Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-02-2015
    Vendndodhja
    Kiel/ Gjermani
    Postime
    4

    Petraq Kolevica-faqe interneti me disa nga librat e tij

    Me kete mesazh dua ti terheq vemendjen gjithe lexuesve te interesuar se ne linkun www.petraq-kolevica.com
    mund te lexohen poezi origjinale dhe perkhime te Petraq Kolevices.
    Faqja eshte e re dhe per te kujdesem une, Ana Kolevica, vajza e tij.
    Ju lutem me njoftoni ne se keni veshtiresi ne hapjen e librave qe mund te lexohen online ose veshtiresi te tjera ne perdorimin e faqes.
    Ju falenderoj per interesimin dhe uroj lexim te mbare.
    Dhe tani disa poezi te tij:

    AUTOBUSET

    Autobuset e mengjesit
    -Autobuset urbane -
    Ngarkojne, shkarkojne ne cdo ane,
    Gra, qe cohen ne mengjes
    Me te lodhura se ne mbremje.
    Gra, qe shtyhen per femijet.
    Femije, qe shtypen ne barkun e tyre.
    Gra, me zernra te thyera,
    Zemra, ku endrrat e vyera
    Varen si lecka te shqyera.
    Gra, te reja,
    Te veja,
    Te moshuara,
    Gra te munduara,
    Te punuara,
    Gra, qe jeta u shkon huq,
    Fytyra te derrmuara,
    Laturisur me te kuq ...
    Autobuset e mengjesit
    -Autobuset urbane -
    Ngarkojne, shkarkojne ne cdo ane
    Burra, qe mbartin neper net
    Mendime kapites.
    Burra, qe mbytin me femet
    Mendimet e dites.
    Burra, me zemra te gjera,
    Zemra, ku ndryhen te tera:
    Klithma
    Dhe dridhma
    Dhe zera.
    Burra, me buze te mberthyera,
    Me nofulla te shtrenguara.
    Burra, me endrra te zhgenjyera,
    Me brenga te mbuluara
    Ne gjokset si shpella,
    Fytyra te parruara,
    Me rrudha te thella ...

    DHE PAK PRANVERE

    Ta pime nga nje gote vere
    Per jeten tone qe shkon nga fundi
    Se, dimer vjen e po fryn ere
    Dhe jetes sone gjethet ja shkundi

    Por esht'e bukur pem'e zhveshur
    Keshtu me bore e mbuluar
    Tek rri e qete dhe e heshtur
    Se pret pranveren e bekuar

    Pra mbushna gotat dhe nje here
    Sepse kam qejf kur i perplas
    Se ka per ne dhe pak pranvere
    Prandaj, ta presim buzagaz.

    Te kjo pranvere, mbi lendine
    Do rrime shtrire si njehere
    Dhe do kujtojme dashurine
    Ne me te bukuren pranvere

    Do rikujtojrne dashurine
    Dhe gjithe c'gezirne na pat fale
    Ndersa kujtojrne lurnturine
    Si flutur shpirti le te dale.

    Teksa flatron e bardha flutur
    Lart e rne lart, ku yjet rrine
    Prej jetes sone te keputur
    Do rnbijne lule ne lendine.

    N'ate lendine do te rrine
    Te rinj te tjere ne pranvere
    Dhe do shijojne dashurine
    Ashtu si ne te dy njehere.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-07-2015
    Vendndodhja
    Michigan, USA
    Postime
    3

    Pėr: Petraq Kolevica-faqe interneti me disa nga librat e tij

    Falenderime qe keni bere publike keto shkrime pa pagese. Kam nje pyetje, shikoj disa fjale te shkruara ne menyre te pazakonte aty-ketu, si per shembell ne vargun: Ndersa kujtojrne lurnturine... ose ne poezine Ikin Shqiptaret, qe keni ne faqene pare te uebsajtit vargu i dyte: Te ndjekur nga turku qe digjte vdo gje. A jane gabime ortografike keto apo keshtu ka zgjedhur te shkruaje autori?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-02-2015
    Vendndodhja
    Kiel/ Gjermani
    Postime
    4

    Pėr: Petraq Kolevica-faqe interneti me disa nga librat e tij

    Me falni Blini qe po ju pergjigjem me kaq vonese. Keni te drejte per verejtjen.
    Ne origjinalet e botuar ne Shqiperi ( gjithsej nja 200 kopje me shpenzimet e Petraq Kolevices) keto gabime nuk jane.
    Mqs une jetoj ne Gjermani, e kam bere ketu edhe digitalizimin dhe kalimin ne homepage te texteve.
    Mqs perdor tastature evropiane germa te caktuara dalin ne menyre te pazakonte. Ne fakt jam perpjekur ti rregulloj po me kane shpetuar
    here pas here. Do perpiqem ti kaloj dhe njehere textet. Po per mua ishte e rendesishme qe ne radhe te pare te egzistonte mundesia per
    tu lexuar poezia e babait tim.
    Ju falenderoj per sugjerimet dhe ju uroj gjithe te mirat.
    Me respekt Ana Kolevica

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •