Nga Besnik Ramekaj
Z. President! Ne jemi njė popull i vogėl, i varfėr dhe me 1.000 probleme. Por nuk do tė thotė se jemi pa dinjitet. Ju nuk mund te na blini dhe te na shfrytėzoni si hyzmetqar, duke na premtuar investime.
Z. President! Nė ēdo vend qė shkohet respektohen institucionet dhe personat nė krye tė tyre, pavarėsisht konsideratave dhe bindjeve qė mund tė keni. Nuk mund tė shpėrfillni edhe tonat ashtu siē keni bėrė me tuajat.
Z. President! Nėse ne ju quajmė vėlla, mik, partner strategjik apo ekonomik, kjo ėshtė se dimė ti respektojmė miqtė. Edhe nėse nuk ju kanė qortuar pėr injorimet e tė zotit tė shtėpise, ka qene nga respekti qė ne shqiptaret kemi pėr miqtė.
Z. President! Myslimanėt shqiptar e kanė zgjedhur Kryetarin e Komunitetit Mysliman (KMSH) dhe si ne ēdo shtet ligjor, pavarėsisht ndonjėherė qėndrimeve kritike, qė mund tė kemi ndaj tij, apo institucionit qė ai drejton, ne e respektojmė atė. Ndryshe nga Kryetari i Komunitetit tuaj (Dijanetit), qė nuk ėshtė me zgjedhje, por emėrim nga shtetit, si njė trashėgimi e Republikės Qemaliste. Sado i mire qė tė jetė ėshtė pėr ju dhe popullin tuaj, ne na mjafton zgjedhja jonė.
Z. President! Kryetari i KMSH ėshtė shqiptar dhe i shėrben popullit tė tij, ashtu si kryetari i Dijanetit Turk ėshtė turk dhe i shėrben popullit tė vet, apo juve. Prandaj kėshtu le tė mbetet.
Z. President! As ju dhe askush tjetėr nuk ka tė drejtė tė fyejė pėrballė popullit shqiptar, nė njė rast fillimi xhamie simbol pėr shqiptarėt, para Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, duke e injoruar dhe duke mos i dhėne as nė mėnyrė kortezie dorėn tė zotit tė shtėpisė, ndėrkohė qė Presidenti ynė i dha dorėn Kryetarit tė Dijanetit tuaj.
Z. President! Ju inauguruat restaurimin dhe jo ndėrtimin e xhamisė nė Kalanė e Prezės dhe para qindra dashamirėsve dhe myslimaneve shqiptarė, i ofenduat kėta njerėz, inteligjencėn e tyre, dinjitetin e tyre, duke prerė shiritin e kėsaj xhamie, kur myslimanėt shqiptarėt pėrfaqėsoheshin nga nėnkryetari H. Bujar Spahiu e Myftiu i Tiranės dhe njėkohėsisht Kryetari i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė KMSH-sė H. Ylli Gurra.
Ju na dhatė njė alternativė. Ti mbyllim institucionet tona arsimore dhe fetare, pėr ti konvertuar ato me tė Dijanetit tė Turqisė dhe tuajat. Nuk ka oferte mė qesharake dhe skandaloze pėr njė shtet ligjor dhe demokratik, sidomos kur vjen nga njė shtet tjetėr. Ne nuk jemi ankuar me to dhe askush nuk ju ka kėrkuar alternativė. Alternativa e vetme do ishte sikur nė kėto 25 vjet liri besimi ju tė kishit investuar njė kurs tė vetėm, apo tė paktėn nė kėto 13 vite pushtet tuajin.
Z. President! Ndoshta njerėzit pėrreth jush ju kane bėrė tė besoni se ku shkelni ju mbin bari dhe ēelin lulet. Me kėto qė po bėni ju, po shkelni dhe po thani edhe ato barishte dhe lule qė kane mbirė me shume sakrifica pas regjimit tė egėr dhe acartė komunist. Ju po i rrezikoni tė thahen dhe nė vend tė tyre po hidhni farėn e pėrēarjes dhe urrejtjes midis tyre.
Z. President! Ne pavarėsisht problemeve tona me demokracinė dhe standardet evropiane, e kemi lėnė pas periudhėn diktatoriale. Nuk mbyllim shkolla dhe institucione pa asnjė kriter ligjor dhe demokratik siē bėni ju nė vendin tuaj. Pėr kėtė nuk duam tju ngjajmė as juve dhe as tė kaluarės sonė.
Z. President! Edhe nėse shkollat tona ua lėme juve dhe njerėzve tuaj, ēdo na mėsoni mė tepėr? Si tė pėrdorim fenė pėr qėllime elektorale? Si njė drejtor banke tė fshehė milionat e dollarėve nėpėr kuti kėpucėsh? Si ti anashkalojmė ligjin dhe kushtetutėn sa here lind nevoja pėr interesat tona? Apo si tė burgosim padrejtėsisht policėt, gazetarėt, apo si tė shpėrfillim gjykatat e vendit?
Z. President! Nėse prej institucioneve tona dhe liderėt tanė nuk merrni njė pėrgjigje troē dhe shqeto si kjo e imja, ta dini se kjo nuk ėshtė pėr arsye se ata nuk munden, kane frike apo sju kthejnė dot fjalėn. Por e dinė se miqėsia midis popujve tanė dhe lidhja midis tyre ėshtė mjaft e thellė dhe mė e vjetėr sesa mosha juaj dhe mė jetėgjatė se pushteti juaj.
Ditėn e mirė nė vendin tuaj dhe larg duart nga shtėpia jonė.
http://opozita.com/2015/05/14/leter-...k-r-t-erdogan/
Krijoni Kontakt