Epo edhe Rama nuk mund të bëjë përjashtim nga vuajtja e sëmundjes së mëndjemadhësisë e delitantizmit diplomatik. Paraardhësi i tij akuzonte rusët për ideologjinë e tyre ekspansioniste në Oseti e Abkazi dhe i bënte presion të tërhiqnin trupat nga Gjeorgjia. Madje ai shkoi edhe më larg duke sulmuar presidentin iranian Ahmadinexhat, duke e etiketuar si Hitler për fjalimet e tij anti-izraelite. Aq e ashpër qe replika, sa ambasadori iranian asokohe nisi notë proteste diplomatike. Por edhe Rama me kalimin e kohës do e zgjerojë influencën e tij të vyer opiniondhënëse në Lindje të Mesme; do ceki konflikte jetike si ai arabo-izraelit e do shtrihet deri te kriza Pakistan-Indi, madje mund të përfshijë edhe konfliktin kinez me një sërë shtetesh rreth pronësisë së disa ishujve.
Kështu edhe puna e Kryeministrit të sotëm - ta quash krenari këtë nisëm donkishoteske nuk është e udhës. Nqs tentohet të inkuadrohet te Komedia Hyjnore si personazh, do haset në dështim, pasi mëkati i tetë i budallallëkut mungon së përcaktuari si i tillë.
Krijoni Kontakt