Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Maqedonia, drejt ndarjes apo decentralizimit?


    Xhevdet Pozhari

    Ka ditė qė Maqedonia e ka shfaqur fytyrėn e saj tė vėrtetė. Tashmė kryetemė e zhvillimeve nė kėtė shtet nuk janė temat sekondare qė pėrpiqej t’i sforconte Qeveria e Gruevskit, siē ėshtė ēėshtja e pazgjidhur e emrit apo integrimi i kėtij shteti nė strukturat euroatlantike.

    Pas konfliktit tė fundit nė Kumanovė, ku ishin tė pėrfshirė kryesisht shtetas nga Kosova, si dhe publikimit tė pėrgjimeve nė tė cilat ish ministrja e Punėve tė Brendshme, Gordana Jankullovska, fyente me gjuhėn mė tė ultė shqiptarėt e Maqedonisė, ndėrsa kryespiuni Sasho Mijallkov paraqitej si vendimmarrėsi kryesor nė Qeverinė e Gruevskit, u intensifikua edhe vala e protestave qė kėrkojnė dorėheqjen e kryeministrit maqedonas dhe daljen e partnerit shqiptar nga qeveria.

    Mirėpo, cili ėshtė realiteti politik nė Maqedoni tek tė dy etnitė qė dominojnė demografinė e kėtij shteti - maqedonasit dhe shqiptarėt?

    Faktet dhe rrethanat nuk janė gjithaq shpresėdhėnėse! Edhe nėse do t’i bindej kėrkesave tė protestuesve dhe ta jepte dorėheqjen kryeministri Nikolla Gruevski, gjasat qė lideri opozitar maqedonas, Zoran Zaev, tė dilte fitues nė zgjedhjet e ardhshme tė parakohshme janė tė zbehta, ndonėse nė euforinė aktuale, njė pretendim i kėtillė do tė dukej i paqenė. Nuk duhet tė harrojmė faktin se kjo nuk ėshtė hera e parė qė opozita maqedonase proteston, sikundėrse duhet ta pėrmendim edhe tė vėrtetėn se nė zgjedhjet e fundit LSDM doli thuajse dyfish me mė pak vota se sa partia e Nikolla Gruevskit, e cila njihet pėr kursin e saj politik antishqiptar.

    Andaj, publikimi i pėrgjimeve ku dėgjohen zyrtarėt e lartė shtetėrorė se si fyejnė dhe pėrbuzin bashkėqytetarėt e tyre shqiptarė me njė gjuhė tė thellė tė urrejtjes, nuk do t’i lėkundte nė masė tė madhe bindjet e votuesve tė VMRO-DPMNE-sė tė cilėt kėtė parti e votojnė, ndėr tė tjera, edhe shkaku i kursit tė saj radikal ndaj shqiptarėve tė Maqedonisė. Nė rrethana tė tilla, e vetmja gjasė reale e Zoran Zaevit tė LSDM-sė do tė ishte publikimi i pėrgjimit tė rastit “Monstra”, nėse njė gjė e tillė ekziston - ashtu siē pėrflitet nė opinion.

    Fjala ėshtė pėr pėrgjimin midis krerėve tė lartė shtetėror lidhur me rastin ku mbetėn tė vrarė pesė tė rinj maqedonas, ndėrsa autorėsia nga organet e drejtėsisė pėrmes njė procesi tė montuar gjyqėsor iu pėrshkrua shqiptarėve, duke i lidhur ata edhe me elemente radikale fetare. Dhe, nėse, siē pėrflitet nė opinion, ekzistojnė dėshmi se ky rast ėshtė i montuar nga autoritetet maqedonase, ndėrsa prapa tij qėndrojnė shėrbimet sekrete qė kishin pėr qėllim nxitjen e destabilitetit tė Maqedonisė, atėherė pa diskutim kjo do t’i jepte edhe goditjen e fundit tė qeverisjes sė Nikolla Gruevskit.

    E, derisa nė rrethana tė tilla do tė sqaroheshin vetėm dilemat nė taborin maqedonas, ēėshtja ėshtė se ēfarė do tė ndodhte me faktorin politik shqiptar? Cila forcė politike shqiptare do tė bashkėqeveriste, kushtimisht, me Zoran Zaevin? Do tė ishte Bashkimi Demokratik i Ali Ahmetit apo Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thacit? Apo qė tė dyja bashkė do ta luanin kartėn e ruajtur me kujdes, atė tė unifikimit tė faktorit shqiptar nė Maqedoni, si dhe pas disa reformave sa “pėr sy e faqe” brendapartiake do tė bėheshin pjesė e Qeverisė sė re? Apo qeverisjes me Zoran Zaevin do t’i bashkoheshin dy subjektet e porsaformuara shqiptare, Lėvizja “Besa” dhe partia e Ziadin Selės, ndonėse pesha e tyre politike ende mbetet e panjohur pėr shkak tė mos pjesėmarrjes nė zgjedhje mė parė.

    Pa marrė parasysh se cila parti shqiptare do tė bėhej pjesė e qeverisjes sė ardhshme tė Maqedonisė, mbetet e paqartė se cilat do tė ishin kėrkesat e shqiptarėve nė kėtė shtet. Nėse sėrish ēdo gjė do tė mbėshtetej nė implementim e Marrėveshjes Kornizė tė Ohrit, apo do tė kėrkohej njė marrėveshje e re politike, dhe cila do tė ishte pėrmbajtja e saj?

    Cilido qė tė jetė epilogu, Maqedonia ka gjasa qė tė rinisė nga fillimi edhe njė rrugė tė gjatė dhe tė mundimshme siē ndodh me njė shtet artificial. Pėrkohėsisht shqiptarėt edhe do tė mund tė avanconin nė disa tė drejta, pasi qė prej moti atyre u janė nėpėrkėmbur edhe tė drejtat mė elementare. Mirėpo, nė njė moment tė caktuar sėrish ky shtet do tė mund tė vihej nė pikėpyetje tė ekzistencės duke marrė parasysh se ēdo opsion i ardhshėm politik mund tė ndryshojė sipėrfaqėsisht, por jo edhe nė pėrmbajtje, se funksionimi i kėtij shteti nuk mbėshtetet nė mirėqenien e popullit sa nė interesat e ngushta tė pushteteve.

    Nė rrethana tė tilla, ndarja ose decentralizimi i kėtij shteti mbetet thuajse i pashmangshėm. E vetmja gjė e paqartė mbetet se sa janė tė parapėrgatitur shqiptarėt pėr njėrėn nga kėto dy variante!
    telegrafi.com
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anėtarėsuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169

    Pėr: Maqedonia, drejt ndarjes apo decentralizimit?

    Politika shqiptare ne Maqedoni ka deshtu gjith politikanet Shqiptar ne Maqedoni jan te korruptuar dhe jan kriminel fajtor i vetem per deshtimin dhe mos implementimin e Marveshjes se Ohrit eshte Ali Ahmeti dhe banda e tij.
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Pėr: Maqedonia, drejt ndarjes apo decentralizimit?

    Me kohe do shkoj gjithshka ne vendin e duhur!
    Me kot nuk u vrane...............viktimat.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •