-
i/e regjistruar
Fadil LUSHI: Hej ju..,
Fadil LUSHI
HEJ, JU PUSHTETARĖ, MOS MA DENIGRONI ZANATIN!
Fjala a nocioni psikiatėr nuk i takon etimologjisė sė gjuhės sonė standarde, por po ta kėrkosh domethėnien e saj shqip, atėherė tė del se me tė kuptohet: Mjek i specializuar pėr mjekimin e sėmundjeve mendore... Njė specialist, pėr punė tė tilla, dikur moti e kishin angazhuar nė oborrin diktatorial tė Enver Hoxhės. Meqenėse ai nuk i parapėlqente fjalėt e huaja, kėtė mjek e kishte quajtur si trushtrydhės-i, by...zbutės, hajt tė mos themi, ko...zbutės(!?). Ata qė i kishin shėrbyer dhe qė e njihnin pėr sė afėrmi xhaxhin, thonė se ai me kėsi nofkash tallėse e kishte mė lehtė ta perceptojė kėtė njeri me privilegje paksa tė veēanta. Edhe ne jemi kundėr kėsaj shprehjeje, jo pse nuk ėshtė jona, jo pse nuk ia gjejmė fijen, jo pse nuk ia gjejmė kuptimin, por pse nuk na hyn nė punė.
Kur jemi te Enveri dhe bashkėkohanikėt a edhe bashkėmendimtarėt e tij, kėtij paragrafi do tia shtojmė edhe njė vaki qė llafos menēurinė e njė tė riu gjirokastrit. Krerėt e Partisė sė Punės kishin vendosur qė prej kėtij tė riu tė bėjnė njė gazetar investigues (edhe kjo shprehje nuk ėshtė jona) tebdil dhe njėkohėsisht tė merrte rolin e hafijes, diku nėpėr ndejat a mexhliset e katundeve. Sipas tyre, detyra parėsore e tij konsistonte nė zbulimin e vendeve nga ku ngjallen krimbat e gjirizeve imperialiste (!?). Njė ditė prej ditėsh, ky qerrata nė vend qė tė bėnte gazetarinė hulumtuese, nė njė mexhlis burrash, duke qenė nė siklet dhe nė zor, i kishte ikur pordha dhe lėre qė e kishte kundėrmuar ndejėn, por edhe nuk ia kishte dėgjuar zėrin. Kėtė nuk e kishte bėrė nga qejfi, po thjesht e kishte bėrė nga halli!? I zoti i mexhlisit aq shumė ishte sikletosur nga budallakia e kėtij haberdhėnėsi dhe lajmmbledhėsi fjalėsh qė dalin nga goja gjysmė e mbyllur e miletit, saqė ishte ēakėrdis nga mendtė dhe pėr kėtė ia kishte lėshuar ca qyfyre (ofendime): Ti do tė ishe njė ēun i mirė, sikur tė mos i pėrngjaje atij dylberi nga Stambolli dhe nga Kavaja..., ti, katundar do tė mbetesh, o derėzi. Ēuditėrisht, gjirokastriti nuk reagoi. Kjo ndejė kishte njė mangėsi - nuk ishte sade mexhlis burrash(!?). Nė tė ishin dukur edhe gra tė kooperativės sė fshatit dhe ca shėrbyes me sjellje prej kalamani. Gratė, ulėrinin dhe qeshnin, ndėrkaq burrat kohė pas kohe zgėrdhiheshin pa vend e pa shkak, duke shtrembėruar fytyrėn e duke nxjerrė dhėmbėt jashtė, ca prej tė cilėve sikur ishin me ngjyrė teneqeje. Nė kėtė ndejė nuk merrej vesh se kush kujt i bėnte karshillėk, nuk diktohej mirėfilli se kush kujt ia shante mamanė, nuk merrej vesh se kush kujt ia bėnte me isharete, por ama se kush kujt i pėshpėriste nė vesh, kush kujt ia bėnte me sy, kush kujt ia merrte masėn e samarxhiut shihej ashiqare. Thonė se Enveri kėtė gazetar asnjėherė nuk e qortoi pėr pordhėn dhe as qė e akuzoi pėr kallėzimet e tij tė rreme, sepse nė kohėn e tij nuk kishte gazetarė qė pėrcillnin lajme tė sajuara..., aq mė tepėr kur dihet se nė ato mote nuk ekzistonin mediume tė selektuara, qofshin ato tė shkruara a pamore. Ai nė vend tė qortimeve dhe akuzave, e dėrgoi nė Spaē, ndėrkaq familjen ia syrgjynosi!?.
E gjithė kjo histori e gazetarit gjirokastrit na kujton fabulėn e Ezopit Katundari dhe gomari. Njė katundar pėr ēdo javė me gomarin e tij kishte bartur mallra nga fshati nė shehėr dhe anasjellas. Njė ditė kishte vajtur nė shehėr pėr tė blerė kripė. Dhe pasi e kishte ngarkuar gomarin e tij, kishte marrė udhėn drejt katundit. Duke u kthyer, i del pėrpara njė pėrroskė i vockėl, por e rrėmbyeshme. Gomari, nga qė kishte peshė tė rėndė, pengohet dhe bie nė njė gropė me kėmbėt pėrpjetė. I zoti u mundua nė ēdo mėnyrė dhe sa mė shpejt ta ēonte gomarin nė kėmbė, vetėm e vetėm qė tė mos i tretej kripa. Mirėpo gomari nuk po e bėnte kėtė gjė. Fatkeqėsisht, kripa tashmė ishte tretur. Pasi mori fund ky telash, ata vazhduan rrugėn pėr nė katund. Gomari ecte shpejt dhe shumė i gėzuar nga shkaku se barra e tij u bė shumė mė e lehtė. Fytyra e katundarit ishte e zymtė dhe e trishtuar, kurse mendja rrėmujė nga fakti se biznesi i qe bėrė ēorap. Njė ditė njė shehėrli leshpunues e kishte porositur katundarin qė, kur tė vijė nė shehėr, ti sjellė lesh. Katundari nė sabah herėt e ngarkon gomarin dhe merr udhėn pėr nė shehėr. Gjatė rrugės, atyre prapė u doli pėrpara pėrroska. Gomarit, iu kujtua rrugėtimi paraprak dhe hė pėr hė i ēoi kėmbėt vetė pėrpjetė, duke menduar se edhe kėsaj radhe do ti lehtėsohet barra, por ama, leshi aq shumė thithi ujė sa qė u bė plumb i rėndė. Pėr kėtė, kur katundari u ndėrgjegjėsua se me kėtė farė gomari (qė nuk vihej dot binarėve) biznesit tė tij nuk i dilte hesapi, u detyrua ta dėrgojė nė Pazar, ta shesė dhe tė blejė njė tjetėr. Megjithatė nuk i eci zari, pasi qė harroi se edhe tjetri veshmadh emrin e kishte gomar.
Para se ne tė diskutojmė pėr veprimtarinė publicistike tė gazetave dhe revistave tė Ballkanit, nėse na lejohet, do t'i referohemi njė mendimi tė Jerry Horst-it, pėrndryshe ish-sekretar shtypi i presidentit Gerald Ford dhe njėherit njė prej ikonave tė medies amerikane, i cili dikur moti, pos tė tjerash, kishte thėnė: Njė shtyp qė hiqet si i pavarur nuk ka asnjė detyrim tė mbrojė politikėn e shtetit dhe pushtetarėt, siē nuk ka edhe asnjė detyrim qė tė ngurrojė kur vjen rasti pėr ta mbrojtur atė. Ky mendim sot e kėsaj dite frymon nė shtetet qė njihen dhe shquhen me demokraci mediatike..., andaj mediet e tyre tė shkruara a edhe ato elektronike me plot tė drejtė do tė konsiderohen si pushteti i katėrt, pas legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqėsorit. Ndonėse kjo thėnie e Horstit ėshtė shumė humane dhe mbase edhe emancipuese, nuk do tė thotė se me ēdo kusht duhet tė frymojė nė shtetet ku mediet janė tė kontrolluara dhe tė varura nga pushteti dhe pushtetarėt. Ēėshtė e vėrteta, gazetarėt, opinionistėt dhe editorialistėt qė marrin guximin tė shkruajnė kundėr pushtetit po edhe qė nuk shkojnė nė njė vijė me qėndrimet e politikės aktuale, pėrgjithmonė ngelin hyzmeqarė pa dinjitet, pa emėr dhe pa bukėn e kalamajve tė tyre. Sė fundi ata detyrohen qė lirinė e tyre tė shprehjes ta shndėrrojnė nė liri tė gėnjeshtrės(!?) siē me tė drejtė kishte thėnė Giovani Sartori nė njė vėshtrim tė tij. Diku nė njė rrugė tė Tiranės, njė gazetar shakaxhi kishte dalė nė protestė me njė pankartė, ku kishte shkruar njė parullė paksa komike: Dua tė mė blini njė kasolle pėr lopėn time(!?). Se ēfarė ishte ajo lopė, askush nuk e mori vesh, por njė ėshtė e vėrtetė, nė kryeqendrėn e shqiptarėve nuk ka lopė, nėse pankartisti nuk ka aluduar te zonjusha me taka tė larta!? Se cili budalla e kishte blerė gomarin e Ezopit, se ē'ndodhi me trushtrydhėsin e Hoxhės, se ē'ndodhi me gjirokastritin dhe me gazetarin qė kėrkonte njė kasolle pėr..., asnjėherė nuk u dhanė prova. Ne qė bėjmė pėrpjekje tė shkruajmė diē pėr lexuesin e nderuar, kemi njė provė: Demokraci pa liri tė shprehjes dhe pa media tė lira nuk ka dhe as qė do tė ketė ndonjėherė. Ku ta dimė!
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar fadil lushi pėr postimin:
-
i/e regjistruar
Pėr: Fadil LUSHI: Hej ju..,
Pershendetje lexues te nderuar te FORUMIT..,
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Fadil LUSHI: Hej ju..,
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt