Po ja filloj me te dhenat e mia , jam 24 vjeqar i Martuar, jetoj ne Maqedoni, jam i punsuar ne nje kompani ku paga sillet 400 - 450, kam te perfunduar Fakultetin, njeri i qete , serioz .
Por problemi eshte qe jam futur ne nje rruge pa fund ku nuk po mund te kthehem ne gjendje normale. 6 vite i ka qe luaj Bastore Sportive vetem ne wikende por kam luajtur por me shuma minimale 0.50 centi deri ne 2 eu, ku nuk e kam patur problem por kohet e fundit kam rreshqitur, kam harxhuar gati 2000 eu ne bastore, ku nuk po mund ta arrij ta njoh veten, e di qe nga bixhozi bastorja fitim sun del kurre por nuk e di qa me shtyen te luaj.
Kam pauzuar disa here me muaj por prap luaj, dua qe te largohem nga kjo jete e piste, te jetoj njeri i qete i lumtur me familje.
Tani me duhet te hyje kredi qe ti kompenzoje atu te holla sepse kan qene te destinuara per disa pune tjera . Nuk e di si te kthjellem tani me duhet 2 vite te punoj per kredit .
As nuk po me punohet kur po e mendoj qe afer 700 dite te punoj vetem ti shlyej borgjet .
Besoj se mund te me ndihmoni me naj keshille ..
Krijoni Kontakt