Ambasadori gjerman, Helmut Hoffmann, deklaroi së fundmi nga Berati
se do të kthehen të gjithë emigrantët që kanë shkuar në Gjermani për të kërkuar azil politik.
Gjatë vizitës së tij në Berat, ambasadori Hoffmann deklaroi se do të kthehen shqiptarët që emigruan
drejt Gjermanisë për tu strehuar në azil politik. Sipas tij, do kthehen 999 emigrantë
shqiptarë nga 1.000 të tillë. Ambasadori sqaroi se emigrantët janë të gjithë për arsye
ekonomike dhe procedurat e verifikimit zgjasin 3-5 muaj.
Sa i përket deklaratës së deputetes italiane, Daniela Santanche, deklaratë e bërë një ditë më parë,
ai e cilësoi si shokuese. Ambasadori gjerman theksoi se nuk mund të flitet për deklarata të tilla.
Një ditë më parë, deputetja italiane tha se Italia duhet të fundosë gomonet që në nisje,
ashtu siç bëri me shqiptarët. Kjo deklaratë e saj shokoi mbarë opinionin publik dhe u bë objekt debatesh të shumta.
ikub.al
Krijoni Kontakt