Fadil LUSHI

MUHABETE “NGUL E SHKUL”
Ky Rufati nga Tetova, qė e kam shok nga fėmijėria ime, njė ditė mė mori nė telefon pėr tė mė thėnė diēka. Ēuditėrisht nuk e zgjati muhabetin, i ra “shkurt telit”, sepse u “tut” se po ia pėrgjojnė llafet. Se ē'llafe ishin nuk e kuptova dot. Erdhi me vrap nė zyrėn time. Ishte mbushur me frymė dhe, ende pa u ulur nė ndenjėsen e gjerė dhe tė butė (tė cilėn, sa herė mė viziton, aq herė e koncepton si kolltuk berberi), pos tė tjerash mė tha: “Ti miku im qė merresh me “thashetheme”, hap veshėt dhe mė dėgjo me vėmendje! Mė lejo qė pėr shkrimin tėnd tė radhės tė tė sugjeroj njė ide frytdhėnėse, andaj do tė ishte mirė qė njė pjesė tė kėsaj ideje ta hedhėsh nė tė”. Tėrė sy e veshė, ia ktheva: ”Po hajde, or qerrata, pa ma thuaj idenė qė e bėre tėrkuzė!? “Ja, po ta shpjegoj unė!”, vijoi ai duke mė thėnė mes tė tjerash: “..., nuk ėshtė keq qė nė opinionin nė vijim t’i pėrdorėsh foljet, siē janė - ngul e shkul”(!?). Hajde mendje, hajde! Ē’mė polli belaja me kėtė gjysh “belaqar!”. Po si do e bėj kėtė punė! A mos vallė do mė duhet qė kėtij shkrimi t’ia ngul gozhdėn, vallė do mė duhet t’ia ngul hunin, ose do mė duhet t’ia ngul shtyllat, apo do t’ia ngul kazmėn, po do t’ia ngul thellė a cekėt, do e rėndoj me forcė, e tė tjera “ngulje”(!?). Vallė ky vėshtrim do tė ketė “takat” qė t'i durojė gjithė kėto “ngulje”.... Hajt, ta marrim me mend, se kėtij shkrimi do t’ia “ngulim tė tėrat”, por ama pastaj si do t’ia shkulim hunin, gozhdėn, “thashethemin a sajimin”, do t’ia shkulim gardhin, thinjat e tjera tė tilla qė ndoshta nuk i meriton t’ia shkulėsh. Meqenėse pėr njė moment mė “vajti” mendja te “Gomari i Buridanit”, mikut tim ia parashtrova mėdyshjet e mia: “Ja, po themi se do tė veproj ashtu si mė sugjeron, atėherė ku do mė dalė ky shkrim..., po edhe sikur ta bėjmė kėtė, a mendon se e gjithė kjo do t’i hyjė nė punė dikujt..., po kujt i plas e gjithė kjo vaki, kush ėshtė ai lexues qė do tė ēajė kokėn pėr kėtė!?“... “Po, po!”, ma ktheu, “Ka tė tillė qė u plas...,” Pastaj e pyeta se kush janė ata. “Janė sehirxhinjtė dhe ata qė para se tė bėhen atdhetarė, ashtu padrejtėsisht parapėlqejnė tė bėhen nacional-shovinistė provincialė, folkpatriotė a edhe burra qė rrahin gratė e tyre kur ato ua vonojnė ēorbėn e sabahit”(!?). M’u duk ide e mirė, por ama, thashė, sikur kėtij shkrimi t’ia kisha “futur” foljet ngul e shkul, a thua vallė do tė bėhej hataja!? Besoj se jo. Pavarėsisht se kjo punė a mesele mund tė na “sjellė ndonjė ngatėrresė”, vendosėm qė kėtij shkrimi, tė mos ia heqim foljet e lartpėrmendura me qėllim qė t'i “japim frymė” paragrafit nė vijim.
Mes njė pazari tė shehrit, ku nuk ka rend, e ku ka sa tė duash hallakamė mendimesh gjithsesi tė shtrembėruara dhe ku ka ca mallra “paksa tė veēanta” qė shiten nėn dorė, ishin ngatėrruar dy shqiptarė me profesion prej gazetari. Ata qė i njihnin pėr sė afėrmi thoshin se qė tė dy kishin “zbritur nga fshati” para njė ēerekshekulli dhe ishin sistemuar pranė “vendalinjve” tė cilėt u kishin “hipur sipėr” dhe i “mbanin nėn tutelė”(!?). Muhabeti i tyre kishte filluar me “ngul e shkul”. I pari, ishte arsimuar nė oksident dhe hiqej me kulturė katolike , kurse i dyti, karakterizohej me“tabiate” orientale. Origjina fetare e tė tė dyve konsistonte me islamin. Njėri prej tyre kishte devijuar pak nga “fiqiri!”. Si duket nuk merreshin vesh mė zė tė ulur andaj, kishin “vendosur” tė ngritin tonet duke menduar se ashtu do t’i vinin pikė konfliktit mes tyre. Edhe pėrtej kėsaj, asnjėri nuk e kuptonte tjetrin, ndonėse qė tė dy flisnin me atė dialektin e tyre krahinor, njėri me pak theks anglez e tjetri me atė turk. Njėri ngulte hunin, tjetri shkulte gardhin dhe kėshtu vazhduan tė ofendohen si kalamajtė e mėhallės sė... Njėri i tha se ē'pat me atė dhe me mbiemrin e tij..., kurse tjetri i tha se nuk u bė hataja..., po tė marrė mushkėn dhe t’i ngarkojė drutė..., po tė mos harrojė e ta lėrė vetė atė, po tė shkojė t’ia tregojė rrugėn..., pastaj tjetri i thotė qė tė marrė gomarin dhe t’ia ngarkojė mendtė e tij!? Ky “orientalisti” sikur qenkėsh ndier i ofenduar pse ky “shqiptari evropian” i ishte drejtuar me atė fjalinė: “Ik o anadollak dhe qeleshexhi i Perandorisė Otomane”(!?). “Anadollaku” nuk ia paska vonuar “xhevapin” duke i thėnė: “Ti i pėrngjan asaj letre tualeti tė prodhuar diku nė Evropė”(!?).
Njė i moshuar qė ishte dukur atypari dhe qė hiqej si puro shehėrli i vjetėr, u paska hyrė ndėrmjet me qėllim qė t'i qetėsojė “gazetarėt e ngatėrruar” (Stėrgjyshė-rit tanė dikur moti kishin thėnė se ku janė dy vetė, mos u bėj i treti). Ky “shehėr-liu“ qė kishte rastis ta dėgjonte kėtė “muhabet ngul e shkul”, i kishte pyetur pėr “sebepin” e kėsaj ngatėrrese. Njėri qė dukej mė “fodull dhe qė ēante ******, po edhe qė i binte fyellit nė njė vrimė”, i pėrgjigjet “... e gjithė kjo mesele ka tė bėjė me bombat, gjegjėsisht me skandalin e pėrgjimeve “tė prodhuara nga ana e kryeparit tė partisė politike maqedonase nė opozitė”(!?). Shehėrliu tha: “Po ēfarė tė keqe ka kėtu!?” Qė tė dy ashtu nė kor dhe ashtu me njė zė, ia kthyen: “Tė gjitha kėto pėrgjime dhe bomba janė njėnacionale..., pėrse nuk ka njė bombė edhe pėr ne shqiptarėt”(!?). Eh, ju “axhaminjtė e mi”, po ē’na duhet bomba e Zaevit, kur ne kemi njė tė tillė tonin, ua ktheu “shehėrliu“.
Para se ta pėrfundojmė ne kėtė “muhabet ngul e shkul”, do ta lakojmė atė meselenė e fshatarėve tė cilėve dikur moti mbreti u kishte dhuruar njė elefant.., por ama elefanti si elefant, u kishte bėrė shumė “zullume”. Njė ditė, fshatarėt kishin vendosur qė tė shkojnė te mbreti pėr t’ia shpjeguar “dertet” e tyre. Fshatarėt, kishin emėruar kryeplakun e katundit i cili do t’i rrėfehej mbretit pėr shqetėsimet e tyre. Por ama gjatė rrugėtimit, numri i fshatarėve kishte filluar pak nga pak tė “shterej”..., dhe nė fund kryeplaku kishte mbetur vetėm. Dhe kur futet nė oborr, mbreti e pyeti: “Ē’hall tė solli kėtu?” Kryeplaku i kishte thėnė: “Lartmadhėria Juaj, bashkėfshatarėt e mi, kėrkojnė prej jush t’ua sjillni edhe dy elefantė”(!?)
Ky Rufati, qė nuk ėshtė i kompleksuar e as i frustruar, para se tė ikte mė pyeti: “Hė, mor jaran, pa mė thuaj kujt do t’ia “ngulėsh“ kėtė shkrim?!” Ia ktheva - ideatorit!?