Lëkura e bio-printuar ka qenë në skenë tashmë e disa kohë, por kompania e kozmetikës L’Oreal është duke shpresuar për një teknikë të re.
Kompania franceze sapo ka njoftuar se është duke bashkëpunuar me Organovo, një kompani e cila bën printime 3D të indeve të njeriut, për të printuar kështu lëkurë të ngjashme me atë të njerëzve.

Ky është një hap i ardhshëm interesant dhe mjaft logjik për teknologjinë, e cila tashmë është duke u hulumtuar për përdorim në njerëz. Kjo teknikë e re mund të trajtojë lëkura të djegura apo të përdoret në kirurgjinë rindërtuese, transmeton Lajmi.net.

Ky do të jetë aplikimi i parë në industrinë e bukurisë, thanë kompanitë në një deklaratë të përbashkët.

Dekada më parë, L’Oreal filloi eksplorimin e një teknologjie të lëkurës e cila u përdor së pari në kafshë me përdorimin e mostrave të lëkurës njerëzore.

Teknika e tanishme përfshin inkubatimin e lëkurës njerëzore – që merret nga lëkura e njerëzve të cilët e dhurojnë atë për procedura të kirurgjisë plastike – dhe rritjen e qelizave të reja nga ajo.
lajmi.net