Nga fundi i vitit 1992, Shqipria ishte angazhuar plotsisht ndaj Perndimit, dhe n veanti ndaj Shteteve t Bashkuara. Megjithat, Berisha (Sali Berisha, n at koh president i Shqipris) i vinte rrotull qeverive arabe dhe organizatave islamike, t cilat kishin filluar t vinin n Shqipri nj vit m par. Delegacionet e qeveris shqiptare vizituan Egjiptin, Libin, Kuvajti dhe Iranin pr t krkuar mbshtetje financiare.

N dhjetor t vitit 1992 Berisha udhtoi pr n Arabin Saudite dhe papritur njoftoi se Shqipria i ishte bashkuar Organizats s Konferencs Islamike (OIC). Shqipria kishte marr statusin e vzhguesit n konferencn e nj vit m par, kryesisht pr t trhequr ndihm nga shtetet myslimane. Shumica e shqiptarve u shprehn se ishin t tronditur. Pr ta, Shqipria bnte pjes n kampin perndimor. Ashtu si nj analist shkroi m von, Shqipria n at koh po mbijetonte me ndihma humanitare katolike nga Italia dhe parat q i drgonin shqiptart n Greqin ortodokse. Parlamenti refuzoi ta ratifikonte marrveshjen dhe disa nga intelektualt e vendit krcnuan se do t ndrronin fe e do t bheshin t krishter.

Pjesrisht, vendimi i Berishs reflektoi ndarjen Lindje-Perndim t Shqipris. Njsoj si nj amerikan q kalon rrugn n Londr, vendi nuk e dinte far drejtimi t merrte. Aleancat politike ishin me Perndimin, por shum prej traditave kulturore vinin nga Lindja.

Vendimi i Berishs reflektoi gjithashtu edhe nj zgjedhje strategjike. Pavarsisht retoriks, Perndimi po ofronte ndihm t kufizuar dhe shtetet arabe kishin premtuar ndihm. Kushti pr mbshtetje ekonomike, ashtu si Berisha informoi qeverin, ishte q Shqipria t’i bashkohej Organizats s Konferencs Islamike. Ai shpresonte se kjo do t siguronte ndihmn shum t nevojshme dhe do ta nxiste Perndimin t jepte m shum.

“Nuk ka ndonj tendenc pr ta par fen t luaj nj rol politik n Shqipri,” tha Berisha n at koh. Pr ta theksuar kt, ai ftoi Papn Gjon Pali i II-t dhe Sekretarin e Prgjithshm t NATO-s Manfred Werner n Shqipri. Shqipria s shpejti u b vendi i par ish-komunist q krkoi antarsimin n aleancn e NATO-s.

Nj tjetr arsye q Shqipria t’i bashkohej Organizatn e Konferencs Islamike ishte lufta n Bosnj, muslimant boshnjak kundr serbve. Sipas Partis Demokratike dhe zyrtarve t qeveris shqiptare, Berisha e ofroi Shqiprin si nj “port” pr myslimant e Bosnjs pr arm dhe lufttarve t huaj, pavarsisht embargos se OKB-s pr armt n Jugosllavi, e cila ishte n fuqi q prej shtatorit t vitit 1991. Ai e ofroi kt me dijenin e Shteteve t Bashkuara, than ata, t cilat po krkonin mnyra pr t mbshtetur boshnjakt mysliman dhe t vendosnin nj ekuilibr pushteti midis palve ndrluftuese.

Sipas mediave dhe dokumenteve t qeveris s Shteteve t Bashkuara, takimi i OIC n Xhedah n dhjetor t vitit 1992, kur Shqipria u b antare e plot, u mblodh specifikisht pr t diskutuar luftn n Bosnj dhe Hercegovin. Presidenti boshnjak Alija Izetbegovi, i cili e kishte vizituar Shqiprin dy muaj m par, mori pjes, njsoj si edhe kryenegociatort e Perndimit pr luftn jugosllave, Cyrus Vance dhe David Owen.

Sipas nj kabllori diplomatik pr Uashingtonin nga konsulli amerikan n Xhedah, pothuajse do pjesmarrs n konferenc po theksonte t njjtn gj: “Bosnja duhet t lejohet t marr arm pr t ndihmuar n mbrojtjen e saj.”

Kryeministri i qeveris shqiptare t Kosovs n ekzil, Bujar Bukoshi, ishte gjithashtu n Xhedah n at koh, dhe ai kishte marr pjes n takimet e mparshme t OIC-it.

Mbreti Fahd i Arabis Saudite hapi takimin, i rrethuar nga Izetbegovic dhe Berisha, duke thn se Bosnja duhet t ket mundsin t marr armt q i nevojiten pr vetmbrojtje.

Izetbegovic pasoi me nj fjalim dhjet minutsh, n t cilin ai pyeti nse “indiferenca” e bots ishte pr shkak se viktimat n Bosnj ishin myslimane apo se bots nuk i interesonte. Duke iu referuar embargos s armve pr ish-Jugosllavin, ai akuzoi ata q “na lidhnin duart” pr t qen bashkpuntor n tragjedin e Bosnjs, dhe pastaj krkoi “sasi t kufizuara” armsh mbrojtse.

Berisha pasoi me at q kabllori amerikan e quajti “nj fjalim i ashpr anti-serb”. Ai tha se forcat serbe u kishin prer kokat fmijve dhe kishin prdhunuar grat, dhe paralajmroi se lufta n Kosov “ishte shum pran”.

“Ndryshe nga fjalimi i Izetbegovicit, i cili u prit mir, ishte fjalimi nga presidenti i Shqipris, Sali Berisha,” tha kabllori amerikan nga Xhedahu. “Fjalimi i liderit shqiptar, i cili u mbajt n gjuhn angleze, ndonjher ishte i vshtir t deshifrohej, arriti n nj gjuh t ashpr kundr Serbis dhe sidomos kur ai i quajti “fundamentalistt ortodoks serb”.

N fund, nj komunikat n konferenc theksoi t drejtn e Bosnjs pr vetmbrojtje dhe i bri thirrje Kshillit t Sigurimit t Kombeve t Bashkuara t heq embargon e armve. Ai u krkoi vendeve antare “t zgjerojn bashkpunimin e tyre me Republikn e Bosnje-Hercegovins n ushtrimin e t drejts s saj t natyrshme pr vetmbrojtje individuale dhe kolektive.”

Pas skene, Shqipria u b nj pik tranziti pr armt q i drgoheshin myslimanve t Bosnjs. Ashtu si Berisha von pranoi n nj intervist pr gazetn italiane “Corriere della Sera”, Shqipria gjithashtu u kishte dhn edhe disa nga municionet e saj n at koh atyre q ai i quajti “shtete miqsore”.

Disa lufttar islamik gjithashtu kaluan prmes Shqipris gjat rrugs s tyre pr n Bosnj n at koh.

Pas prfundimit t lufts n vitin 1995, disa nga kta lufttar erdhn n Shqipri, duke shpresuar ta bnin at nj baz evropiane.

Kjo sht nj pjes e shkputur nga libri i ri “Shqipria moderne: Nga diktatura n demokraci n Evrop”, e cila nuk prfshihet n kapitullin rreth militantve islamik n Shqipri dhe bashkpunimin e ngusht t vendit n luftn kundr terrorizmit me Shtetet e Bashkuara, prfshir edhe arrestimin e vitit 1998 dhe dorzimin n Egjipt t nj t dyshuari pr terrorist.

Libri “Shqipria Moderne” nga Fred Abrahams mbulon rnien e komunizmit dhe tranzicionin e turbullt pas katr dekadash n kampe pune, sundimit t policis dhe nj partie t vetme. Libri bazohet n qindra intervista, dokumente t deklasifikuara t qeveris s Shteteve t Bashkuara dhe m shum se 20 vjet pun n Ballkan.

Fred Abrahams

Fred Abrahams sht krkues i Lart te Human Rights Watch. Libri i tij, Shqipria Moderne: Nga Diktatura n Demokraci n Europ, do t publikohet nga New York University Press n Pranver 2015.




Me sa di, libri eshte botuar tashme ne USA

Artikulli eshte mare nga Modern Albania