Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anėtarėsuar
    19-10-2012
    Postime
    621

    Origjina e gjuheve botrore

    Pse ne nuk e flasim tė njėjtėn gjuhė te gjithe ?
    Perafersisht ka rreth 3.000 gjuhė qe fliten nė mbarė botėn.
    Pėr mė tepėr, ka shumė dialekte, lokale variacion tė njėjtėn gjuhė.
    Nga shume gjuhė tė ndryshme qe fliten sot kan evoluar ngadalė nga nje gjuhė primitive.
    Njerėzit tė ndarė nė grupe dhe u vendosėn nė vende tė ndryshme nė botė.
    Grupet kishin pak kontakt me njėri-tjetrin dhe gjuhėt u bėn gjithnjė e mė shumė te ndryshme.
    Pas disa shekuj ata kishin zhvilluar nė mėnyrė qė grupet te mos e kuptojnė mė njėri-tjetrin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi II : 13-04-2015 mė 06:33

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anėtarėsuar
    19-10-2012
    Postime
    621

    Pėr: Origjina e gjuheve botrore

    A kanė ardhur gjuhėt nga Kulla e Babelit?
    Bibla thotė se ngatėrrimi i gjuhėve dhe shpėrndarja e njerėzve ndodhi «nė vendin e Shinarit», qė mė vonė u quajt Babiloni. (Zanafilla 11:2) Kur ndodhi kjo? Bibla thotė se «toka [‘popullsia e tokės’, shėnimi] u nda» nė ditėt e Pelegut, qė lindi rreth 250 vjet para Abrahamit. Prandaj, ngjarjet  nė Babel me sa duket ndodhėn rreth 4.200 vjet mė parė.—Zanafilla 10:25; 11:18-26.

    Kulla e Babelit (hebr. בבל‎ Migdal Bavel) sipas Zanafillės, kreu 11 i Biblės ishte njė kullė e ndėrtuar pėr tė arritur qiellin nga njerėzimi i bashkuar. Perėndia qė vėzhgonte kryelartėsinė e njerėzimit, vendosi tė pėshtjellonte gjuhėn e njėjtė tė mėparėshme tė njerėzimit, dhe kėshtu parandaloi ēdo pėrpjekje tė tillė nė tė ardhmen
    Njė autor pohon: «Legjenda e Kullės sė Babelit pa diskutim ėshtė njė nga tregimet mė absurde qė ėshtė treguar ndonjėherė.» Madje edhe njė rabin jude e quajti «njė pėrpjekje naive pėr tė shpjeguar origjinėn e kombeve».
    Po pse e hedhin poshtė tregimin e Babelit? Me pak fjalė, sepse bie ndesh me disa teori pėr origjinėn e gjuhėve. Pėr shembull, disa studiues sugjerojnė se grupet e gjuhėve nuk u shfaqėn papritur, por evoluan gradualisht nga njė «gjuhė mėmė». Tė tjerė besojnė se disa gjuhė origjinale u zhvilluan nė mėnyrė tė pavarur duke u pėrmirėsuar nga tinguj tė thjeshtė nė gjuhė komplekse. Kėto dhe teori tė tjera kontradiktore, kanė shtyrė shumė veta tė mendojnė si profesori U. T. Fiē, qė shkroi nė librin e tij Evolucioni i gjuhėve (The Evolution of Language): «Nuk kemi gjetur ende pėrgjigje bindėse.»

    Disa studiues ngrenė teorinė se gjuhėt e sotme rrjedhin nga njė gjuhė origjinale, e ashtuquajtura gjuha mėmė qė mendohej tė flitej afro 100.000 vjet mė parė. * Tė tjerė thonė se gjuhėt e sotme vijnė nga disa rrėnjė gjuhėsore qė fliteshin tė paktėn 6.000 vjet mė parė. Por si janė zhvilluar gjuhėt e vdekura sipas gjuhėtarėve? «Kjo ėshtė e vėshtirė,—thotė revista Economist.—Ndryshe nga biologėt, gjuhėtarėt nuk kanė fosile pėr tė kuptuar tė kaluarėn.» Revista shton se njė evolucionist gjuhėsor i nxjerr pėrfundimet nga «hamendėsime tė bazuara nė llogaritje matematikore».
    Gjithsesi, «fosilet gjuhėsore» ekzistojnė. Ēfarė janė kėto fosile dhe ēfarė zbulojnė pėr origjinėn e gjuhėve? Njė enciklopedi shpjegon: «Dokumentimet mė tė hershme tė gjuhės sė shkruar, tė vetmet fosile gjuhėsore qė njeriu shpreson tė ketė, datojnė jo mė tepėr se 4.000 apo 5.000 vjet mė parė.» (The New Encyclopędia Britannica) Ku i zbuluan arkeologėt kėto «fosile gjuhėsore» apo «dokumentime tė gjuhės sė shkruar»? Nė Mesopotaminė e Poshtme, domethėnė nė Shinarin e lashtė.
    Studimet e sotme e pėrkrahin kėtė pėrfundim. Njė enciklopedi thotė: «Ēdo popull qė ėshtė marrė nė shqyrtim, sado ‘primitiv’ qoftė nga ana kulturore, ka treguar se ka njė gjuhė plotėsisht tė zhvilluar dhe po aq komplekse sa gjuhėt e tė ashtuquajturave kombe ‘tė civilizuara’.» (The Cambridge Encyclopedia of Language) Po kėshtu, nė librin e tij Instinkti gjuhėsor (The Language Instinct), Stiven Pinkeri, profesor i Universitetit tė Harvardit, thotė: «Nuk ka ekzistuar diēka e tillė si gjuha e epokės sė gurit.»
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi II : 13-04-2015 mė 07:02

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Pėr: Origjina e gjuheve botrore

    Gjuhet qe fliten duhet te jene me shume se 10.000,qe jane gjuhe qe aktualisht jetojne....pa perfshire gjuhet e humbura. Vetem kontinenti amerikan me zonat pereth duhet te kete deri diku tek 2000 gjuhe qe afersisht ndahen ne 100 grupe.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023

    Pėr: Origjina e gjuheve botrore

    pse secilit popull i duket gjuha e vet ma e mira ?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023

    Pėr: Origjina e gjuheve botrore

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    duhet te kete deri diku tek 2000 gjuhe qe afersisht ndahen ne 100 grupe.
    Serafim , pershendetje shoku im ..

    .. ne sa grupe ndahet gjuha shqipe ?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Pėr: Origjina e gjuheve botrore

    Citim Postuar mė parė nga busavata Lexo Postimin
    Serafim , pershendetje shoku im ..

    .. ne sa grupe ndahet gjuha shqipe ?
    Deri ne 1972 ndahej midis gegerishtes dhe toskerishtes qe ti e di,por si grup nje eshte... ku hyn dhe ajo e arberesheve..

    Megjithate ndarja e gjuheve eshte pak e ngaterruar,se ndahet ne grupet kryesore,grupe dhe nengrupe.

    Pershendetje shoku im.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SERAFIM DILO : 13-04-2015 mė 21:52

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anėtarėsuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Pėr: Origjina e gjuheve botrore

    Citim Postuar mė parė nga busavata Lexo Postimin
    pse secilit popull i duket gjuha e vet ma e mira ?
    Besoj se arsyeja kryesore eshte nacionalizmi. Per mua psh per tu shprehur e shkruar eshte me e mire shqipja se e di me mire, ndersa per te lexuar anglishtja se ka shume material.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anėtarėsuar
    19-10-2012
    Postime
    621

    Pėr: Origjina e gjuheve botrore

    ]Libri i shkruar nga Profesor Luigji Luka Kavalli-Sforca,Genes, Peoples and Languages, North Point Press, Neė York, 2000.Ai ishte ndėr tė parėt qė shtroi pyetjen nėse gjenet e popujve bashkėkohorė pėrmbajnė regjistrin historik tė qenjes njerėzore. Ai dhe tė tjerė iu janė pėrgjigjur kėsaj pyetjeje, tė parashikuar nga Darvini, me njė Po tė fortė. Libri i tij ėshtė pėrfundim i njė pune shkencore dhjetravjeēare tė tij dhe shumė shkencėtarėve tė tjerė me famė botėrore qė kanė patur si qėllim tė gjurmojė historinė 100’000 vjeēare tė zhvillimit njerėzor. Ai ngre pyetje tė rėndėsishme shkencore, shoqėrore dhe politike, tė tilla si: Kur dhe ku u zhvilluan njerėzit? Si u perhapėn shoqėritė njerėzore nėpėr kontinente? Si kanė ndikuar shpikjet kulturore nė rritjen dhe pėrhapjen e popullsive? Cila ėshtė lidhja midis gjeneve dhe gjuhės? Nė libėr ai gjithashtu spjegon pse nuk ka bazė gjenetike ndarja racore, etj.
    Trashėgimia njerėzore pėrbėhet nga dy pjesė: nga trashėgimia biologjike (gjenet) dhe trashėgimia kulturore (sjellja). Shumė tipare si gjatėsia, sytė, flokėt e lėkura janė tė pėrcaktuara gjenetikisht, por mėnyra e trashėgimit ėshtė pak e kuptuar sepse kėtu ndėrthuren edhe faktorė tė tjerė jo-gjenetikė si ushqimi, qėndrimi nė diell, etj. Me pėrkufizim, njė gjen ose njėsia e trashėgimisė ėshtė njė segment i ADN qė ka njė qėllim biologjik tė posaēėm dhe tė njohur (domethėnė qė prodhon njė proteinė tė veēantė). Po ashtu me pėrkufizim, njė racė ėshtė njė grup njerėzish qė mund tė njihen si tė ndryshėm biologjikisht nga tė tjerėt. Studimet gjenetike janė shumė tė gjėra dhe tė ndėrlikuara, por nė mėnyrė tė veēantė ka tėrhequr vėmėndjen grupi gjenetik mt DNA (mitochondrial DNA) ngaqė ai ndodhet nė ēdo qelizė biologjike. Ėshtė pikėrisht ky gjen qė duke harxhuar pėrbėrsit ushqimore kimikė prodhon energjinė e nevojshme pėr rritjen dhe mbarėmbajtjen e qelizės. Ky fakt u pėrdor pėr tė kqyrur skeletin e njė burri tė periudhės sė Bronzit tė zbuluar pėr shkak tė shkrirejs sė akujve nė Alpet midis Italisė dhe Austrisė. Shkencėtarėt e quajtėn kėtė njeri 5000 vjeēar Eci (Oetzi) dhe studimet treguan se gjeni mtADN i tij ishte nė mėnyrė tė habitshme i njėjtė me atė tė popullisė sė tanishme tė tė njėjtit rajon. Kjo do tė thotė se ajo popullatė ka qenė e qėndrueshme pėr tė paktėn 5000 vjetėt e shkuar
    Njerėzit e sotėm (_Homo sapiens_) mendohet tė jenė shfaqur para 500’000 vjetėsh. Kafka tė ngjashme me atė tė njeriut sot dhe me vjetėrsi rreth 100’000 ose mė shumė vjet janė gjetur ne Afrikėn Jugore dhe Lindore. Ndėrsa gjuhėt e njeriut tė sotėm mendohet tė jenė zhvilluar para 50’000-150’000 vjetėsh.
    Ēeshtja e pėrcaktimit tė datave tė hershme tė zhvillimit njerėzor vėshtirėsohet prej faktit se metoda e karbonit rrezatimlėshues 14C pėrcakton deri nė 40’000 vjet. Kjo metodė llogarit sa thellė ka shkuar zbėrthimi i karbonit 14C, por duke parashikuar qė pėrqėndrimi i 14C nė atmosferė tė ketė ngelur i pandryshuar me kohėn. Me rėndėsi tė veēantė nė zhvillimin njerėzor ėshtė periudha e quajtur Neolitike qė nis 10’000 vjet mė parė, sepse pranohet se qė nga atėhere fillon tė zhvillohet bujqėsia dhe pėrhapja e saj, gjė qė solli njėkohėsisht edhe fillimin e shtimit tė popullsisė. Pėrhapja e bujqėsisė qe (dhe ėshtė – shėnimi im) njė ndėrthurje e pėrhapjes nėpėrmjet zhvendosjes sė bujqėve dhe e pėrhapjes sė njohurisė dhe mjeteve tė bujqėsisė.
    Periudha e fundit akullnajore filloi nė Europė 25000 vjet mė parė dhe vazhdoi deri 13000 vjet mė parė. Nga gjetjet arkeologjike njehsohet se ringulmimi njerėzor nė Europė filloi pikėrisht 13000 vjet mė parė dhe u pėrhap me njė shpejtėsi prej 0.5-2 km/vit, gjė qė nė fakt ishte sa shpejtėsia e tėrheqjes sė akujve. Populli qė i ngjason mė shumė Europianėve tė periudhės Paleolotike dhe Mesolitike (mė tė hershėm se ajo Neolitike) ėshtė populli Bask. Studimet gjenetike e pohojnė origjinėn e tyre tė stėrlashtė. Baskėt flasin njė gjuhė qė ėshtė tėrėsisht ndryshe nga gjuhėt e Europianėve tė tjerė
    Krahasimi i familjeve gjuhėsore nė botė me pemėn gjenetike botėrore tregoi se ato pėrputhen shumė mirė. Madje familjet gjuhėsore tė ndėrlidhura shpesh drejtohen tek njė bazė e pėrbashkėt gjenetike dhe popullore. Kjo shihet nė Figurėn 1 (e ruajtur si nė origjinalin Anglisht), e cila pėrmban 38 popullata dhe 16 familje tė mėdha gjuhėsore. Menjėherė vėrehet se popullatat fqinje nė pemėn gjenetike zakonisht flasin gjuhė tė sė njėjtės familje. Ky fakt ndihmon qė tė nxirret nėpėmjet pemės gjenetike data e pėrafėrt e origjinės sė njė familje gjuhėsore. Kėshtu, shumica e familjeve gjuhėsore duken se janė zhvilluar 6000-25000 vjet mė parė. Popullatat e pėrzjera gjenetikisht priren tė ruajnė vetėm njė nga dy gjuhėt origjinale dhe, ndonėse ka huazime fjalėsh nga gjuha tjetėr, ato qė ruhen janė format, qėllimet dhe renditjet e fjalėve tek shprehjet dhe fjalitė (gramatika).
    Ngjashmėria ndėrmjet zhvillimit biologjik dhe atij gjuhėsor qėndron nė faktin se ato pasqyrojnė tė njėjtėn histori tė popullatave qė ndahen apo zhvillohen nė mėnyrė tė pavarur. Gjenet ndikojnė nė njėfarė mėnyre tek aftėsa pėr tė folur njė gjuhė tjetėr, por nga ana tjetėr largėsia gjuhėsore e zvogėlon mundėsinė e shkėmbimeve gjenetike ndėrmjet popullatave tė tilla. Zhvillimi gjuhėsor ėshtė njė lloj i veēantė i zhvillimit kulturor, ku shpejtėsia e mundshme pėr njė gjuhė tė ndryshojė ėshtė shumė herė mė e madhe se ajo pėr njė gjen. Shembull pėr kėtė ėshtė ndikimi qė sjellin dyndjet dhe pėrzjerjet e mėdha tė popujve. Bie fjala, gjuha Hungareze ėshtė e rrethuar nga gjuhė Euro-Indiane, ndėrkohė qė ajo ėshtė gjuhe Uralike. Arėsyeja pėr kėtė ėshtė dyndja nė fund tė shekullit IX e Magjarėve Uralikė dhe mbretėrimi i mėpastajshėm i tyre nė Hungarinė e sotme. Por meqenėse ato pėrbėnin atėhere 30% tė popullatės, tani rreth 10% e gjeneve nė Hungari ngjason me gjenet Uralikė.
    Familja Euro-Indiane e gjuhės ėshtė mė e studiuara, ndonėse pėrpjekjet pėr tė caktuar vendodhjen fillestare tė saj kanė ēuar nė pėrfundime mjaft tė ndryshme. Shkencėtarėt arrijnė nė pėrfundimin se pėrhapja e gjuhėve Euro-Indiane pėrputhet me fillimin e pėrhapjes sė bujqėsisė 9’500-10’000 vjet mė parė. Duke u nisur nga metoda dhe nė kohė tė ndryshme, shkencėtarėt arritėn nė tė njėjtėn pemė tė tė 63 gjuhėve Euro-Indiane, e cila paraqitet nė Figurėn 2 ku boshti i poshtėm tregon vitet. Nė mėnyrė tė qartė shihet se gjuha Shqipe ėshtė mė e vjetra dhe i pėrket kohės sė fillimit tė pėrhapjes sė bujqėsisė. (Sqarohet lexuesi se ar-bėrės = ar-banas = arbėresh ėshtė emri i vėrtetė i bujqėve qė diskutohen nga shkencėtarėt joshqiptarė. Figura 2 edhe njė herė ripohon lidhjen qė egziston ndėrmjet biologjisė dhe gjuhėsisė. Biles Ēarls Darvini nė librin e tij Origjina e Llojeve pat shprehur nė mėnyrė tė kthjellėt se nė qoftė se dihej pema biologjike e prejardhjes sė grupeve njerėzore, atėhere mund tė nxirrej pema pėrkatėse gjuhėsore. Njė pėrpjekje e tillė nuk u bė deri nė vitin 1988, kur Prof. Luigji dhe shkencėtarė tė tjerė vėrtetuan lidhjen qė egziston ndėrmjet gjeneve, popujve dhe gjuhėve vetėm pasi ato ndėrlidhėn tė dhėnat botėrore tė grumbulluara nė gjenetikė, arkeologji dhe gjuhėsi. Pikėrisht mozaiku gjenetiko-gjuhėsor i zbuluar shpreh qartė shkėmbimet dhe pasojat e zgjerimeve tė shumta qė kanė ndodhur nė historinė njerėzore.
    Edhe pse huazimi i fjalėve tė huaja egziston, sidomos nga fqinjėt, studimet dhe pemėt gjuhėsore tregojnė se njė gjuhė ndryshon nė njė mėnyrė tė pavarur nga ndryshimet qė ndodhin nė gjuhėt e tjera. Ndryshueshmėria nė njė gjuhė vėrehet sė pari nė ndryshueshmėrinė tingėllore dhe pohimi mė i mirė pėr kėtė ėshtė fakti qė nė ēdo vend Europian, por edhe nė SHBA, egzistojnė dallime nė mėnyrat e shqiptimit dhe theksimit tė fjalėve (dialektet) midis Veriu dhe Jugut, Perėndimit dhe Lindjes. Ndryshueshmėria vėrehet gjithashtu edhe nė pasurinė apo mungesėn e tingujve si dhe nė egzistencėn e fjalėve tė njėjta po me kuptime tė ndryshme. Studimet shkencore nė lidhje me dialektet treguan se nuk ka dy fjalė dialektore qė t’i kenė kufinjtė e shtrirjes tė njėjtė. Shkencėtarėt e shohin zhvillimin gjuhėsor si njė shembull tė zhvillimit kulturor, prandaj ndonėse studimi i zhvillimit gjuhėsor filloi nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX, pėr to ka akoma shumė punė studimore pėr t’u bėrė nė kėtė drejtim
    [/SIZE][/SIZE][/B][/COLOR][/SIZE][/COLOR]
    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...gaCIRGctpvfyTg
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi II : 29-04-2015 mė 16:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •