-
i/e regjistruar
Fadil Lushi
Fadil LUSHI
PUNĖ ME QEDER
Vėshtrimet, opinionet, editorialet po edhe analizat politike, jo gjithmonė e domosdo duhet tė jenė tė qėndrueshme, premtuese dhe realiste dhe jo detyrimisht e dosido duhet tė lexohen, tė vlerėsohen a edhe tė shijohen nga ana e lexuesit. Nėse ato nuk e kanė takatin mental pėr tė kthjelluar ēėshtje tė caktuara politike, kulturore e tė tjera, atėherė atyre do tu mungojė vėmendja e masave, nė veēanti e atyre qė i lexojnė me pėrkushtim. Ne, kėtė opinion tonin tė radhės, do ta fillojmė me atė fjali qė nė vete pėrmban mėsime tė urtėsisė sonė popullore: Bujku qė mbjell grurin lėre qė di ta korrė, po edhe e di se nė ēkohė duhet ta korrė grurin! (Qė ne e parashtrojmė kėtė shkrim tonin as qė na bie ndėr mend ta barazojmė me urtinė popullore tė lartpėrmendur, sepse njė gjė tė tillė, tekefundit, mund ta bėjė vetėm ikona e eseistikės shqiptare, Faik Konica).
Vėshtrimin tonė do ta vazhdojmė me atė vakinė me presidentin e nde-ruar tė Republikės sė Shqipėrisė, zotin Bujar Nishani (besojmė se nė asnjė mėnyrė nuk do ta keqpėrdorim emrin dhe postin qė ka), i cili kohė mė parė kishte rruar mustaqet e tij(!?). Me tė marrė kėtė lajm, thashethemexhinjtė nė mėnyrė tė paturpshme ia mbathėn vrapit, se kush mė i pari do tė fuste hundėt nė jetėn intime a private tė tė respektuarit kryepar tė shtetit shqiptar (ne qė e bėjmė kėtė shkrim pėr lexuesit tanė tė nderuar, nuk do tė futim hundėt). Njė fut-hundje tė tillė nuk hezitoi ta bėnte edhe kryeplaku i fshatit aty pranė Tiranės, edhe analisti, edhe politikani (hiq mėnjanė berberėt e bllokut), edhe deputeti, por edhe ata qė shpėrblehen a paguhen nga ana e shtetit, pėr ti huma-nizuar standardet, parimet, moralin dhe ligjet e institucioneve, qofshin ato qendrore a vendore, dhe ata nė vend qė ti emancipojnė institucionet nė fjalė, ata do ti ngatėrrojnė ato, ata nuk shpėrblehen qė ti ngatėrrojnė afatet, nuk paguhen qė ti ngatėrrojnė zyrat, ti ngatėrrojnė vulat, ti ngatėrrojnė suret (secili nga tė njėqind e katėrmbėdhjetė kapitujt e Kuranit famėlartė), jo tė ngatėrrojnė vaktet e namazit, jo tė ngatėrrojnė zėrin e myezinit me atė ushtimėn e kumarxhiut, jo tė ngatėrrojnė rrapin me panjėn, jo tė ngatėrrojnė tė mirėn me tė keqen, jo tė ngatėrrojnė profesionet, jo tė ngatėrrojnė tragjiken me komiken, jo tė ngatėrrojnė ngjyrat, jo tė ngatėrrojnė kompjuterin me televizorin, jo tė ngatėrrojnė identitetet e nevojtarėve tė cilėt ditė pėr ditė frekuentojnė hapėsirat ku jepet lėmoshė, jo tė ngatėrrojnė orarin e punės, jo tė bėjnė punė me qeder, jo tė ngatėrrojnė tė vėrtetėn me atė kambanarin e manastirit pa hair(!?), atij kambanari, i cili kur ti teket e si ti teket e lėshon kushtrimin e rremė pėr liri(!??), jo tė ngatėrrojnė xhepin e zbrazėt tė xhaketės sė fukarasė me xhepat e thellė tė pantallonave tė nėpunėsit tė korruptuar..., dhe, sė fundi, ata nuk paguhen tė ngatėrrojnė kompetencat!? Ca ngatėrresa kompetencash kishin bėrė edhe disa kryeministra tė Gadishullit Ilirik. I pari (se i pari, i dyti dhe i treti ēemra kanė, kjo pak rėndėsi ka pėr ne), nė vend qė tė merret me drejtimin e vendit, nė vend qė tė merret me qethjen e sistemit tė drejtėsisė hallakamė, nė vend qė tė merret me dertet e miletit, nė vend qė tė merret me varfėrinė e..., ai ngatėrron antikitetin a lashtėsinė e kombit tė vet..., ngatėrron spiunėt vendorė me kodoshėt a pėrgjuesit e huaj. I dyti, nė vend qė tė sikletoset me krimin e organizuar, nė vend qė tė dalldiset me tritolet, merret me mustaqet e presidentit si dhe me ilaēet e doktorit. I treti, nė vend qė tė merret me ekonominė e shkatėrruar tė vendit, nė vend qė ta pengojė eksodin e popullatės, ai ngatėrron koalicionet joparimore si dhe merret me krijimin e...,(!?). (unė nuk e them dot se me ēkrijim merret). Qė tė tre, nė vend qė krimit tė organizuar institucional tia vėnė teneqenė a legenin nė bisht dhe nė vend qė ta varin pėr k..., ta varin nė ēengel (!?)..., ata bėjnė shtėpi dhe shtete me sehir dhe pėr sehir(!?).
Kėtė shkrim do ta pėrfundojmė me atė fjalinė qė nė vete pėrmban mėsime tė urtėsisė sonė popullore: Lumi e ka ujin tė pastėr nė burim. Po ēlidhje ka kjo urtėsi me paragrafin e fundit tė kėtij shkrimi. Po besojmė se ka, me kusht nėse lidhet me meselenė dhe shpjegimin e njė tė moshuari qė ka shkelur tė shtatėdhjetat. Njė ditė ky i moshuar ma lakoi dertin e tij qė kishte me njė burokrat tė njė institucioni qendror, i cili edhe pas njė dekade, nuk ia kishte larė njė borxh tė vjetėr..., pos tė tjerash, mė tha: Ti, miku im, pa mė thuaj pse unė duhet tė jem i pėrjashtuar nga turma e njerėzve qė janė tė barabartė edhe para ligjit, edhe para librit tė shenjtė-Kuranit, edhe para drejtėsisė, edhe para Perėndisė, po edhe para fjalės sė drejtė!. Vazhdoi tė ma shpjegonte tė kaluarėn fėmijėrore dhe adoleshente tė burokratit: Eh, sa i bukur ishte kur i kishte pesė vjeē, sa i bukur ishte kur filloi tė mbante mend, sa i bukur ishte kur filloi tė kėndellej. Eh, sa i bukur ishte kur gocat filluan ti shkojnė vėrdallė, eh, sa i bukur ishte kur pėr herė tė parė filloi tė urinojė drejt, eh, sa i bukur ishte kur burrat pėr herė tė parė e ftuan a e gostitėn nė tryezėn a sofrėn e tyre, eh, sa i bukur ishte kur pinte ujin e pastėr nė burim... Eh, ai e humbi burrėrinė dhe nurin kur ra nė kthetrat e njerėzve shpirtligj dhe ngatėrrestarė..., ata tė cilėt e detyruan qė punėn ta bėnte me qeder..., u bė si njerėzit kur dalin lugat(!?). Para se tė ikte, mu duk sikur majė gjuhės i ishte ngatėrruar njė fjalė fyese, nuk e shqiptoi dot, kishte marrė avdes pėr namazin e iqindisė..., kishte larė kėmbėt, veshėt, sytė, duart dhe kishte shpėlarė gojėn. Thonė se ai bujku i mirė edhe sivjet do ta korrė grurin, nuk do tė ngatėrrojė vaktet, siē ne ngatėrruam toptan kėtė shkrim dhe siē e turbulluam ujin qė nga burimi..., nėse kjo ėshtė pėr njėmend, atėherė le tė mė ndjejė lexuesi i shkrimeve tė mia. Tekefundit, qari dhe qederi shkojnė bashkė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt