën që duhet të ndjek
    Nga Hidden_Man në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 00:41
  5. E kapa diellin me dore
    Nga Salambo në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-07-2002, 03:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •