Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Qemal Karaosmani, sekretari i Ismail Qemalit.

    Gazeta Shqiptare


    ......

    DOSSIER

    Historia e panjohur e beut patriot elbasanas i cili nė nėntorin e 1912 u ngarkua dhe shoqėroi Plakun e Vlorės nga Durrėsi nė ngritjen e Flamurit dhe firmosi bashkė me tė aktin e Pavarėsisė

    Si u persekutua Qemal Karaosmani, kryesekretari e ministri i Ismail Qemalit


    ------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Edhe pse gjyshi im, Qemal Karaosmani, apo siē ėshtė njohur ndryshe me mbiemėrin Elbasani, ishte njeriu qė nė nėntorin e 1912 kishte shoqėruar Ismail Qemalin nga Durrėsi pėr nė Vlorė, e gjithashtu kishte firmosuar aktin e Pavarsisė duke qenė dhe Kryesekretar i Plakut tė Vlorės e Ministėr i Bujqėsisė nė kabinetin e tij, e mė pas deputet e Kryetar i Bashkisė sė Elbasanit, gjatė gjithė periudhės sė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, emri i tij jo vetėm qė nuk u pėrmėnd kurrė nė librat e historisė apo pėrvjetorėt e ndryshėm tė Ditės sė Flamurit, por pėrkundrazi, qė nė vitin 1945 atij ia sekuestruan shtėpinė dhe tė gjithė pasurinė, sa qė e detyruan qė tė bėnte vetėvrasje.

    Pas asaj tronditje shpirtėrore duke mbetur pa shtėpi dhe katandi, ai u largua nga Elbasani dhe u vendos tek djali i tij, Masari, qė jetonte nė qytetin e Kavajės ku dhe vdiq nė 5 gusht tė vitit 1948, pasi lėngoi pėr njė kohė tė gjatė nė shtrat. Edhe pas vdekjes sė tij, tė pesė fėmijėt, katėr vajzat e martuara dhe i biri, Masari, vuajtėn luftėn e klasave dhe u trajtuan si familje reaksionare". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn" ėshtė 68-vjeēari Bulenet Tela, nipi i Qemal Karaosmanit, (djali i vajzės) i cili rrėfen tė gjithė historinė e gjyshit tė tij, beut patriot nga Elbasani, i cili pasi ishte diplomuar nė Stamboll pėr Administratė Civile dhe Ekonomi, u kthye nė Shqipėri dhe u pėrfshi nė jetėn politike tė vėndit duke dhėnė njė kontribut tė madh sidomos nė nėntorin e vitit 1912 kur u ngarkua pėr shoqėrimin e Ismail Qemalit pėr nė Vlorė.

    Po cila ishte origjina dhe kaluara e Qemal Karaosmanit, ēfarė kontributi dha nė Shpalljen e Pavarsisė dhe si u trajtua ai nga Mbreti Zog dhe regjimi komunist i Enver Hoxhės?

    Kush ishte Qemal Karaosmani

    Qemal Karaosmani, apo siē ėshtė njohur ndryshme me mbiemėrin Elbasani, u lind nė vitin 1875 nė qytetin e Elbasanit, prej nga ėshtė dhe origjina e hershme e familjes Karaosmani, njė prej shtėpive mė tė njohura tė atij qyteti. Nuk dihet me saktėsi se nė ē'periudhė u vendosėn Karaosmanėt nė qytetin e Elbasanit, por mendohet se tė paktėn qė nga fillimi i shekullit tė XVII ata kanė banuar aty nė lagjen "Spalikore", ku pati lindur babai i Qemalit, Shazivari, vetė Qemali si dhe fėmijėt e nipat e mbesat e tij. Duke qenė njė familje e bejlerėsh dhe mjaft e pasur, Shazivar Karaosmani i krijoi mundėsinė djalit tė tij, Qemalit qė tė shkonte dhe tė shkollohej nė Turqi. Lidhur me kėtė, i nipi i tij, (djali i vajzės) Bulent Teki Tela, dėshmon: "Gjyshi im, Qemal Karaosmani studimet e shkollės sė mesme dhe ato universitare i ndoqi nė Turqi dhe i pėrfundoi ato nė vitet e fundit tė shekullit tė XVIII duke u diplomuar nė Stamboll pėr Administrėtė Civile dhe Ekonomi. Gjatė asaj periudhe qė studjoi nė Turqi, ai ra nė kontakt dhe u njoh me disa nga patriotėt shqiptarė dhe figurat mė tė shquara tė Rilindjes Kombėtare, siē ishte Murat Toptani, me tė cilin ai lidhi njė miqėsi tė ngushtė. Sė bashku me Muratin, ai shkoi dhe vizitoi shtėpinė ku banonte familja e vėllezėrve Frashėri nė Kara Toporak, pasi mė parė ishin njohur edhe me vajzėn e Naimit, Asijen. Pas diplomimit nė Stamboll, ai u emėrua nė Prefekturėn e Janinės, ku nuk qėndroi shumė gjatė, pasi u transferua pėr nė qytetin e Beratit duke u emėruar si Drejtor i Kadastrės. Nė qytetin e Beratit, Qemali bashkėpunoi ngushtė me Aziz Pashė Vrionin dhe Iljaz Vrionin, me tė cilėt u pėrpoq dhe luftoi mjaft pėr pėrhapjen e ndjenjave kombėtare dhe gjuhės shqipe. Nisur nga ai kontribut qė dha pėr pėrhapjen e arsimit shqip, nė vitin 1908 Qemali u ftua si delegat nė Kongresin e Manastirit, ku ai mbrojti alfabetin qė u miratua mė pas nga ai kongres. Gjatė asaj kohe ai shkoi dhe nė qytetin e Shkupit ku u takua dhe bashkėpunoi edhe me patriotėt e tjerė si Feim Zavalanin, Gjergj Qirjazin e Bedri Pojanin. Njė ndikim tė madh tek Qemali, kishte edhe kushėriri i tij Aqif Pashė Elbasani, me tė cilin ai bashkėpunoi nė organizimin e Kongresit tė Elbasanit dhe pėr ēeljen e shkollės Normale tė atij qyteti. Po kėshtu nė vitet 1909-1910 kur ishte nė Berat, ai e zgjeroi shumė veprimtarinė e tij nė dobi tė ēėshtjes shqiptare duke u lidhur ngushtė dhe me patriotėt e tjerė si Babė Dudė Karabunarėn, Sulo Resulin e Aleksandėr Xhuvanin, me tė cilėt ai bėri pėrpjekje tė mėdha pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Nė atė periudhė me anė tė Kristo Karbunarės, ai u lidh ngushtė me shoqėritė shqiptare tė Bukureshtit dhe tė Egjyptit, prej tė cilave merrte libra e gazeta nė gjuhėn shqipe dhe i shpėrndante ato falas nė rrethet e Beratit, Skraparit e Lushnjes", kujton Bulent Tela lidhur me tė kaluarėn dhe aktivitetin patriotik tė gjyshit tė tij, Qemal Karaosmanit, nė vitet e para tė shekullit tė kaluar.

    Firmos aktin e Pavarsisė

    Nisur nga kontributi i madh qė kishte dhėnė Qemal Karaosmani nė dobi tė ēėshtjes shqiptare, nė nėntorin e vitit 1912, ai u zgjodh si delegat pėr nė Kuvendin ku do tė shpallej Pavarėsia e Shqipėrisė dhe u caktua qė tė shoqėronte Ismail Qemalin nga Durrėsi pėr nė Vlorė. Lidhur me atė ngjarje madhore, Qemal Karaosmani, ka mbajtur kujtimet e tij tė cilat i ka botuar nė periudhėn e Monarkisė sė Zogut, nė gazetėn "Arbėria" (dt.28 nėntor 1936) ku midis tė tjerash ka shkruar: "Sado qė botimi i kėsaj historie tė vogėl desha tė mbetet pėr njė kohė mbas vdekjes sime, por prej insistimit tė pėrhershėm tė z. Reuf Fico, kolegut tė dashun tė Vlonės, u detyrova me dhanė nė botim qė sivjet me rastin e njėzet e katėrtit vjet t'Indipendencės Shqiptare. Mė 20.XI. 1912 vjen njė telegram prej Vlone me firmat Elmas Kanina dhe Ethem Vlona, drejtue Bashkisė sė Beratit ku thuhej: "Pėrkthmin e telegramit qė muerėm dje prej Ismail Qemal Beut nga Vjena po e transmetojmė si ē'vijon:"Me vaporin e parė vij. E ardhmja e Shqipėninė u sigurua. Tue pasė besim nė fatin e Atdheut tė veproni nė relacione tė mira bashkėrisht dhe vėllazėrisht qi tė siguroni vazhdimin e rregullimit tė ēėshtjeve pėrgjithshme e tė mbroni qetėsinė dhe nė ēdo anė lajmėroni telegrafisht tė fala Atnore". Ky telegram bani nji pėrshtypje shumė tė madhe tue i gėzue zemrat e gjithė popullit tė Beratit qė ishin nė helm e nė brengė tue mos ditun gjė mbi fatin e ardhshėm t'Atdheut tė dashtun. Mbas disa ditėsh vjen njė telegram me firmėn e Bektash Cakranit me shokė prapė prej Vlone, drejtue tė ndyerit Aziz Pashė Vrionit me shokė, ku thuhej: "Ismail Qemal Beu pas-nesėr del n'Durrės, dėrgoni njerės dhe kuaj t'a merrni, se prej kėndej nuk mundemi tė dėrgojmė. Mbas kėtij telegrami u mblodhėm nė shtėpinė e tė ndyerit Aziz Pashės, dhe biseduam ēėshtjen se cili tė vejė e tė marri Ismail Qemal Beun e ta pėrcjellė deri nė Vlonė. Nė bisedim e sipėr, tė gjitha sa ishin aty, mė shėnuan mua dhe unė me kėnaqėsi e pranova. Si u bana gati, tė nesėrmen u nisa pėr nė Durrės tue marrė me vedi katėr persona nga njerėzit e mij dhe tre kuaj rezervė. Mė 21.XI.1912 ditėn e enjte u nisėm prej Berati dhe fjetėm nė Lushnjė, dhe prej andej qė me natė u nisėm pėr nė Durrės, pasi shinat nuk prajshin dhe dita ishte fare e shkurtėr. Rruga ish e shkatėrrueme krejt, me mundim tė madh prej baltės e ujnavet udhėtuem sa mundėm dhe aty mbas akshami sosėm nė Durrės. Si rregullova njerėzit nėpėr hanet, dola dhe pyeta se vallė a kishte ardhė Ismail Qemal Beu? Mė thanė se ka ardhė dhe gjendet nė Hotelin e Aziz Pash Vrionit nė buzė tė detit. Atėhere me gėzim tė madh vrapova dhe shkova nė hotel ku u takova me Plakun e me shokėt e tij, qė kishin dalė prej vapori. Atė natė fjeta aty dhe biseduam drejtimin e udhėtimit qi do tė bajim tė nesėrmen dhe vendosėm qi tė shkojmė nga Lushnja, mbasi lushnjarėt m'u kishin lutė e insistue qi t'ju a sillja Plakun andej se do tė pėrgatiteshin njė pritje madhėshtore. Lushnjarėvet jua sigurova udhėtimin e Ismail Qemal Beut pėr nė qytetin e tyne, mbasi rruga tjetėr shkonte nga kodrat dhe nuk kalohesh prej ujnavet qi ishin derdhė prej kėnetės sė Tėrbufit. Pa u nis prej Durrėsit kuptova se diēka dojnin tė bajnin kundra Ismail Qemal Beut ata qi dėshirojin Turqinė dhe tė shtyem prej autoriteteve turke, por ndihma dhe atdhetarizma e z. Hamid Toptanit qi ndodhesh si major i rezervave i ndaloj e nuk la qi tė bahesh ndonjė lėvizje. Bashkė me neve, prej Durrėsi u nisėn edhe delegatėt e Tiranės e tė Krujės z. Abdi e Murat Toptani e Mustafa Kruja e tė tjerė, gjithashtu edhe delegatėt e Durrėsit si Musta Ali Ibrahimi e Abas Ēelkupa erdhėn mbas nesh", thuhet nė pjesėn e parė tė kujtimeve tė Qemal Karaosmanit, lidhur me shoqėrimit qė i bėri ai Ismail Qemalit pėr nė Vlorė.

    Zogu e nderoi Karaosmanin

    Aty nga viti 1900, Qemal Karaosmani u martua me Aishe Resulin nga familja e njohur e bejlerėve tė Beratit, kė vėllai i saj, Ahmet bej Resuli, ka qenė nga mė tė dėgjuarit e asaj shtėpie. Nga ajo martesė ata patėn gjashtė fėmijė: Masari, Hadija, Qamurani, Shehriaja, Behija dhe Aliu. Djali i madh, Masari, u shkollua nė Paris pėr Agronomi dhe njė nga arsyet kryesore qė e detyroi babanė e tij, Qemalin, ta dėrgonte nė atė degė, ishte qė tė kthehej nė Shqipėri dhe tė merrej me modernizimin e ferėmės sė tij bujqėsore qė kishte familja nėn pronėsi, ashtu siē bėri dhe pas vitit 1944 e deri sa vdiq, ai punoi nė Kavajė si agronom. Ndėrsa tė katėr vajzat e Qemalit, u shkolluan nė qytetin e Elbasanit dhe u morėn me punėt e familjes, kurse vėllai i vogėl i tyre, Aliu, vdiq fare i ri. Duke qenė njė familje e madhe dhe e njohur pėr traditat patriotike, Qemal Karaosmani edhe miqėsitė e tij i bėri po me familje tė njohura e atdhetare. Kėshtu, vajza e madhe, Hedija, u martua me Skėnder Pojanin, tė birin e Orhan Pojanit nga qyteti i Korēės. Vajza tjetėr, Shehriaja u martua me Ismail Sefėn, tė birin e Nebi Sefės nga familja e njohur e bejlerėve tė qytetit tė Lushnjes, ku vetė Nebiu, kishte shoqėruar Ismail Qemalin nė Vlorė dhe kishte firmosur aktin e Pavarėsisė. Vajza e tretė, Qamurani, ishte martuar me Profesor Teki Telėn, nga qyteti i Elbasanit i cili nė vitin 1924 kishte mbaruar studimet e larta pėr Matematikė nė Vjenė. Familja Tela ishte kushėrinj tė afėrt me familjen e Aqif Pashė Elbasanit dhe Biēakėt e quanin dajė Qemal Karaosmanin. Ndėrsa vajza e katėrt e Qemalit, Behija, u martua me njė djalė nga familja e njohur Karaiskaj e Bilishtit tė Korēės, i cili quhej Mazllum dhe mė pas u vra nė luftė e u shpall dėshmor i atdheut. Kurse djali i madh, Masari, u martua me njė vajzė nga familja e njohur Berati. Gjatė gjithė periudhės sė Monarkisė sė Zogut, Qemali ka qenė i njohur si njė nga bejlerėt qė ka pasur marrėdhėnie tė shkėlqyera me bujqit e tij. Po kėshtu gjatė asaj periudhe, Qemal Karaosmani ėshtė nderuar nė tė gjitha pėrvjetorėt e Ditės sė Flamurit duke iu dhėnė vėndi qė meritonte si njė nga firmėtarėt e aktit tė Pavarėisė sė Shqipėrisė.

    1945, persekutimi i Karaosmanit dhe familjes

    Por ndėrsa regjimi i Mbretit Zog e nderoi Qemal Karaosmanin si njė nga patriotėt e Shpalljes sė Pavarsisė, ajo gjė nuk ndodhi me komunistėt qė erdhėn nė pushtet nė vitin 1944. Lidhur me kėtė, nipi i tij, 68-vjeēari Bulent Teki Tela, dėshmon: "Qė nė fillimin e vitit 1945, regjimi komunist qė erdhi nė pushtet, mbajti njė qėndrim tepėr armiqėsor ndaj Qemal Karaosmanit dhe familjes sė tij, duke i konsideruar ata si familje bejlerėsh reaksionarė. Nė atė kohė, gjyshit tonė, Qemalit, ia konfiskuan dhe shtetėzuan tė gjitha pasuritė qė kishte duke pėrfshirė edhe shtėpinė e madhe nė lagjen "Spalikore" tė qytetit tė Elbasanit. Nisur nga ai qėndrim qė mbajtėn komunistėt ndaj tij, Qemali kaloi nė njė tronditje tė thellė shpirtėrore dhe tentoi dy herė qė tė bėnte vetėvrasje. Mė pas Qemali u detyrua qė tė largohej nga Elbasani dhe shkoi pėr tė jetuar tek djali i tij, Masari, i cili nė atė kohė banonte nė qytetin e Kavajės. Aty nė atė qytet ai u mbyll brenda nė shtėpi dhe merrej vetėm me studime, pasi dispononte njė bibliotekė shumė tė pasur dhe kishte njė arshivė mjaft tė madhe me dokumente zyrtare. Po kėshtu jo vetėm sa qe gjallė Qemali, por edhe nė vitet e mėvonėshme, emri i tij nuk u pėrmėnd asnjėherė nė librat e historisė dhe ai nuk u pėrkujtua asnjėherė nė pėrvjetorėt e Ditės sė Flamurit. Nė qytetin e Kavajės, Qemali jetoi deri nė vitin 1948 dhe nė atė kohė ai mbylli sytė pėrgjithmonė, duke u ndarė nga kjo jetė me njė brengė tė madhe nė zėmėr. Por edhe pas vdekjes sė tij, regjimi komunist mbajti tė njėjtin qėndrim ndaj fėmijėve tė tij,tė cilėt patėn probleme tė shumta, sepse konsideroheshin si fėmijė bejlerėsh qė vinin nga familjet e pasura. Me rastin e 50-vjetorit tė Shpalljes sė Pavarsisė, nė shtėpinė djalit tė Qemalit, Masarit qė jetonte nė Kavajė, shkoi Ferit Vokopola dhe mori prej tij tė gjithė arshivėn e familjes, sė bashku me penėn qė ishte nėnshkruar akti i Shpalljes sė Pavarėsiė nė 28 nėntorin e vitit 1912, e cila edhe sot gjendet nė Muzeun Historik Kombėtar tė Shqipėrisė", e pėrfundon rrėfimin e tij Bulent Tela, lidhur me historinė e gjyshit tė tij, Qemal Karaosmanit, njėrit prej patriotėve shqiptarė tė periudhės sė Pavarsisė, i cili persekutua familjarisht nga regjimi komunist i Enver Hoxhės, pėr tė vetmen arsye se vinte nga shtresat e pasura.

    .............
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Qemal Karaosmani, sekretari i Ismail Qemalit.

    Qemal Karaosmani, historia e kėshilltarit mė besnik tė Ismail Qemalit, si u injorua nga komunistėt

    Nga Hilė Lushaku

    Qemali u lind nė vitin 1875, nė qytetin e Elbasanit, prej nga ėshtė dhe origjina e hershme e familjes Karaosmani, njė prej shtėpive mė tė njohura tė atij qyteti.
    I ati, Shazivar Karaosmani, i krijoi mundėsinė djalit tė tij, Qemalit qė tė shkonte dhe tė shkollohej nė Turqi. Qemal Karaosmani, studimet e shkollės sė mesme dhe ato universitare i ndoqi nė Turqi dhe i pėrfundoi nė vitet e fundit tė shekullit tė XVIII, duke u diplomuar nė Stamboll pėr Administratė Civile dhe Ekonomi.
    Gjatė periudhės qė studioi nė Turqi, ai ra nė kontakt dhe u njoh me disa nga patriotėt shqiptarė dhe figurat mė tė shquara tė Rilindjes Kombėtare, siē ishte Murat Toptani, me tė cilin ai lidhi njė miqėsi tė ngushtė. Sė bashku me Muratin, Qemali shkoi dhe vizitoi shtėpinė ku banonte familja e vėllezėrve Frashėri, nė Kara Toporak, pasi mė parė ishin njohur edhe me vajzėn e Naimit, Asijen, e cila u martua me Murat Toptanin.

    Emri:  foto-nr.-21-Qemal_Karaosmani-1.jpg

Shikime: 496

Madhėsia:  11.0 KB

    Pas diplomimit nė Stamboll, ai u emėrua nė Prefekturėn e Janinės, por nuk qėndroi shumė gjatė aty, pasi u transferua pėr nė qytetin e Beratit, ku u emėrua drejtor i Kadastrės. Nė Berati, Qemali bashkėpunoi ngushtė me Aziz Pashė Vrionin dhe Iljaz Vrionin, me tė cilėt u pėrpoq dhe luftoi mjaft pėr pėrhapjen e ndjenjave kombėtare dhe gjuhės shqipe. Nisur nga ai kontribut qė dha pėr pėrhapjen e arsimit shqip, nė vitin 1908, Qemali u ftua si delegat nė Kongresin e Manastirit, ku mbėshteti korifejt e shkrimit shqip me alfabetin latin, Gjergj Fishtėn e Mit’hat Frashėrin, dhe mbrojti alfabetin latin qė u miratua nga ai kongres. Gjatė asaj kohe ai shkoi edhe nė qytetin e Shkupit, ku u takua dhe bashkėpunoi edhe me patriotėt e tjerė tė shkrimit shqip, Fehim Zavalanin, Gjergj Qirjazin e Bedri Pejanin. Njė ndikim tė madh tek Qemali, pati atė kohė edhe kushėriri i tij, atdhetari i shquar e luftėtari i paepur i ēėshtjes kombėtare, Aqif Pashė Elbasani, me tė cilin ai bashkėpunoi nė organizimin e kongresit tė Elbasanit dhe pėr ēeljen e shkollės Normale tė atij qyteti.
    Po kėshtu nė vitet 1909-1910, kur ishte nė Berat, ai e zgjeroi shumė veprimtarinė e tij nė dobi tė ēėshtjes shqiptare, duke u lidhur ngushtė dhe me patriotėt e tjerė si Babė Dudė Karabunarėn, Sulo Resulin e Aleksandėr Xhuvanin, me tė cilėt bėri pėrpjekje tė mėdha pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Nė atė periudhė, me anė tė Kristo Karbunarės, Qemali u lidh ngushtė me shoqėritė shqiptare tė Bukureshtit dhe tė Egjiptit, prej tė cilave merrte libra e gazeta nė gjuhėn shqipe dhe i shpėrndante ato falas nė rrethet e Beratit, Skraparit e Lushnjės.
    Qemal Karaosmani ka shkruar kujtime. Aty ėshtė shprehur: “Sado qė botimi i kėsaj historie tė vogėl desha tė mbetet pėr njė kohė mbas vdekjes sime, por prej insistimit tė pėrhershėm tė z. Reuf Fico, kolegut tė dashun tė Vlonės, u detyrova me dhanė nė botim qė sivjet me rastin e njėzet e katėrtit vjet t’Indipendencės Shqiptare”.
    Sipas kujtimeve tė tij, evidentohet se: “Mė 20 tė vjeshtės sė tretė 1912, Bektash Cakrani i ka telegrafuar z. Aziz pashė Vrionit, pėr tė dėrguar kual nė Durrės e njerėz pėr tė marrė Ismail Qemal benė. Prej parisė sė Beratit u bisedua e u vendos qė kėtė detyrė tė shenjtė ta marri pėrsipėr z. Qemal Karaosmani…”.
    Udhėtoi sė bashku me katėr miq tė tij dhe me tre kuaj rezervė, tė enjten, mė 21 nėntor 1912, duke fjetur njė natė nė Lushnjė e prej andej nė Durrės, ku u takua me Ismail beun, nė hotelin e Aziz pashė Vrionit. Ka shoqėruar grupin e Ismail Qemalit (14 vetė qė ishin nė nisje nga Bukureshti, bashkė me ata edhe delegatėt e Durrėsit e tė Tiranės ), nga Durrėsi; nė takimin me Mytesim efendi Kėlliēin (zėvendėprefekt i Kavajės); nė takimin me Nebi Sefėn e Lushnjės nė urėn e Darēit; nė Ēermė (te Dervish bej Biēaku e Behxhet bej Hydi); nė rrugėn e Karapatokut; nė Sulzotaj; nė Libofshė te konaku i Nedim bej Leskovikut; nė Petovė (ku u bashkuan me Lef Nosin, Shefqet Daiun, Mit’hat Frashėrin, Sali Gjukė Dukagjinin, Bedri Pejanin e Rexhep Mitrovicėn); nė Fier (nė konakun e Ymer pashė Vrionit ku u drekosėn); nė kalimin nė Vjosė (ku i prisnin Arshi Halili, major Bilal Nivica dhe Hamza Isai e shumė tė tjerė), ku mbėrritėn mė pas nė Vlorė, nė orėn nėntė tė natės allafrėnga.
    Qemal Karaosmani, ndonėse u dėrgua nga Berati pėr tė shoqėruar Ismail Qemalin nga Durrėsi deri nė Vlorė, ka qenė caktuar delegat i Kuvendit Kombėtar nga paria e Elbasanit.
    Ismail Qemali e zgjodhi si njeri besnik dhe e emėroi nė postin e kryesekretarit e mė vonė edhe kėshilltar tė tij. Karaosmani ka pohuar me sinqeritet: “Mbas dy a tri ditėsh, si u rregulluan punėt, i kėrkova leje Ismail beut, duke i thėnė: – Tashti dėshira jonė u plotėsua pėr detyrėn qė mė ke kėrkuar, nuk kam cilėsitė e duhura qė tė kryej si duhet; pra kėtu meqė ka shumė persona me kulturė, tė cilėt meritojnė pėr kėsi detyre, ju lutemi mė epni leje tė shkoj. Plaku mė pėrgjigjet kėshtu: Detyra qė tė kam ngarkue ty nuk kėrkon dijetarė e intelektualė, por ka nevojė pėr besnikė me karakter, prandaj ti do tė mbetesh me mue. Nė qoftė se do tė insistosh, do mė mbetet hatri. Desha s’desha, Ju binda urdhrit Tij dhe mbeta me titullin kėshilltar dhe kryesekretar i Kryesisė sė Shtetit”.
    Karaosmani nė shkrimin “Nė qeverinė e Vlorės” sjell njė bisede tė tij me Ismail Qemalin, duke guxuar t’i thotė se po emėronte nė detyra tė larta njerėz pa diplomė universitare, “si Hysni Toska qė ka qenė njė ushtar ose rreshter nė ushtrinė turke; si edhe Alem Tragjasit, pa pasė njė karrierė, i ngjite aq shirita sa e bane major dhe ma naltė”.
    Largimi nga kabineti qeveritar, i Hasan Prishtinės dhe mė parė i Esad Toptanit, krijuan vende bosh nė kabinetin qeveritar. Shpallja e kabinetit qeveritar nga Esad Toptanit, ndėrkohė, e bindi Ismail begun se i duheshin njerėz besnikė rreth tij, ndaj ideoi Aqif pashėn pėr ministėr tė Brendshėm, nėse ai refuzon Shefqet Vėrlacin, por asnjėri nuk e pranoi postin nė atė moment tė lik pėr Ismail Qemalin dhe qeverinė e Vlorės. Saktėsoj se, sipas shkrimeve tė vetė Qemalit, nė kujtimet e tij, plaku i urtė, Ismail Qemali, i komunikoi Qemal Karaosmanit: “Meqenėse Aqif pasha dhe Shefqet beu nuk i pranuan vendet vakant tė ministrive unė vendosa ta jap ty vendin e Ministrisė sė Bujqėsisė. Unė si e falėnderova pėr simpatinė qė ushqente kundrejt meje, ju luta qė tė mė fali nga kjo detyrė, duke i thanė se nuk jam i zoti dhe nuk i kam ato cilėsi qė mund tė rregullojė njė ministri. Ai insistoi duke thanė se: “idhnohem, nė qoftė se do tė mė refuzosh propozimin”. Unė kundrejt atij kisha njė respekt tė veēantė dhe e shikoja me njė sy si atin t’em prandaj ula sytė e heshta”.
    Shtypi pro Esad Toptanit ka synuar ta baltosė patriotin elbasanas, nėnshkrues tė aktit madhor tė shpalljes sė mėvetėsisė kombėtare. “Ushtimi i Krujės” shkroi se: “Pandeli Cale e Qemal beu i Elbasanit (Karaosmani-H.L.) dualėn mė parė se Ismail Qemali nė Evropė, pėr shkaqe vetjake . Ky njoftim shtrembėron tė vėrtetėn, mbasi ata shkuan nė Itali, me miratim tė Qeverisė sė Pėrtashme tė Vlorės, Cale pėr arsye shėndetėsore, kurse Karaosmani pėr arsye pune, njoftim qė e ka dhėnė edhe “Shqypnia e Re”, duke shkruar se Pandeli Cale, ministėr i Punėve Botore dhe z. Qemal bej Elbasani (Karaosmani-H.L.) ministėr i Bujqėsisė, u nisėn nga Vlora drejt Italisė. Qėllimi i udhėtimit tė zotit Pandeli Cale asht shėndeti.
    Qemal Elbasani (Karaosmani) i ka shkruar njė letėr drejtorit tė gazetės “Shqypnia e re” (Hilė Mosit-H.L.) ku i kėrkon qė tė botojė njė replikė tė tij pėr artikullin “Rrotull kompllotit”, botuar nga kjo gazetė nė numrin 59 tė saj, e cila e ka akuzuar patriotin e ndershėm sikur Beqir Grebeneja i ka dhėnė 5000 lira turke, pėr ta pėrkrahur nė zbatimin e planit tė tij. Qemali deklaronte nė letrėn qė i ēoi drejtorit Hilė Mosi, se nuk ka qenė kurrė nė Shkodėr, shprehet se autori mund tė ketė gabuar duke e ngatėrruar kėtė me Qamil efendi Fejzon nga Elbasani, ndaj ai kėrkon me kėmbėngulje ndreqjen e gabimit tė botuar. Letra ėshtė dėrguar nga Berati mė 23 shkurt 1914, nėnshkruar prej vetė Qemal Elbasanit, me sqarimin “ex-ministėr i Bujqėsisė i Qeverisė s’Pėrtashme tė Shqypnisė”.
    Pas largimit tė princit austriak, Qemali mbajti lidhje tė ngushta me kushėririn e tij Aqif pashėn e Elbasanit, i cili vazhdoi tė mbajė postin e ministrit tė Brendshėm edhe pse u larguan tė gjithė qeveritarėt e kabinetit tė Turhan pashė Pėrmetit.
    Kur austriakėt dėbuan serbėt nga territoret shqiptare, Qemal Karaosmani, si shumė tė tjerė gjykoi se kishte ardhur momenti tė riorganizohej administrata shqiptare dhe fatet e Shqipėrisė t’i merrnin nė duar vetė shqiptarėt, ndaj mbėshteti nismėn e Aqif pashės dhe grupit pas tij, tė kryesuar nga i riu matjan Ahmet Matja, pėr mbledhjen e njė kongresi nė Elbasan, nė vitin 1916, gjė e cila nuk u miratua nga austriakėt. Nė prag tė mbledhjes sė kongresit, Czapek Mjn, komandant austriak i Elbasanit, i telegrafoi bashkisė sė Elbasanit duke i bėrė tė ditur se: “…asambletė qi kanė nji qėllim politik, janė tė ndalueme nė viset e shkeluna prej ushtėrivet perandore e mbretnore, kurse ato nė kohė lufte edhe n’Austro-Ungarie janė tė ndalueme”.
    Nė vitin 1920, pėrsėri nė lidhje dhe mbėshtetje tė Aqif pashė Elbasanit e tė Komitetit Kombėtar tė Mbrojtjes sė Kosovės, ai u bė njė nga organizatorėt e Kongresit tė Lushnjės, qė hodhi pėrfundimisht themelet e shtetit shqiptar.
    Referuar komenteve tė shtypit tė kohės bėhet e ditur se ka pėlqyer protektoratin italian ndaj Shqipėrisė.
    Qemal Karaosmani ėshtė zgjedhur dy herė deputet nė Kėshillin Kombėtar. Fillimisht ai u zgjodh deputet i Beratit, nė zgjedhjet e 27 dhjetorit tė vitit 1923, duke u shėnuar deputet i Beratit nė listėn me 102 deputetė, regjistruar mė 21 janar 1924. Kur konkuroi nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 1923, Qemal Elbasani, u pėrfshi nė grupin ku bėnin pjesė edhe Vrionėt (Sami, Qemal, Iljaz e Seid) si dhe Milto Tutulani, Vangjel Goxhomani, etj.
    Edhe nė kuvendin kushtetues 1924-1925 ish-ministri i qeverisė sė pėrkohshėm tė Vlorės, Qemal Karaosmani, pėrfaqėsues i Beratit, u zgjodh deputet, mė 7 dhjetor 1925. Kėtu duhet shėnuar se, pas ardhjes nė fuqi tė Legalitetit pėr legjislaturėn e viteve 1925-1928, ndonėse ai konkurroi nė zgjedhje nuk arriti tė fitojė qė nė fillim, nė maj 1925, por mė pas zėvendėsoi deputetin e dorėhequr, Qemal Vrioni, dhe u betua deputet si pėrfaqėsues i prefekturės sė Beratit. Nė kėtė periudhė ai ka pasur mbėshtetjen e fuqishme tė kunatit tė tij, zogistit besnik Ahmet bej Resuli.
    Nė 27 prill tė vitit 1938, Qemal Karaosmani-Elbasani, ishte nė grupin e pėrfaqėsuesve tė Elbasanit, nė dasmėn e Mbretit Zog me Mbretėreshėn Geraldinė.
    Pas pushtimit fashist tė Shqipėrisė dhe me largimin nga Shqipėria tė mbretit Zog, Qemal Karaosmani nuk emigroi, si shumė tė tjerė, por u zhvendos bashkė me bashkėshorten dhe gjashtė fėmijėt nė Kavajė, ku edhe jetoi deri nė fund tė jetės sė tij.
    Ardhja nė pushtet e regjimi komunist e gjeti Qemalin nė Elbasan, nė pronat e tij, por e cilėsoi atė familje e pasur, bejlerėsh reaksionarė dhe ia konfiskoi e shtetėzoi tė gjitha pasuritė qė kishte, pėrfshirė edhe shtėpinė e madhe nė lagjen “Spalikore”, tė qytetit tė Elbasanit, ku banonte. Kjo sjellje shpėrfillėse ndaj kėtij atdhetari i solli Qemalit njė zhgėnjim, qė e tronditi thellė nė shpirt, aq sa ka tentuar dy herė vetėvrasjen. Pas sekuestrimit tė pasurisė u detyrua tė shkojė nė Kavajė, ku jetoi “i ngujuar” nė shtėpinė e djalit tė tij tė madh, Masarit.
    Vitet e fundit tė jetės u angazhua me studime, pasi dispononte njė bibliotekė shumė tė pasur dhe kishte njė arshivė mjaft tė madhe me dokumente zyrtare.
    Me rastin e 50-vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė, sipas rrėfimeve tė fėmijėve dhe nipave tė Qemalit, nė shtėpinė e Masarit, nė Kavajė, janė marrė nga Ferit Vokopola arshiva e familjes, sė bashku me penėn qė ishte nėnshkruar akti i Shpalljes sė Pavarėsisė, nė 28 nėntorin e vitit 1912, e cila edhe sot gjendet nė Muzeun Historik Kombėtar tė Shqipėrisė.
    Sa ishte gjallė, Qemali, ndonėse ka qenė shtetar e deputet, emri i tij ishte i harruar nė historinė e shtetit shqiptar dhe nuk u pėrmend asnjėherė nė librat e historisė sė Shqipėrisė, madje kurrė nuk u pėrkujtua asnjėherė nė pėrvjetorėt e Ditės sė Flamurit.
    U shua nė qytetin e Kavajės, mė 1948, ku edhe u preh nė varrezat e vjetra tė Kavajės, tė cilat u sheshuan kur u ndėrtua hekurudha dhe zyrat e fidanishtes sė qytetit, duke zhdukur eshtrat e tė ndjerit, si tė gjithė tė tjerėve tė varrosur aty. Sot kėtij atdhetari i mungon njė varr pėr pėrkujtim tė merituar nė histori dhe pėrshpirtje njerėzore.
    Pas rrėzimit tė regjimit komunist, Qemal Karaosmanit iu njohėn meritat, vlerat dhe kontributi si njė ndėr patriotėt, firmėtarėt dhe kontribuesit nė shtetin e parė shqiptar. Ai ėshtė shpallur qytetar nderi i Elbasanit dhe ka marrė dekoratė nga Presidenti i Republikės, Bamir Topi
    Nė vitin 1900, Qemal Karaosmani u martua me Aishe Resulin nga familja e njohur e bejlerėve tė Beratit. Vėllai i saj, Ahmet bej Resuli, ka qenė nga mė tė dėgjuarit e asaj shtėpie. Nga ajo martesė ata patėn gjashtė fėmijė: Masari, Hadija, Qamurani, Shehriaja, Behija dhe Aliu. Djali i madh, Masari, u shkollua nė Paris pėr “agronomi” dhe pas ēlirimit nga okupatori nazi-fashist ka punuar agronom nė Kavajė.

    *Pjesė nga libri ne botim: “Qeveria e Pėrkohshme e Vlorės 4 dhjetor 1912-22 janar 1914″, jetėshkrimet e ministrave.

    Tirana Observer

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 14:14
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •