Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12

Tema: Gjakove

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Gjakove

    Gjakove.

    Me premto kraherorin
    te mbeshtes koken e lodhur
    nga mendimet e malli,koken
    qe aq shume me dhemb.

    Oh,lehte e bute me perkedhel !
    kam nevoje;e me premto kacurrelat
    tja stolisim korore
    dites sone.

    Me veshtro
    te hurp kaltesine e syve tu,
    shkrumin e buzeve ta heq.


    Oxsford Circus

    Mbi tela te kitares,keputur
    nj`i i verber kendonte nje elegji
    vajtonte driten e syve te humbur
    vajtonte te dashuren e tije.

    Kur humba syte e dashur
    nuk qe fundi im...
    te kisha ty e me merrje perdore.

    Tash qe ike ti,spo gjej sherim
    gaz,as shprese
    per mua sdo kete prore!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    fantazi me kemb ne Toke.

    LOTI poezite i ke te bukura dhe me kte rast po imagjinoj dicka te bukur.

    Pse e dua Naton?
    Per shume gjera qe beri per Kombin Shqiptar. Nje nga ato eshte se nuk eshte me ender te mendosh te pish nji kafe ne Carshine e Vjeter te Gjakoves ose ne veranden e Hotel Pashtrikut..pa te besdisur pamja e neveritshme e policit serb.
    Do ishte nji mrekulli sikur ne nji rast te jesh aty nji mbremje mes artisteve si psh Mirush Kabashit, Agim Docit, Luan Dakes etj etj para filxhanit kafes dhe nji gote ferneti dhe aty prane kendojne Muharrem Mici dhe grupi muzikor i Qytetit.. lol.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Faleminderit Brari!

    Ju pershendes dhe ju falenderoj per imagjinaten tende qe me rroku dhe mua!Uroj qe mos te jete e larget dita qe se bashku ti bejme realitet.Me respekt...................Loti

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Enderrimit te gjakut
    qe m'vlon ne gji
    iu pergjigj lufta
    e m'thirri ne zgjim

    E sot e gezoj
    une diten n'liri
    n'gjirin tend te madh
    qyteti im

    Te shoh sesi
    fryme merr
    te shoh sesi
    dita s'don me u err

    te shoh dhe te ndiej
    deri ne qelize,
    te prek e ndiej
    dridhjen brenda n'shpirt

    T'i shoh ata sy
    te bukur n'madheshti
    ta shoh ate carshi
    qe trime l'shon drite,

    T'i puth ata sy
    e marr fryme krenare
    krenare per at'gjak
    qe m'ben gjakovare



    Pershendetje Loti i shpirtit..............Poezia permallet, ka jete brenda saj

    Dita!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 03-06-2002 mė 13:07

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Qafes se Prushit

    Koherat ,
    si ererat
    mbi ty u perplasen;
    -Gjak e mall mbollen!

    Pes` pash u ule
    nen peshen e dhimbjes
    Shtate u ngrite
    ne diten e gezimit!

    Kosova
    Kosove eshte;
    -Drite e pafikur
    nder rrebeshe!

    Gjakove
    nen tisin e holle
    te pritjes te shija.

    me plaku para kohe
    malli,po
    praneveren e prita!

    Yti jam,imja je!
    Sebashku ne ditet qe vijne
    Qafa e prushit
    simbol i se shkuares.

    Ata gure,
    qe ende spo hiqen?!
    Haj ne furren e mallit
    ti djegim!

    Se Kosova
    Kosove eshte;
    -Krenari
    e pashkelur!

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    lot'
    ... e di kam vuajtur neper urrjetje te rreme
    per te besuar ate qe ndjeja.
    ....(mund te te bej te lumtur edhe nje emer i ndare pergjysem)
    tani e kam emrin te bashkuar. Zerin e pohimit e kam me te lart e tingullin me te bukur ne zanore. hej burre, sa bukur.
    i kam hallakatur krahet ne perqafje te verteta.besomeni!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    (...................)

    Me kot
    shtrydhe qiellin mbreme,
    per nje pike hene.

    E lodhur,
    ne preherin tim pushonte;
    -ngushellimin ma solli!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Kosova ka vetem nje emer!

    Heshtje.
    Vetem heshtje.
    Heshtin ata
    qe nuk duhet te heshtin.

    S`bezajn, ata,
    qe as dje s`bezajten.
    Ata qe u paguan te heshtin,
    ata qe u graduan te heshtin!

    E prape
    u duhet poeteve te piskasin,
    aq sa Tirana te bucase.
    Te dridhet Brukseli,
    Londra,Moska
    Washingtoni:
    -Kosova
    ashte Kosove!

    E prape
    do piskas
    edhe dy mije here do piskas,
    aq sa thenelet e padrejtesise
    te lekunden;
    aq sa guret te shkulen:

    Kosova
    eshte Kosove,
    ESHTE SHQIPERI!!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    LOTI je mashkull a femer se nga nicku nuk kuptohesh.

    Dita ..ajo si piktur qe ke nen Emrin tend mos eshte pikture e Abdurrahim Buzes?

    Po bej dhe un nji poezi per gjakoven..

    DJE

    Ne carshin e madhe
    Trimat bajn hajgare
    Pin uj t'tharpt e kafe
    Kerri milicis afrohet
    E si gjarpen zvarritet
    E qeshura ngrin ne buz
    Te vendasve gjysh stergjysh
    Hajna te Shumadis
    Ne pancir vesh zgerdhihen
    E perbuzshem ngulin syte
    E metalin e automatit
    Tregon okupatori shka
    Krenaria trimave kaperdihet
    Eh sa zor, qe ma mir gurin
    E kisha blue me dhamb
    Ah robri sa e ndyt je!

    SOT

    E djegur por nga shkrumbi
    Carshia madhe po rilind
    Liria nuk ka brina
    Ne Miniq Qikat shetisin
    E burrave askush ma
    Hajgaren nuk ja prish
    Rinija ne brillantin kryet mush
    E deri von kafiqet plot
    Gjum ska ma n'Gjakov
    Pllazh n'erenik Disko n'pashtrik
    Rrofsh Toni blair Rrofsh o klinton
    Gjakova kurre nuk ju harron..


    lol.

  10. #10
    Nje pyetje mund te ma shpjegoj njeri cfare do me thene "hajgare" se e kam hasur dhe diku tjeter
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Fjalor popullor kosovar

    hajgare-humor, shaka
    zetin-vaj
    kompira-patate
    qik-vajz
    lahper-pis,rrugac
    tung-tungjatjeta
    zidi-muri
    soba-dhoma
    xhamper-bluz ,xhaket
    fishider-frigorifer
    samuna-simite
    pite-byrek
    jemek-gjell
    pedant-njeri i rregullt
    kerr-makin
    kombi-mikrobus
    vozi-treni
    me vozit- me i dhan makines
    mu ka ba tollosum qi ky njiri- mu ka ba i merzitshem ky njeri
    mos me shurdho- mos na caj veshet
    shkepna do cingare-ndaj disa cigare
    berllogi-plehnat
    trova-therrime
    shpinake-amvis e mire
    e paqt-e paster

    lol.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Brarit

    Se pari Gjakova si dhe e tere Kosova nuk i harron bijet e bijat e saj qe flijuan jeten e tyre qe Kosva ta shihte veten te lire.
    Pastaj sigurisht vine dhe ndihmaqaret.Flm........Loti

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. “Sigurimit i Atdheut”
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 24-01-2004, 08:24
  3. Covic: Do te kete lufte nese Kosova behet e pavarur!!!
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 08-04-2003, 21:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •