Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Blinte femrat 4000 euro në Shqipëri, i bënte prostituta në Itali.

    Karabinierët arrestuan mëngjesin e djeshëm të 4 majit 2015, shqiptarin 43 vjeçar, Gazmir Daka, i cili ishte nën kërkim ndërkombëtar.
    Në 2005-n, ishte i dënuar nga Gjykata Italiane me 6 vjet e 10 muaj burg për trafikim armësh dhe shfrytëzim prostitucioni dhe nga Gjykata Shqiptare me 7 vjet burg për trafik qeniesh njerëzore.
    Daka, trafikant armësh dhe qeniesh njerëzore, merrte vajza të reja nga Shqipëria për t’i shrytëzuar si prostitute në rrugët e Italisë. Ai kishte një vajzë të re shqiptare për 4 mijë euro dhe e detyronte të prostituonte në Itali.
    Pas hetimeve në fushën e krimit të organizuar shqiptar, Policia italiane kishte shkuar në shtëpinë e Dakës. Ai, pasi kishte marrë vesh që policia po e ndiqte, e bëri zërin si femër nga brenda shtëpisë duke i thënë agjentëve se gjasme bashkëshorti i saj nuk ishte për momentin në shtëpi dhe se nuk e kuptonte mirë gjuhën italiane. Më pas i nxorri gruan policëvem në mënyrë që mund të arratisej vetë. Agjentët që e kuptuan hilen, kontrolluan të gjithë apartamentin dhe arritën ta kapnin Dakën.
    Trafikanti shqiptar u shoqërua në stacionin policor dhe pritet të marrë dënimin e tij.
    /lajmifundit.al
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Blinte femrat 4000 euro në Shqipëri, i bënte prostituta në Itali.

    po kush i shiste...qe i blinte ky?!
    "Më e mira është armike e së mirës"

  3. #3
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Blinte femrat 4000 euro në Shqipëri, i bënte prostituta në Itali.

    Lajm idiot.
    Pa hollesira.
    Gazetari alla-shqiptarce.
    VK.
    Cdo gje eshte relative...

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Blinte femrat 4000 euro në Shqipëri, i bënte prostituta në Itali.

    Policia e Reggio Emilia vuri në pranga dje 43-vjeçari Gazmir Daka, i cili jetonte në Itali pa leje qëndrimi, ndërkohë që ndodhej në kërkimi ndërkombëtar.

    Gazmir Daka, me origjinë nga Peqini (Elbasan County), ndodhej në kërkim edhe nga Interpol, me akuzën shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese, por asnjë foto e tij nuk qarkullon nga organi botëror i policisë.

    Sipas të dhënave të policisë italiane, Gazmir Daka është dënuar në vitin 2005 në Itali me 6 vjet e dhjetë muaj burgim për trafik armësh dhe favorizim prostitucioni. Kurse nga një gjykatë shqiptare me shtatë vjet burgim për trafik qeniesh njerëzore.

    According to investigations, Daka sillte nga Shqipëria vajza të reja për rrjetin e prostitucionit italian, ku një vajzë shitej për katër mijë euro. Kjo shitje bëhej që në Shqipëri.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-06-2015
    Postime
    3

    Për: Blinte femrat 4000 euro në Shqipëri, i bënte prostituta në Itali.

    Si puna e ketij dakes ka shume ne shqiperi. Disa fytyra te vjetra qe ende i shoh ne rruge policia nuk i kapte ne ate kohe e as tani

  6. #6

    Për: Blinte femrat 4000 euro në Shqipëri, i bënte prostituta në Itali.

    Sa here u arrestoka ky daku mer? A e kapen njehere ne 4 maj?

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Blinte femrat 4000 euro në Shqipëri, i bënte prostituta në Itali.

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Sa here u arrestoka ky daku mer? A e kapen njehere ne 4 maj?
    "Daku" e lyenka mire rroten e qerres si duket prandaj

  8. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Blinte femrat 4000 euro në Shqipëri, i bënte prostituta në Itali.

    Avokati tha qe s'ka prova qe ka qene Daku dhe gjykatesi
    i dha pafajsine.
    Ne nje rast tjeter avokati tha qe s'ka qene Daku,ka qene nje tjeter
    qe i ngjante Dakut dhe gjykatesi e nxorri Dakun te pafajshem.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #9

    Për: Blinte femrat 4000 euro në Shqipëri, i bënte prostituta në Itali.

    Fjala dak, ska te beje me mbiemrin e tij. Ne Tirane daku ose o robo i thoshim njerezve

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •