-
Durrës: Ndërron jete artisti i njohur Agron Xhunga në moshën 68 vjeçare
DURRES - Ka ndërruar jete në moshën 68-vjeçare kompozitori I mirënjohur durrasak Agron Xhunga. Artisti vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa homazhet në nder të tij janë zhvilluar pasditen e sotme në teatrin “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit.
Agron Xhunga radhitet nder personalitet e shquar të muzikës së qytetit të Durrësit sikurse janë Shaqir Kodra, Hajg Zaharjan, Enver Qerimi, Ylli Ramzoti e të tjerë emra të njohur të botës së muzikës.
Xhunga që në moshë të re spikati me talentin e tij dhe me instrumentin e dashur fizarmoniken u bë i njohur jo vetëm në skenën e Durrësit por në të gjithë vendin.
Për shumë kohë ai punoi në Shkollën e Mesme “Jan Kukuzeli” të Durrësit dhe vitet e fundit në Qendrën Kulturore të Fëmijëve të qytetit bregdetar duke mos reshtur se përgatituri koncerte dhe aktivitete si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Bashkëmoshatarët e Agronit i kanë ruajtur në memorie këngët e tij të interpretuara në festivalet e RTVSH, në skenën e estradës profesioniste të Durrësit si dhe në anketën muzikore te ish “Pallati Rinia”.
Këngët e tij janë interpretuar nga këngëtarë të njohur të muzikës se lehtë si Qemal Kertusha, Valentina Gjoni, Zija Saraci, Miga Hysi e të tjerë zëra te njohur të skenës shqiptare.
Në repertorin e tij të pasur bëjnë pjesë këngë të fondamentit shqiptar si “Të dua”,”Si lule maji” e të tjera.
Për nder të tij u organizuan homazhe në hollin e Pallatit të Kulturës “A.Moisiu” të qytetit të Durrësit. Disa qindra qytetarë, shokë e miq, artistë e pushtetarë lokale i dhanë atij lamtumiren e fundit.
Shqiptarja
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt